KUJTIM
Unë i besova mjekut
Në betimin që kishte dhënë
Para shikimit tim
U bë leckë tualeti
Në një dhomë të errët
Ai kerkoi të drejtat e tij duke zgjatur dorën nga grilat
Ai kishte harruar se m'i kishte shkelur të drejtat e mia
Të gjthë nga unë Përgjegjësi
Kurrë
Pa e shijuar
Fëmijerinë time me dhimbje në trupin tim të njomë e të molisur
Dhe pamundësinë për ta korruptuar
Nga dhembja e madhe
Pritjeve të mia iu erdhi fundi
Humba dashurinë që kisha të vetme
Pastaj ndodhi një dashuri e papêrjetuar e kurrë nuk shkrova poezi për të
Mjekët kishin dalë të dhurojnë lule në përvjetorin e M-së
Mjeku që më kishte lënë në pritje me dhembjet e mia
Mungonte
------------------------------------------
Isa Maloku.
===============================================================
No comments:
Post a Comment