Friday, December 7, 2018

Aty ku lindi Ylli, Yllirët, dhe emri ynë 'Yjnor - Shkruan Toskas Nikos


Ah, të tanët shìtën Yllirinë, që nga Mbretërit Pellazgë, që luftuan njëri tjetrin dhe u dogj Troja. Demetri që tradhëtoi Teutën në 350 para Krishtit tek Romakët, dhe më pas pashallikët u shitën tek Turku, duke falur trojet tek cilido që donte të zgjeronte teritorin e vet. 
Tek Ali Pasha, që nga etja për pushtet nuk lejoi Shqipëtarët të zhduknim Turkun, duke e vonuar lirinë edhe 100 vjet akoma, dhe deri tek këta komishtat e florinjtë, të detit, dhe të varreve me laraska të zeza.
Ndjej edhe turpin që ne si popull nuk kemi mënyrën e të menduarit (mentalitetin) për Atdheun,
 që është baza e jetesës.

Përqafuam Botën, që na shfarosi dhe na copëtoi shumë herë dhe deri në zhdukje 
dhe votojmë këta tradhëtarë ende.
Mbyll sytë dhe shtrëngoj zemrën kur dëgjoj dhe lexoj një gjuhë Shqipe tmerrësisht të huazuar,
 dhe asnjeri nuk ka as turp dhe as cip.
Është pak më tepër sesa skëterr ajo që ndodh me ne.

E fundit është se mbas nëntëdhjetës, 
po varrosim Heronjtë dhe ata që mbrojtën Atdheun që të shpëtoj, 
dhe po bëjmë hajdutët dhe fashistët heronj.

Të gjithë Popujt jan krenarë për Atdheun e tyre, ndërsa ne mbrekullojmë dhe mburrim të huajt.
I LOVE EUROPA, AMERICA, ETJ.
Tha dikush, po pse Amerikën për çfarë e mbrekullojnë kujton ti ?  Për dollarët dhe paret e mbrekullojnë.
Gjithsesi unë mbrekulloj një Shqipëri të varfër dhe jam krenarë se kjo do të thotë që jam popull i ndershëm, që nuk kam shfrytëzuar, copëtuar, luftuar, vjedhur dhe mëkëmbur asnjë popull tjetër, por përkundrazi, si popull kam ndihmuar dhe hapur zemrën pushtuesve, zaptuesve, vjedhësve, përdhunuesve dhe përvetësuesve të historisë time, gjuhës time, artit dhe qytetërimit tim shekullorë të parë të lindur, nga e cila dolën ata dhe kjo Botë, që u zhvillua fal këtyre vlerave që më bën më krenarë në të gjithë Botën dhe gjithësinë galaktike bashkë: 
Aty ku lindi Ylli, Yllirët, dhe emri ynë Yjnorë qiellorë dhe misteriorë që se ka askush.

Një Shqipëri e varfër, ashtë vërtetim i nderit dhe i zemrës bujare, shkak për të qënë më i lavdishëm, dhe më i dashur me këtë Atdhe të shkëlqyer, dhe më krenarë, që ka pasurinë më të madhe që ne se shohim dot, derisa syt ti hapim, dhe me zemër dhe shpirt, ta dëgjojmë thellë, në damarët e tij shekullorë të stërlashtë.

Toskas Nikos

2 comments:

  1. Tani te kuptojne kush jane Shqiptaret..

    ReplyDelete
  2. O Zot shum pērshkrim i vertet dhe i bukur .po a dini si tē nxirret nga kjo gremin e kjo humner e te shendrit Vendi si ne Yllyrid.

    ReplyDelete