Saturday, December 1, 2018

Alfabet Fenikas apo Pellasg?

Shkruan  Elton Xhepa


ΔEL_ΔIL_ΔERA.

Shkronja 'Δ' - Kuptimi i saj në Shqip.

DALET Dalet (Dàleth i quajtur edhe daleth ose daled) është shkronja e katërt e shumë alfabeteve semite si Fenikas, amaraike, hebraishte, siriane, arabe.
Nga ana fonetike ajo i përket theksit sonor ( [d] ). Grafikisht shkronja është e bazuar në një glif të alfabeteve të epokës se bronzit të mesëm,  ndoshta quajtur Dal-t, që do të thotë derë (*delet në ebraishten moderne), në fund të bazuar në një hieroglif që është pikërisht një derë:
Nga kjo shkronjë rrjedhin përkatesisht Δ greke, D latine dhe ekuivalenti i " cirilik Д. .

Në alfabetin fenikas shkronja D "dalet" ka kuptimin e "derës", dmth, dalje nga një ambient në tjetrin, kurse në alfabetin grek shkronja Δ "delta", merr kuptimin e daljes së një lumi në det për "shkak" të formës trekëndore të shkronjës. Siç mund ta shikojmë, në të dyja rastet (fenikase, grek) fjalët "dalet dhe delta" por dhe kuptimi përputhen me foljen e gjuhës shqipe "dal, del, dalje, dales, dalet".

Në gjuhën shqipe kemi fjalen "dere"(portë) që me rotazionin R-L (aRban - aLban) na jep fjalën "dele > delet - dalet = derë" (portë) Gjithashtu në shqip kemi dhe veglën "Dalte" e cila përdoret për të nxjerrë nga një material (gur, dru) pjesët e tepërta dhe duke nxjerr në pah formën përfundimtare të materialit. Alfabeti fenikas (protokanaan) sipas studiuesve është krijuar nga shekulli XIII - X pes.

Kjo periudhe kohore përputhet me luftrat e të ashtuquajtuarve "popujt e detit", Pellazgëve, të cilët pushtuan Lindjen e Afërt deri në Egjypt. 

Do të ishin pikërisht këta popuj pellasge që do të kolonizonin ato zona gjeografike dhe do të ndikonin në ato që me vonë do të njihen si civilizimi Fenikas dhe Palaestinae (filistinet). Dhe është pikërisht mbas shekullit të XII pes që zona e Kanaanit do të quhej Fenike, fjalë kjo që i atribuohet "grekve"(φοίνικες). 
Më lart thamë se "dalet dhe delta" është e njëjte me fjalen shqipe, "dalje dales, dalet > delet, dal, del, fjalë kjo që sipas studiuesve vjen nga proto albanian "dala" dhe kjo nga PIE "*dʰelh" (shif dal).

Sipas studiuesve gjuha PIE është  folur nga mijëvjeçari i VI pes deri në fillim të mijevjeçarit të II pes (shif PIE), pasuar nga e ashtuquajtura gjuha indoevropjane. Pikërisht në mijëvjeçarin e VI pes zhillohet dhe shkrimi i parë i atestuar i njohur si shkrimi i Vinca, që do të pasohet nga Lineari A dhe me vonë Lineari B dhe në këtë mënyrë vërejmë se në Evrope dhe me saktë në gadishullin Ilirik kemi një vazhdimësi shkrimi mijra vjeçar para shpikjes se alfabetit nga fenikasit pikërisht në një periudhë që përkon me dyndjen e Pellasgeve të mesdheut perendimor.

Shkrimi Vinca, linear A, linear B, 5500 pes - 1200 pes Alfabeti fenikas 1200 pes. Në këte pikë me vjen spontane pyetja: Ishin me të vërtetë Fenikët "semite" që shpikën alfabetin apo mos ndoshta e morën nga popullsia Pellasge që u vendos në kto zona në shekujt XIII-XlI pes...??? (ndër të tjera duhet nënvizuar se popullsia pellasge që u vendos në Libanin e sotëm (fenikia), u vendos si pushtues dhe jo si argat dhe për rrjedhoje ishin popullatë Komanduese). 



Elton Xhepa

====================================================================================

No comments:

Post a Comment