Saturday, December 8, 2018

ETIMOLOGJI_ NGJALA dhe GJARPRI – ILIR - ILYRIANKA


“Gjarpri” për iliro-pellazgët, simbol i hershëm ndër ta, simbolizon jetën në vazhdim – pavdekësinë, “ngjalljen dhe ringjalljen” e gjithë gjallesave-gjallë në Tokë, ujë e kudo.
Në mitologjinë ilire, gjarpri ka luajtur një rol të rëndësishëm, kulti i tij shfaqet edhe tek shumë popuj të tjerë të botës që nga Azia Lindore e deri në Amerikë.
Ndër më të njohurat është legjenda e Gjarprit “Hitit”, emri i të cilit ishte “Illyrjanka”, ky emërtim sigurisht që ka një lidhje të ngushtë, madje të drejtëpërdrejtë me emrin e popullit pararendës të shqiptarëve emrin: “ILIR”
Studiues të ndryshëm kanë shkruar për këtë lidhje midis këtyre emërtimeve, e sigurisht që kanë të drejtë, por “ndoshta” ashtu si gjithmonë “krenaria” e të qënit superior - europian, nuk munden të shprehen më shumë, ose nuk munden dot ta lexojnë të vërtetën aq pranë.
Në gjuhën shqipe të sotme fjala; “YLL” ka barazvlerën me fjalën e hershme po të saj: “El =Yll” ky emërtim në gjuhën shqipe tregon lartësi – “LA”, (E’La) fjalë e cila ende sot është në përdorim ndër shqiptarë, dhe duke i shtuar asaj të famshmen, fantastiken foljen, Lapidar të dialektit Geg, “A = Ashtë” kemi thënë shumë emërtime dhe fjalë të gjuhës shqipe por jo vetëm që burojnë prej aty, e me kryesorja: A'L = EL = Yll i zjarrtë – Dielli – Zeus.
Pra duke ju referuar fjalës së pastër shqipe; “AL’” (Yll) e cila shfaqet me një përdorim shumë të gjerë në fjalorin e gjuhës shqipe, po sjell ketu fjalët; “GJALL” u ngjall, gjallesë, gjallëri, gjalpë, gjalmë, gjalpër-gjarpër, por edhe fjalët; “Alban”, “Alabastër”, “Alamet”, “Alarm” dhe shihni pas kësaj  dy shembuj shkëputur nga fjalori i sotëm i gjuhës shqipe me kuptim fare të qartë të emërtimit; “Diell”
Në fjalorin e shqipes kemi:
  • ALL mb.
  • Që është i kuq i ndezur. Ngjyrë alle. E kuqe alle.
    * Lule alle bot. shih te LUL/E,~JA.
  • ALLAT m. .... (All At)
  • Kalë me qime të kuqerremtë në të verdhë.

Ndalemi fare pak tek fjala “ALLAT” pra duke ditur se, AL = Ylli  i kuq i zjarrtë = Diell–Zeus, kemi: AT/lla, apo All/At = kali i kuqerremtë, pra simbol i “ATit – LA” dhe ngjyrës së tij të Zjarrtë.
Kali, (K/AL’) është i njohur më shumë se i njohur si “Simbol” i cili përfaqëson Atin–La, i lartë, i madh, i shpejtë, “Tetrascelion”, etj.
Dielli trupi më i madh qi/ellor, një pështjellim i zjarrtë brumor, është pikërisht ky “YLL”, burimi i jetës dhe i gjthë gjallesave përreth tij, e sigurisht burimi i vetëm i gjuhës së vetme hyjnore, shpërndarë në dialekte të gjuhës së vetë, në gjithë botën mbarë, ashtu si vetë rrezet e tij gjithë dritë.
Eshtë ky Yll, nga ku kemi marrë direkt emrin tonë më të parë; Yllir = Diellorë, “hyjnorë” e plot sinonime të tjera si; ILIN – ILIR etj, e kurrsesi prej gjarprit Ilirian, “Illuryanca” është ai që mori emrin ashtu si Ilirët direkt emrin prej Yllit-Diell, apo si simbol i popullit ILIR.
Në gjuhën shqipe ende ndër shqiptarë emri i “gjarprit” shqiptohet “Gjalpër” kjo për shkak të evolimt gjuhësor duke ditur rregullin bazë se shkronjat që formohen në të njëjtin vend në gojën e njeriut janë të barazvlefshme ashtu si në këtë rast; “L=R” por edhe me shkronjën tjetër, “N”
“Ngjala” quhet po ashtu sepse është i ngjashëm me të,  me gjarprin madje ai ka kuptimin edhe i “brumtë”, “i rrëshqitshëm” – El/astik, “N’gjalë”- e gjallë, gjithë jetë e gjallëri.
NGJALË f.1. zool. Peshk që rron në det dhe në ujëra të ëmbla, me trup të gjatë e të hollë si të “gjarprit”,
“pa luspa” e me mish të shijshëm. Ngjalë lumi (liqeni). Ngjalë deti. Ngjalë balçe ngjalë që rron në llumishtat. Me trup si ngjalë me trup të hollë e të shkathët; meshollë.
Duke parë etimologjinë e emërtimit “Ngjalë” edhe në gjuhë të tjera vërejmë se kjo fjalë ka të njëjtën rrënjë  “ELL” – YLl  dhe të njëjtin kuptim ashtu si në gjuhën e bukur shqipe - i shndritshëm, i gjallë, i ngjallë, - Ngj/alë. 
Anglisht emri: Ngjal = “eel” zbret nga Old English ǽl. - (A el)
Gjermanisht: ǣlaz, dhe Old gjermane pikerisht: si në shqip AEL, Al.
Latine: Anguilla.
Greeke: Egchelys, ku pjesa e dytë e këtij emërtimi është vërtetuar në Hesychius si elyes). [32] anëtari i parë i përbërë, Anguis =”gjarpër” dhe kjo fjalë është e afërt me fjalë të tjera indo-evropiane për “gjarpër”.
Së fundi lexojmë  se:
Në versionin e mitit Hitit, dragoi quhet Illuryanka:  ku pjesa illuy- është i  afërt me kuptimin e fjalës il (Yll), dhe fjala; “-anka” është i afërt me fjalën Angu,  për “gjarpër”.
Pra “Ngjala” quhet ashtu sepse është i ngashëm-ngjan me gjalprin-gjarprin, e sigurisht që do quhej; N/gjal.

Po përse vallë Hititët quanin dragoin e tyre: Yllurianca, kur “Yllirianka” njihet si gjarpëri ilir?

Aleksander Hasanas.

No comments:

Post a Comment