Ryzhdi Baloku, është i lindur me
06.06.1951 në Pejë, ku edhe e kreu shkollën fillore dhe të mesmen “Gjimnazin” në
vitin 1971, ndërsa në vitin akademik
1971/72 e regjistron Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Pas
përfundimit të studimeve dhe diplomimit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, për
shkak të rrethanave politike nuk i jepej mundësia të punësohet në Pejë, prandaj
detyrohet të kërkoi punësim në një regjion ku identiteti i familjes Baloku nga
Peja ishte i panjohur, kështu që si kuadër deficitar në fillim të vitit 1977
punësohet në ndërmarrjen “Javor” të Podujevës, (asokohe, në mungesë kuadri) më
detyrë Zëvendës drejtor i ndërmarrjes.
Është i martuar, babë i
pesë fëmijëve.
Prej marsit të vitit 1979 e
deri në vitin 1990 punon në detyra të ndryshme të punëve ekonomike në sektorin
për plan e analizë pranë BPSHP të KBI “Peja” në Pejë.
Pas dëbimit nga puna prej
vitit 1990 e deri në vitin 1993 i udhëheq punët e kontabilitetit në disa
ndërmarrje private (të posa themeluara sipas ligjeve në fuqi - mbi iniciativen
private), ndërsa pas këtij viti e deri në vitin 1997 është pronar, drejtor,
udhëheqës kontabiliteti dhe udhëheqës komercial në ndërmarrjen private “Tarba”
në Pejë.
Me përfundimin e luftës në
Kosovë, në qershor të vitit 1999, kthehet në punë në ndërmarrjen shoqërore (ish
KBI tani Fabrika e Birrës) prej të cilës më herët (nga regjimi millosheviçian)
ishte dëbuar me dhunë nga puna, ku tani caktohet në detyrën e udhëheqësit të
shërbimit komercial të ndërmarrjes.
Pas privatizimit të
Ndërmarrjes Punuese “Fabrika e birrës” Pejë me “spinof special” si dhe
“përmbushjes” së obligimeve kontraktuese sipas sistemit të cekur mbi
privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore duke e fuqizuar bartjen e kompetencave
tek pronari i ri (privat), largohet nga detyra dhe puna, me arsyetim se më nuk
kanë nevojë për të.
Gjatë demonstratave të
vitit 1981 ndodhet në cilësinë e kryetarit të këshillit të punëtorëve, në BPSHP
të KBI në Pejë, kështu që në këtë vit nën pretekstin e luftës ndaj
nacionalizmit dhe irredentizmit i bëhet diferencimi ideopolitik me arsyetim se
me veprime të veta ka arritur të punësojë më tepër shqiptarë në dëm të serbëve
e malazezëve në kolektivin ku punon si dhe ka ndikuar në acarimin e
marrëdhënieve ndërnacionale dhe prishjen e vëllazërim bashkimit ndër të
punësuarit në këtë kolektiv punues.
Veprimtaria politike e
Ryzhdi Balokut fillon që në vitin 1989.
Në këtë vit, përkundër
rrethanave e atmosferës së presionit të organeve për punë të brendshme, në
kolektivin ku punon dhe lagjen ku banon në mënyrë publike e ngre zërin e
protestës kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës.
Në vitin 1990 është
iniciator dhe themelues i Sindikatës së pavarur të KBI “Peja” në Pejë, ku
afaronin 10 subjekte ekonomike me rreth 1.500 të punësuar, ku edhe zgjedhet
Kryetar i parë i kësaj sindikate. Është themelues dhe kryetar i parë i
Federatës Sindikale të Agrokompleksit të Kosovës. Një nga iniciatorët dhe
themeluesit, si dhe anëtar i këshillit nismëtar të Bashkimit të Sindikatave të
Pavarura Kosovës - BSPK.
Një nga organizatorët e Kongresit të parë të BSPK të mbajtur me 1990 në Gjakovë. Anëtar i trupit koordinues (kryesisë) i zgjedhur nga kongresi i parë i BSPK. Anëtar i këshillit grevist të BSPK të 3 shtatorit të vitit 1990. Gjithashtu prej vitit 1990-1997 është në detyrën e kryetarit të komisionit mbikëqyrës të BSPK. Për veprimtarinë punuese në sindikata posedon mirënjohje nga BSPK dhe Federata Sindikale e Agrokompleksit të Kosovës.
Një nga organizatorët e Kongresit të parë të BSPK të mbajtur me 1990 në Gjakovë. Anëtar i trupit koordinues (kryesisë) i zgjedhur nga kongresi i parë i BSPK. Anëtar i këshillit grevist të BSPK të 3 shtatorit të vitit 1990. Gjithashtu prej vitit 1990-1997 është në detyrën e kryetarit të komisionit mbikëqyrës të BSPK. Për veprimtarinë punuese në sindikata posedon mirënjohje nga BSPK dhe Federata Sindikale e Agrokompleksit të Kosovës.
Lëvizja sindikale në
Kosovën e okupuar të viteve 1990 e deri në fillim të vitit 1999 ka qenë e
karakterit politik, e të cilën tezë e vërteton dhe e qet në pah motoja: “Pa liri kombëtare nuk ka as liri sindikale”
e me të cilën slogan sindikalistët e këtyre viteve vepruan fuqimisht me
rezistencën e vet të viteve të cekura ndaj okupuesit të regjimit
Millosheviqian.
Në janar të vitit 1990
anëtarësohet në LDK dhe është një nga iniciatorët dhe anëtar i këshillit
nismëtar për formimin e nëndegës së LDK për lagjen Kapeshnicë e Zatra të Pejës
që kishte një popullatë prej rreth 20.000-25.000 banorësh.
Më tepër se tri vite është
nënkryetar i LDK në këtë nëndegë, gjegjësisht deri në fillim të vitit 1997, ku
pas kësaj periudhe tërhiqet nga aktiviteti në këtë lëvizje politike të këtij
subjekti pas disa fërkimeve me karakter të vrazhdët të krijuara brenda kryesisë
së kësaj nëndege dhe kështu veprimtarinë e vet e vazhdon në Shoqatën
(OJQ)-Lidhja Qytetare e Kosovës (ku ishte edhe anëtar i kryesisë), si dhe në
Shoqatën për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta etnike.
Prej vitit 2002-2007 është
anëtar i këshillit të përgjithshëm të BSPK i zgjedhur në Kongresin e tretë të
këtij subjekti.
Kah mesi i vitit 2002 i
ofrojnë të anëtarësohet në AAK, me ç’rast për gjashtë vite resht do ta kryej
detyrën e zëdhënësit, duke qenë njëkohësisht edhe anëtarë kryesie në degën e
kësaj partie në Pejë. Pas periudhës së cekur tërhiqet nga aktiviteti partiak.
Nga Isa maloku
_=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-_
No comments:
Post a Comment