Mos më harro!
Kam frikë nga harresa,
kur ditën e ndarjes të mendosh,
më duket se s’do më kujtosh ti mua,
kur një tjetri buzët t’i dhurosh.
Në mjerim të thellë për ty do të zhytem,
kryq e tërthor do ti bie botës,
Një zemër që kam dashur do kërkoj,
në fund të oqeanit do të fshihem,
në errësirë të përjetshme do qëndroj.
Ndaj mendohu mirë kur të largohesh përgjithmonë,
Lëshomë deklarata pa fund mos-harrese,
Për ty do përgjërohem deri në fund,
për ty që rinin ma ktheve.
E nëse një ditë do t’më mungosh kaq shumë,
nga burgu i shpirtit do të ngrihem,
vargonjtë e hekurt të skllavërisë do shkatërroj,
për të qenë pranë teje me një gotë vere do të dehem.
Nuk mund ta pranoj kurë harresën tënde,
pasi dashuri pafund të kam dhuruar,
Në zemrën time ke bërë fole,
asnjë stuhi nuk ka për ta shkatërruar.
Unë e di, ndarja një ditë do të ndodhi,
në rrugët e jetës ndoshta do më kërkosh ti mua,
një tjetër dashuri do të nisësh për jetën,
por si dashuria ime ti kurë s’ke për të provuar.
Kam dëshirë të të qëndroj pranë,
të të shoh si ngre me shpirt çerdhen tënde,
se si vocërrakët e tu marrin jetë,
mëkuar, ushqyer me dashuri prej nëne.
Kam dëshirë të të shoh përherë të lumtur,
lumturi të përjetshme të kam uruar,
në dasmën tënde do të jem i pranishëm,
nëse një ftesë nga ty do të kem në duar.
Më duket se isha në ëndërr,
ndaj sytë fortë hapa për ta shuar,
por nuk të pash më pranë meje,
nuk e di për ku ishe larguar.
Vallë, do të shoh edhe një herë,
përpara se bota të përmbyset,
Kur stuhia dhe tërmeti të bjerë,
kur treni i fundit orient-ekspres të niset…
Clirim Hoxha
==========================================================================
No comments:
Post a Comment