Showing posts with label POEZI. Show all posts
Showing posts with label POEZI. Show all posts

Sunday, April 19, 2020

Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së MURAT ISAKUT


Elementët estetik dhe personazhet e poezisë së MURAT ISAKUT





KUMTESË LETRARE MBAJTUR NË
UNIVERSITETIN JUG-LINDOR TETOVË
KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE NË
KOFERENCËN E 9-të SHKENCORE NDËRKOMBËTARE!

Me gjithë numrin në rritje të studimeve lidhur me problematikën e krijimtarisë poetike të Profesor Murat Isaku, ndihet ende nevoja e plotësimit studimor rreth
vlerave krijuese të këtij autori në këto ditë, që edhe Elita e studiuesve ka
ndërmarrë dhe po zhvillon sot një Akademi Letrare për krijimtarinë letrare të tij.

Në këtë kontekst, nuk jam në rolin e studiuesit, kritikut, apo të një personaliteti të letërsisë. Jam një krijues si shumë të tjerë dhe dëshiroj të matem me një hulumtim modest për krijimtarinë poetike të Poetit Murat Isaku.

Më parë nuk e kisha njohur poetin dhe shkrimtarin Murat Isaku, as nuk kisha lexuar gjë nga krijimtaria e tij poetike. Do të ishte një ftesë nga Profesor Kadri Zeqiri që unë të gjurmoja, të grumbulloja e të analizoja lëndën krijuese nga thesari i tij i çmuar. Kam lexuar me dhjetëra e dhjetëra poezi nga ky Poet që më pushtoi të gjithin.

Hyrje

Qëllimi i këtij hulumtimi është të argumentoj mbi elementët estetikë në poezinë e M.Isakut si dhe të tregoj mbi personazhet dhe veçantitë e tyre në lidhje me rrëfenjën poetike si një vizion ndryshe, për ta sjellë botën nën këndvështrimin e tij unik.
Është e natyrshme të kesh dëshirë dhe kureshtje të hedhësh mendime në thellësinë e horizontit, me pikësynimin e mirë për të gjurmuar shtegtimin e një poeti si Murat Isaku. Arti dhe letërsia janë “frymë”, janë materie e jetës. Asgjë nuk është e vlerësuar përjetësisht. Po citoj: ”Veprat e gjenive janë vizion për të ndryshuar botën.”

Kushdo krijues (poet), i lindur në kohë të caktuara (në shekuj e vite), mundohet të përqafojë, të gjejë, të modelojë (të jetë novator), të qëmtojë dhe të rikonceptojë ndryshe krijimtarinë vetjake.

Me ndihmën, mundësinë dhe të drejtën që i jep në pafundësi “demokracia e fjalëve”, për të ndërtuar, shtjelluar dhe përdorur të gjitha ato forma të mendimit poetik, i japin vlera të qenësishme e të veçanta në raport me krijues të tjerë në poezi.

“Poeti, para së gjithash, është “i dëgjimit muzikor”. Nuk mund të ketë vargje pa muzikë, një vargu nuk mund t’i mungojë ritmi...” , thotë i madhi Jorge Luis Borges në Parathënien e “Dorëshkrimi i Brodit”, prej nga na lind e drejta të gjykojmë gjithçka që thotë Borges, është rezultat i kombinimit, vendosjes së fjalëve në vargëzim, nga ku ndihet muzikaliteti i vargut dhe ritmi, aq shumë i domosdoshëm në çdo krijim poetik.

Poeti M. ISAKU, “Një sy që shikon larg”

Si rrjedhojë i mendimit tim hulumtues, po i drejtohem drejtpërdrejti krijimtarisë jetësore të Poetit Murat Isaku. Krijimtaria e tij është jeta e një artisti të zhytur në materien e realitetit, në kërkim të një jete tjetër. “I qetë, ai kërkon një copë vend në trupin e vet”.

Si krijues ai përdor shumë mirë gjuhën artistike dhe fjalën si përgjegjësi e intelektit të tij dhe...“... e mbush dhomën me ëndrrat e vetmisë së vet/duke u derdhur n’dritare si rrez’ e hënës mbi kep”...Po pse ky “Sy” vështron, vëzhgon larg? Mos vallë nga që pasqyron fytyrën e jetës dhe të kohës? Apo nga që i tregon rrëfimet poetike me ritëm të shpejt për t’u futur në sekretet e procesit krijues? Të gjitha këto “pse” i gjejmë në poezinë e autorit, duke zgjuar kështu, ëndrrën e “metaforave” të tij!

“Gjithë natën nuk më fteken emrat e sendeve
gjumi s’më zë në asnjë krah
sikur brenda shpirtit tim
të lëshojnë rrënjë shkurret e egra”.
“– njësoj si oxhaku me tym
hesht me pleqërinë në krahë
duke fshirë me dorë avullin në xham
e duke i pëshpëritur atij: ”lamtumirë, or mik”.

Mjetet stilistike në poezitë e M.Isakut, këndojnë me cicërima zogjsh. Lënda poetike e tij ka ngjyrim trëndafilash, tringëllimë zilkash, freski burimesh, heshtje nate dhe vrapim agimesh, gjithçka për të qënë vërtetë si një “libër”, me hapësira pa limite dhe vizion të pafund imagjinate dhe përfytyrimesh.

Po mundohem ta përshkruaj vrapin poetik të autorit me disa vargje të qëmtuara, që të marra së bashku na japin anatominë dhe ADN e këtij poeti:
“se dua jetën që merr frymë me një fjalë…


- Tash kur po rigonte ky shi i rrafshët
dhe ripërvëlohej në buzët e tij
me fulltaka të pëlcitura si guaskat e detit,
me një gur në zemër
vetëm falje kërkonte pse s’mori një kokërr kripë
në sofrën tuaj.

-Si një dru stufe-pa biografi...
- si drunj shelgjesh në varg buzë përroit të gjatë.”
“Sikur e mbush dhomën me ëndrrat e vetmisë së vet
duke u derdhur n’dritare si rrez’ e hënës mbi kep.
Arratisur është nëpër shi ku frika n’palcë e vret
ndaj jetën e kërkon n’dritare ku rrufeja e shkrep.”

Estetikisht, Poeti MURAT ISAKU- “NJË LIBËR ne vetvete”

Isaku prezantohet me lexuesin shumë “fin” dhe i entuziazmuar me krijimet e tij dinjitoze, ai gjendet, ekziston edhe atje ku nuk jam unë. Them me bindje se unë e prek atë “krahë kënge”! Marr frymë dhe unë “pa zë” dhe e dua ta ruaj “zjarrin e lashtë” si vetë M. Isaku!
Po citoj disa vargje, që i kam shumë për zemër:

“I kërkoj ata sy kudo – ashtu siç kanë qenë,
që pa zë mirrnin frymë – flitnin pa zë…”
“Sikur m’erdh n’çast se ma vodh zjarrin e
lashtë në ballë,
mbeta pa kohë lulesh ëndje, pa qumësht nëne në
barkun tim…
E pyeta – tash kur pleqëria po m’merr nëpër këmbë
si e marrë,
më thuaj vetëm ç’kujtim ruan jeta në gjuhën e vet!?”

Në korrelacion, në bashkërendim të materializuar nga vargjet, dëshiroj të flas me gjuhën e tyre poetike. Frazeologjia, si shprehje e ndryshimeve në përmbajtjen e poezisë të poetit M. Isaku, ngjizet dhe shkon tek lexuesi si zbulim i angazhuar për identifikimin e vlerave.



Për konkretizim, po i drejtohem drejtpërsëdrejti disa poezive të tija, si “Flutura në Dhomë”, “Oxhaku para Dritares”, “Qortimi i Vetes”, “Pjeshka e Rrugës Sime” dhe “Plaku Afër Zotit” të cilat veçohen për faktin e rëndësishëm se aty kulmojnë tekstet poetike, që sjellin këndvështrime të pafundme kuptimore, përgjatë leximit dhe interpretimit në kohë të ndryshme nëpërmjet fjalës së stisur dhe përfytyrimit që merr brenda vargut poetik. Është teksti poetik me të gjitha elementët që e formojnë atë, me efekte, dritësi, mendim e fantazi... E thënë më thjeshtë, mjeshtëria e një krijuesi duket, bie në sy, vlerësohet se si e përzgjedh fjalën e bukur në raport me elementët e tjerë filologjikë.

Poeti M. ISAKU mjeshtër i fjalës së bukur Shqipe!

E ftoj veten dhe të tjerë miq, për një vëmendje, për një vështrim më të thelluar ndaj veprës poetike të M. Isakut. Aty, në çdo kohë do të ndjeni, do përqafoheni me artin e fjalës së bukur, të mendimit estetik dhe do të prekeni nga ndjesi të shumta kur e lexoni poezinë e tij. Një nga ato ndjesi jeton dhe pasqyrohet tek ”Trishtimi”. Në poezinë “Plaku afër Zotit” vërehet se ai, e ka thyer monotoninë e formës dhe të ideve, si diçka të natyrshme, “një materie” e tillë është vërtetë një risi në poezinë e tij.

“Mirëpo, unë kisha vdekur ditën e enjte në kafene
me një “ndjesë pastë” ndër buzë të bujarëve.
mandej kishte ardhur shiu i dytë.
Vetëm tash e di.”

Pikërisht kjo lloj krijimtarie poetike përbën pasurinë gjuhësore te tij. Përdorimi i një gjuhe tejet të pasur e të lëmuar, si një proces i pandërprerë në mënyrën e të shprehurit të ndjesive në tërë poezinë e tij vjen pa bujë, thjesht me shqipen e pasur si morfologjikisht edhe semantikisht, sjell tek ne jete, gezim, halle, deshperim, dashuri, paqe etj., duke e quajtur atë një poet të madh me botën e ndjenjës së poetikës së tij.

Sipas gjuhëtarit Lakoff (1971), “gjuha na përdor po aq sa ne e përdorim atë. Ashtu si zgjedhjet tona të shprehjes, udhëhiqen nga mendimet që ne duam të shprehim, në të njëjtën formë, ajo çka ne ndjejmë në botën reale, udhëheq mënyrën sesi ne shprehemi rreth saj.” Kjo e vërtetë gjendet dukshëm në ligjërimin poetik të M.Isakut:

“Dhe dridhem e dridhem pse jam kaq i marrë.
or njerëz,
pyetni në çeli lule pjeshka e lalë Sulës
t’u marrë erë luleve,
atëherë ndoshta bëj një sy gjumë.”

“Personazhet” poetikë në poezitë e Murat Isakut

Poezia e Murat Isakut krijon hapësira të larmishme për të parathënë se si “Personazhet” i vë në shërbim të vlerave të veçanta estetike dhe u krijon “Shtëpinë e së bukurës”. Kur flitet për personazhet theksi vihet në kuptimin grek të etimologjisë, tek roli. Meqë termi personazh është barazuar shpesh me pasqyrimin e njeriut dhe të veprimeve të tij në vepër, shumë studiues propozojnë terma të tillë si veprues, aktorë që kanë, sipas tyre, një shtrirje semantike më të gjerë, sepse lejojnë që krahas njeriut të konsiderohen si personazhe sendet, idetë, qeniet mitologjike, krijesat fantastike dhe ato fantazmagoriket. Më konkretisht, mbartës i veprimit në një vepër artistike mund të jenë sende ose konvencione, simbole e ide!

“Në Kritikën letrare është pak a shumë e vështirë t’i përcaktosh në mënyrë ideale vlerat e një poeti, për shkak të natyrës së saj të gjerë dhe të pranisë së subjektivizmit në të.”

Ndokush dhe mund të më qortojë, për një zgjedhje të tillë estetike që kam bërë, duke i vetëquajtur “personazhe” të poezisë së poetit Murat Isaku, disa trajta në lëndën e vargëzimit për të pasqyruar fytyrën poetike të poezisë. Korrelacioni objektiv i poezisë, i ilustruar me shembuj të shumta nga krijimtaria poetike, është vërtet me shumë interes, pasi konkretizohet me detaje të veçanta, që meritojnë vëmendje dhe një analizë të hollësishme.

Nën dritën e psikanalizës, poezia e poetit Isaku, meriton vëmendje bashkëkohore. Të tillë elementë janë ata, që konfigurojnë karakteret e “ Personazheve” brenda faktorit “KOHË”. Përgjatë udhës poetike të autorit ndeshemi me shumë “personazhe”, të cilët janë të përveçëm, kanë ngjyrime dhe kontekstin e tyre të papërsëritshëm. Këta “personazhe” janë mishërim i botës shpirtërore të ngërthyer pazgjidhshmërisht me “realitetin”, me atë realitet jo fotografik dhe aspak mediokër.

Ato janë prej “qelqi-kristal”, plot ylber dritash nga e gjithë bota e stinëve. Ato janë: “drunj shelgjesh”, “sy që flasin pa zë”, “dritarja e tij që hedh vështrimin larg”, “fletët e bardha që kërkon t’i shikojë në ëndërr”, “njeriu pa biografi”, “ një dru stufe”, “flutura në dhomë”, “qortimi i vetes”, “pjeshka e rrugës sime”, apo “plaku afër Zotit”.

Të gjithë të vërtetë, brenda shprehjes se vetvetes dhe imagjinues si të tillë, brenda mendjes së autori. Ndërlidhja dhe domethënia e kohës me qeniet njerëzore, përbën një qasje të veçantë, si “Personazhe” hipotetike në poezinë e Isakut. Kjo referencë do patjetër një vëzhgim më të thellë estetik dhe analitik për ta sjellë poezinë e këtij autori me një trajtesë dinjitoze të studiuar thellësisht. Po risjell në kujtesë disa vargje, që përbëjnë shkak-pasojat e raporteve midis kohës dhe qenieve, ato qe unë i quajta pa hezitim “personazhet e Isakut”:

“Ajo rrahu krahët me katër strofa si në poezi,
kuptova atë botë se të dytë kishim një fat nëpër shi…”
“Tash dritarja ime hedh vështrimin larg e larg…
Sheshi i qytetit është bërë më i madh
ku të rinjtë puthen e ndrydhen më këmbë…”

Të gjithë këto “personazhe” bashkë dhe veç e veç përbëjnë një simfoni të artë poetike. Ato materializohen në zogj, flutura, drunj, gjethe, dritare, shesh i bërë i madh, ku lexuesi dhe poeti së bashku mundohen të pikturojnë tablonë e pafundme të jetës, ku krijohen lidhjet Poet-Lexues, duke hapur mundësi novatore komunikimi, ku askush nuk ka nevojë të trokasë në muret që fjala ngre...këto mure nuk ekzistojnë. Poezia e M.Isakut di të komunikojë e të depërtojë...

Uni im, duke i personalizuar “personazhet” si lexues, e ndjen për detyrë të ndalet, të përqendrohet tek çdo fjalë, togfjalësh dhe t’i japë përparësi çdo njësie fonetike, fjalëve të figurshme dhe mendimeve shumë kuptimore, për t’i shijuar ato, me plot ndjesi dhe emocione. Çdo “personazh” ka thelbin e vet nga ku përçohen mesazhet e tyre të fuqishme, një lloj “thelbi” ky, që është veçse vetvetja. Dhe natyrshëm, këto mesazhe përbejnë “thelbin” i krijimtarisë poetike të tij.

Gjithçka që shpreha më lart, nuk besoj se përbënë “përkthimin e heshtjes” së veprës së këtij poeti, pasi vepra letrare e Poetit M. Iasku ka vite që ka një vend nderi në poezinë Shqipe. Nga ç’ka mësova përgjatë udhëtimit tim për të hulumtuar nëpër krijimtarinë poetike të këtij poeti, dua të them me bindje se “poezia e tij shpjegohet me vetveten”... Fransis Ponge u tha shkrimtarëve të mëdhenj: “Unë ju njoh juve një vend brenda vetes. Kaq. Më mjafton të mos jem tjetër, veç vetvetja”.

Vargje si këto që po citoj më poshtë janë vetvetja, jane realiteti i botes se autorit. Ai nuk i ngjan krijuesve të tjerë dhe as i ndikuar nga ndonjë poet tjetër, ai vjen “vetvetja”:

“Dritarja kullon – unë shfletoj një libër –
i qetë kur ajo kërkon një copë vend për trupin e vet.
Sikur m’erdh n’çast se ma vodh zjarrin e
lashtë në ballë,
mbeta pa kohë lulesh ëndje, pa qumësht nëne barkun tim…”

Po e mbyll hulumtimin tim modest me një thënie të Prof. V. Memishaj se,‘’metafora e abstraktimi kuptimor marrin përmasa të reja, gjuha shpërfaq mundësitë e veta dhe intelektualizohet dhe kur burimi i njësive frazeologjike është i drejtëpërdrejtë nga gurra popullore’’ siç e shohim dendur në poezitë e Isakut.

Disa konsiderata si vlera poetike të autorit
Fraza poetike vjen e pjekur dhe e arrirë nëpërmjet vargut të rregullt ose të lirë. Komunikimi është i thellë, i plotë, emocionues dhe i shëndetshëm poetikisht! Interpretimi i vargut ka brenda figurshmërinë e në shumicën e tyre metaforën nga ku varet konteksti i brendshëm dhe faktorët kohorë e kulturorë.

Në poezinë e Isakut ritmi dhe muzikaliteti i frazës vjen natyrshëm me forcën shprehëse të kuptimit apo të nënkuptimit nga interpretimi që mund t’i bëhet.“Fantazia” poetike e këtij poeti tenton të kap majat estetike. Të gjithë “ Personazhet” e poezive të Isakut pasqyrojnë natyrën komplekse të marrëdhënieve të veprës letrare.

Ato janë me shenja dalluese në ngjyrë dhe në tingëllimë si edhe në trajtë e në peshë nga njëri-tjetri!
Ato i bashkon vetëm fati i tyre që u krijuan nga një dorë mjeshtërore.


Athinë, Tetor 2015



``````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````

Saturday, April 18, 2020

Brahim Ibish AVDYLI: PARADOKSET E KOHËS SONË - Poezi

Brahim Ibish AVDYLI:

PARADOKSET E KOHËS SONË

(Tufë poezish të tjera-të dërguara për bootim)
___________________________________________________________________________




BOTA VLON E DERDHET


1.

Bota fillon
e derdhet nga urrejtja
në një pus të fëlliqur ndjenjash,

nga të gjitha kontinentet
fillon të derdhet
aty ku nuk ka qenie
e njerëz të përkryer.

2.

Po e them
se urrejtja i ka përfshirë
të gjithë ata
që ngjajnë të quhen njerëz

e njeriu
ka ikur si hije,

por çka di bota
për ndërrimet e mëdha
të shenjave,

tani
bishat janë çmendur
e kafshojnë njerëzoren
deri në thellësi!

3.

I padukshëm njeriu
largë qëndron

e befasohet
nga sjellja banale
të atij që ecë
me emrin e tij në ballë,

shokohet
e pyet trishtueshëm
a jam unë ai
që nuk ka turp,

as ndjenja të vërteta
nuk ka

sepse
paska ndërruar
edhe drejtimin

e nuk e di kush është!

4.

Urrejtja nuk është vlerë
po kulmi
i kësaj shembjeje

e mëria
e thanë kuadrin,

shndërrohet në një formë tjetër
me etjen e të hollave,

i ka verbuar sytë
sa as djalin e vet nuk e dallon
e pasardhësit e tij...

Qëndron mbi këtë grumbull plehu
duke ia numëruar katet

dhe druan
se mos e rrëzojnë
nga ky pirg!

5.

Në tregun e padefinimeve
mund të gjëjnë
të gjitha
çka nuk lejoheshin,

drogën
mund ta përdorin legalisht
me pije
ushqim
e injekcione,

plehu i të hedhurave
është qendër
e këmbimeve të vlershme,

kush mund t`i njohë
prindërit e vet?!...

6.

I sheh
kur krimben
nga Lindja e Perëndimi
nga Jugu e Veriu
deri në maje të pirgut,

shkundur janë kaherë
nga çështja e nderit,

njeriu ka vdekur
thonë
kur e kanë kapluar sëmundjet,

kanceri nuk është epidemi
por sëmundjet ekologjike
mund të jenë,

askush nuk ka mundur
t`ia qëllojë
të vërtetës së beftë,

vera vie
sot në mes të dimrit
e dimri në verë,

mbase janë normale
për vetëdjen e përmbysur!

7.

Shpërthimet atomike
janë një shpërthim i vogël

bombat biologjike
lëshohen mësheftas
në njërin apo tjetrin territor,

nuk merret vesh
se kush e ka dhënë urdhëresën,

pandemia apo globdemia
kështu quhen
vetëm për hirë të gjuhës

e gjuha e parë
mbetet e pa denjë
nga interesi i atij
që është mbi maje të pirgut!

8.

Ky është Zoti
që tani ia ngjallë
tmerrshëm vetvetes
këtë bindje
në konglomerat të gjërave,

si i madhi Zot
ai u duket qenieve

e Zoti qeshet
e qanë
edhe pse është energjia kozmike
e galaktikave,

i duket e çuditshme
kush e ka bërë këtë anomali,

njëri i shet fetë
tjetri armët
një tjetër bushtrat,

i këmbyeri në Zot
çirret nga pirgu i marrisë,

e krijuesi i botës
vetëm shikon
e qanë

se bota është kthyer
në paranoidë!

9.

Po ta hapim
kokën e Sfingsit
nga piramidat e Keopsit

do ta gjëjmë një pusullë
të shkruara prej kohësh
nga dora e Thotit,

e zgjidhen
çështjet e grumbulluara në pirg
zgjidhen rreziqet e globit,

se njeriu
është çështje e madhe
e transforminit!

10.

A e dini ju
ku zgjohet dashuria
për të cilën
mija femra
në këngë pëlciten,

mija kisha e thonë
një lutje të paarritshme,

përderisa njeriu
shkoklon mendjen e tij nga koka
dhe do ta nxjerrë nga kafka,

ai nuk e kupton
zërin e shtjerrur
të lutjeve

derisa ushqehet
me blasfermi
me hipoteka të kota

për të mos e kapur
realen me dorë!

11.

Shpërthimi i botës
nuk është ndonjë problem-

na thotë Zoti i shpallur
në maje të pirgut,

e le të dridhet
të dridhet përsëri
e tërë bota-

cili është ai që duhet të ndalet
përpara krijuesit
të vetëshpallur,

hijet e njerëzve
tretën në hapësirë!

12.

Tani
edhe po të pëlcasë
në mes të kosmosit Zoti,
nuk e marrim vesh
kot së koti

kur çartë e shtjellon
se nëpër çdo pikë të kontinenteve
i ka dërguar
zëdhënësat e tij,

dhe nuk dëshiron
që të sëmuremi
nga viruset tona,

kështu
bota vlon e derdhet
në papësirë-

Atlantida fundoset përsëri!...


SIZIF I GJALLË

-Djalit tim të parë, Skifterit.

1.

Në ag u zgjova
befasisht nga gjumi
me lotët që më rrjedhnin
deri në fund të mjekrrës,

e pashë veten
në një ëndërr të gjatë
në mesin e të gjitha ndodhive të mia,

ironia kishte ikur përtej ëndërres
e mashtrimi
ishte mbyllur
në një pikëllim të thellë!...

2.

Nuk e di
si mund të quaja
qenien

me trishtim e dhembje
më mbante
deri sa u shkëputa,

nuk desha të shoh
mjegullimin e verbër,

më përzihej
djali i parë
e herë bëhej tepër i madh,

përpiqej të shkëpuste
zingjirët e hekurit
të lidhura përtej kohës,

shkëmbijt lëkundeshin
nëpër turbullirë
dhe i ngjante Prometheut
të flakës sime,

e koha qe kthyer kundër tij
për t`ia grisur
mushkëritë!

3.

Diell nuk kishte nëpër terr
si duket,
në anën tjetër të botës
kishte kaluar
nga të papriturat,

kjo zhgjëndër e gjallë
ishte mbushur
plot ngashërime,

nuk mund t`a di
nëse do t`i dija për Zot
në këtë izolim të thellë,

kur qengjit të vetëm
llava e djajëve
i lëshohej pa mëshirë!

4.

Ishte koha
të mos më ndahej,

nëna e ndau
gruaja dhe miqtë
do t`i lëshoheshin
të gjithë ndër akuza,

një i vetëm
kundër të njëzetë armiqve
nuk e lëvizte
dot padrejtësinë,

shteti po e degdiste
në shkëmbijtë e Kaukazit
të dënohej
përjetësisht
pati apo nuk pati faj,

e kurrsesi nuk i pranonin
mushkëritë e mija!

5.

Vetëm me lot
ndër ëndërra bashkohemi,

asnjë të drejtë
nuk e kam nëpër duar,

energjine kozmike
e lus pa pushim
që të më marrë në botën e përtejme
dhe të ikë
nga bota e dhembjeve,

përditë
në një njëfarë mënyre
do të djegen
mushkëritë e mia

e kjo qenka
bota e provave-

Sizif i gjallë!


PARADOKSET E KOHËS

1.

Sa u linda
mu kurdisen të Ligat

e ndjeja vetën
se kam qenë në Atlantidë,
por nuk e mbajta mend,

prandaj
e pashë veten
detyrimisht
në Gadishullin Ilirik...

2.

Se si na u kthye kahja
e kthesës sonë të madhe
nuk e di,

askush nuk e pranonte
se kemi qenë të parët,

e në vend të ishullit të parë
po e them me dhembje
na quajtën
ballkanistë

e për “turq”
padurueshëm
na urrenin!...

3.

Tani
një pjesë e jona
sillemi rreth e rreth
e ulemi përtokë
përtej dhunës,

e pjesa tjetër
janë të marrur mendjesh
shtazarakisht

vjellin dhunën
nëpër vëllezërit e tyre,

nxjerrin
pa menduar
pjellën e ndytë
të mizorisë!...

4.

Kështu jetojmë
me mendjen e rrotulluar
për të keq,

okupuesit
e trojeve tona
flasin
përmes gojës sonë,

edhe kur nisemi
nga rrugët
ecim gjurmëve të vëna
prej të paturpshëve,

sikur kemi zbuluar
të gjitha thellësitë,

paranoida e krimeve
e bën të veten,

lodhemi e stërlodhemi
në vendnumrim!...

5.

Nuk lëmë shteg pa e provuar
e rezultatet
sikur janë të gjymta,

nuk mund ta nxjerrim
provën e jetës sonë-
gjenealogjinë e krijimit

as si mund të ndalet
ecja në theqafje,

çuditërisht
duket se kemi ndërtuar
Zotin e Krimit
në Ballkan!...

6.

Prej lindjes
paqësor kemi qenë
dhe prej asgjësë
e kemi ngjallur durimin,

tri herë e kemi ulur kokën
ndaj të keqes
me dorën e gatshme në brez,

energjisë kozmike
adhurimin e besimin
ia kemi falur,

të mirat e tij
në tokën e pamatur
me dashuri
i kemi marrë nëpër dorë,

e kemi falur dashurinë
edhe ndaj armikut tonë,

prandaj
kemi mbërrirë
më fund të përpjejeve tona!

7.

Si duket
jam i lindur
me shpirtin e bardhë,

kudo e kam rritur
kohën e durueshme të durimit
dhembjes polivante
të dashurisë,

ju nuk treguat
hapësirë vetëtimash
për një dorë
të rrezeve të Dritës,

kështu
paradoksët e kohës së rreme
do të përplasen
në natyrën e vet,

sikur jemi
trajektoreve të fatit!...


MBYLLJA NË VETVETE


1.

Edhe kjo e ligë
na erdhi papritur

derisa përgaditemi
të jemi në hyrje
të kullës së lirisë.

Ku i kemi vënë gjishtat
i vendosim dhembrat,

kodin e ndaljes
nuk e dimë,

shkojmë kështu
nëpër strofullën e përgjakur
të qenies sonë
bashkë me antishqiptarët,

pa e shikuar
nëse i kanë
gjurmët
e jetës së veçantë!...

2.

Së prapthi i biem
rrugës së ecjes
kah Dielli
me lakuriqtë e natës,

dikur
na mbyllin në karantinë
e populli nuk e di lojën,

askund t`i kapërcejmë
kufinjtë e ecjes.

3.

Të mëdhenjtë
si ushtarë me maska
ndodheshim
në çdo pikë të paramenduar,

nuk e di a na vrasin
dhe me çka na vrasin
në pikë të hamendjeve të njeriut,

dilemë strategjike
janë këto
apo bomba biologjike!...

4.

A është pandemi
apo një panofenzivë
te atyre që i kanë
popujt e vegjël mizë në sy
nuk e dimë,

i shtyjnë të punojnë
në breg të shembjeve
të dritës së nesërme,

dalin papritur
aty ku këndon
e vallëzon demoni
me këmbën përpjetë...

5.

Jeta nuk e paska
kuptimin e vet

ndërsa fëmijve
e të vjetërve
u kallen mushkëritë,

dy breza
me mendime të jetës
para syve

e dijen që flet
nga mosha e shkuar,

dëshirojnë t`i korigjojnë
brezat e së ardhmes
me fjalë të urta,

e vërdallë
u del tymi i mendimeve!

5.

Të maskuarit
dalin veçanërisht

e të pamaskuarit
dalin pa armë
lirisht,

nuk e dinë
se pan nuk është shqip
e greqishtja e ka futur
me dredhi,

nuk është vonë të dihet
domethënia e zezë,

madje
nuk e çajnë kokën
çka është simbolike
e çka konvertuale
nëpër botë,

shqipja
rishtazi
le të përlotet!

7.

Kot po flas
me shtyllat e erës,

le të degdisen
në rrotë të së ëmes,

je mbyllur kështu
në vetvete

në skaj të dhembjes!

8.

Askush
nuk u shkakton
kokëqamje
të vërtetave të fjalës,

le të degdisemi
ku të duam
me dhembjen përdore,

unë
po e shtrydhi
limonin e idhtë të qenies,

e po ia shtoj
edhe një maje të lugës
çdo ditë
nga soda bikarbonike...

9.

Ka marrë fund
apo nuk ka marrë fund
mbyllja në vetmi
nuk ka rëndësi,

ne
nuk i dijmë
trajektorët e fatit,

bombat biologjike
mund të shpërdahen
kudo,

në shpëtofshim
dalim patjetër
dikund
nëpër Diell!...


UNAZA E KOBSHME


1.

Një botë të çoroditur
vetmia të mori
në vrugullin e vërshimeve

e të hodhi
në zgripcin e ndjenjave.

2.

E prapta
i mësoi të praptët
të të luftonin

me befasinë e dhelpërave
nëpër llugën
e mendimeve të marra,

ishte e zbrazët
koka e tyre,

s`ua priste mendja
aspak për të mirë,-

e bota do të sillej
rreth boshtit të vet...

3.

Rrotull e rrotull
t`u sollën ujqërit
me rreptësinë e ndyrë të derrave,

deshën të hynin
mbreda korpës së gjoksit
zemrën tënde të t`a përbaltin,

e nuk i kursyen
as shpifjet
se qenke çmendur e i lajthitur,
se qenke mbyllur
në luksin e tepruar të vetmisë,

e nuk e dinin të marrët
se kjo ishte
vetë tragjedia-

një unazë e izoluar e ndjenjave!


KONTRASTI


Shpirti i pastërt
të mbajti gjallë,

prisnin e prisnin
kaherë
të ta vjedhnin
një buzëqeshje fëmijërore,

por të qelën
papriturazi
lulet, trëndafillat
si kurdoherë

në zemrën e mbushur
plot Diell!


Brahim Ibish AVDYLI