Showing posts with label Brahim Avdyli. Show all posts
Showing posts with label Brahim Avdyli. Show all posts

Thursday, May 21, 2020

Brahim Ibish AVDYLI: SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA (I)


Brahim Ibish AVDYLI:

SIMBOLIKA E SHKRIMEVE TË THOTIT DHE KRIJIMI I FEVE TË TJERA
(I)



Këtu, nuk e kemi simbolikën e shkrimeve të para përmes gjuhës shqipe, por do të ndalemi në shkrimet e shumta për Thot-in; sidomos në 12 pllakat e tij të zmeraldit; në shkrimet e parat të njerëzimit, e në disa brendësi të tyre.
Paraprakisht, e patëm për ndihmë etimologjinë, në drejtimin tonë, sepse kjo shkencë shqiptare është një drejtim i veçantë për të deshifruar shkrimet e vjetra dhe përmbajtjen semantike të atyre fjalëve të një gjuhe, sipas krijimit të tyre në morfologjinë e vjetër, pikërisht duke e përcjellur simbolikën e tyre.

Është një shkencë e rëndësishme, pa të cilën gjuhësia e jonë do të mbetej në shkretëtirë, sidomos kur lidhet gabimisht: prejardhjes së fjalëve nga fjala. Ashtu nuk bëhet as etimologjia e as shkenca të tjera, që janë të orientuara gabimisht. Kanë ngelur pa rrugë të shtruara të zanafilës sonë të parë.
Kur i motivon mirë e kuptueshën fjalët në këtë gjuhë, në gjuhën shqipe, duke u kushtuar rëndësi analizave të simboleve të gjuhës së një fjale (e jo të prejardhjes së “fjalës nga fjala”, [1] sikur na e bëjnë ata që nuk e dinë se çfarë rëndësie ka kjo gjuhë për krijimin e njeriut e të botës së gjallë), të gjuhës së parë simbolike shqipe, prandaj kjo shkencë nuk mbetet në shkretëtirë, por në rrugë të mirëfilltë të të gjitha shkencave, edhe të historisë së vjetër.

Në fakt, morfologjia dhe as gramatika historike e gjuhës shqipe, por edhe fonetika historike nuk janë mirëfilli të shkruara, sepse ata që i janë vënë kësaj pune, kanë shkuar pa kokë nëpër rrugë, e nuk e dinë se cila është gjuha e parë e folur në botë, as simbolika e Thot-it e gjuha shqipe.

Ka plotë shkrime në shtypin tonë, por ato janë me kufizime të njohurive të autorëve. E kanë devijuar rrugën e shkrimeve të Thot-it, siç e pa 40 vite në shqyrtimet e veta Xhuzepe Katapano, por e pranuan edhe disa të tjerë. Afër Thot-it ishin tanët. Ata filluan të ndaheshim prej tij, me fé të tjera, e me gjëra të marrura prej tyre, deri kur u paraqitën të ashtuquajturit “grekë”.

Meqë nuk e kemi këtë objekt që ta shqyrtojme në këtë persiatje tonën, por e kemi simbolikën e hieroglifeve fonetike të Thot-it, sipas pikëpamjes së tyre e gjatë leximit të përkthimeve nga Skënder Hushi, nga anglishtja e italishtja në gjuhën shqipe, po kthehemi edhe njëherë rreth përmbajtjes së tyre.
Ato shkrime kanë parasegjithash pikëpamje filozofike, të cilat nuk janë të ndara nga misticismi, të cilën e kam llogaritur si “drejtim të filozofisë”, edhe pse nuk e pranojnë mendimtarët dhe hartuesit e filozofisë. Në të vërtetë, misticizmi është i ndarë nga dialektika dhe na i shtron misteret e mendimeve të njeriut, edhe pse janë parashtrime abstrakte të tij.

Për ta vërtetuar thënien tonë për Yllirët, po ndalemi në një thënie të parë, kur dihet nga Thot-i se Yllirët jane të ardhur prej kozmosit dhe këtë fjalë të vërtetë mund ta përcjellim edhe në histori, në simbolikën e emrave, p.sh. një mbret i ynë, Bardhyli, e ka patur emrin e tij prej “Bardh-Yll”, pra yllit të badhë, e të tjera. Nga çështja e respektit të origjinës së kombit tonë, prej yjeve, është krijuar shteti “Ylliria” (jo “Illyria”), e baballarëve tanë.

Prej fillimit të kësaj teme e kam pasur këtë etnonim, si çështje të fomimit të tij, por plagiatorët nga interneti janë të shumtë e pa kurrfare rrespekti, ata të marrin mendime dhe fotografi kur nuk e pret, e nuk të kërkojnë falje.
Plagiatorët mendojnë se me këto vjedhje të paskrupullta mund të bëhen “shkencëtarë”, e nuk i dinë arësyet e vërteta për të cilat i ke interpretuar apo duan që për këtë çështje të vënë ty nën mbulesën e harrimit. Do të vie koha, kur do të dënohem këta kopjues të gjërave, po e shkruar emrin e autorit.

Por, të kthehemi prap te çështja. Disa “kombe”, që nuk flasin mirë gjuhën shqipe, nuk mund ta shqiptojnë “Y”-në dhe këtë e zëvendësojnë me “I”-në, e pastaj “Y” –në e hedhin në rrokjen e dytë, si pak më të parëndësishme, dhe këtë “ndërrim” e bëjnë që ta fshehin dobësinë gjuhësore të artikullimit. [2]
Kjo dëshmon se gjuha shqipe ka qenë gjuha e parë simbolike dhe gjuhët e tjera janë gjuhë konvertuale, që kanë dalur nga gjuha e parë e fillimit.

Atdheu i dytë ka qenë i formuar prej Gadishullit Yllirik e deri te Alpet e tri shteteve: Austri, Zvicër e Itali, “YLLIRIA”, e cila shkruhet “Illyria”, prej romakëve, grekërve, e të tjerëve, por ajo do të thoshte në gjuhën shqipe, “Ylli i Ri”. I shikojmë pak gjuhët e para: Ylli, i themi vetë; Hylli, i kanë thënë të vjetrit pellazgo-ilirë, nën të ashtuquajturën “Greqi”; Ili, i themi prapë ne dhe një pjesë e jona, toskët, poashtu në Turqi; Ill-y-os, i thonë vetëm “grekët” në Greqi; Eli, i thonë Hititët yllit; e All, i thonë arabët yllit në shtetet e tyre.

Pra, a e shifni? Të gjitha shtetet e këtilla janë të prejardhjes sonë, por ata që i thonë kështu “Illyos”, janë më të padenjë e më të prishtë për çështjen tonë kombëtare; janë kryesisht armiku ynë më i përbetuar kundër nesh, madje, edhe sot ata përpiqen që të marrin “Vorio-Epirin”, në vend se të lejojnë Epirin Jugor të bashkohet me Shqipërinë. Shitet gënjeshtra për të vërtetë!

Mbaresën “os”, e me zanorën e parë, të hedhur në rrokjen e dytë, tregojnë kushtimisht se dinë të fshehin djallëzisht origjinën tonë prej Thot-it. Kështu, të gjitha kulturat e tjera, të formuara më vonë nëpër Euro-Azi, si latinishtja, gjermanishtja, anglishtja, etj. nuk e dinë se emri origjinal ka qenë “YLLI I RI”, të shkruar shqip “YLLIRIA”. As ata nuk e njohin gjuhën shqipe, aq më pak, janë të konvertuar me gjuhë të tjera. Kanë dalur prej gjuhës sonë, por e kanë “kopjuar” pavetëdije “greqishten”.

Gënjeshtari është gënjeshtari përkryer, e gënjeshtra është kundësh nesh, kundër historisë sonë e kundër ligjeve të Zotit, të thëna njëhere prej Thot-it, të cilat na i përmbledhë në rregulla të vetat perëndesha MAT, e bija e Zotit Diell, i cili më vonë është zëvendësuar me Zotin NJë. Ajo është gruaja e Thot-it dhe e ka emrin shqip: “mat”, do të thotë “mati”. Pas vdekjes, zemra e njëriut peshohej në peshoren e Zotit të Vdekjes, e në fytyrën e perëndeshës MAT ishte fytyra e drejtësisë, mishërimi i të së vërtetës dhe i rregullimit të Gjithësisë (të Universit). 

Ne, po i cekim disa rregulla të saj:
  1- Mos e vrit e mos lejo që ndonjëri ta bëjë këtë gjë!
  3- Mos je inatçi!
  4- Mos shkakto tmerre (terror)!
  7- Mos bëj dëme, qe mund t`u krijojnë dhimbje njerëzve dhe kafshëve!
14- Mos bëj dëshmi të rreme!
15- Mos gënje, që ti bësh keq tjerit!
16- Mos ua impono idetë tuaja të tjerëve!
20- Mos nënvleftëso të vërtetën dhe drejtësinë!
38- Mos u sill si i paturp!
42- Respekto ligjet dhe mos i shpërdoro ato! [3]

Këto janë mjaftë: rregulla për gënjeshtarët e terroristët, për të paturpshmit dhe vetë atyre që ushqehen prej inati në një popull tjetër, në një komb tjetër, por edhe imponuesve të tjerë dhe nëpër histori. 


Kështu e thonë edhe emrin e shtetit të parë “Illyria”, në vend se të thonë tekstualisht “YLLIRIA”, në Gadishullin Yllirik, jo në “Ballkan”. Duan që të mos e dimë prejardhjen prej Atlantës të përmbytur në oqeanin Atlantik, prej yjeve, kur janë udhëhequr të gjitha popullatat e tjera. Gjyshërit tanë i kanë ndërtuar piramidat, edhe në “Mbretërinë Yllire”. Njëra është gërmuar e sistemuar nga Dr. sci. Semir Osmonagić,[4] së bashku me disa të tjera, që po gjurmohen. Ato janë dhënë përmes televizioneve, dokumentacionit, mediave, sikurse përmes frekuencave të shteteve të ndryshme, edhe në shqip, përmes Radio Kontaktit[5], e cila i dërgon të gjitha zbulimet e shkencëtarëve të botës përpara, në vitet 20.000 p.e.s., pikërisht me piramidën e Diellit, në majen e malit Visoqice, pranë qytetit Visoko, në prill të vitit 2005.

Kështu luan kufiri i të kaluarës rreth 12.000 vite para qytetërimit botëror dhe më tepër se 17.000 vite para asaj kohe, të cilën e quajnë kot me dredhinë “greke”: “qytetërimi hellenik”. [6]
Ndonëse mund të thuhet se piramida prehistorke (në fakt, parahistorike, sepse matet prej Lindjes së Krishtit, pra “pre” është e huaj!) e malit Visoqice, mu pranë qytetit Visoko, nuk është e pranuar nga ana e studiusve kryesorë të Perëndimit dhe të Lindjes si “piramidë e vërtetë”, krahas atyre që janë piramida në Egjypit e në Maya, sepse mjaft shkencëtarë do të binin poshtë.

Ata e konsiderojnë se fjala është për një maje mali në Bosnjë e jo për një “piramidë”, e cila tregon se këta “shkencëtarë” nëpër botë janë ndarë në dy grupe të mëdha: në pseudoshkencëtarë, më shumë, se sa shkencëtarë të mirëfilltë. E sa janë nëpër botë “Akademi...”, të cilat duhet të prishen.

Ne, po e marrim këtu një provë deshifrimi, që përpiqet të bëjë Albert V. Nikolla, në shkrimin e botuar te gazeta elektronike “Gazeta Shqiptari”, i cili e lidhë një varëse të qafës së një djali dhënë një vajze të tij, me sinonimin e vet të fejesës “nishan për fejesë”, siç i thonë normalisht pjesëtarët e popullatës shqiptare, edhe nëse ka ndonjë fjalë të gjuhëve të huaja, e cila është gjetur 60 km nga zona e parahistorisë së Vinçës (në Serbi), e cila është përafërsisht 6000 vite p.e.s. të cilën e lidhë ky autor me piramidën e Bosnjës në Visoqice, 12.000 vite para qytetërimit të botës, pikërisht me “Orën Diellore”.[7]

Në radhë parë këtu janë përafërsisht 6000 vite të parahistorisë, të cilat na mungojnë, dhe e cila nuk mund të lidhet me “Orën Diellore”Thot-it, në Visoqice, as me qytetërimin e vjetër, sepse lidhet me shenjat e Vinçës, e jo me hieroglifet e Thot-it, në fonetikë, dhe as me alfabetin sumerik, të shkruar me kunja, ose alfabete të tjera, që nuk janë ende të deshifruara.

Ky shkrim porse është interesant me një të dhënë infomative, e cila lidhet me studimin tonë, e kjo nuk ka të bëjë aspak me këtë varëse të qafës së shkrimit parahistorik të Vinçës, por ka të bëjë me të dhënat për studimin tonë në gurin rrumbullaktë, të quajtur konkretisht “Ora Diellore”, të cilën po e njerrim edhe njëherë nga faqja ime provizore,[8] dhe shikone ju edhe njëherë fotografinë e këtushme, të lidhur me këtë shkrim. Në anën e sipërme është koka e Thot-it, e gdhendur bukur me shqiponjën, të cilën autori na jep si fjalë të parë të Thot-it, “unë, perëndia Thot, isha para se bota të ekzistoj”, e cila është në të vërtetë te 12 pllakat e Thot-it, në Egjypt (Kham).[9]

Tani, nuk po ndalemi më shumë te ky autor, sepse nuk ndërlidhen në fakt këto periudha me njëra tjetrën, më së pakut 6000 vjet diferencë, e as vendet e ndryshme, dhe autori është i varur tekstualisht nga shkrimet greko-latino-francese, të cilat nuk e njohin mirë shkrimin shqip, aq më pak deshifrimin e shkrimit të gjetur në Vinçë. Ne, po i kthehemi persiatjes sonë të sudimit.

Nuk duam të mbetemi përherë nën këmbët e “grekut”, e të tjerëve sllavo-ortodoksë të Gadishullit Yllirik, por e vazhdojmë më tutje. Parasegjithash ne duhet që dimë që të kuptojmë se përse quhet YLLIRIA, me “Yllin e Ri”, prej “YLLI-RI-A”, dhe jo nga literatura greko-latine apo botërore, me “ILL-Y-RI-A”!
Fakti i parë është në emërtimet parahistorike, e jo në literaturën e gjetur deri më tani, literaturën greko-latine.

Ylli i parë ka qenë Atlanta, prej kah janë shpërgullur nga përmbytja e tyre në Atlantë deri në Khem, i thënë prej tyre “Egjypt”, ndërsa sheti i madh i fiseve yllire është krijuar në vendin e vet, ku ka qenë “Mbretëria Ilire”, e ky ka qenë ylli i dytë, YLLIRIA (të cilën ne e kuptojmë se nuk ka qenë Illyria). Disa fise yllire, kur janë kthyer në Greqi, e morën këtë emërtim nga vende aq të largëta, ku kanë qenë fiset yllire, sumerët, 3300-3200 vite p.e.s. Kishte kohë që qenë ndarë e përcjellur prej yllirëve të Thot-it, por ata nuk e kanë njohur mirë simbolikën e tyre, e nuk kanë ditur aspak për të interpretuar fjalët e dëgjuara prej tyre, “pe larg”. Filluan ta thërrasin veten “pellazgë”. Vendi i yllirëve parahistorik ka qenë ATLANTA.

Ne po e marrim një shkrim në këtë studim, pa e ditur se prej cilës vepër e ka kopjuar konfirmimin shkencor[10], me të cilën konfirmohet e dhëna e jonë se “pellazgët”, vjen nga fjala “pe-largët”, e kështu quhej një pjesë kombit të vjetër Yllir (nuk është “parailire”, siç thuhet në këtë shkrim!), të ardhur prej një vendi të largët, d.m.th. prej Atlantës së vjetër dhe yjeve, pra kozmosi, dhjetra mija vjet p.e.s. Një pjesë e stërgjyshërve tanë e kanë marrë atë emër, e për tu distancuar nga të huajtë, e kanë përsëritur në forma të ndryshme. Ky ishte një emërtim, të cilin e bartën me vete “prej larg” (pe larg).

Ylli i parë në tokë, Thot-i dhe njerëzit e tij, ka qenë Atlanta dhe Egjypti; ndërsa ylli i dytë ka qenë Ylli i Ri, Mbretëria ILIRE.
Sheti i tretë, Shqipëria, është i krijuar me mund të madh e shumë vonë në histori, i përcjellur edhe nga shteti i dytë pos Shqipërisë, Kosova, duke i pasë parasysh të gjithë faktorët ndërkombëtarë, sepse kjo gjë është pak, pasi perandoria romake e ka njohur si territor të lirëve deri në ishullin e Kretës


Të paktën, shikone këtë hartë, të huazuar nga Aleksander Hasanas, miku im i mirë. Edhe ata e përdorin emrin nga ndikimi i kulturës paraprake, sepse nuk e kanë njohur mirë shqipen dhe janë edhe ata me një gjuhë konvertuale, ndërsa ne i përmbledhin 2800 vite që jemi në robëri, nga njëra perandori nën perandorinë tjetër, apo shteteve që na shtojnë nën thundrat e hekurta. As Shqipëria dhe as Kosova nuk janë shtete të mirëfillta. Nuk e bashkojnë tokën shqiptare, anë e përtej, por vetëm nje pjesë...

Politika antishqiptare bën çmos që të na zhdukë edhe prej historisë, të na ndajë, të na robërojë edhe sot, në kohët moderne, në Periudhën e Dritës.
Popullatat e huaja, të cilët ndodhen në “Greqi”, shtet artificial apo teknik, me të ashtuquajturën “gjuhë greke” ose “helene”, i japin vetes ”të drejtë” të thirren se “janë të ardhur prej pellazgëve”, çka nuk është e vërtetë. Gjenet e tyre vërtetë na thonë se edhe ata janë të huaj. Gabimisht vazhdojnë të thonë se “e flasin pellazgishten e vjetër”, me një alfabet tjetër.

Kështu, nuk kanë mundësi “të shpërlahen” me shqiptarët, të cilëve, ata ua kanë bërë njëmijë dredhi e një milion borgje ua kanë lenë, deri më sot. Kot thonë se i kanë “vëllezër shqiptarët”! Të huajtë, nuk na kanë vëllezër! Duhet të lirohen njëherë prej magjive të mëdha të shtetit të tyre administrativ dhe të fesë ortotokse. Shteti i tyre e ka inicuar më së pari hegjemonizmin e helenizmin “grek”, pastaj i ka propaganduar këto gjëra me fenë ortodokse.

Kush gënjen e kush e tradhëton sistematikisht popullin e shenjtë shqiptar dhe vetveten, është i gllabëruar për vdekje nga ERRËSIRA!
Në qoftë se e ke tradhëtuar gjakun e të vjetërve, e ata thirreshin iliro-pellazgë, me gjuhën paraprake, që ishte gjuha mëmë- shqipja, i ke marrur rrënjët e saj, duke i dredhuar e përpunuar me shtesa e prapashtesa, e duke thënë vazhdimisht se “kush nuk mëson dhe e fletë gjuhën <greke>”, e cila shkuhej me një alfabet tjetër, “është <barbar>”, pra është “i egër”.

Kjo nuk do të thotë asgjë tjetër, pos tradhëti! Tadhtarët kanë hyrë atëherë me dredhi, me qëllime të caktuara, jo kombëtare, dhe antikombëtare.
Krahas tyre, kanë vepruar sistematikisht e kundër nesh, pas rënies së perandorisë Osmane: Rusia, Serbia, së bashku me hegjemonizmin e Greqisë, duke mos e harruar edhe Turqinë, e sllavo-bullgarët, armiqtë tanë...

Do të ndjekim këtë sprovë studimi, edhe në vazhdimet e tjera...



[1] Shikoni po deshët studimin tim, „Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale“, Pjesa e tretë (3), e botuar në disa gazetat elektronike e të dhënë edhe në faqen time provizore, http://www.brahimavdyli.ch/gjuha-simbolike-shqipe-3/ . Ka edhe 2 të tjera, po aty: “Gjuha simbolike…” 1 e 2.
[2] Shikoni të gjitha faqet e mia provizore, në internet, sepse ende nuk janë aq të mira, dhe vepra madhore është ende pabotuar, por ju mund t`i gjëni këto gjëra, te http://www.brahimavdyli.ch, artikujt prej „Shqiponja dhe Shqiptarët…“ e deri te „Serbët dhe Serbia…“ , diku 53-54 shkrime, të cilat janë korigjuara edhe njëherë, si dorëshkrim, por do të korigjohen edhe njëherë para botimit…
[3] Shikoni veprën e Skënder Hushit, „Thoti i pavdekshëm…“, EMAL, Tiranë 2009, faqet 154-155.
[4] Shikoni në disa vepra e të dhëna të Dr. sci. Semir Osmonagić, në faqet e tij të ndryshme, si psh. në http://www.semirosmanagic.com/ba/books.html apo http://www.semirosmanagic.com/ .
[5] Po deshët shikoni edhe frekuencën e kësaj medieje të Radio Kontakt, p.sh. në http://www.mediakontakt.al .
[6] Nëse dëshironi të shikoni më gjërësisht, shikoni faqen time proviziore, në artikullim „Edhe njëherë për Shqiponjën e Shqiptarët“, në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-2/ .
[7] Shikoni artikullin e Albert V. Nikolla, “Studiusi shqiptar Nikolla zbërthen kodin e shkrimit më të lashtë në piramidën ilire në Bosnjë“, në http://gazetashqiptari.com/ekskluzive-studiuesi-shqiptar-nikolla-zberthen-kodin-e-shkrimit-me-te-lashte-ne-piramiden-ilire-ne-bosnje/
[8] Shikoni po deshët edhe njëherë „Edhe njëherë për Shqiponjën dhe Shqiptarët“, Pjesa 2, në https://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-2/ .
[9] Po ndërlidhem edhe njëherë me artikullin Albert V. Nikolla, te “Gazeta Shqiptari”, po aty.
[10] Shikoni po deshët veprën e Shefki Ollomonit, „Thoti i Atlantidës (… profecitë e para të njerëzimit)”, SHB “Shkupi”, Shkup 2011, faqe 20.

Sunday, May 17, 2020

GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE (III)

Brahim Ibish AVDYLI
-“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”
Maximilian Lambertz

Ndërgjegja kozmike, edhe pse nuk është një material bazë për të gjitha epokat, janë të lindura nga i njëjti burim, vendburimi i parë i krijimit dhe është në qarkullim nëpër kozmos, nga zgjërimi i ndërgjegjes.

Vjetërsia e gjuhës shqipe, të shkruara në mënyrën fonetike të Thot-it, nuk mund të dihet e të thuhet tekstualisht, se ai e zë botën e përjetshme dhe botën e përkohshme, jetën tonë. Vjetërsia e ligjërimit të tij njerëzor është e pakufishme. Në kuptimin metaforik, jeta është në vetvete e pavdekshme, siç do të thoshte Dr. Maurice Doreal, në përkthimin e veprës se tij në shqip, së bashku me anën tjetër të pllakave e fjalët e autorit, jeta dhe vdekja duhet të fitojnë mbi vdekjen e errësirën dhe drita është mësuesja e të gjitha këtyre që ekzistojnë, me jetën tonë dhe jetën e Gjithësisë.

Nga kjo del se jeta është menduar në përgjithësi dhe për jetën e veçantë të njeriut, sepse edhe ashtu jeta vazhdon nga gjenerata në gjeneratë, nga njeriu në pasardhësit e tij; nga një popull në populin tjetër, nga toka në gjithësi. Në rregulla mund të gjendet drejtëpeshimi.

Në thelb, sipas simbolizimit të lashtë e përgjithësisht të njeriut, që mund t`ia kapë mendja të gjitha pleqësitë, thuhet në shkrimet e Thot-it, duhet t`i kërkojë njeriu. Mos të harrojmë se pleqësia rrjedhë direkt prej fjalëve të Thot-it, një popullatë e një komb shumë i vjetër, edhe në Atlantitë, e cila shqip thuhet: “ATLANTI-DHEAS”, të Atlanti-dheut, të dheut të Atlantidës. Dhe, asnjë ideolog, filozof, shkencëtar, dijetar e mendimtarë nuk na e përfill kombin e Thot-it, pos iliro-shqiptarëve, që janë i të njëjtit etnonim e komb dhe dinë që ta thonë këtë çështje, apo ta lidhin edhe me artefakte të tjera e të shumta. Kur e marrim një shembull të mirë nga librat shkencore, këtyre thënieve të shkruara në 6 faqe e gjysmë të kësaj vepre duhet që t`ia shtojmë edhe një shpjegim. Muharrem Abazaj, e konsideron me fakte se pellazgët janë pjesë e pandarë e etnonimit, duke u mbështetur në vazhdimësinë e gjuhës shqipe, se ata janë të racës së bardhë, të racës ariane, e kjo fjalë shprehet kryesisht përmes të tri trajtave, pellazg, pellast e pellar.
Nga pell-arët, pjell-arët, rrjedhin edhe pleqësitë e Thot-it. Madje këtë gjë nuk e merr me mendje as Muharrem Abazaj, edhe pse është gjuhëtari i zellshën e i palodhur i shqipes së vjetër, madje asnjë gjuhëtar, mendimtar, shkencëtar e dijetar i botës nuk e merr këtë çështje si çështje kryesore.

Pleqësitë i nxjerr si ari, e nuk thuhet prej Thot-it, janë të pjellura prej tij si ar, mendime të pjellura dhe të ruajtura si ar, sepse afrika veriore, arabia, etj. janë shitësit të parë të arit. Fjala ar-ab nuk ka kuptim në gjuhën shqipe, por kur thuhet ar-ap, merr kuptim të thellë në shqipe, do të thotë se ata e japin arin me shumicë nga Afrika, përmes Egjyptit dhe Europës, pra shisnin apo sillnin ari, e quhen në të vjetrën kohë AR-AB-i, një vend që e sillte ARIN, sillte AR, sikurse të pjesëtarëve të Yllirëve, iliro-pellazgeve, që pjellnin apo që lindnin fëmijë e pasardhës të vlershëm, si AR, në fjalën shqipe AR-BAN, AR-BËN, e cila i shënon pjesëtarët e kahershme të etnitetit tonë, edhe ata që jetonin në Gadishullin Yllirik, pra Yllirët, ILIRET.

Pleqësitë e Thot-it nuk ka koment, janë pjellare, pellare, pjell-ar, pell-ar.
Në këtë pikë i ngulim këmbët tona në prejardhjen e madhe Ylliriane, iliro-pellazge, shqiptare, prej atlantideasve.

“Gjuhësia është studimi shkencor i ligjërimit njerëzor” -e kujtojmë thënien e Andre Martines, një gjuhëtar e shkencëtar i njohur francez, i cili në këtë vepër i ka dhënë mjaft rëndësi studimit dhe analizave të elementeve fonetike. Meqë i kemi tekstet e pllakave të Thot-it, të përkthyera shqip, ne, jo vetëm rastësisht u ndërlidhem me këtë shkencëtar. Çdo njeri, nga prejardhja e tyre nëpër etni e komb, i takon një etniteti; e flet një gjuhë me të gjitha idiomet e ndryshme gjuhësore dhe e përcjell apo e ruan këtë tashëgimi.

Një bashkësi gjuhësore, e cila një kohë të gjatë është kthyer edhe njëherë në analfabetizën, dhe, më së pari, për fat të keq të shqiptarëve, qe 2800 vite dhumë të pamamatur njerëzore, politike, administrative, gjuhësore; të ndarë e të coptuar, nën disa minishtete, në parcella administative, sipas interesave të fuqive të mëdha, nxitet rreth e rrotull ndaj boshtit kryesor të këtyre fuqive: të mos e dijë se cili është, se cili ka qenë e cili do të jetë; të ndahet sipas modelit parcial; të shpërbëhet krejtësisht; të mos e dijë cili është roli dhe funksioni i tij për të ardhmen e vet, të bashkësisë së vet gjuhësore dhe të mbarë njerëzimit; të mos e dijë prej cilit është shtypur e shkatërruar; prej cilit është lënë pa dije, pa dritë, pa ndërgjegje njerëzore dhe kozmike. Kur mëson që të shkruaj, kur lexon e kupton, si në të gjitha thëniet e shenjta të botës së gjërë, por edhe në thënien e parë të Thot-it, ai fillon të ecë e të shikojë mirë përpara vetes së tij, dhe nuk do të jetë rob i synimeve të tjera, të cilat i sillen rrotull; që ta dijë njëherë fjalën e urtë shqipe, se “më vlerë ka të dijë, se sa të ketë (pasuri)”. DRITË është DIJA dhe ERRËSIRË është PADIJA.

Simbolikisht lidhesh prej 12 pllakave të zmeraldit të Thot-it. Gjithmonë i ndihmuan ata që kishin nevojë për ndihmën tonë, njerëzit, popujt, prej Indisë e deri në Amerikë, e nuk kishim kohë të shikonim vetveten. Ua dhamë nga gjuha e jonë amtare shqipe të tërë botës rrënjët tona, por tani themi se ata “janë më të dijshëm, sepse janë më të pasur, në pasuri e zhvillim” dhe i “pranojmë” nga gjuhët tyre fjalët, me shtesa e prapashtesa, pa e ditur mirë apo njohur etimologjinë. Këndej na del sikur “e kemi vjedhur” gjuhën.

Vjetërsia e shqipes së shkruar është ngatërruar me qëllim nga armiqtë tanë. Kur nuk e dinë shqiptarët ta thonë, pse të na thotë bota. Yllirët, Ilirianët, d.m.th. shqiptarët janë zhytur thellë; janë ngatërruar në fjalë e fjali të vona, të nxitura pikërisht prej “shpikjeve” të armiqve tanë më të mëdhenj, të cilët i kanë futur në mes të gjuhës sonë. Ata qeshin me të madhe me pedatjet e tilla të shqiptarëve, të cilët kapen për fije të turbullta të dijes.

Të gjitha gjuhët e tjera janë konvertuale dhe konceptuale. Konvertualja del nga fjala shqipe, “unë konvertoj” apo “konvertohem”, e marr vlerën tjetër, që na nevojitet, në një mjedis të ri. Popullatat e tjera, në mjedise të reja, janë adoptuar më së pari me gjuhë, siç e ka diktuar jeta. I kanë pasur gjëra të tjera para vetes, e po i përmbledhim në disa çështje, të zhvillimit, kulturës e përparimit, prandaj po i marrim se “janë më të pasur”. Kështu janë krijuar gjuhët e reja. Ne po ua japim edhe njëherë skemën e gjeneve dhe popujve të botës, të dhënë në veprën e Cavalli-Sforza, ku shihet edhe gjuha shqipe që i parapinë gjuhët e tjera. Dihet, para së gjithash, gjuha shqipe u ka qëndruar përballë gjuhëve të tjera. Popullatat e tjera, de facto, nuk kishin kohë që të ruanin karakterin e gjuhës së parë, gjuhës mëmë, shqipes, prandaj pak na njohin. Nuk e dinë se si janë krijuar emrat e vendeve të tyre e gjeografia.

Për këtë gjë, mund t`i analizojmë të gjithë emrat e fjalët e para, në përmes gjuhës sonë, madje në tërë Euro-Azinë dhe nëpër Amerikë. Nuk jemi aq të “prapambetur”, por jemi stopuar aty ku qenë dashur që të jemi: të varfër, të shtupur e të përçarë, por gjuhën mëmë të gjuhëve të vjetra, gjuhën shqipe, e kemi ruajtur, e ndër të parat e kemi ruajtur etimologjinë e fjalëve të vjetra, “të panjohura” as nga turma e gjallë shqiptare.

Këtë gjë nuk e dinë as ata që shkojnë deri aty sa të deklarojnë se “gjuha shqipe është 93 % e huazuar”, ani pse janë “akademikë” e “shkencëtarë”. Atyre që janë të dëshmuar shekuj me radhë se janë armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve, u vjen mirë dhe gëzohen nga padituria e jonë shkencore. U duhet që të kenë lakenj të tyre mbrenda popullit e kombit tonë. Fjalët e tyre i thonë me gojën tonë. E kanë edhe një “argument” tjetër, të thonë se “ashtu e keni thënë vetë ju”. Argument më i madh nuk u nevojitet. Gënjeshtarët, rreth e rrotul, tërhiqen pa therrë në këmbë.

Gjuha simbolike është gjuha e mendimit mitik dhe kozmogonik, e cila lidhet me një simbol mbrenda fjalës dhe shtron ekuacionet simbolike, siç thoshte Petro Zheji, apo fjalët i zbërthen në përmbajtjen e tyre sematike.
Kjo gjë ka të bëjë me morfologjinë dhe aspak me fonetikën e ky është parimi kryesor i themelimit të fjalëve dhe nuk është shfaqja e jashtme e tyre.

Shkëlqimi i simbolit qëndron në sugjestivitetin që rrjedh prej forcës së morfemave; domethënies së fshehur në njësitë semantike. Simbolet e përafërta e të pavarura, që ndërlidhen me njëra tjetrën, që i kanë rregullat e gjuhës e të rrotacionit, e zbulojnë dukshëm etimologjinë e fjalëve, realitetin e kësaj gjuhe. Ne, po e marrin në këtë rast një etimolog të vërtetë të gjuhës shqipe, Agron Dalipajn, i cili ndër të tjera thotë:

“Një gjuhësi që nuk di se ç`është fjala nuk mund të japë në asnjë rast gjykime për prejardhjen e fjalës dhe kurrësesi nuk mund të prodhojë shkencë. Gjuhësia e sotme në etimologji rreket të emetojë se fjala vjen nga fjala”

Akademikët zyrtarë të Shqipërisë e kanë bërë këtë gabim të alogjisë (jo të logjikës). Pra, në studimet e etimologjisë e kanë vijuar rrugën e gabuar. Me ndonjërin, si p.sh. Kolec Topallin, e kemi pasur ndonjë reagim të shkurtër.

“Fjala ka atë origjinë etnike gjuhësore të gjuhës e cila mund ta motivojë etimologjikisht fjalën.”
Nuk guxon etimologu, edhe në qoftë se është “shkencëtar” i njohur për disa gjëra të tjera, p.sh. Eqrem Çabej, sepse si etimolog ka dështuar, të pranojë se “fjala vjen prej fjalës”. Ata ia hedhin fjalët gjuhëve të tjera që kanë dalur prej shqipes, siç janë p.sh. greqishtja, serbishtja, turqishtja, latinishtja, apo i lë me “etimologi të panjohur”, pa mundur t`i motivojnë në këto gjuhë. Fjalën e motivon një gjuhë konkrete. Kur fjala motivohet nga një gjuhë, i përket asaj gjuhe që ka arritur ta motivojë, duke i njohur mirë të gjitha elementet përbërëse. Ata që nuk e njohin motivimin e fjalëve, nuk janë aspak etimolog. Nuk i shohin elementet përbërëse të gjuhës, pra simbolet e gjuhës shqipe.

“Kjo është arsyeja që shqipja me simbolet që ka sot e i ka patur edhe kahmot shpjegon njësoj si gjuhët e reja edhe ato të vdekura e të harruara e të paharruara. Shqipja falë simboleve të saj motivon njësoj si serbishten, frengjishten, anglishten, greqishten e sotme, ashtu edhe greqishten e vjetër (gjuhën shqipe, të marrë e të shkruar përmes alfabetit fenikas të Kadmit!), sankskritishten e sumerishten. Diakronia e sinkronia janë sa-jime djallëzore për të fshehur simbolin dhe ekzistencën e tij. As me gojë nuk e përmendin gjuhëtarët simbolin. Por ai ekziston pavarësisht atyre.” – thotë tekstualisht Agron Dalipaj.

Nuk do mend se dukuria më negative është fakti i njohur kur Petro Zheji është kërcënuar me vdekje, i cili ka motivuar nga shumë gjuhë të botës në mënyrën më të përsosur e më të përkryer shkencore, kështu që qarqet e shtetit shqiptar dhe të tjerë e kanë kërcënuar për ta mbytur. Prandaj, ai as nuk mësohet mirë nëpër shkollat shqipe, dhe as nuk i del tjetër vepra e tij në dritë, aq më pak veprat e pa botuara, sepse ishin senzacion për botën. Tjetri, i ndjeri Çlirim Xhunga, një studius i pamohuar shqiptar, ështe vrarë nga rusët, armiqtë më të tmerrshëm për shkatërrimin e shqiptarëve. Ka edhe të tjerë që vuajnë kudo që janë, si p.sh. edhe nëpër mërgatë. Personalisht, jam disident i vjetër, i cili izolohet, edhe nga gazetat zyrtare, që të mos e flas, shkruaj dhe të mbroj të vërtetën, kryesisht nga krerët e shteteve me ndikim, posaçërisht tonat, por arrij të siguroj ndonjë hapësirë të vogël komunikimi.

Dihet, gjuhësia shqiptare ka qëndrime armiqësore ndaj gjërave që janë të krahut negativ e antishkencore, sepse gjuha shqipe është gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve, e kush do të paguajë këta “shkencëtarë” të “shteteve” tona, gjysmë të vogla. Duke qenë kudo, më pak kemi mbetur, si të tillë…

E kam thënë që përpara se gjuha shqipe është gjuhë simbolike dhe të gjitha gjuhët e tjera janë bërë konvertuale e koncepuale. Pra, janë ndërruar nga baza e tyre e parë, gjuha shqipe, dhe janë lidhur me koncepte të fjalëve, e jo me simbolet semantike të tyre. 

Duke mos e parë dhe pa e kuptuar këtë gjë, se fjalët nuk duhet lidhur te pjesët e asaj fjale, edhe në ndonjë gjuhë të familjes së gjuhëve, ata kalojnë apo hyjnë nëpër rrugë të gabuar. Kjo lidhje është lidhje simbolesh, nga ana e rregulave të gjuhës. Çdo gjë në botë i ka rregullat e veta, madje që prej ardhjes së Thot-it. Te Thot-i, çdo fushë e jetës dhe frymimit të njerëzor, prej Kaosit e deri sot, i ka rregullat e pashkruara. Paqartësia vjen nga errësira, e cila i prishë rregullat, do ta bëjë çdo gjë kaos dhe vjen nga Padija. Dija është e kundërta e këtij kaosi, është Drita e Madhe dhe çdo gjë po e ndërron, e prishë nga rendi, përmes rregullave. Dija e Drita e vendosë çdo gjë të jetës prap në vendin që i takon.

Konceptet e fjalëve apo fjalive krijohen nga fjalët njërrokëshe, për të cilat kemi folur pak në pjesët parapake, ndonjëra është e një rëndësie simbolike. Ato janë të rregulluara me rregulla të gjuhës, si psh. metateza, epenteza, etj., duke i qartëzuar këto simbole nëpërmjet dukurive të njohura.
Në bazë të këtij parimi arrijmë deri te përfundimi logjik i simboleve apo i simbolit, e jo “të fjalës që rrjedh nga fjala”. Duhet të bëjmë mirë ndarjen e fjalës së simboleve semantike, pra të kuptimësive të simboleve të saj.

“Shqipja jo vetëm se është një gjuhë gjithëpërfshirëse, por ajo mbanë të mbërthyer misterin e të gjitha gjuhëve, mënyrën e krijimit të tyre dhe kuptimin e çdo fjale që ato e përdorin”.
Këto janë thesare të vlershme, të pazbuluara deri më tani, se prej 21.12. 2012 është Periudha e DRITËS, e baballarët tanë e kanë ditur mirë këtë gjë dhe i kanë ruajtur të gjalla këto gjëra, qoftë edhe pa guxur të shkruajnë.

Identiteti i kësaj gjuhe është i pakrahasueshëm. Ajo është plot mistere dhe të fshehta pa u ditur. Është një minierë e arit e ruajtur nga të gjitha sulmet e ardhura mbi kurrizin e kombit iliro-pellazgo-shqiptarë, pa e gëzuar fatin e tij deri më tani. U munduan që ta zhdukin tërësisht gjuhën kombëtare shqipe, madje po nuk e mësove gjuhën e tyre, të quanin “barbarë”, si në antikë, te të ashtuquajturit grekë. Medoda e gjuhësisë krahasuese është një marrëveshje e pajtimit, e pajtimi apo dakordia nuk është shkencë, por njëfarë zgjidhje të përkohshme, për derisa të normalizohet një problem apo një proces, na thotë Agron Dalipaj, në parathënie të vet të volumit të dytë të veprës së tij.

“Shqipja shpjegon çdo fjalë të gjuhëve të tjera të familjes së saj dhe asnjë gjuhë tjetër nuk mund të shpjegojë një fjalë të saj, qoftë edhe të shqipes. Vetëm qendra e përmbanë të plotë informationin dhe kjo është shqipja e këtë tashmë mundemi ta mbrojmë shkencorisht përballë çdo organizimi shkencor gjuhësor botëror!”- thotë tekstualisht Agron Dalipaj.

Kjo gjë, për tani, na mjafton. Shikoni edhe punimet e tjera…



Brahim Ibish AVDYLI

`````````````````````````````````````````````