Sunday, May 17, 2020

GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE (III)

Brahim Ibish AVDYLI
-“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të marrin pjesë në shkrim shqiptarët”
Maximilian Lambertz

Ndërgjegja kozmike, edhe pse nuk është një material bazë për të gjitha epokat, janë të lindura nga i njëjti burim, vendburimi i parë i krijimit dhe është në qarkullim nëpër kozmos, nga zgjërimi i ndërgjegjes.

Vjetërsia e gjuhës shqipe, të shkruara në mënyrën fonetike të Thot-it, nuk mund të dihet e të thuhet tekstualisht, se ai e zë botën e përjetshme dhe botën e përkohshme, jetën tonë. Vjetërsia e ligjërimit të tij njerëzor është e pakufishme. Në kuptimin metaforik, jeta është në vetvete e pavdekshme, siç do të thoshte Dr. Maurice Doreal, në përkthimin e veprës se tij në shqip, së bashku me anën tjetër të pllakave e fjalët e autorit, jeta dhe vdekja duhet të fitojnë mbi vdekjen e errësirën dhe drita është mësuesja e të gjitha këtyre që ekzistojnë, me jetën tonë dhe jetën e Gjithësisë.

Nga kjo del se jeta është menduar në përgjithësi dhe për jetën e veçantë të njeriut, sepse edhe ashtu jeta vazhdon nga gjenerata në gjeneratë, nga njeriu në pasardhësit e tij; nga një popull në populin tjetër, nga toka në gjithësi. Në rregulla mund të gjendet drejtëpeshimi.

Në thelb, sipas simbolizimit të lashtë e përgjithësisht të njeriut, që mund t`ia kapë mendja të gjitha pleqësitë, thuhet në shkrimet e Thot-it, duhet t`i kërkojë njeriu. Mos të harrojmë se pleqësia rrjedhë direkt prej fjalëve të Thot-it, një popullatë e një komb shumë i vjetër, edhe në Atlantitë, e cila shqip thuhet: “ATLANTI-DHEAS”, të Atlanti-dheut, të dheut të Atlantidës. Dhe, asnjë ideolog, filozof, shkencëtar, dijetar e mendimtarë nuk na e përfill kombin e Thot-it, pos iliro-shqiptarëve, që janë i të njëjtit etnonim e komb dhe dinë që ta thonë këtë çështje, apo ta lidhin edhe me artefakte të tjera e të shumta. Kur e marrim një shembull të mirë nga librat shkencore, këtyre thënieve të shkruara në 6 faqe e gjysmë të kësaj vepre duhet që t`ia shtojmë edhe një shpjegim. Muharrem Abazaj, e konsideron me fakte se pellazgët janë pjesë e pandarë e etnonimit, duke u mbështetur në vazhdimësinë e gjuhës shqipe, se ata janë të racës së bardhë, të racës ariane, e kjo fjalë shprehet kryesisht përmes të tri trajtave, pellazg, pellast e pellar.
Nga pell-arët, pjell-arët, rrjedhin edhe pleqësitë e Thot-it. Madje këtë gjë nuk e merr me mendje as Muharrem Abazaj, edhe pse është gjuhëtari i zellshën e i palodhur i shqipes së vjetër, madje asnjë gjuhëtar, mendimtar, shkencëtar e dijetar i botës nuk e merr këtë çështje si çështje kryesore.

Pleqësitë i nxjerr si ari, e nuk thuhet prej Thot-it, janë të pjellura prej tij si ar, mendime të pjellura dhe të ruajtura si ar, sepse afrika veriore, arabia, etj. janë shitësit të parë të arit. Fjala ar-ab nuk ka kuptim në gjuhën shqipe, por kur thuhet ar-ap, merr kuptim të thellë në shqipe, do të thotë se ata e japin arin me shumicë nga Afrika, përmes Egjyptit dhe Europës, pra shisnin apo sillnin ari, e quhen në të vjetrën kohë AR-AB-i, një vend që e sillte ARIN, sillte AR, sikurse të pjesëtarëve të Yllirëve, iliro-pellazgeve, që pjellnin apo që lindnin fëmijë e pasardhës të vlershëm, si AR, në fjalën shqipe AR-BAN, AR-BËN, e cila i shënon pjesëtarët e kahershme të etnitetit tonë, edhe ata që jetonin në Gadishullin Yllirik, pra Yllirët, ILIRET.

Pleqësitë e Thot-it nuk ka koment, janë pjellare, pellare, pjell-ar, pell-ar.
Në këtë pikë i ngulim këmbët tona në prejardhjen e madhe Ylliriane, iliro-pellazge, shqiptare, prej atlantideasve.

“Gjuhësia është studimi shkencor i ligjërimit njerëzor” -e kujtojmë thënien e Andre Martines, një gjuhëtar e shkencëtar i njohur francez, i cili në këtë vepër i ka dhënë mjaft rëndësi studimit dhe analizave të elementeve fonetike. Meqë i kemi tekstet e pllakave të Thot-it, të përkthyera shqip, ne, jo vetëm rastësisht u ndërlidhem me këtë shkencëtar. Çdo njeri, nga prejardhja e tyre nëpër etni e komb, i takon një etniteti; e flet një gjuhë me të gjitha idiomet e ndryshme gjuhësore dhe e përcjell apo e ruan këtë tashëgimi.

Një bashkësi gjuhësore, e cila një kohë të gjatë është kthyer edhe njëherë në analfabetizën, dhe, më së pari, për fat të keq të shqiptarëve, qe 2800 vite dhumë të pamamatur njerëzore, politike, administrative, gjuhësore; të ndarë e të coptuar, nën disa minishtete, në parcella administative, sipas interesave të fuqive të mëdha, nxitet rreth e rrotull ndaj boshtit kryesor të këtyre fuqive: të mos e dijë se cili është, se cili ka qenë e cili do të jetë; të ndahet sipas modelit parcial; të shpërbëhet krejtësisht; të mos e dijë cili është roli dhe funksioni i tij për të ardhmen e vet, të bashkësisë së vet gjuhësore dhe të mbarë njerëzimit; të mos e dijë prej cilit është shtypur e shkatërruar; prej cilit është lënë pa dije, pa dritë, pa ndërgjegje njerëzore dhe kozmike. Kur mëson që të shkruaj, kur lexon e kupton, si në të gjitha thëniet e shenjta të botës së gjërë, por edhe në thënien e parë të Thot-it, ai fillon të ecë e të shikojë mirë përpara vetes së tij, dhe nuk do të jetë rob i synimeve të tjera, të cilat i sillen rrotull; që ta dijë njëherë fjalën e urtë shqipe, se “më vlerë ka të dijë, se sa të ketë (pasuri)”. DRITË është DIJA dhe ERRËSIRË është PADIJA.

Simbolikisht lidhesh prej 12 pllakave të zmeraldit të Thot-it. Gjithmonë i ndihmuan ata që kishin nevojë për ndihmën tonë, njerëzit, popujt, prej Indisë e deri në Amerikë, e nuk kishim kohë të shikonim vetveten. Ua dhamë nga gjuha e jonë amtare shqipe të tërë botës rrënjët tona, por tani themi se ata “janë më të dijshëm, sepse janë më të pasur, në pasuri e zhvillim” dhe i “pranojmë” nga gjuhët tyre fjalët, me shtesa e prapashtesa, pa e ditur mirë apo njohur etimologjinë. Këndej na del sikur “e kemi vjedhur” gjuhën.

Vjetërsia e shqipes së shkruar është ngatërruar me qëllim nga armiqtë tanë. Kur nuk e dinë shqiptarët ta thonë, pse të na thotë bota. Yllirët, Ilirianët, d.m.th. shqiptarët janë zhytur thellë; janë ngatërruar në fjalë e fjali të vona, të nxitura pikërisht prej “shpikjeve” të armiqve tanë më të mëdhenj, të cilët i kanë futur në mes të gjuhës sonë. Ata qeshin me të madhe me pedatjet e tilla të shqiptarëve, të cilët kapen për fije të turbullta të dijes.

Të gjitha gjuhët e tjera janë konvertuale dhe konceptuale. Konvertualja del nga fjala shqipe, “unë konvertoj” apo “konvertohem”, e marr vlerën tjetër, që na nevojitet, në një mjedis të ri. Popullatat e tjera, në mjedise të reja, janë adoptuar më së pari me gjuhë, siç e ka diktuar jeta. I kanë pasur gjëra të tjera para vetes, e po i përmbledhim në disa çështje, të zhvillimit, kulturës e përparimit, prandaj po i marrim se “janë më të pasur”. Kështu janë krijuar gjuhët e reja. Ne po ua japim edhe njëherë skemën e gjeneve dhe popujve të botës, të dhënë në veprën e Cavalli-Sforza, ku shihet edhe gjuha shqipe që i parapinë gjuhët e tjera. Dihet, para së gjithash, gjuha shqipe u ka qëndruar përballë gjuhëve të tjera. Popullatat e tjera, de facto, nuk kishin kohë që të ruanin karakterin e gjuhës së parë, gjuhës mëmë, shqipes, prandaj pak na njohin. Nuk e dinë se si janë krijuar emrat e vendeve të tyre e gjeografia.

Për këtë gjë, mund t`i analizojmë të gjithë emrat e fjalët e para, në përmes gjuhës sonë, madje në tërë Euro-Azinë dhe nëpër Amerikë. Nuk jemi aq të “prapambetur”, por jemi stopuar aty ku qenë dashur që të jemi: të varfër, të shtupur e të përçarë, por gjuhën mëmë të gjuhëve të vjetra, gjuhën shqipe, e kemi ruajtur, e ndër të parat e kemi ruajtur etimologjinë e fjalëve të vjetra, “të panjohura” as nga turma e gjallë shqiptare.

Këtë gjë nuk e dinë as ata që shkojnë deri aty sa të deklarojnë se “gjuha shqipe është 93 % e huazuar”, ani pse janë “akademikë” e “shkencëtarë”. Atyre që janë të dëshmuar shekuj me radhë se janë armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve, u vjen mirë dhe gëzohen nga padituria e jonë shkencore. U duhet që të kenë lakenj të tyre mbrenda popullit e kombit tonë. Fjalët e tyre i thonë me gojën tonë. E kanë edhe një “argument” tjetër, të thonë se “ashtu e keni thënë vetë ju”. Argument më i madh nuk u nevojitet. Gënjeshtarët, rreth e rrotul, tërhiqen pa therrë në këmbë.

Gjuha simbolike është gjuha e mendimit mitik dhe kozmogonik, e cila lidhet me një simbol mbrenda fjalës dhe shtron ekuacionet simbolike, siç thoshte Petro Zheji, apo fjalët i zbërthen në përmbajtjen e tyre sematike.
Kjo gjë ka të bëjë me morfologjinë dhe aspak me fonetikën e ky është parimi kryesor i themelimit të fjalëve dhe nuk është shfaqja e jashtme e tyre.

Shkëlqimi i simbolit qëndron në sugjestivitetin që rrjedh prej forcës së morfemave; domethënies së fshehur në njësitë semantike. Simbolet e përafërta e të pavarura, që ndërlidhen me njëra tjetrën, që i kanë rregullat e gjuhës e të rrotacionit, e zbulojnë dukshëm etimologjinë e fjalëve, realitetin e kësaj gjuhe. Ne, po e marrin në këtë rast një etimolog të vërtetë të gjuhës shqipe, Agron Dalipajn, i cili ndër të tjera thotë:

“Një gjuhësi që nuk di se ç`është fjala nuk mund të japë në asnjë rast gjykime për prejardhjen e fjalës dhe kurrësesi nuk mund të prodhojë shkencë. Gjuhësia e sotme në etimologji rreket të emetojë se fjala vjen nga fjala”

Akademikët zyrtarë të Shqipërisë e kanë bërë këtë gabim të alogjisë (jo të logjikës). Pra, në studimet e etimologjisë e kanë vijuar rrugën e gabuar. Me ndonjërin, si p.sh. Kolec Topallin, e kemi pasur ndonjë reagim të shkurtër.

“Fjala ka atë origjinë etnike gjuhësore të gjuhës e cila mund ta motivojë etimologjikisht fjalën.”
Nuk guxon etimologu, edhe në qoftë se është “shkencëtar” i njohur për disa gjëra të tjera, p.sh. Eqrem Çabej, sepse si etimolog ka dështuar, të pranojë se “fjala vjen prej fjalës”. Ata ia hedhin fjalët gjuhëve të tjera që kanë dalur prej shqipes, siç janë p.sh. greqishtja, serbishtja, turqishtja, latinishtja, apo i lë me “etimologi të panjohur”, pa mundur t`i motivojnë në këto gjuhë. Fjalën e motivon një gjuhë konkrete. Kur fjala motivohet nga një gjuhë, i përket asaj gjuhe që ka arritur ta motivojë, duke i njohur mirë të gjitha elementet përbërëse. Ata që nuk e njohin motivimin e fjalëve, nuk janë aspak etimolog. Nuk i shohin elementet përbërëse të gjuhës, pra simbolet e gjuhës shqipe.

“Kjo është arsyeja që shqipja me simbolet që ka sot e i ka patur edhe kahmot shpjegon njësoj si gjuhët e reja edhe ato të vdekura e të harruara e të paharruara. Shqipja falë simboleve të saj motivon njësoj si serbishten, frengjishten, anglishten, greqishten e sotme, ashtu edhe greqishten e vjetër (gjuhën shqipe, të marrë e të shkruar përmes alfabetit fenikas të Kadmit!), sankskritishten e sumerishten. Diakronia e sinkronia janë sa-jime djallëzore për të fshehur simbolin dhe ekzistencën e tij. As me gojë nuk e përmendin gjuhëtarët simbolin. Por ai ekziston pavarësisht atyre.” – thotë tekstualisht Agron Dalipaj.

Nuk do mend se dukuria më negative është fakti i njohur kur Petro Zheji është kërcënuar me vdekje, i cili ka motivuar nga shumë gjuhë të botës në mënyrën më të përsosur e më të përkryer shkencore, kështu që qarqet e shtetit shqiptar dhe të tjerë e kanë kërcënuar për ta mbytur. Prandaj, ai as nuk mësohet mirë nëpër shkollat shqipe, dhe as nuk i del tjetër vepra e tij në dritë, aq më pak veprat e pa botuara, sepse ishin senzacion për botën. Tjetri, i ndjeri Çlirim Xhunga, një studius i pamohuar shqiptar, ështe vrarë nga rusët, armiqtë më të tmerrshëm për shkatërrimin e shqiptarëve. Ka edhe të tjerë që vuajnë kudo që janë, si p.sh. edhe nëpër mërgatë. Personalisht, jam disident i vjetër, i cili izolohet, edhe nga gazetat zyrtare, që të mos e flas, shkruaj dhe të mbroj të vërtetën, kryesisht nga krerët e shteteve me ndikim, posaçërisht tonat, por arrij të siguroj ndonjë hapësirë të vogël komunikimi.

Dihet, gjuhësia shqiptare ka qëndrime armiqësore ndaj gjërave që janë të krahut negativ e antishkencore, sepse gjuha shqipe është gjuha mëmë e të gjitha gjuhëve, e kush do të paguajë këta “shkencëtarë” të “shteteve” tona, gjysmë të vogla. Duke qenë kudo, më pak kemi mbetur, si të tillë…

E kam thënë që përpara se gjuha shqipe është gjuhë simbolike dhe të gjitha gjuhët e tjera janë bërë konvertuale e koncepuale. Pra, janë ndërruar nga baza e tyre e parë, gjuha shqipe, dhe janë lidhur me koncepte të fjalëve, e jo me simbolet semantike të tyre. 

Duke mos e parë dhe pa e kuptuar këtë gjë, se fjalët nuk duhet lidhur te pjesët e asaj fjale, edhe në ndonjë gjuhë të familjes së gjuhëve, ata kalojnë apo hyjnë nëpër rrugë të gabuar. Kjo lidhje është lidhje simbolesh, nga ana e rregulave të gjuhës. Çdo gjë në botë i ka rregullat e veta, madje që prej ardhjes së Thot-it. Te Thot-i, çdo fushë e jetës dhe frymimit të njerëzor, prej Kaosit e deri sot, i ka rregullat e pashkruara. Paqartësia vjen nga errësira, e cila i prishë rregullat, do ta bëjë çdo gjë kaos dhe vjen nga Padija. Dija është e kundërta e këtij kaosi, është Drita e Madhe dhe çdo gjë po e ndërron, e prishë nga rendi, përmes rregullave. Dija e Drita e vendosë çdo gjë të jetës prap në vendin që i takon.

Konceptet e fjalëve apo fjalive krijohen nga fjalët njërrokëshe, për të cilat kemi folur pak në pjesët parapake, ndonjëra është e një rëndësie simbolike. Ato janë të rregulluara me rregulla të gjuhës, si psh. metateza, epenteza, etj., duke i qartëzuar këto simbole nëpërmjet dukurive të njohura.
Në bazë të këtij parimi arrijmë deri te përfundimi logjik i simboleve apo i simbolit, e jo “të fjalës që rrjedh nga fjala”. Duhet të bëjmë mirë ndarjen e fjalës së simboleve semantike, pra të kuptimësive të simboleve të saj.

“Shqipja jo vetëm se është një gjuhë gjithëpërfshirëse, por ajo mbanë të mbërthyer misterin e të gjitha gjuhëve, mënyrën e krijimit të tyre dhe kuptimin e çdo fjale që ato e përdorin”.
Këto janë thesare të vlershme, të pazbuluara deri më tani, se prej 21.12. 2012 është Periudha e DRITËS, e baballarët tanë e kanë ditur mirë këtë gjë dhe i kanë ruajtur të gjalla këto gjëra, qoftë edhe pa guxur të shkruajnë.

Identiteti i kësaj gjuhe është i pakrahasueshëm. Ajo është plot mistere dhe të fshehta pa u ditur. Është një minierë e arit e ruajtur nga të gjitha sulmet e ardhura mbi kurrizin e kombit iliro-pellazgo-shqiptarë, pa e gëzuar fatin e tij deri më tani. U munduan që ta zhdukin tërësisht gjuhën kombëtare shqipe, madje po nuk e mësove gjuhën e tyre, të quanin “barbarë”, si në antikë, te të ashtuquajturit grekë. Medoda e gjuhësisë krahasuese është një marrëveshje e pajtimit, e pajtimi apo dakordia nuk është shkencë, por njëfarë zgjidhje të përkohshme, për derisa të normalizohet një problem apo një proces, na thotë Agron Dalipaj, në parathënie të vet të volumit të dytë të veprës së tij.

“Shqipja shpjegon çdo fjalë të gjuhëve të tjera të familjes së saj dhe asnjë gjuhë tjetër nuk mund të shpjegojë një fjalë të saj, qoftë edhe të shqipes. Vetëm qendra e përmbanë të plotë informationin dhe kjo është shqipja e këtë tashmë mundemi ta mbrojmë shkencorisht përballë çdo organizimi shkencor gjuhësor botëror!”- thotë tekstualisht Agron Dalipaj.

Kjo gjë, për tani, na mjafton. Shikoni edhe punimet e tjera…



Brahim Ibish AVDYLI

`````````````````````````````````````````````


No comments:

Post a Comment