Autor: Aleksander HASANAS
ENIGMA E STELËS SË LEMNOS, E FSHEUR NË GJUHËN SHQIPEMeraz i madh i luftëtarit deri në kthimin e tij me fitore.
Në vitin 1886, dy anëtarë të shkollës arkeologjike franceze të Athinës, në fshatin Kaminas të ishullit Lemnos, gjetën mbi gurin e një varri një mbishkrim ku diçka shkruhej në një gjuhë të panjohur. Mbi pllakën e gurit, (përveç mbishkrimit), ishte vizatuar dhe profili i kokës së një luftëtari me ushtë. Mbishkrimi i përkiste shek.VII p.e.s.
Dy anëtarët e shkollës arkeologjike e botuan në buletinin e shkollës (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull. d. corr. Hellën. 1886, 1), dhe që nga ajo ditë përpjekjet e studiuesve dhe dijetarëve nuk u ndalën për të gjetur se çfarë thuhet në atë mbishkrim.
Zbërthimi i fjalëve u provua përmes greqishtes së vjetër, latinishtes dhe gjuhëve të tjera të lashta, por edhe këto gjuhë nuk sollën ndonjë gjë të re.
U provua edhe përmes gjuhës shqipe, e cila dha shenja drite dhe shprese. Përmes shqipes provuan studiuesit Zaharia Majani, Robert d’Angely, Nermin Vlora Falaschi si dhe studiues të tjerë vendas dhe të huaj si i madhi studiues Jakov Thomopulo, etj. U arrit të thuhet diçka, por transkriptimi ende nuk është i plotë. Gjuha shqipe vijon të mbetet çelësi i këtij epitafi.
Mbi pllakën e varrit, 2700 vjet më parë janë shkruar këto vargje fjalësh, shohim fillimisht sipas origjinalit dhe mandej në gërma latine:
Në origjinal kemi:
HOΓΑIEΣ NA ΦΟʘ ΖIAΖI MARAZ MAF
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ SE ΡON AI MOΡIN AIΓ
AΧEΡ TAFARΣI Ο ZI F'AI
Transkriptimi:
HOGIES NA FOT SI ASI MARAS MAFSI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AITFAMAJA SI ANE SE RON AIMORIN AIGAHER TAFARSIO SI F’AI
Edhe nga një lexim i thjeshtë vihet re se këto fjalë fshehin një maraz, (një merak), një shqetësim të luftëtarit që është vizatuar mbi pllakën e gurit të varrit e që ndryshe kjo pllakë quhet “Stela e Lemnos”. Maraz i luftëtarit është vërejtur dhe pranuar edhe nga studiues të tjerë. Çfarë e ka munduar vallë këtë luftëtar?
HOΓΑIEΣ NA ΦΟʘ ΖIAΖI MARAZ MAF
HOGIES NA FOT SI ASI MARAS MAF
Kështu shkruhet në vargun e parë të kësaj poeme. Nuk ka dyshim që HODIES është emri i luftëtarit. HODIES NA FOT SI ASI MARAS MAF, që do të thotë: “Hodies na thotë se është në maraz (merak) të madh”. Fjala “ΦOT” lexohet “thotë”.
Fjala “MAF” lexohet “math”-madh. Lexohen kështu sepse shkronja “F” ka kuptim fonetik të dyfishtë; ajo artikulohet edhe si F, edhe si Th.
Kjo gjë vërtetohet nga fakti që shkronjën “F” e gjejmë të shprehur me dy shenja të ndryshme; edhe me F dhe me Φ, të cilat shërbejnë për të bërë dallimin fonetik mes F-së dhe Th-së. SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
Ky është vargu i dytë i shkruar mbi gurin e varrit.
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ
SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT
Përmes këtyre fjalëve, luftëtari Hodies pyet: “Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata"?
Fjala “YFIS” lexohet “të fisit”
Fjala “AFIS” lexohet “jo të fisit por ajo në fakt ka kuptimin të fisit jashtë rrethit familjar” sepse shkronja “A” në këtë rast ka vlerën e foljes; “Jam” A të fisit.
Fjala “EFISTO” lexohet “festë”, bëni festë. (Festë! është thirrja e luftëtarit Hodies).
Fjala “RON” lexohet “rrojnë”, (folja rron në vetën e parë njëjës dhe në vetën tretë shumës mbetet e njëjtë “rron”, gjë që vërehet edhe sot në veri të vendit).
Fjala “AIT” lexohet “ata”, (përemri vetor “ai” në shumës bëhet “ait”, që do të thotë ata).
Nga ky varg fjalësh, kuptohet se luftëtari ndodhet në luftë, diku larg familjes dhe fisit dhe është në merak si janë njerëzit e fisit e të vendlindjes së tij, sepse ai vetë dhe shokët e tij vazhdojnë të jenë gjallë. Duket qartë se shqetësimin e luftëtarit e sjell një lajmës.
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ SE ΡON AI MOΡIN AIΓ
FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG
Sigurisht, Hodies (nëpërmjet lajmësit) do të pyeste posaçërisht edhe për familjen. Dhe kur bëhet fjalë për familjen, ai këtë gjë e thotë në numrin njëjës, ndaj pyetja vjen në këtë formë: FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG, që do të thotë: “familja si janë, se rron ai, marrin hak.
Fjala “FAMAJA” lexohet "familja", (deri para një shekulli, në të gjitha gazetat shqip të vitit 1900 e këtej, fjalën “familje” e gjejmë të shkruar në trajtën “fëmia”.
Fjala “AIG”, lexohet “hak”, (formën e fjalës “AIG” e gjejmë edhe sot te fjala “Shpag”, kërkojnë shpagim, marrin hak).
AΧEΡ TAFARΣI Ο ZI F'AI
AHER TAFARSI O SI F’AI
HODIES ka vetëm një qëllim. Njerëzit e tij atje në vendlindje nuk duhet të humbasin shpresat. Ai dëshiron t’u thotë se do të kthehet me patjetër, ndaj duhet të festojnë. Te njerëzit e vet kërkon vetëm shpresë dhe gëzim. Dhe është kjo arsyeja që në këtë poemë të madhe shqip, fjala “gëzim” përsëritet dy herë:
Së pari e gjemë te vargu: SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT – (si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata); dhe së dyti, fjalën festë, e gjejmë sërish, por në një formë tjetër, fill pas vargut, ku thuhet, FAMAJA SI ANE SE RON AIMORIN AIG – (familja si janë se rron ai, marrin hak).
Pra, menjëherë pas kësaj, përsëritet qëllimi i lajmit që vjen nga lajmësjellësi: AHER TAFARSI O SI F’AI, që do të thotë, “atëherë festë, ashtu siç tha ai”, sepse gëzimi nuk duhet vënë në dyshim, sepse e ka thënë ai, Hodies, dhe kur e thotë ai, gjithçka është e sigurtë.
Fjala “AHER” lexohet “atëherë”
Fjala “TAFARASI”, lexohet “të thërresë”- (“t’thërresë” “të thërasi” fisi, familja).
Së fundi po sjellim edhe një herë poemën e madhe shkruar në shqip:
HOGIES NA FOT SI ASI MARAS MAF(Hodies na thotë se asht’ në maraz të madh)SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT(Si janë fisi dhe jo fisi, festë se rrojnë ata)FAMAJA SI ANE SE RON AIMORIN AIG(Familja si janë, se rron ai, marrin hak)AHER TAFARSIO SI F’AI(Atëherë të thërrisni (gëzoi) ashtu siç na thotë ai)
Aleksander Hasanas.
Deshifruar më: 23 mars 2014
Mbishkrime pellazgjike STELA E LEMNOS
Ref.
- https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fwww.skroutz.gr%2Fs%2F6498179%2FPelasgika-e-book-%25CE%2599toi-peri-tis-glossis-ton-Pelasgon-eBook.html&psig=AOvVaw1d3A4S3tTuFtUMHLRZpGpF&ust=1713728386541000&source=images&cd=vfe&opi=89978449&ved=0CBMQjhxqFwoTCKjCjPHF0YUDFQAAAAAdAAAAABAE
- https://www.thearchaeologist.org/blog/the-enigmatic-lemnos-stele-bridging-aegean-and-etruscan-civilizations?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR3aWIS68ZkyhJbWMhDCIUyNDnGU4RLQDRXzs9xiF7HRxnZ_MaTanzuyeUA_aem_AXYIg5kzO63BsJ7tnQw4Km-ove1V5T4RNr24jKRjjgtwIsWIi8nEOJ0MGd873_-3E60-k777HPQ7yCiB1H6xQrq_#google_vignette
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
No comments:
Post a Comment