Kosova si Kosovë e përplasur herë
nga veriu e herë nga jugu, e rrahur nga
lindja dhe e përqafuar nga Perëndimi , nuk e ka gjetur qetësinë e saj me
decenje. Të “harrojmë” periudhen turke
kur ishte “ Vilajeti i Kosoves” rëndësia e të cilit është vetëm në emrin e saj,
sepse si i tillë tregonte që aty banon shqiptarët në tokat e tyre – një fakt
dhe dokument i pa mohuar kurrë, të kalojmë në kohen e zaptimit serb nga viti
1912 e deri sot Kosova nuk e kishte dhe ende nuk e ka qetësinë e saj.
Të përsëris, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga
perëndimi por kurrësesi të del nga kthetrat e
e lakmive dhe sabotimeve të shtetësisë së saj.
Janë disa periudha të histories së
Kosoves jo fort të largëta nga e sotmja
të cilat mund të spjegohen drejt vetëm
nga ata që i kanë përjetuar vet dhe janë edhe sot dëshmitar të asaj kohe. Unë
mund të flas lirisht për kohen që prej vitit 1968 e deri më sot, fatbardhësisht
që i kam “prekur ‘ me duar të mia.
Rënja e Rankoviqit , vitit 1966 e
solli një rizgjim të kombit shqiptar në Kosovë por e rriti armiqësinë
serbe ndaj nesh (armiqësi në heshtje për
publikune gjërë, por shumë agresive për bartësit e poltikës së asaj kohe ). Edhe demonstratet e vitit 1968 e sollën një
kthesë të madhe në zgjimin e kombit (
zgjim pra, që nuk kish të ndalur )
Çdo kush që mendon se me ate ka
filluar historia është në gabim të rëndë. Edhe Skënderbeu në perkrenaren e
tij karakteristike tregonte pa kurrëfarë
apetitesh megalomane qe historia ka
filluar edhe para tij. Ai e adhuronte
Pirron dhe Aleksandrin e Madh, dhe kjo tregon se sa i përsour që ishte duke mos
thënë që larine ua solla unë.
Kur do te bindemi që ne jemi vazhdues
te vegjël te çështjes së madhe shqiptare
, atëherë e kemi më lehtë të balalfaqohemi me të vërteten e tanishme si
dhe me atë historike.
Çdo lëvizje kombëtare në Kosovë pas
Luftës së Dytë Botërore, sa do e madhe apo e vogel që ishte, në mendje e
kishte” Konferencën e Bujanit” . Bujani
si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që
kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme
ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit
të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe
të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49
delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.
Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë
demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas
antifashiste etj [2].
Konferenca e Bujanit është mbajtur më
31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, pikërisht për t'i kundërshtuar vendimet
e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes
së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit
të Zi në KAÇKJ-së).
Pse po e citoj dhe me plotë
përgjegjësi po e përmendi Konferencën e Bujanit ? Edhe pse vendimet e saja u
sabotuan, fryti i kësaj konferenceje ishte i madh në mënyrë indirekte tek
shqiptarët e të gjitha viseve shqiptare
në ish Jugosllavi edhe pse mbetem nën
Jugosllavi.
Kohëve të fundit po shkruhet me të
madhe për Çamerinë, për shpifjet greke,
për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre . Eshtë një enigmë e madhe, pse në kohën e
Bujanit nuk u organizue një Bujan edhe për Çamerinë ?. E di kush përgjegjen ? Pse mungoi vullneti i
dikujt përmbajtjen e një mbledhjeje të
tillë?
Nuk dua të harroj këtë shumë me rëndësi: ” Popullsia çame filloi të
organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që
në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste
i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka,
Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të
tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për
organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin
e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike
liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin.”
(https://pashtriku.beepworld.de/files/bashkimikombetar/shtjaame.htm ) dhe vazhdojmë :
"Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta
"Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili
zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që
zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së
Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash
shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst
shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në
Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë".
Nesër çka dhe pse ndodhi me batalionin “Çameria” ?
Ku qëndron enigma çame dhe e batalionit “Çameria “?
( vazhdim i “Ku qëndronte suksesi
historik i Kushtetutes së vitit 1974 ?)
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos
Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me
nazistët”.
Fahri Xharra
-------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment