Shqipëria që duam: Edhe Shoqata Shqiptare e Personave të Paaftë përfituese e lehtësirave të ligjit
Nga Maksim Rushi*
Edhe Shoqata Shqiptare e
Personave të Paaftë është përfituese e të gjitha lehtësirave që parashikon
ligji, ashtu si gjithë shoqatat e tjera të aftësisë së kufizuar. Mbi të gjitha
edhe fëmijët me aftësi të kufizuar të kësaj shoqate, do të jenë përfitues të
lehtësirave në arsim. Personat e paaftë do të përfitojnë edhe nga përjashtimi i
taksave të përcaktura me ligj. Përsa më sipër na u konfirmua prej platformës
“Shqipëria që Duam”. Për këtë arsye, në emër të anëtarëve të shoqatës sonë u
shprehim falenderimet dhe mirënjohjen tonë.
Më konkretisht në përgjigjen e
ardhur prej Zyrës së Bashkëqeverisjes në adresë të shoqatës sonë thuhet:
“…Në
lidhje me rastet e raportuara për fëmijët me aftësi të kufizuar që nuk
përfitojnë nga lehtësirat në arsim si dhe rastet e personave që nuk përfitojnë
nga përjashtimi nga taksat, me shkresën nr. 3319/2, datë 20.06.2018, këto raste
i janë përcjellë për shqyrtim Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, që do të thotë se gjithçka është në
rrugën e zgjidhjes.
Shqipëria që Duam dhe “kapot” e drejtorive rajonale
Megjithatë na duhet të sqarojmë
se shoqata jonë ka qenë përfituese e lehtësirave të parashikura nga ligji që
nga dita e krijimit të saj, por çuditërisht, disa drejtori rajonale në qarqe të
ndryshme të vendit ofronin lehtësira për anëtarët e Shoqatës tonë, pra viheshin
në zbatim të ligjit, kurse disa të tjera jo, sepse u pëlqen të qëndrojnë mbi
ligjin. “Kapo” të tillë gjen vetëm në Shqipëri. Kjo gjë ndodhte me të gjitha
lehtësirat që na jep ligji siç janë: Tarifa e studimit për
studentët invalidë ose për fëmijët e inavlidëve; Tarifa për përdorimin e
aparateve televizive e Radiotelevizionit Publik; Tarifa për pajisjen me leje
drejtimi e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit dhe tarifa e
kontrollit të automjeteve, si dhe nga taksat e tjera kombëtare të parashikuara
në ligj. Ndaj shpresojmë shumë që Zyra e Bashkëqeverisjes
t’u japë fund praktikave të tilla paradoksale që ndodhin nëpër rrethe. Për të
mbërritur deri në finale ne do të vijojmë
të bashkëpunojmë me Shqipëria që Duam duke denoncuar shkeljet ligjore, rastet
korrupsionit dhe shfaqjen e “kapove” në zyrat e shtetit.
Keqkuptimet
Të gjitha keqkuptimet e
deritanishme, herë me qëllim dhe herë jo; herë nga padia dhe herë nga të
sjellurit si “kapo” kanë ardhur sepse shoqata
jonë është e re, e
krijuar më 4 dhjetor 2012 me vendim nr. 3457 të Gjykatës
së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, e pajisur me NIPT L44011191R; qëllimi parësor i së cilës është kujdesi për kategorinë e qytetarëve me dëmtim fizik e pluridifekt, të cilët janë persona që nuk mbulohen nga skemat e sigurimeve shoqërore, por jo vetëm, pasi kjo shoqatë përfshin edhe ata të cilët janë të mbuluar nga këto skema.
Sot
kjo shoqatë gjendet e shtrirë në të gjitha qarqet e
vendit, por disa drejtorë të drejtorive të qarqeve nuk kishin dëshirën ta
njihnin Shoqatën Shqiptare të Personave të Paaftë, nuk merrnin parasysh që shoqata
ka një vendim gjykate, është e ligjshme dhe ka një program sipas konventave europiane. Tipike rastesh të
tilla kanë qenë Drejtoria rajonale e Shërbimeve të Transportit Korçë dhe Fier,
si dhe Bashkia Kamzë, e cila nuk njeh librezën e Shoqatës Shqiptare të
Personave të Paaftë, e për rrjedhojë, personat me aftësi të kufizuar nuk
përfitojnë nga shërbimi i transportit urban. Urojmë që tashmë e në vijim çudira
të tilla mos ndodhin më.
Shqipëria që Duam shpjegon
Për më shumë, këtë aspekt
të rëndësishëm e shpjegon edhe Shqipëria që Duam.
Në përgjigjen e saj morëm
informacion edhe përsa i përket përcaktimeve në Ligjin Nr. 93/2014 “Për
përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar”, ku na sqarojnë se:
“MSHMS koordinon dhe monitoron politikat për personat me aftësi të
kufizuar në zbatim të Planit Kombëtar për Personat me Aftesi të Kufizuar 2016 –
2020, miratuar me VKM Nr. 483, datë 29.06.2016. Ligji Nr. 93/2014 i cili
përmban një përkufizim gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar të
të gjithë kategorive; dhe Plani Kombëtar ka përcaktuar objektiva dhe indikatorë
për të gjitha institucionet e përfshira”.
Ndaj edhe anëtarët e Shoqatës
Shqiptare të Personave të Paaftë, janë persona me aftësi të kufizuar, ashtu si
gjithë personat e tjerë të kësaj kategorie që do të thotë se:
"Person me aftësi të kufizuar" është individi, të cilit i
është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit,
psikike/mendor, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje,
të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me
punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për
Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar”.
Kundër këtij përcaktimi ligjor nuk mund të dalë
askush, qofshin këta edhe “atavizma kaposh” të sistemit të kaluar.
Ndaj edhe një herë faleminderit Shqipëria që Duam!
Ndaj edhe një herë faleminderit Shqipëria që Duam!
*Maksim Rushi, kryetar kombëtar i Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë
No comments:
Post a Comment