Brahim Ibish AVDYLI:
Analizë
me pasoja të rrezikshme të „marreveshjeS
Kosovë-Serbi“,
në dritën aktuale të programIT
dhe shkrimEve...
Në këtë analizë tonën do ta shqyrtojmë programin e
tejkaluar të “Lëvizjes për Bashkim”, nga
aspekti gjeo-strategjik dhe historik; dhe disa shkrime të tjera;
pikërisht theksimet e dëmshme të në aspektin historik dhe ekonomiko-social e politiko-aktual.
Nuk ka dyshim se “Marrëveshja
Kosovë-Serbi” vjen në dispropocion të të gjitha vlerave tona historike dhe
në dispropocion të vlerave të sotme aktuale. Paraprakisht po ndërlidhemi në
disa aspekte me faktorin ndërkombëtar;
prej tij vinë katër (4) faktorët e procesit të „marrëveshjes Kosovë-Serbi“, si
dhe rroli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës, në baraspeshë të
tyre do t`i shikojmë më kryesorët e faktorëve ndërkombëtar: SHBA-të dhe BE-në, respektivisht, UNO
dhe Gjermaninë.
Në radhë të parë, marrëveshja Kosovë-Serbi për ndërrimin
e territoreve shqiptare të Kosovës me territoret shqiptare të Serbisë jo vetëm
bie ndesh me përpjekjet shumëvjeçare të kombit shqiptar të Kosovës për liri e
pavarësi, por edhe të së drejtës ndërkombëtare për të qeverisur vetë pasurinë
nëntokësore e mbitokësore të Kosovës dhe të jetë sovran e i pavarur.
Kur flasim për SHBA-në, do të bazohemi në theksimet e zyrtarit të lartë amerikan, Mattew Palmer, zëvendësndihmëssekretarin
e Shtetit të SHBA-ve; respektivisht prej Gjemanisë e Angela Merkelit, Deputetit të CDU-së, Peter Bayer, koordinator i Qeverisë gjermane për bashkëpunim
transatlantik, i cili e paralajmëron edhe Beogradin; avokatit e publicistit më
të mirë të Shqipërisë, z. Spartak Ngjela;
të profesorit të UNI të Parisit e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare Valon Murtezaj; të Dokumentit programor
të “Lëvizjes për Bashkim”, nga “Këshilli i Përgjithshëm”, e cila është
një “platformë
polike”, e jo platformë
historike e gjeostrategjike “përfundimtare”,
siç e quan Raif Çela, të “çështjes
shqiptaro-serbe”; të planifikimit të ndarjes së Kosovës, gjoja planifikimit të “korrigjimit të vogël”
të kufijve, në mes trinomit Vuçiq-Rama-Thaçi,
të statuar në Nish të Serbisë, pas luftës.
Nuk do mend se duhet edhe njëherë të potencojmë atë që
mija herë e kemi thëne se Republika e
Kosovës është një shtet i lirë, sovran, i pavarur, demokratik dhe
pro-perëndimor, i njohur nga pjesa
dërmuese e shteteve të nevojshme, me plot pasuri të xeheve, të mineraleve,
materieve të arit, nikelit, boksitit dhe uranit, të cilat shpeshherë i kemi
vënë në dijeni. Kësaj here, po e marrim edhe njëherë z. Spartak Ngjela, nga Shqipëria, i cili thotë se Kosovën mund ta
ndajë vetëm lufta, sepse ajo është shtet dhe e ka krijuar ushtrinë e saj, si
shtet i pavarur, një kërkesë e bërë qe dy vjet për pranim nga SHBA-të, e cila u realizua me rëndësi
të posaçme, në këtë javë.[1]
Po e theksojmë edhe njëherë se globalizimi e ka përfshirë tërë botën, me ose pa dijen e plotë të
popujve të vegjël; ajo është një strategji e një ideologji, e cila kudo e ka
vënë në spikamë tolerancën e saj për etnitë e shumta dhe fetë e ndryshme; nuk i
lejon askënd të vendos mbi shtetet e vogla nacionalizmin e ultë, qoftë në
drejtim të fesë, qoftë në drejtim të etnive, aq më pak kur disa të tilla janë
themeluar në mënyrë të dyshimte, si konglomerat të pakicave.
Po e theksojmë me këtë rast fjalën e zyrtarit të lartë amerikan, Mattew
Palmer, në intervistën e dhënë në gazetën “Koha Ditore”, e datës 25 tetor 2018, se “Kosova është një shoqëri multietnike: kjo është bërthama e identitetit
të saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën si shoqëri multi etnike. Në
Kosovë ka vend për shqiptarët etnikë, ka vend për serbët etnikë, ka vend për
goranët, turqit e romët, dhe për të gjithë të tjerët që janë qytetarë të
Kosovës pavarësisht prejardhjes së tyre etnike... Ne do të vazhdojmë të kemi
partneritet me Kosovën, me autoritetet e Kosovës, me shoqërinë kosovare, në
përkrahje të qëllimit për një civilizim multi etnik, të fortë e të qëndrueshëm,
ku gjithsecili ndihet fuqishëm pjesë e tij.” [2]
Kjo është një gjë e qartë.
Ndërsa, në vizitën e tij pas Prishtinës, në Beograd,
Deputeti gjerman i CDU-së, njëherit kooridantor i Qeverisë gjermane për
bashkëpunim transatlantik, Peter Beyer,
e shtron në tush të ftohtë Serbinë, duke i thënë tekstualisht se nuk ka hyrje e
pranim në BE Serbia pa e njohur Kosovën, dhe përpjekjet serbe për shkëmbim
territoreve shqiptare plot minerale e xehe me disa toka tjera shqiptare është
kërkesë e kaluar nacionaliste serbe, e ruajtur gjallë, të thënë si “korrigjim të kufijve”, por Kosova është
tashmë e pavarur dhe Serbia duhet që ta njohë de jure këtë pavarësi. “Në të kundërtën- siç thotë tekstualisht
Beyeri, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian”.[3]
Në profilin tim publik disa herë e kam nxjerrë Kancelaren
gjermane Angela Merkel, të cilën e
kemi të pashkëputur në bashkëpunim, dhe po e theksojmë se ajo është e pakënaqur
me sjelljen e Hashim Thaçit; atij
disa herë ia ka hequr vërejtjen shoqërore, dhe së fundit në Prishtinë nga Peter Beyer, të cilit, ia ka kthyer “me të nxehtë” se “Unë jam president, unë vendos për ndryshim të kufijve”, kur Peter Beyer e këshillonte si mik të
hiqte dorë nga kërkesat e tij, kështu që Thaçi
doli edhe njëherë hapurazi kundër Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ishte kundër ndryshimit të kufijve.[4]
Harroi Thaçi
çka është pozita e tij si president në Republikën e Kosovës. Në Republikën e Kosovës
Kryeministri e ka rëndësinë kryesore dhe jo presidenti. Qeveria e Kosovës është
qeveri parlamentare ndërsa në Shqipëri, e cila është Presidenciale, është
Presidenti i Qeverisë. Kur thotë para deputetit të CDU-së dhe Koordinatorit të
Qeverisë gjermane për bashkpunim transatlantik, Peter Beyer, se “unë jam
President, unë vendos për korrigjim kufijsh” ai bën gabime kolosale: në Kosovë nuk vendos “Uni” i Presidentit, por vullneti
i popullit të Kosovës; në Kosovë nuk vendos “Uni” i Presidentit, por
vendos Kuvendi i Republikës së Kosovës; nuk vendos “Uni” i Presidentit, por
Kryeministri i Republikës së Kosovës, dhe, në fund, “Uni” personal e nxjerr
automatikisht prej kontekstit të “korrigjimit të kufijve”, pas 18 vitesh.
Kjo tregon se ai më tepër i jep vetes së tij rëndësi, se sa detyrës e obligimit që i ka
popullit të tij. Populli nuk ka nevojë për gënjeshtra të tilla
tradhtish, por do që të mos e ndjeni veten sikur “zot”, sepse kjo do të mund të hakmerret, aq më shumë kur “i harron” 25`000 dëshmorët e luftës së
UÇK-së, korrigjimi i kufijve është një ide
e rusëve dhe serbëve, siç deklarohet me 20 tetor 2018, e ky është Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të
Kosovës. [5]
Kjo e shokon Thaçin, thuhet pas kësaj interviste të Deutsche Welle-s (DW), për
lexuesit e “Botës Sot”.
Ne po e themi se Kuvendi i Kosovës e ka fjalën kryesore,
pas votimeve të popullit të Republikës së Kosovës, por në qoftë se Kuvendi e
shkel premtimin e deputetëve të cilat ia ka bërë popullit të tij gjatë
zgjedhjeve, automatikisht kthehet kundër popullit dhe populli është sovran;
atij i takon të vendosë për të veten e tij, për të tanishmen dhe të ardhmen e
tij; për kufijt e shtetit të tij. Sovrani i një shteti është populli i këtij
shteti, ndërsa presidenti është i varur prej popullit dhe organeve që ka
zgjedhur ai, pra edhe kryeministri, edhe pse është i veçantë, por zgjedhet me
vota nga parlamenti, në shtetet parlamentare.
Sovrani mund ta shpërbëjë qeverinë e kuvendin kur nuk e
përfillin popullin e tij; mund të nxjerrë referendume
jashtë partive e t`i kthejë për votim direkt në popull, edhe pse këtë gjë e ka
pak më të panjohur.
Të mos e harrojmë kurrsesi se jemi çliruar me ndihmën e
këtyre faktorëve ndërkombëtarë pas vuajtjeve të mëdha nga sistemi autokratik
serbo-jugosllav e dhuna e shfrenuar e tyre; nga burgjet, vrasjet, dhunimet,
shfrytëzimet serbo-mëdha; prej shovinizmit e ultranacionalizmit serbo-sllav;
dhe jemi tkurrur me territoret e vogla të Kosovës prej Mollës së Kuqe pranë
Nishit, dhe jemi të lirë, të pavarur, demokratik e pro-perëndimore. Prandaj,
nuk guxon as Rusia e as Serbia të na prekë. Sovrani i Kosovës është populli i
saj dhe po flas në emër të tij. Ai është kundër çdo lloj ndarje; ai është
kundër çdo prekje të Kosovës.
Po e theksojmë se Mattew
Palmer thotë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj shtetësisë së Kosovës,
dhe se statusi nuk është temë e diskutimeve me Serbinë, ndërsa marrëveshja në
mes të dy presidentëve nuk do të jetë e mjaftueshme, por së paku të dy
parlamentet e këtyre dy shteteve duhet të marrin pjesë në këtë proces. Ai thotë
tekstualisht se “vetëm fakti që dy
presidentët arrijnë një marrëveshje, nuk do të thotë se ajo marrëveshje do të
ndodhë”.[6]
Më poshtë ai shton se: “jam i sigurtë se
do të ketë përfshirje të parlamenteve në të dyja vendet. Ka mundësi të mbahen referendume, por këtë nuk e di pasi që
varet prej vetë sistemeve politike për të vendosur vetë se çfarë është e
doemosdoshme për krijuar përkrahjen e legjitimitetin e duhur për zbatimin e
marrëveshjes së përmasave të tilla”. [7]
Në fund thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
sipas objektivave e vizionit që kanë,
mbetet i njëjtë apo krejtësisht i njëjtë ndaj Kosovës si shtet multi etnike,
ndërsa kundër opicionit gjerman nuk do të fliste me këtë rast.[8]
Opinioni i dytë dhe principielisht i dytë ndërkombëtar, Gjermania si bosht i BE-së, është në kundërshtim të plotë të të dy aktorëve me teatrin e madh e të
përgjakshëm të Kosovës drejt Serbisë, që po e luajnë Vuçiqi e Thaçi, të
cilëve prapa kurrizit u qëndron Rusia, por edhe Turqia dhe Greqia, e shprehur
më së miri prej Deputeti të CDU-së, Peter
Meyer, i cili e thekson se është duke shqyrtuar idenë e Gjermanisë dhe të
Kancelares Angela Merkel, e cila
ishte e vetmja që ka deklaruar kundër idesë së një Marrëveshjeje Kosovë-Serbi,
e cila është e rrezikshme jo vetëm
për stabilitetin e Serbisë dhe të Kosovës, por edhe për Republikës Serbe të
Bosnjës; për Ukrainën dhe Krimesë, apo pjesë të tjera të Evropës Lindore,
prandaj të gjithë duhet të heqin dorë nga kjo ide, madje menjëherë të heqin
dorë, e të stabilizojnë shetet e tyre.
Beyer këshillon: “Ju përqendrohuni në Marrëveshjen e
Brukselit dhe zbatimin e saj. Nuk ka kushte të reja apo vija të kuqe. Besoj se
të dyja palët, serbet dhe shqiptarët e Kosovës, sikuse Komisioni i BE-së dhe
përfaqësuesja e Lartë e BE, duhet të kthehen mbrapa dhe të lexojnë çfarë janë
marrë vesh në Marrëveshjen e Brukselit dhe çfarë është arritur deri më tani...
Askush nuk duhet të jetojë me iluzionin se një zgjidhje paqësore do të arrihet
duke rishkruar kufij të rinj bazuar në parime etnike”... Serbia nuk duhet të
frikësohet nga procesi i transfo-rmimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.. Kosova
duhet të ndërmarrë përgjegjësi për sigurinë e saj, në të ardhmen”.[9]
Në fund, ai thekson këtë se “është me rëndësi që të gjithë ta kuptojnë një gjë, që ka qenë e qartë që nga fillimi i
procesit të dialogut se normalizimi i marrëdhënieve, apo dialogu në
përgjithësi, nuk do të ndodhë pa njohjen de facto të integritetit territorial
të Republikës së Kosovës”. [10]
Ideja për korrigjim të kufijve në Kosovë ka në
fakt shkëmbimin e teritoreve të Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegje),
siç ka dashur të thotë Hashim Thaçi
e goja e armiqve më të mëdhenj Rusia e Serbia dhe puthadorët shqipfolës “Lugina e Preshevës”, edhe pse janë
deklaruar me referendum të datës 1 e
2 mars të vitit 1992, d.m.th.
26
vite para sotit, sikurse p.sh. Krimeja e Ukrainës, për autonominë politike
e teritoriale të Medvegjes, Bujanocit e Preshevës, dhe siç e kam vënë disa herë
në faqen time provizore.[11]
Kështu e ka nxitur për t`u bashkuar me Shqipërinë dhe Kosovën, pa e thënë se
Serbia dhe Rusia duan të marrin prej Ibrit pjesën e Kosovës, që në fakt është
shumë e padrejtë dhe shumë e dhemshme, aq më pak është një pjesë e madhe e
hambarit të Kosovës, sepse Kosova vlenë dy fish më tepër se Serbia.[12]
Kështu ka deklaruar atëherë profesoresha ruse, Prof. Dr. Anna Kodratyuk, në Institutin Arsimor të Shkollës së
Diplomacisë në Gjenevë/CH apo në një intervistë të faqes sonë të
internetit, dhe ajo nuk mund të bëhet, sepse ka toka të tjera që duhet t`i japë
Serbia, e jo të marrë as 1 metër tokë prej Kosovës. [13]
De facto, kur analizon Prof. Dr. Muhamet Kelmendi referimet e guximshme të Deputetit të CDU-së në
Prishtinë para pritësit të nxehur, presidentit Thaçi, të datës 25 tetor 2018, thotë se ka zgjedhur metodën aspak
diplomatike me Peter Beyer, kooridantor
i Qeverisë gjermane për bashkëpunim transatlantik dhe se më tepër se askurrë i
ka paraqitur anët negative, që lë të kuptohet mirë pozita e tij e pazgjedhur.
Sipas Profesor Kelmendit, Thaçi do të bëjë në Paris me 11 nëntor, një bisedë për një
marrëveshje të tillë të faljes së tokës së pasur shqiptare për shovinizmin
serb, presidentit Vuçiq, me ndihmën
e presidentit francez Emmanuel Macron
dhe forcave të tjera ultranacionale.[14]
Dosja kriminale e Thaçit
mbushet plot e përplot. Nuk ka tjetër pos kësaj. Ai dëshiron të dëmtojë tokën
më të pasur të Kosovës me territore të tjera jashtë Kosovës, përkundër
Shpalljes së Pavarësisë dhe vendimit të Gjykatës Ndër-kombëtare të Drejtësisë
në Hagë.
Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe eurodeputeti francez, Danjean d`Arnaud, i cili si shërbyes i
lartë i shërbimeve franceze sekrete në Ballkan ka arritur të nxjerrë prej
ilegales Hashim Thaçin e ta fusë në
sferat më të larta të politikës me qëllime të caktuara.[15]
Tani po i kthehemi njëherë dokumentit programor të Lëvizjes
për Bashkim nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Paltformës
së saj politike për zgjedhjen përfundimtare e çështjes shqiptaro-serbe.
Në radhë të parë, në platformën politike
dhe jo historike, në hyrjen e saj , edhe pse e nxjerrë një organizatë e
vogël, e quajtur “Lëvizja për Bashkim”,
“ballafaqohet” me “problemin e ikjes” së qëllimtë të
qetësisë në Kosovën Veriore, për
t`ia haprur rrugën e paqelur 26 vite me radhë pas referendumit të Kosovës Lindore, jashtë Kosovës. Ky
është “ballafaqimi” shqiptaro-serb, të cilin e lënë 18 vite pa e rrahur.
Ajo e shikon këtë punë si “fitore në vetvete, të paktën për ne”,
e kjo nuk është aspak fitore e jona, sepse fitore e jona mund të konsiderohet
për të dy rastet:
1.
Nataliteti natyror i shqiptarëve është një faktor relevant, nëse i shfrytëzojnë vetë pasuritë natyrore dhe ajo nuk u
falet armiqve tanë shekullor serb, pasi jemi bërë shtet i pavarur me këtë tokë;
2.
Rritja e gjeo-strategjisë amerikane me ne, pas SHBA-ve forcimi i NATO-s në
Gadishullin Ilirik (jo Ballkanik!) në raport me influencën kundërshtare të Rusisë e Bllokut
të Lindjes, në vazhdimësi, pa trevat e pasura tona, pra Kosovës Veriore.
Këto dy faktorë relevantë për shqyrtimin e kësaj çështje
nuk është marrë me mend dhe nuk është shqyrtuar. Kjo zgjidhje nuk është “zgjidhje”, sepse e sjellë Rusinë drejt
e në Bonsteel, nëpër duart serbe e nëpër duar serbofile.
Historiku i kësaj platforme nuk është histori. Historikun
e kësaj çështje të mbledhjes së shënimeve paraprake është në vend historisë së
vërtetë, edhe nëse janë të lidhura me historinë e Luftës së Dytë Botërore. Ky
historik futet gabimisht, duke u
lidhur nga njëra anë me PDK-në, sado që janë thënë gjëra paradoksale, të cilat
nuk bien në sy, si psh. “shtetit të vet
kombëtar Serbia”, sepse shteti i Serbisë nuk është “shtet kombëtar”, por shtet
i krijuar nga pakicat e ndryshme, të cilat e flasin një gjuhë, pra konglomerat nga pakicat.
Në vazhdim, merret me problemin e raporteve
shqiptaro-serbe, pas sa vitesh. Pavarësia
erdhi qe 10 vite me radhë (2008), e çështja e Mitrovicës Veriore dhe Kosovës
Veriore lihet e ndarë dhe pakujdes të sigurisë.[16] Pala
serbe vjen kur të dojë në Drenicë, Fushë Kosovë, e rrethinë të Obiliqit apo dikund
tjetër, herë me tekste e paraqitje ultranacionaliste. Çështja shqiptare nuk
shihet aspak drejt e trajtohet padrejtësisht. Nuk është çështje e Kosovës dhe
Serbisë, por e Gadishullit Ilirik. [17] Veriu
i Kosovës është i Kosovës. Nuk mundet t`ia jep Serbisë askush, aq më
pak prej Kosovës demokratike e të pavarur. Kjo është gjymtim tipik i shtetit të Kosovës
nga politika serbe. Ajo ka ndryshuar rrjedhën e interesave të
veta, duke e shfrytëzuar interesin amerikan në segmentin Tiranë-Prishtinë.[18]
Edhe pse e dimë mirëfilli kush e ndau Mitrovicën Veriore
dhe Kosovën, mu për rreth Ibrit, më
1999, miku i serbëve, komandanti i
forcave speciale franceze, Zhak
Hogard, nuk po e cekim më tutje. Në këtë ndarje janë të tri komunat me
shumicë serbe, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, të cilat i kontrollojnë pasuritë e mëdha të Kosovës e
Mitrovicës Veriore. Serbët duan t`i
pastrojnë nga shqiptarët etnikë me serbë të tjerë, duke e ndihmuar edhe shpopullimin e tri qyteteve të Kosovës
Lindore (Preshevës, Bujanocit e Medvegjes). Ato i detyron vite me radhë të
kalojnë në Shqipëri, për çka e ndihmojnë paraprakisht amoralitetin e abuzimin e
tyre gjatë dhënieve të shtetësisë së Shqipërisë, ose të blejnë tokë e shtëpi në
Kosovë. Armët moderne ruse i ka stacionuar në Preshevë dhe këto gjëra i
shërbejnë vetëm Bllokut të Lindjes, po kështu të Serbisë, e cila influencohet
prej saj.
Padyshim ka edhe argatë të mëdhenj në Kosovë dhe kjo nuk
ka dyshim. Por, ajo që do ta theksojmë me këtë rast, është shkrimi i Hisen Berishës, ish-Komandant i Koshares
për Kosovën Lindore, tani në Ushtrinë e Kosovës:
“Populli i Luginës duhet të ruaj dhe krijoj identitetin e vet aty ku i
takon historikisht dhe tradicionalisht në trevat e stërgjyshore, historike dhe
politike” [19]
“Pra, fatkeqësia e popullatës së trevave shqiptare në Serbi, Greqi,
Maqedoni, e Mal të Zi, ndaj përkujdesit politik nga shtetet amë e bijë, është
bërë e spekulimit abuzues. Duhet një zgjim kombëtarë për t`iu thënë stop
veprimeve politike abuzuese në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve,
ngase politika dhe krimi po bashkëjetojnë në të njëjtin territor”, [20]-
thotë Hisen Berisha.
Këtë abuzim direkt e lidhë me
lidershipin e Republikës së Shqipërisë, me Kryeministrit Rama. Kjo vlen edhe për ata që nuk duan t`i zgjatin sytë e të
shohin më tutje, Lëvizjes për Bashkim, të cilët, në programin e tyre nuk duan
t`i shohin këto fakte relevante.
“Politikanët e mëdhenj, shqiptarët e atëhershëm në të gjitha trevat, edhe
në Kosovë, edhe në Veriun e Shqipërisë, e edhe në Jugun e Shqipërisë, kanë bërë
luftë titanike për të shpëtuar Kosovën, edhe Çamërinë, por nuk ia dolën dot.”[21]- thotë Spartak
Ngjela, në intervistë e tij.
Shtetet naconaliste dhe shetet të pastra kombëtare nuk lejohen për t`u bashkuar nga faktori
ndërkombëtar, e as nga OKB-ja dhe NATO-ja,
por lejohen ato multinacionale. Europa e Bashkuar (BE) krijohet si një
shtet i të gjitha kombeve, etnive, pakicave dhe të ardhurve të tjerë. Globalizmi e ka këte si një opcion të
përgjithshëm. Ajo është bashkim i interesave të shteteve.
Globalizimi është bërë
tani strategji e përgjithshme e botës së tërë. Ajo ka edhe gjeostrateginë e
vet, ushtarake dhe të armëve më moderne, që qëndron në prapavijë të bashkimit
global politik, ekonomik, social e financiar.
Shtete nacionale nuk është as Turqia, as Greqia, as
Maqedonia, as Serbia, as Bosnja, as Mali i Zi, as Kosova. Mitrovica Veriore dhe
Kosova Veriore në qoftë se ndahen prej Kosove për të marrë Kosovën Lindore do
të na fusin në Luftën e III-të Botërore.
Sa mund t`i shpëtojnë kokat e tyre në Kosovë është një pikëpyetje e madhe. Të gjitha armët bërthamore zbrazen mbi
kokat tona. Pluhur e hi mund të bëhet
Kosova, sepse sikur nëna që duron gjithçka vetëm për fëmijët e saj, sikur
të kishte kokën prej hekuri, ashtu atdhetarët e sinqertë të të gjithë botës e
kanë këtë dashuri të madhe, e edhe për Kosovën. Kur preket Kosova ku nuk duhet
dhe kur nuk bën të preket, pikërisht nga djalli i madh serb, serp, serpente, i
dalur mbi tokë prej demonit, atëherë nuk ka tjetër rrugë, pos vdekjes, edhe pse
do të duhej të jetojmë.
Nëna nuk i ka shtatë jetë, por do ta jepte jetën e saj
për fëmijët e vet. Po kështu shqiptarët kurr nuk e kam dashur luftën, por kur e
ka lëshur thirrjen e vet ATDHEU për bijtë vet, janë ngritur në këmbë për te. Nuk guxojmë të lejojmë askënd të
marrë fatin tonë nëpër këmbë, as Hashim
Thaçin.
Pra, nuk do të lejojmë një çështje të tillë të “ndërrimit” të territoreve tona, as në
qoftë se i ka marrë dikush miliandat për këtë, sepse është rëndësia për një MBIJETESË, pra ekonomike, e rëndësisë së dorës së parë. E dyta: hapja e kufirit të Republikës së Kosovës
brenda sovranitetit të Republikës, do ta sjellë në pikëpyetje gjeostrategjinë e
forcave ushtarake të NATO-s, të SHBA-ve,
të BE-së, të Gadishullit Ilirik dhe të të
gjithë shqiptarëve. E treta, Shqiptarët
nuk janë të pergaditur për luftë me forcat e tjera Ruse, Greke e Serbe, sepse jemi në fazën e parë. E katërta, po na shpopullojnë tërësisht si komb. Turqia mezi e pret në një këmbë.
Ajo mendon se nuk jemi komb e përpiqet të ngjallë edhe njëherë fushatën otomane,
të cilën e ka humbë me Skenderbeun. As botës nuk i duhemi si të tillë. Drojmë se
na shpopullon ajo...
Unë mendoj se Kosova
Lindore (Presheva, Bujanoci e Medvegje) është e rëndësishme të ndëgjojë njëherë
“planin” e Krijuesit të kësaj bote: në të
gjitha pikat jashtë Kosovës e Shqipërisë ka shqiptar të vetëdijshëm.
Ata duhet të përfillin lindjet e veta, që i drejton Krijuesi dhe të ulin kokën
e të jetojnë në viset e veta. Aty punojnë e të shpallin autonominë e tyre
dhe ta realizojnë, sado që e vështirë është kjo punë. Përkrahjen tonë e kanë
patjetër. Me demografinë e tyre natyrore do ta prishin pak demografinë
edhe të shtetit ku jetojnë. Fuqia
natyrore e jep këtë fakt të pamohueshëm.
Problemet e tyre do të bëjnë përpjekje t`i zgjidhin atje.
Ndryshe, nuk bëhet!...
[1] Intervistë kombëtare me advokatin e
publicistin Spartak Ngjela, nga Drilon Rrahmani, te gazetës „Bota Sot“, https://www.botasot.info/intervista-opinione/969695/ekskluzivisht-per-bota-sot-flet-spartak-ngjela-kosoven-mund-ta-ndaje-vetem-lufta-po-deshton-ideja-e-vuqic-it-thacit-dhe-rames-per-territoret/
, 23 tetor 2018, faqet 1, 6 e 7.
[2] Shikoni intervistën e Agron Bajramit
me zyrtarin e lartë amerikan, zëvendësndihmëssekreritarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer, në „Koha
Ditore“, e datës 25 tetor 2018, në http://www.koha.net/arberi/124874/as-vija-te-kuqe-as-marreveshje-pa-kuvend/
, faqe 3.
[3] Në të njëtën gazetë e në faqen 3,
shiqoni deklaratën e Deputetit gjerman n në Beograd, Peter Bayer, të së njëjtës
datë, në http://www.koha.net/arberi/124807/gjermania-dush-te-ftohte-serbise-ska-be-pa-e-njohur-kosoven/.
[4] Shikoni raportin gazetar
të gazetës „Bota Sot“, të dates 25 tetor 2018, “Profesori ndërkombëtar flet për takimin e <nxehtë> dhe aktin vetvrasës të Thaqit,
tregon se çfarë do të bëjë Gjermania“, të shkruar nga Petrit Rudi, në https://www.botasot.info/politika-lajme/970697/profesori-nderkombetar-flet-per-takimin-e-nxehte-dhe-aktin-vetevrases-te-thacit-tregon-se-cfare-do-te-beje-gjermania/.
[5] Shikoni intervistën e Kadri Veselit, Kryetar i Kuvendit të
Kosovës, “Kadri Veseli shokon Thaqin:
ndryshimini kufijve, ide e serbëve dhe rusëve”, të dhënë DW-në, të datës 20
tetor 2018, në https://www.botasot.info/intervista-opinione/967867/kadri-veseli-shokon-thacin-ndryshimi-i-kufijve-ide-e-serbeve-dhe-ruseve/
.
[6] Shikoni intervistën ekskluzive të Mattew
Palmer, “As vija të kuqe, as Marrëveshje
pa Kuvend”, në „Koha Ditore“, të cituar më lartë, faqe 1.
[7] Po aty, te kjo intervistë, faqe 2.
[8] Pa aty, faqet 2 e 3.
[9] Shikoni raportin në gazetën „Koha
Ditore“, „S`ka BE për Serbinë pa e njohur
Kosovën“, të cilën e kemi cekur, faqe 3- arbëri.
[10] Fundi i
këtij raporti, faqe 3.
[11] Shikone
faqen time provisore me artikullin e vënë “Një
çështjes urgjente për shqiptarët”, në https://www.brahimavdyli.ch/çështja-më-urgjente-për-ne/,
me të gjithë arikujt e tjerë.
[12] Shikoni
artikullin e vënë disa herë në profilin e faqes sime të FB, http://lajm.co/cia-ja-pse-kosova-vlene-dyfish-shume-se-serbia/.
[13] Shikone
mirë këtë faqe provizore, „Një çështje
urgjente për shqiptarët”, po aty, me fotografi, deri në Nish e Sanxhak.
[14] Shikoni pak artikullin e gazetës „Bota Sot“, „Thaqi ka arritur marrëveshje për kufijtë me
ndihmen e presidentit francez Macron”, në http://www.botasot.info/aktuale-lajme/971123/thaci-ka-arritur-marreveshje-per-kufijte-me-ndihmen-e-presidentit-francez-macron/
.
[15] Shikoni po
deshët shkrimin e personalitetit të vjetër, Xhafer Shatri, „Dosja kriminale e Thaqit peshon më së rendi”, të publikuar vetëm
në Shqipëri, te http://www.poezidashurie.al/ekonomi/xhafer-shatri-dosja-kriminale-e-thacit-peshon-se-rendi/.
[16] Shikone po deshët Dokumentin Programor të
Lëvizjes për Bashkim”, “Platformë
politike për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptaro-serbe”, në PDF-Datei,
http://www.platforma-politike-per-zgjidhjen-perfundimtare-te-ceshtjes-shqiptaro-serbe/
.
[17] Shikoni faqen time provizore, nëse doni
në http://www.brahimavdyli.ch ,
sidomos “Shpërfillja e tërë kombit tonë
nëpër Evropës-jo vetëm mëvetësia e shtetit shqiptar <Shqipëria>”, në http://www.brahimavdyli.ch/shpërfillja-e-kombit/
; “Kush e tronditë opinionin kombëtar e
ndërkombëtar për etjet hegjemoniste serbo-sllave”, në http://www.brahimavdyli.ch/kush-e-tronditë-opinionin/
; “Kosova nuk bashkohet me Serbinë-Serbia
ka qenë dhe është okupatore”, në http://www.brahimavdyli.ch/serbia-ka-qenë-okupatore/
, etj. etj.
[18] Shikoni edhe njëherë intervistën e
advokatit dhe publicistit Spartak Ngjela, të cituar më pare prej nesh.
[19] Shikoni shkrimin e Hisen Beriishës, me
datën 20 tetor 2018, „Alarmon
ish-komandanti i Koshares për Kosovën Lindore: Lojë e rrezikshme po luhet, këtë
se bëri as diktatori monstruoz i shekullit XX!”, në http://www.drenicapost.com/lajme/alarmon-ish-komandanti-i-koshares-per-kosoven-lindore-loje-e-rrezikshme-po-luhet-kete-se-beri-as-diktatori-monstruoz-i-shekullit-xx/
[20] Po aty, në faqen e fundit.
[21] Shikoni intervitën e cekur, faqja
6.
No comments:
Post a Comment