VETEVRASJE E VETMUAR
(kushtuar oficereve korrektues).
Na kishin treguar
Dhe kishim dëgjuar
se në burg do vetëvritej
Një i dënuar.
Rojat u tubuan
Thanë; mendja i ka ikë
Në vend të bukës
Han poç elektrik.
me çarçaf të bardhë
kishte thurë litarë
Për t’u vetëvrarë
Në rastin e parë.
Mos me prekni; tha
Gjarpinj të zi
Se, ju ha të gjallë
Ju kapërdi.
Me keni gënjye
Me keni fye
Me mbani mbyllë
O të pa fytyrë
Me thoni: bashkë do pimë kafe
Një ditë në liri
Kur ta vuaj dënimin
E të bëhem i ri?
Kam ngrënë pulë me pupla
Dhe zogjtë që cicërojnë
Duhanin me bishta
E gaca që tymojnë...
Kafen tuaj s’e dua
I vije erë tradhtie,
Por, ty të qeras
Me një kupë shurrë dhie.
Nuk dua t’ju shoh
As grua e fëmijë
Se lojën e keni
Me pabesi!
Mëngjesi afrohej
Me të bardhën dritë,
në qelinë e mugët
një jetë ishte fikë!
Isa Maloku
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment