Sunday, October 21, 2018

"PELLAZGET KRIJUESIT E QYTETERIMIT BOTEROR" Simpoziumi i V -të Ndërkombëtar



Vlorë, Simpoziumi i V -të Studime pellazgjike
Qendra e Studimeve Pellazgjike Tiranë 
Kryetar Luftulla Peza 

Më datën 19 -20 Tetor 2018 në qytetin e Vlorës, me mbështetjen e kësaj Bashkie dhe nën kujdesin e veçantë të kryetarit të saj z. Dritan Leli dhe z. Çlirim Hoxha Drejtor në Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlorë   organizoi simpoziumin e saj të V - të:
Pellazgët Krijuesit e Qytetërimit Botëror

Në këtë simpozium ishin të ftuar personalitete - studiues, historian e gjuhëtarë, nga krejt trojet shqiptare, prej Kosove, Maqedoni, Itali, Greqi, etj

Simpoziumi, në fjalën e hapjes u përshëndet pikërisht nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, gjithashtu në këte event ishte e pranishme  Deputetja e kuvendit popullor znj. Vilma Bello, si edhe Insp. tek Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë - Kosovë, znj. Shyhrete Reçica

Më pas Simpoziumi vazhdoi punimet e saj prej datës: 19 - 20 Tetor 2018, me referatat e shumë pjesmarsve aty, mjaft interesante, hulumtuese, të mbështetura këto në pika referimi me baza -shkencore, ato sollën vlera e risi te reja për krejt historinë, traditat, gjuhën e lashtë Pellazgo - Iliro -Shqiptare, shumë prej të cilave u botuan në gjuhën shqipe dhe angleze në “Revistën Dodona” Nr 3. 2018
---------------------------------------------------------------------------------------------
Kryetari i kësaj shoqate Z. Luftulla Peza së bashku me znj. Liliana Peza, përrcollën një material sdudimor mbi gjuhët e lashta të fiseve pellazge brigjeve të mesdheut dhe gjithashtu një histori të shkurtër mbi Ilirikun (Ballkanin)


--------------------------------------------------------------------------------------------------

Doc. Odise Çaçi, me pjesmarrjen dhe kumtesën tij: “Pellazgët një popull
parahelen” përcolli historinë e pellazgëve paraardhësve tanë të përmendur në studimet e shumë autorëve të huaj dhe vendas, ai ofroj pika referimi nga: “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit si dhe nga autorë të tjerë si: Hesoidi, Simonidi, Pindari, Tuqiditi, Straboni, Pini Plaku, Spiro Konda, Petro Zhei, Robert Anxheli, Nermin Vlora Falachi, Aristidh Kola dhe nga krejt Rilindasit tanë të mëdhenjë.
Ky një studim plot vlera përsa i përket, ekzistencës së pellazgëve, trojeve të tyre, gjuhës së tyre paragreke, gjuhë kjo e cila i përkët sot rracës më të lashtë ilire; gjuhës shqipe.
-------------------------------------------------------------------------------------------------


Znj. Fatbardha Demi ofroi studimin e saj shkencor:
“Dora që zbulon simbolin 12 mijë vjeçar të besimit ARBER”.
--------------------------------------------------------------------------------------------------

Znj. Fiorina Shiko Universita Gulielmo Marconi Rome, u paraqit me referatin e saj tepër interesant, gjuha: ''Aramaisht (Sirisht) dhe lidhja e saj me Shqipen e vjetër''

--------------------------------------------------------------------------------------------------

Z. Anastas Shuke ‘shumerolog’ solli një pjesë studimi prej volumit të madh të studimeve të tij mbi këtë gjuhë të lashtë mbi 3000 vjeçare pes.
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Etruskologu z. Ilir Mati u paraqit me studimin e tij: 
“Te etrusket me gjuhën shqipe”


---------------------------------------------------------------------------------------------
Një studim tjetër interesant, i mbështetur fuqishëm tek fjalët njërrokshe prej dialektit geg të gjuhës shqipe, solli prof. Shaban A Berisha ky studim i kryer mbi një mbishkrim të gjetur në qytetin Pella maqedonase (sot Greqi) i shkruar në një pllakë metalike besohet i periudhës se IV pes. Shkruar në gjuhën e lashtë maqedonase, (dialekti dorik).

Profesor Shaban Berisha  pas një studimi tepër të gjatë kohor kishte aritur të ndante fjalët në mënyrë gati perfekte, aq sa kur ai i lexonte ato, në ‘original’ (maqedonse e vjetër) pjesmarsit në salle e kuptonin menjëherë frazën nëpermjet gjuhës shqipe dialektit geg.

Ky mbishkrim (në këtë epitaf prej hekuri) i përkiste vdekjes së një fëmije foshnjë dhe nëna e vet i lutej për përkujdesje të madhit Zot ku i shkruante se kush do e ushqente fëmijën e saj tashmë me gji … etj shprehi në formë vaji; vajtimi.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
Z. Çlirm Hoxha studiues i antikitetit u paraqit me temën "Autoktonis" - një studim dinjitos dhe tepër interesant.

--------------------------------------------------------------------------------------------------

Studimi tjetër i rradhës në këtë simpozium ishte ai mbi emërtimin: “Perëndesha dhe kryeqyteti i lashtë pellasg “Athena” (sot Greqi) - referuar nga studiues i antikitetit pellazgo-ilir z. Aleksander Hasanas, Athena = AT + HENA = Zonja, Perëndesha Hënê, studim ky i mbështetur tek auorët studiues europianë dhe grek, të cilët pranojnë se ky emërtim është “paragrek” dhe që buron prej një rrënje i gjinisë mashkulloreAιθ (AEʘ), prej nga vjen gjithashtu emërtimi apo fjala; “αιθηρ” aithēr = etër ose më mire nga rrënja: Aʘ - AT.

Një studim ky i mbështetur në këto pika rreferimi:
1.   Institui i studimeve “palaeolexikon” Oksford.
2.   Linear B.: Athana "potniya" shpesh është përkthyer Mistress Athena, ajo fjalë për fjalë do të thotë: “At (h) ANA" e Potnias, e cila ndoshta, do të thotë: Zonja Athinë; [11]  → (Mistress = Amë/tare–; Zonja–Athena).



Günther Neumann: Emri Athena është i origjinës Lydiane; një fjalë e përbërë rrjedhur pjesërisht nga Tirren: AT=Nëna, e njëjtë si emri i perëndeshës Hurriane “Hannahannah” e cila është shkurtuar shpesh në Ana.

3.   Tek gjuha Sanskrite emri Athèna është evoluim i fjalës “ahâna”= ashtë hâna.
4.   Platoni gjithashtu vë në dukje se qytetarët e Sais në Egjipt adhuronin një perëndeshë emri egjiptian i të cilit ishte Neith, dhe e cila është identifikuar me perëndeshën Athena. 
5.   Homeri, epiteti më i përdorur prej tij për perëndeshën Athena është Glaukopis (Bufi), e cila zakonisht përkthehet si, “Sy të ndritshme” ose me sytë që shkëlqejnë.
6.   Tek një unazë-vulë duket qartë mbishkrimi përkrah saj ku shkruhet: Anaexilis = Anaeilis (Hëna yll)
7.   britishmuseum.org
Museum number 1891,0806.86
Gold signet ring: on the bezel Athena seated with an owl; the Greek inscription reads "Anaeiles".
Anazë vulosjeje Gold: në bezel Athena ulur me një buf; mbishkrim grek lexon "Anaeiles
8.   Gjuha Hitite: Ana = Hëna = Nëna; Mother.
9.   Gjuha Cariane: En = Mother
10. Gjuha Luwine: an-ni-iš = mother. 
11. Dialekti Dorik At(h)ana  = athena

12. Tek të gjitha monedhat e perëndeshës ATHENA gjendet i stamposur zogu i natës Bufi, e sipër saj krejtësisht e qartë dhe e pranuar se aty ndodhet një gjysëm hënze, zogu Buf përfaqëson denjësisht këtë perëndeshë Athena si perëndeshë e Natës (Neith) e nëtëve, e shndritëshme përcjellëse e rrezve diellore për të mundësuar rigjenerimin e krejt gjallesave njerëzore, bimore, shtazore etj., pra Hëna është Mëma, Nëna e kësaj bote.

------------------------------------------------------------------------------------------------------Punimet e këtij simpoziumi u transmetuan nga disa Tv kombëtare dhe prej Tv lokale të Vlorës.


Grupi pjesmarës i këtij simpoziumi bëri vizitë dhe homazhe në varin e znj. Nermin
Vlora Falaski, si një nga kontribuesit më të shquar mbi gjuhën shqipe e më së shumti mbi studimet etruske. Ndër veprat më të njohura përmenden: Zotëruesi i kohës, Nga gjysëmhëna tek hëna, Momente kolumbiane, E nesërmja e Kohës; Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët ; Etruskishtja gjuhë e gjallë etj. Nermin Vlora Fallaschi ndërroi jetë në v. 2004 duke lënë pas vehtes një pasuri, një monument të gjallë shkrimesh me një vlerë të jashtëzakonshme. 

Gjithashtu ky grup bëri një vizitë edhe në Pashaliman-Orikum mbi gërmimet arkeologjike të gjendura aty të cilat tregojnë më së miri lashtësinë e këtyre Trojeve banuar nga raca e jonë Pellazge.



-----------------------------------------------------------------------------


==============================================================






No comments:

Post a Comment