Sunday, October 21, 2018

Ardita Lajçi-Gjocaj – TI…!



Ardita Lajçi-Gjocaj – TI…!

U rrita me buzëqeshje mes lotësh

Me lumturinë që lulëzoi mbi dhimbje
Me trimërinë që mundi frikën 
Shuaja etjen me lotin tim të kripur


E ngopa barkun me thërrmija shprese
Ujita shpirtin me djersën time
Ankthi ishte shoqëruesi i netëve të gjata


E ti sot, ma vret buzëqeshjen
E ti sot, mi prangos ëndërrat


Ti…po po ti, qe nuk ngopesh dot
Ti, që më shiqon me perbuzje e neveri.
Ti, që fshihesh pas kollares
Ti, që më rrëmbeve dheun ndër kembë


Pa me thuaj …?
A ta pata borxh !?


Aq sa ke të drejt ti, kam edhe unë
Rinia më ngeli nëpër rrugicat e fatit
S’jam i varfër unë që mbështillem me lecka
Shpirti im ka thesar dinjitetin tim.


I varfër është shpirti yt i tkurrur nga verbëria
Nuk të kam inat e as nuk të urrej
Nuk e kam për zakon të mallkoj vëllaun
Më beso, më vjen keq për ty
Për gjurmët e turpit që i le prapa


Të çmova, për ate që kam menduar se ishe

Tani njoh vetëm portretin tënd të akullt
Uroj të zgjohet një ditë ndërgjegjeja jote
E t’i grise ëndrrat që ndërtove mbi kurrizin tim



Ardita Lajçi-Gjocaj – TI…!


No comments:

Post a Comment