Në këtë mozaik flitet për syrin e keq i *KEQI- shkruar kaq pastër shqip, “ΚΑΙCΥ = i KECI_ i KEQI” - bazuar kjo edhe duke ju rerferuar fjalës së lashtë shqipe “i/e keqe – kakë, kakja”.
- Fjalë kjo e pranuar zyrtarisht në të gjitha studimet dhe nga të gjithë studiuesit, albanologë të huaj por edhe vendas, duke llogaritur gjithashtu se në shkrimet e hershme tek alfabetet me origjinë pellazge fenikase shkronjat: “AI” lexohet ~'E'~ (KAI = QE/>Dhe) ndërkohë e njohur në gjuhën latine të shkruar, kemi bashtingëlloren “C = K” por kjo shkronjë duke u shoqëruar me një prej zanoreve pas saj lexohet: “Q” pra aty kemi të shkruar:
ΚΑΙCΥ = KECY – i KEQI.
Ideatori i këtij mozaiku dhe shkruesi vet i kësaj mrekullie për gjuhën e lashtë shqipe, ka pikturuar Syrin në mozaik plus fjalën i KEQI, duke mos patur nevojën të shkruajë fjalën Sy; pra kemi: “Sy” (pikturuar) + fjalën i Keq”
Syri i keq në mozaik daton nga antikiteti klasik. Referuar nga Hesiod, Callimachus, Plato, Diodorus Siculus, Theokrit, Plutarku, Heliodorus, Plini Plaku dhe Aulus Gellius. Envy dhe grekët e Peter Walcot (1978) renditën më shumë se njëqind vepra nga këta dhe autorë të tjerë duke përmendur syrin e keq.
Dhe gjithë këta autorë klasikë të përmendur më sipër u përpoqën të ofronin shpjegime për syrin e keq. Shpjegimi shkencor i Plutarkut deklaroi se sytë ishin burimi kryesor, nëse jo i vetëm, i rrezeve vdekjeprurëse që duhej të lindnin si shigjetat e helmuara nga goditjet e brendshme të një personi që mbante syrin e keq.
Kishte vende ku njerëzit ndiheshin më të vetëdijshëm për rrezikun e syrit të keq. Në kohët romake, jo vetëm që individët konsideroheshin se kishin fuqinë e syrit të keq, por të gjithë fiset, veçanërisht ato të Pontit dhe Scythisë, besohej se ishin transmetues të syrit të keq.
Bukuria fallike e quajtur 'fascinum' në latinisht, nga folja fascinare, “për të hedhur një magji” (origjinën e fjalës angleze “magjeps”), ishte përdorur kundër syrit të keq.
Në mozaikun e
ndërtuar prej antikitetit vërehet qartë aty kemi një
"Cacodemon" i cili qëndron pranë simbolit të syrit të keq. Ai
është përshkruar si një djalë me brirë me gjenitalitete të tepërta që i
zvarriten midis këmbëve të tij.
Ndërkohë "Syri i keq", që simbolizon fatkeqësinë, është duke u shpuar dhe duke u goditur nga një cfurg me tri biga, prej shpatës së mprehtë, akrepit, gjarprit helmues, prej qenit, dyzetkëmbshit (centipede), prej panterës dhe korbit aty në krye.
Pas kësaj si kemi lexuar edhe gjithë këta shkrimtarë më të lashtë të cilët nuk venë në dyshim se aty bëhet fjalë për “syrin e keq”, ska asnjë dyshim që aty shkruhet për të i KEQI, dhe kjo e shkruar në gjuhën e të parëve tanë në gjuhën shqipe – kjo është gjuha shqipe dhe lashtësia e saj.
Shini tabelën e mëposhtme, ku tregon fjalën e lashtë shqipe: Kaicë> kaiq i/e = e keqe (kaqja) – gjendur edhe tek shkrimet e pararendësve tanë Brygiane- phrygiane.
THE PHRYGIAN WORD ΚΑΚ-ON
Word |
ΚΑΚ-on |
Transliteration |
kak-on |
Meaning |
bad, evil, harm |
See also |
Early Proto-Albanian: *kacia/kakja ‘bad, evil’ |
(Botues: Kulturverlag
Kadmos (15 Dhjetor 2015)
Po ashtu tek ky mozaiku tjetër aty nuk kemi fare 'Sy' por vetëm (kakodemonin - të keqin) dhe sërish aty shkruhet: 'KAICY' si mundemi të themi që aty shkruhet "ka një sy"?
Aleksander Hasanas
Ref:
1 -Palaeolexicon Phrygian dictionary
2 -Dictionary of the Proto-Indo-European
Language
3 -English meaning: to defecate Alb. kaka
“ordure”
4 -Deutsche Übersetzung: “cacüre”
Note: babble-word the Kindersprache Material: Arm. k”akor “crap, muck”, Gk. κακκάω cacō”, κάκκη Menschenkot”, Lat. cacō, -üre, References: WP. I 336. Page(s): 521
https://frosinone.italiani.it/il-malocchio-credenza-antichissima-che-sopravvive-nelle-campagne-ciociare/?fbclid=IwY2xjawFMwHVleHRuA2FlbQIxMAABHfLh6GESe6sbLdH8O9UCYNuovxScpL45QqzE5AQ02OLaQVUhbsvM5xbe-A_aem_xUtEZ4BZ7VpIFKLIvuKR9w#google_vignette
-------------------------------------------------------------------------------------------------
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDelete