Sunday, January 20, 2019

SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN DHE VEPRAT E BRAHIM AVDYLIT



SHËNIME BIOGRAFIKE PËR AUTORIN BRAHIM AVDYLI


Brahim Ibish Avdyli është i lindur më 5.9.1960, në fshatin Morinë, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës dhe i takon plejadës së shkrimtarëve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX).

Që në vitet e hershme të rinisë u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e kombit shqiptar.
Ai merret paralelisht me shkrime shkencore, gazetar e publicist, krahas krijimtarisë letrare (prozë, poezi, dramë, etj.)...

Katër klasat e para të shkollës fillore "Ganimete Terbeshi" i ka kryer në Morinë të Gjakovës dhe katër klasat e tjera, në fshatin Ponoshec, në kushte mjaft të rënda. Pastaj i ka vazhduar dy klasat e para të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Ponoshec dhe dy klasat e fundit, me rezultat të shkëlqyeshëm, në Gjakovë, duke udhëtuar këmbë apo duke banuar atje. 

Studimet i ka filluar në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat i ndërpreu për shkaqe ekonomike e politike, kështu që u detyrua të emigrojë në Zvicër. Edhe atje ka qenë i ndjekur dhe i përndjekur. Dy herë ka qenë i përjashtuar prej Zvicrës, me vendim federal. Herën e tretë është dashur të pres në burg apo të dalë ilegal nëpër malet e Zvicrës...

Pas të gjitha vuajtjeve e ka pranuar Kantoni i St. Gallenit, mirëpo vite me radhë ka mbetur pa punë, si i internuar. Prej vitit 1992-1993 jetoi në Wittenbach e Kronbühl, ndërsa prej vitit 1998, ka banuar në Rapperswil, pa pasur kushte të lëvizë prej të njëjtës banesë...
Pak më vonë, më 1979, është regjistruar si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik, të cilat i kreu në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. 

Pas fatkeqësisë shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike - Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, të cilat i ka kryer, me qëllim të përmirësimit. Aty ka vazhduar me studimet pas diplomës dhe e ka mbrojtur temën e magjistraturës, jo të masterit, në tetor të vitit 2010.

Brahim Avdyli ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 e ka redaktuar dhe udhëhequr revistën gjithëshqiptare „Qëndresa“ në Zvicër, e cila është botuar me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha financiare e politike...

Deri më sot e kanë parë dritën e botimit këto vepra:
-"Në hijen e Alpeve", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983;
-"Buka e kuqe", poemë, Atdheu, Cyrih, 1990;
-"Kur zgjohet Dodona", poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992;
-"Pasqyrë e përgjakur", poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994;
-"Klithje nga fundi i ferrit", poezi, Onufri, Tiranë, 1997;
-"Gjuha e dheut tim", poezi, Albin, Tiranë, 1999;
-"Klithje nga fundi i ferrit", botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000;
-"Baraspesha e humbur", poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003;
-"Vragat e një kohe", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005;
-"Lëvozhga e vdekjes", prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007;
-"Stelele Veşniciei /Yjet e Përjetësisë", Poezie albaneză, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008;

-"Zogu i këngës", poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009;
-"Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj", politikë e publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011.
-"Qielli i paprekur", poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012;
-"Vetëvrasja e një poeti", dramë e kthyer nga romani me një titull tjetër, Shoqata e Intelektualëve "JAKOVA", Gjakovë, 2013;
-"Shtegtimi i lirisë", poezi, Faik Konica, Prishtinë 2014;
-"Torzo e shpirtit tim/Der Torso meiner Seele", zgjedhje e poezive në shqip e gjermanisht, Amanda Edit Verlag, 2015; etj...

Ndër të tjera, është i prezantuar edhe në këto vepra:
-"Rrjedhë e lë gjurmë", poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983;
-Nebil Duraku, "Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985", Rilindja, Prishtinë, 1985;
-"Poezia dal Kossovo", Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò, (Lecce), Itali,1999;
-Hasan Hasani: "Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001", Faik Konica, Prishtinë 2003.

-"Vulcanul răbdării/Vulkani i durimit", Poeme traduse în limba română de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukureşti (Bukuresht), 2008;
-Halil Haxhosaj: "Përkushtime/Poezi kushtuar Din Mehmetit", Klubi Letrar "Gj.N.Kazazi", Gjakovë, 2009;
-Agim Vinca: "Muza e Mëmëdheut/Njëqind poetë për Atdheun", Antologji, SHB "Eugen" Tiranë dhe "Botimet Artini" Prishtinë, 2012;
-Betti Fichtl, "Bahnhof der Träume", Edition Wendepunkt, Weiden/D, 2013;
-Lulzim Logu, Muharrem Kurti: “Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës”, Klubi Letrar “Gjon N. Kazazi”- Gjakovë dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve-Tropojë, Gjakovë, 2013;

-Gëzim Ajgeraj, "Në rrjedhën e Drinit-2", Metafora, Prizren 2014;
-Lan Çyçalla & Ali Prebreza, "Mall poetik”, Manifestimi letrar-Edicioni i parë, SHSH "Naim Frashëri", Fushë-Kosovë, 2014;
-Mark Simoni, "Antologji poetike për udhën", 6, Muzgu, Tiranë 2014;
-Mark Simoni, "Antologji poetike për sendet", 7, Muzgu, Tiranë 2014;
-Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, "Promenadë mërgimtare-Takimet tradicionale të Krijuesve nga Mërgata dhe Diaspora", Ministria e Diasporës, Prishtinë 2014;
-Mark Simoni, "Antologji poetike për qytetin", 10, Muzgu, Tiranë 2015;
-Lidhja e Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, punuar nga Hasan Qyqalla&Fran Tanushi: „Antologjia Poetike- Vargje për Nënën“, Galaksia Poetike „Atunis“, Prishtinë 2016; etj.

Libri i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin “Hivzi Sulejmani“, që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj.

Në zgjedhjen përfundimtare kanë qenë Milazim Krasniqi, Basri Çapriqi e Brahim Avdyli, ndërsa shpërblimin e mori Basri Çapriqi.
Për krijime të veçanta letrare, është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar, me rastin e 28 Nëntorit, më 1997, të organit të LPK "Zëri i Kosovës"; i ”Penës së Artë”. 

Në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001; me 25 prill 2009, Shpërblimin e Parë, “Agim Ramadani” për poezi, në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare, në Cyrih të Zvicrës.

“Shpërblimin e dytë” për poezinë më të mirë të lexuar në Konkursin Letrar, me 1.5.2010; si dhe “Shpërblimin e parë” për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar, të lexuar më 25.4.2011, në Orët e mëdha Tradicionale Letrare për Pavarësinë e Kosovës, të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë të Gjermanisë, në Koblenz të Gjermanisë.

Po nga e njëjta “Lidhje...”, në të njëjtin vend, “Çmimin e parë” për poezitë e konkuruara dhe të lexuara atje, më 23.3.2013; etj. Shpërblimet e marra në kohën e fundit, janë cekur edhe nëpër fusnota. 
Më 1 maj 2015, autori e ka marrë përsëri “Çmimin e Parë” për poezi, në Festivalin e VII tradicional poetik, në Bad-Neuenahr/D, nga LKSHM-ja. 

Ndërsa në takimin “Nëntori poetik 2016”, “Shpërblimin e Jurisë” e mori me 12.09.2016, në Mynih; ndërsa në Zvicër e fitoi “Shpërblimin e Jurisë” jashtë konkursit, nga SHKSHZ-ja, në “Pranverën letrare 2017”, në Neuedorf/AG, me 21.05.2017...

Ky autor, për librin “Qielli i paprekur”, të ndarë për veprën më të mirë, nga LKASHGJ-ja, e ka fituar Shpërblimin e tretë, “Azem Shkreli” në Eneppetal të Gjermanisë, me 1.06.2013, për tërë mërgatën shqiptare.
Edhe libri me poezi mjaft të mira “Shtegtimi i lirisë” nuk ka arritur që ta marrë shpërblimin për veprën më të mirë letrare, në prag të vitit 2015, edhe pse ka qenë e zgjedhur nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, në Prishtinë, por as në Mitingun e 51 të Poezisë, me 15.5.2015, në Gjakovë, në kuadër të së cilës është promovuar, madje as në Eneppetal, me 1.6.2016, për tërë mërgatën shqiptare.

Nga e njëjta vepër, një poezi, me titullin “Zogu i nemur prej qielli” ka qenë shpërblyer me “Shpërblimin e parë”, në “Sofrën Poetike”, me 29.3.2014, të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (SHSHASHS), në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Borås të Suedisë.

Kishte mjaft poezi të tjera të shpërblyera. Të gjitha këto shpërblime sikur nuk qenë me të holla, por më shumë me letër. Prandaj, autori, sikur u step nga këto “shpërblime”...

Shkrimi i parë që e kishte shkruar autori ka qenë një dramë. Ajo nuk ishte për t`u botuar. Nga vendstrehimi nëntokësor në shtëpinë tij, në Morinë të Gjakovës, është marrë apo djegur drama “Gremina”, e cila ka pasur si temë fundosjen e Jugosllavisë. Në të njëjtën kohë i janë zhdukur rreth 1500 faqe prozë A4, në këtë strehim...

Nga veprat e zhdukura, merret edhe vepra politike, e dhënë për botim, te redaktori Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, në dy vëllime, "Çështja shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj", e cila i kishte afërsisht 500-600 faqe A4, me faqet e thata dhe redaktimet, të cilat asnjëherë nuk mund t`i shkruajë e as t`i dijë autori i tyre. Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja deklaronte me keqardhje se i ishte marrur me forcë nga dy persona të paidentifikuar nga SHIK-u, prandaj dorëshkrimi mendonte se i ishte dërguar Kryetarit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq. 

Për këtë çështje, nuk duhej të tregonte autori, derisa të jetë gjallë ai në Shqipëri. Kjo do të kishte pasoja të mëdha për Akademikun Prof. Dr. Bedri Dedja. Menjëherë pas kësaj, hakerat i shkatërruan PC-të e autorit në Zvicër, për të mos e nxjerrë këtë vepër. As paraversionin e saj nuk mund ta lexonte me asnjë program, sepse edhe ato i kishin të penguara të “lexonin” versionet tekstore para vitit 2003, sidomos të veprës së tij në versionin Word 2002. 



Kështu, kjo vepër mbeti e paralizuar, prej 1999 e deri sot, në maj të këtij viti, pra 17 vite me radhë. Në maj të këtij viti, me 2017, autori e dha një shkrim në të gjitha mjetet e gazetat elektronike, paksa të korrigjuar, “Dhuna mendore e shkaktarëve të saj”, të botuar më parë në revistën periodike gjithëshqiptare “Qëndresa”, në maj-qershor të vitit 1994, i cila as sot e kësaj dite nuk mund të shkruhet me atë nivel. Paraversionin e kësaj vepre e ka shpëtuar autori i saj dhe i gëzuar pa masë, i ka dërguar pastaj të gjitha PC-të e vjetra në firmën “Bring/Sammelstelle Jona-Raperswil”...


Brahim Ibish Avdyli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK); i Autoreve dhe Autorëve të Zvicrës (AdS); i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës (LKMSH); i Lidhjes së Poetëve Ndërkombëtarë, Galaktika Poetike “Atunis”; dhe i disa organizatave të tjera...

Vepra e parë është botuar më 1983, në Prishtinë.
Poezia e tij kryesisht është përkthyer në gjuhët italisht, gjermanisht, rumanisht dhe anglisht.
Kjo është e dhjeta (10) përmbledhje e veçantë poetike e tij.



Përgatiti:  Isa Maloku


xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx




No comments:

Post a Comment