Tuesday, January 15, 2019

Folja *BÂ e Shqipes: BA > FA > (THA); ZË > ZEUS.


FAAP - FAR_ FARI = DRITE = JETE

Folja *bâ e shqipes një folje krejt e veçantë një kod i vërtet, 'rrënjë -fjalë' e shumë e shumë fjalëve të tjera të shqipes deri në ditët e sotme dhe në vijim.
Ajo që më tërhoqi vëmendjen tek një studim europian ishte se prej kësaj 'folje' *bâ' e cila në fakt është një folje e drejtpërdrejtë në lidhje me emërtimin e parë të krijimit "bërjes’' së dritës së 'bâr'; bardhë hyjnore (Diellit rrezet e bâra të para e të arta - Zeus) si At -i, i kësaj bote, ishte dhe është folja jonë aty: A'bâ = U ba; u bê; u Kry-e, në krye, më i madhi më i rëndësishmi në qendër të saj (sanskrite
ʾab- = father)
E pikërisht kjo folje e dialektit GEG në këtë studim etimologjik me baza shkencore, primare fonetika e bashtingëllorve që përcjellin ato në ndërtimin e tyre gjejmë: *bâ = dritë' > ajo që shohim, e dukshmja, e nëpërmjet saj shfaqet para syve tanë pamja e gjithshka që na rrethon.
Eshtë pikërisht kjo fjalë 'bâ me origjinë thellë deri në Indi njohur, e cila në gjuhën greke teknike sajuar, barazohet me fjalën 'φαίνω = shoh' (unë shoh); u bâ; u pa > pa-sh’, (unë pashë, ti pe, ai pa).
Kjo si rrjedhë e rregullt, prej evolimit të vet simboleve shkronjave tona shekullore, e pranueshme shkencërisht, kemi seritë e gjithë fjalëve të lashta (palaeolexicon) të cilat përmbajnë shkronjën /β / ato gjenden sot në gjuhët e reja të përfaqësuara me shkronjat /V/f/, digammën /ϝ/; /gr. /υ/ φ/ dhe tek anglishtja dhe në gjuhët e tjera latine përveç gjuhës shqipe {pasi shkronja β është e saj shqipe} kjo shkronjë zëvendësohet me 'w'. Psh: Vini re emërtimin e lumit 'Bardhar' në: Sllavishte 'Вардар = Vardar' dhe gr. 'Βαρδάρης = Vardaris'.
Pra të gjitha fjalët - emërtime çfardo, e të kujtdo gjuhe qofshin ato, të cilat kanë kanë në brendësi të tyre derivatin e shkronjës ‘β’ janë fjalë me të reja në kohë, sepse është shkronja: *b = p/m ashtu si; *b = v/f dhe jo e kundërta.


Kemi 'Teatro' si ky në Butrint  (Dhe A'mbi/teatër > Amfiteatër në Durrës)
Kjo është arsyeja pse fjala e lashtë shqipe *â'mbi nga PAlb (*am[bi]) me një prefiks duket si i pandashëm "A'm/bi = "rreth, rreth e rrotull","mbi", tek gjuha e sotme greke gjendet: *ambi = μφ me të njëjtën vlerë si në gjuhën shqipe por sigurisht është një fjalë shumë me e re në kohë. (sepse kemi 'β' pastaj φ) - (shih: "same as umbr ambr first because of the simplified consonant am-"); Alb. over, mbɛ" over, from, in, to" (G. Meyer Alb. Wb. 265).
Shembuj të tillë tek gjuha greke janë të gjitha fjalët që përmbajnë shkronjat φ (/v/);/υ/ - dhe krejt fjalët tek anglishtja që kanë zëvendësuar këtë shkronjë pellazge (β = w).
Pra fjala e lashtë që po trajtojmë sot (*bhā-1, bhò-, bhǝ) që do të thotë:  i/ e bardhë, të shkëlqejë, është një fjalë e lashtë shqipe e cila ka kuptimin e saj parësor "u ba; u ab', u h'ap; u ba-h ditë (dritë) fjalë kjo e konfirmuar edhe prej studimit përkatës etimologjik i fjalëve të lashta IE ku thuhet se në: Alb. Gheg *bâj, Tosc bënj (= φανω) “make, seem“ (originally probably “bring to an apparition“); > Alb. Gheg *bâj, Tosc bëhet, j(= φαίνω"bëhet, dukem" (fillimisht ndoshta kjo me kuptimin "sjell në shfaqje").

 FA = DRITE (Zeus) Fara e Jetës.

Monedha të lashta me figurën e Zeusit dhe shqiponjës tek të cilat gjejmë të shkruar fjalën 'FA' ka po këtë kuptim të dritës së bërë 'bâ > va > fa; fa-p = shkëlqën, ndriçon, fjalë kjo e cila përdoret edhe për të treguar një veprim që kryhet papritur: Ba-f > pa-f, e menjëhershme, ashtu siç themi: "Befas ranë u rrëzuan 'rrezet fap' të Diellit në agim".
Dhe po aty kemi edhe fjalën shqipe: Ba-p; vap (nxehtë), si dhe burimin e fjalës shqipe *bâ > pa, (pamje) të parët, pamore, (shoh) njëjtë si në gr. 'fenete' e cila rrjedh prej po kësaj fjale rrënjë *bâ (bhā), bânete > bëhet < bênete> vërehet > φαίνεται; faínetai = bëhet i/e dukshme. Lind.
Në gjuhën shqipe kemi një fjalë tipike e cila vërehet qartë se rrjedh prej foljes *bâ-h; 'U beh; u zbeh' > me kuptimin: u Bardhë, u z'bardh dita; u zbeh në fytyrë.


ZBEHTË mb.
1. Që ka ngjyrë si të bardheme, që i ka ikur a i është dobësuar ngjyra e kuqe e fytyrës. Me fytyrë të zbehtë. Me faqe (me buzë) të zbehta. Duket pak i zbehtë.
Dritë e zbehtë. Hënë e zbehtë. Diell i zbehtë. Qiell i zbehtë. Fotografi e zbehtë

Pra *bâh = Dritë dhe z'bâh > zbeh, zbehet = 'i humbet shkëlqimi'.

Për ta bërë më të qartë forcën e fjalës së lashtë shqipe *bâ po sjellim një rast tjetër, madje një fjalë tepër të përfolur dhe të gjendur tek shumë mbishkrime të lashta kryesisht etruske tek varezat e personave të ndyshëm dhe kjo fjalë shpesh herë gabimisht meret si fjalë turke (hajir) por në fakt është një fjalë shqipe e pastër, e që buron prej fjalës shqipe: Ar = Dritë, i e artë, (e zjarrtë) ashtu si vet fjala: u *Bâ ar = Behar > Verë, stina e verës gjithë dritë, fjalë kjo e cila në gjuhën greke ka kuptimin “χαρα (chara); hara = gëzim, kënaqësi, falenderim”, ndërsa tek gjuha shqipe kjo fjalë vjen me kuptime të shumta si:
HAIR m. Mbarësi që sigurohet me punë, lumturi; mirësi e dikujt, dobi. Njeri (djalë) i hairit. I pa hairin dikujt a diçkaje përfitoi, pati dobi prej tij a prej saj. S'bën hair nuk sjell dobi, nuk sjell ndonjë të mirë. S'ia kam parë hairin. Ashtu si edhe urimet: Bëfsh hair! I pafsh hairin! Të qoftë për hair! Etj.
Duket se kjo fjalë tek etruskët është perdorur me vlerën “Xair = Parajsë” > Dritë.
Pra është kjo fjalë e lashtë, Ar >'(H)are' e cila në bashkveprim me foljen shqipe *bâ + hare" kemi këtu fjalën greke “A'bâ hari” > ku 'β = φ/υ': > Ebaharis(to) > Ευ-χαρισ-τω, Efaharisto = Kënaqësi; falenderim, falenderoj gjithë: Hare = Gëzim/Kënaqësi.

Këtu fjalori i lashtë i shqipes sjell:
HARE f.
Gëzim i madh. Plot (gjithë) gaz e hare. Zjen kënga e hareja.

Aleksander Hasanas
(Mili Butka)

Shënim kuptimi i dytë i fjalës: *bhā -2 = Tha, më tha < më fa, i fashë) Geg, 'me fol' (to speak) Tosc 'flas' ashtu si ende në Geg. bâ za > bâj za; blas > flas. Sërish duhet të kemi parasysh barzvlerën e shkronjave (f/th) - shpjeguar edhe nga studiuesi Altin Kocaqi në veprën e tij "Dokumente Historiko-Gjuhësore" faq,114 referuar Hahn Alban. f 21 si psh: Thel > Felë, Thjerë > Fjerë, kalime këto më se normale gjuhësore.
References: WP. II 122 f., WH. I 454 f., Schwyzer Gk. I 694, 709. Page(s): 104-105
WP. II 123 f., WH. I 437 f., 450, 458 f., 525 f., Schwyzer Gk. I 674 f. Page(s): 105-106
---------------------------------------------------------------
Në fotoshkrimin e mëposhtëm kemi shpjegimin etimologjik të foljes *Bhâ në origjinal.




1 comment:

  1. Faleminderit miku im qe nxjer gjith keto gjera me vlere.

    ReplyDelete