Tuesday, January 29, 2019

KUSHTRIMI I JETMIRIT - Poezi nga Isa Maloku



Kur krismat e armëve pushuan

linde Jetmir, i lirë e në liri!

U rrite me krenari heronjsh
dëshmorë në përmendore
me luftëtarë lirie
që ngadhënjyen n’ fitore

pushtuesin e larguan,
pastaj, me armë hipokrizie
vetë na pushtuan

na rrejtën, na mashtruan
deri në palcë ne, na varfëruan
në emër të lirisë vetë u pasuruan!

Zgjohu nga gjumi, rini, rinim
Jetmiri sot dha një kushtrim
thyej dyert e varfërisë
e të mbeturit jetim

mos lejo të tjerët
t’ua vrasin rininë,
t’ua ndalojnë këngën
vallen e dashurinë

t’ua vjedhin nderin
ballin e krenarinë
e tua përdhosin rritën
buzëqeshjen e ardhmërinë!



Poezi nga Isa Maloku

=============================================================================

1 comment:

  1. Dr.Agbazara është një njeri i mrekullueshëm, ky mjek më ndihmon ta sjell përsëri dashurin tim Jenny Williams, i cili u prish me mua 2 vjet më parë me hedhjen e magjisë së tij të fuqishme dhe sot ajo është kthyer tek unë kështu që nëse keni nevojë për ndihmë, kontaktoni atë me email: ( agbazara@gmail.com ) ose telefononi / WhatsApp +2348104102662. Dhe zgjidh problemin tuaj si unë.

    ReplyDelete