Friday, February 1, 2019

Ja se si mendohet të jetë marrëveshja e Thaçit me Vuçiçin.



Për çështjen e Republikës së Kosovës vendos populli sovran i tij (në pjesën dërmuese të këtij populli janë 80% popullsi shqiptare, pra ilire!!), jo armiqtë e tmerrshëm antishqiptarë-sllavët. Ai duhet të vendosë me përkrahjen dhe përkujdesjen ndërkombëtare dhe amerikane. Për këte duhet të njoftohet paraprakisht, direkt e detalisht populli sovran i Kosovës, nga ata që e udhëheqin deri në Kryesi e President, me legjitimitetin e fituar pas zgjedhjeve.
Nuk mund të vendoset asgjë po e njoftuar popullin e tij dhe pa e pasur vullnetin e popullit të tij, dhe ky “vullnet” nuk mund “të manipululohet” ndryshe, pos me gënjeshtra të mëdha!!...
Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, Zëvendëskryeministër, i cili duhet të jetë bashkë me Kryeministrin, pikërisht ata që thonë e do të vendosin bashkarisht me popullin e Republikës së Kosovës për territorin e saj, jo Presidenti, sepse dihet se me Kushtetutë (Neni 4, Pika 4, Kapitulli i I-rë) Qeveria e Republikës së Kosovës “i nënshtrohet kontrollit parlamentar”, dhe po ky Kapitull, në Nenin 2, Pika 2, thotë se “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”; prandaj, për këte thotë kjo Kushtetutë (pas datës 15 qershor 2008, shikone këtu!), Kapitulli I, Neni 1, Pika 1, se “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”! Muhamet Kelmendi i thotë kësaj punë, qe 15 orë: “Ja se si mendohet të jetë marrëveshja e Thaçit me Vuçiçin. Kjo është një marrëveshje që po qarkullon në mediat elektronike. Lexoni, shikoni dhe veproni! Ndarja dhe shkatërrimi i Republikës së Kosovës!? Këte duhet ndalur!!”
Nga të dhënat e disa anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, na ka ardhur ky opcion, edhe me WLAN, përmes FB dhe mendojmë se ay nuk është i gatshëm, e kryer, marraveshje e bërë, por “opcion i marrëveshjes së ardhshme Kosovë-Serbi”, pra opcin i mundshëm, dhe i përfshinë 17 pika, e këto janë:
1. Presheva deri në Klenike i bashkohet Kosovës;
2. Kufiri vendoset afër Bilacit;
3. Bujanoca (Bujanoci) merr STATUS SPECIAL, si "SPEZIAL DISTRIKT";
4. Mitrovica merr status special si SPECIAL DISTRIKT;
5. Nga 6 deri në 8 fshatra të Medvegjes i bashkohen Kosovës;
6. Korridori 10 shpallet International “Protected Road”[ çka është “korridori 10” dhe kah kalon ai, repektivisht cilën zonë e përfshinë ai?!);
7. Liqeni Ujmani privatizohet për 99 vite (është Kompani Angleze) dhe është me Status Special [çka bëhet me <statusin special> dhe kuj do t`ia kalojnë, cilit popull t`ia kalojnë Liqenin e Ujmanit?!];
8. Trepça privatizohet për 99 vite [dhe është Kompani amerikane, franceze, ruse dhe kineze (çka kërkojnë këtu fracezët, rusët dhe kinezët?!)] dhe është me status special [çka mund të bëhet gjatë 99 viteve me pronësinë e saj, kujt do t`ia kalojnë këtë pronësi, cilit popull do t`ia japin ata, sepse pronarët e kanë në duar të veta?!!];
9. Kishat serbe fotojnë pavarësi dhe eksterritor (si Hilandari, në Malin Atos-Greqi) [a ka logjikë të kenë “pavarësi” brenda pavarësisë territoriale të Kosovës edhe kishat serbe, sepse vonë kanë ra në duart e ashtuquajtuara “serbe”. Ato nuk janë “serbe”, por iliro-shqiptare! Kishat janë të pavarura, por nuk “fitojnë pavarësinë”; ato nuk duhet të kenë statusin e minishetit “serb” brenda shtetit të Kosovës!!];
10. Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi i bashkohen Serbisë [këto janë të kolonizuara vonë me të ashtuquajturit “serbë” dhe e kontrollojnë Trepçën, respektivisht disa minerale që nxirren atje, të cilat nuk i ka Kosova vetë; a dihet historikisht cilat kanë qenë territor i mbretërisë së Dadanëve (iliro-shqiptare), e cila përfshinë Shqipërinë Veri-Lindore (Kosovën Veri-Lindore, jashtë shtetit të pavarur të Kosovës!) dhe Sanxhakut të Serbisë e Sanxhakut të Malit të Zi, lartë këtij shteti!];
11. Reparacionet e Luftës i falen nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë (ku ka mundësi të falen këto vuatje, këto shkatërrime, këto mijëra kufoma të shqiptarëve të Kosovës, të zhdukura nga ana e Serbisë, këto të holla e pasuri e jone legjitime, këto pensione të personave shqiptarë të Kosovës, të cilat i presin të lahen prej Serbisë, etj. etj. etj.!!);
12. Kosova njihet nga Serbia me emrin “Kosovo” (emri është i ashtuquajturi “serb”, kur dihet se disa “Kosovo” i kane edhe sot tokat sllave, por nejse!!);
13. Forcat e NATO-s marrin mandat 33 vjeçar;
14. Baza CEPOTIN afër Bujanocit bëhet pjesë e Kosovës;
15. Bondsteel në Sojevë bëhet “MILITARY BASE”; Vlora bëhet NAVY BASE”; Kuçova bëhet “AIR BASE”;...
16. Firmoset traktati i Miqësisë Kosovë me Serbinë, në Uashington DC;
17. Kjo marrëveshje mund të ndodhë brenda 6 muajsh, me 12 qershor 2019 firmoset kjo marreveshje.
P.S.-1: Asnjë opcion tjetër nuk vjen në shprehje, përveç këtij ose plotësim: a) kufiri është në Bilaç, nëse Mitrovica dhe Bujanoci mbeten me Status Special; b) përndyshe kufiri vendoset në Ristovac, kur Mitrovica bëhet me Serbi e Bujanoci bëhet me Kosovë;
[P.S.-2: Për Mitrovicën dhe Medvegjës janë dy herë të numëruara gabimisht me numrin 4 (Katër) dhe janë 17 pika, jo 16 pika].
Po e përkujtojmë fjalën e Kryetarit të I-rë të SHBA-vë, Abraham Linkoln, i cili ka qenë burrë i bijës sonë, pikërikisht nga Deçani:
“Vota është më e fuqishme se plumbi! Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijve të tu...!”
Zoti i Madh, Gjithësia, i ka falur ilirit të Gadishullit Ilirik më shumë fëmijë se sa të tjerëve, sepse me ta ai ka pasur më shumë punë dhe vendi ku ka qenë ai është Dardania e jonë, dhe aspak nuk ka çka kërkon me dhunë të vendoset “flamuri serb”, në Graçanicë (etimologjia shpjegon se fjala vjen prej gjuhës shqipe: graçoj, rrëmihë, shembet dheu kur rrëmihë ose rrëzohet poshtë, kur vie tërmeti!), dhe ajo historikisht është VEND ILIR, e “serbët”, “serpentët” janë okupatorë, me të gjithë skllavët (jo sllavët!) prej shekullit të 9 e 10, pak e nga pak; pas gjysmës së shekullit të XVIII kanë filluar të kenë njëfarë vendi, i cili, dihet se nuk është aspak i tyre, por i ilirëve...
Sipas njoftimit të qytetarëve, fshatrat Bushtrani, afër Bilaçit, Lerani, Gerajt, Strezovci, dhe pjesë të Preshevës, me banim historike shqiptare, mbeten në Serbi.
Sipas disa të tjerëve, Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, në të cilën thotë se “nga ajo që vërehet këtu mbi 20% të territorit aktual të Kosovës humbet nga sovraniteti i Kosovës. Këtu është Ujmani, Mitrovica, Trepca, Shala e Bajgores, komunat ku jane kishat serbe, si Graqanica, Shterpca, tokat e shumta në Deqan, hapësira e patriarkanës së Pejës etj.”; ndërsa Shefqet Jashari thotë se “Duhet t`ua shpjegojmë njerëzve se çdo të thotë për Kosovë <qasje në korridorin 10>”, dhe “të futë mbrenda Preshevën, luginën, Turnovcin e gjitha fshatrat Shqiptare të rajonit, bile ca nga ato edhe me banorë serb?”, “Pa e ditur se ç'mendohet me <special district>?!”, etj. Këto të dhëna janë mjaft: cili është <koridori 10>?! Çka është <special distrikt?!...
A mundet diçka e tillë të jetë kundër sovranitetit të Kosovës; të mos e dijë populli-sovrani i saj, të mos i shpjegohet atij përmes aparaturës së zgjedhur me votën e manipuluar të tij në të ashtuquajturat “zgjedhje”; të mos i shpjegohet çka mund të luhet me ineteresat e tija, kur ato mbrohen me Kushtetutë e me ligj; kur shteti sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm i Republikës së Kosovës rreth 20% të njëjësisë territoriale i humb nga një person, i ashtuquajturi “President” i saj, pa i treguar popullit të vet; kur ai sillet si mbret i mbretëve!!...
JO KËTË ÇËSHTJE POPULLI REPUBLIKES SË KOSOVËS NUK E PËRBINË! JO KËTË MARRËVESHJE POPULI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS NUK LEJON QË TË NËNSHKRUHET! JO KËTË AKT TË TURPSHËM POPULLI SOVRAN I REPUBLIKËS SË KOSOVËS E ASGJËSON TËRËSISHT!...



Brahim Avdyli


1 comment: