Sunday, February 3, 2019


Drejtuar: Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë,
Ministrit të Jashtëm, z. Edi Rama

"Foleja Kombëtare Shqiptare" e themeluar nga pasardhësit e Rilindasve, regjistruar si Person Juridik nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor - Tiranë, nr. 3745, vendim, dt. 31.01.2014, në themel të programit ka si qëllim përkujtimin e Figurave të ndritura dhe datave historike të kombit shqiptar.
I nderuar:
Më 22 janar 2018 në Fushë-Dragot, ishin të pranishëm në përurimin e punimeve për zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, Ambasadorja e Republikës së Greqisë në Tiranë dhe Konsulli i Nderit të Republikës së Greqisë në Gjirokastër.

Në fshatin Φλάμπουρον (dikur quhej Negovan) të Follorinës, kemi varrin e Martirit, Papa Kristo Negovani, masakruar nga banditët grekë, më 12 shkurt 1905. Varri është pa emër dhe i përçudnuar, prandaj kërkojmë, që më 12.02.2019, të jenë të pranishme për të parë nga afër varrin e dëmtuar,
Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Ardiana Hobdari dhe Konsullja e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Selanik, znj. Pavlina Evro, që të negociojnë me dy shtetet përkatëse për ndërtimin e varrit.
Paralelisht me këtë proces, Ambasadorja dhe Konsullja duhet të vijnë në Korçë, që së bashku me familjarët dhe autoritetet vendore të shkojnë te Varreza Publike e qytetit, për të zhvarrosur eshtrat e nipit (djalin e djalit) të Papa Kristo Negovanit, të ndjerin, Sokrat Ksenofon Negovani, që ra viktimë dhe u vra (nëntor 1940) nga bombardimet dypalëshe të pushtuesve në Luftën Italo-Greke, në moshën 16 vjeçare te dera e shtëpisë në Korçë dhe për t'a rivarrosur me nderime në Varrezën e Dëshmorëve në Korçë.
Shteti ynë duhet të veprojë me reciprocitet, ashtu si vepron shteti grek për nderimin e dëshmorëve.

Me respekt: Elida Jorgoni - Kryetare e Lëvizjes "Foleja Kombëtare Shqiptare"
Nr. 272 prot. Dt. 22.01.2019
E-mail:jorgonielida@yahoo.com Cel.: +355 68 254 3709

No comments:

Post a Comment