Sunday, February 3, 2019

VICIANA QYTET ILIR ANTIK. -{Vushtria}- Etimologji

 

Ta shtrembërosh të vërtetën me dorën tënde ?!
    “Vushtrria” sipas Wikipedias – shqiptare do të thotë “trina e viçave” (?)

    Ndërgjegjësohuni o njerëz ju më shumë që kontriboni me tekste, shkrime apo studime të ndryshme në wikipedia shqiptare dhe më gjerë.

    Vushtrria është  një qytet antik, i cili ndodhet  pikërisht në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ky qytet më herët është quajtur “Vicanium” thuhet sërish në  Albania-Wikipedia.

    E pra që në vështrim të parë, të këtij emri qyteti-antik “Vicanium” kuptojmë gjithësecili prej nesh se kemi të bëjmë me një emër të përshtatur në gjuhën latine, e kjo duket qartë nga prapashtesa e saj “um”.

    Gjuha shqipe karakteristike e saj unike, gëzon dhe ka për bazë ndërtimin e fjalëve dhe fjalorit të saj mbi fjalët njërrokëshe, tipike kjo e vetëm gjuhëve më të vjetra lindur e krijuar qysh në fillesë “NEPHILIM” atëherë kur lindi e para fjalë. Ende sot gjuha shqipe trashëgon mbi 2085 fjalë njërrokëshe, e ndërkohë e ashtuquajtura e lashta greke, por; gjithsesi, ka vetëm 532 të tilla dhe ajo latine ka vetëm 1 fjalë njërrokëshe.
Kjo nuk duhet të harrohet!

    Përveç kësaj në shumicën e rasteve në përshtatjen e emërtimeve të ndryshme çfarëdolloj qofshin ato nëpërmjet gjuhës latine asaj greke më shumë, por edhe sllave gërma “B” e gjuhës shqipe është lexuar vazhdimisht baraz “V” shembujt janë pa mbarim por këtu do ju kujtoj vetëm lumin BARDHAR i cili vazhdon të shkruhet po kështu, "Βαρδάρης", në gjuhën greke dhe atë sllavishte "Ва̀рдар" por ky emërtim lexohet: “VARDAR”.

    *Vushtrria një qytet i lashtë dhe modern i sotëm i Kosovës ka pësuar të njëjtin fat, dhe si fillim i drejtohemi emrit me të parë dokumentuar si “Vicianum” dhe për tu afruar sa më pranë rrënjës apo temës së saj, pa dyshim largojmë së pari prapshtesën e saj; latine “um” dhe ja ku dalim fare thjeshtë puro shqip: “VICIANUM = VICIANA” gjë e cila është e përmendur edhe në wikipedia  pikërisht  kështu:

    Viciana” një emër dhe qytet i lashtë ilir në fund të shekullit të parë para Krishtit pushtohet nga Perandoria Romake dhe vazhdon më tej se Vushtrria është lokalitet antik, që daton edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve. Vushtrria, në kohën e vjetër është quajtur VICIANUM –CIVILIAN {këtu autori i përdorues i wikipedias fut në kllapa (Ana e Viçave) ??? 

    Që Vushtrria në kohën antike është quajtur “VICIANA”, për këtë dëshmon edhe mbishkrimi i gjetur në rrethin e Kumanovës, që konsiderohet si shenjë e kahjes së rrugës për në Vicianë.


    Ndërkohë Kalaja e Vushtrrisë është një ndër monumentet më të vjetra të qytetit dhe sipas të dhënave është kala iliro-dardane, e rindërtuar në mesjetë. Ndërtimi është bërë nga gurët me formë të çrregullt, ndërsa sipërfaqja e saj është rreth 1.100 metra katrorë. Muret e kalasë janë 10-12 metra të larta,ndërsa trashësia e tyre është 3-4 metra. Në brendësi të saj gjendet një lloj tuneli që sipas legjendës shërbente të dilej në lumin Sitnicë në rast rreziku.

    Pra: Lexuam më lart se “Viciana” është  një qytet ilir i konfirmuar emërtimi dhe nga mbishkrimi i gjetur, në Kumanovë, ku autori e fut në kllapa shpjegimin e tij dhe e barazon ketë emër baraz  me: “Ana e Vicave” krejt gabim dhe jo llogjike, (po flasim për një 'qytet antik' dhe jo për një Vathë viçash) shikoni ç’ndodh më poshtë.

    Në vitin 395, pas shkatërrimit të Perandorisë Romake “Viciana” mbeti në kuadër të Bizantit. Ndërkaq fiset turke dhe sllave që erdhën në Ballkan në 
shekullin VI-VII e shkatërruan këtë gadishull dhe toponimet e vjetra Pellazgo ilire të cilat sigurisht përshtatën  në gjuhën të tyre.

    - Pra vetëm në mesjetë Viciana shënohej me emrin VIÇITRINA (Trina e viçave), ndërsa sllavët këtë emër e sllavizuan duke e quajtur “VUÇITRN”


    Pra një gabim tjetër ky dhe më keq, emrin e lashtë (BESIANA) –“Viciana” të këtij qyteti Iliro-shqiptar; sllavizuar tashmë “Viçitrina" ku autori e barazon me Trina e viçave”- përse keshtu a nuk mund të kishim këtu Bestrina sllavizuar Vuçitrn?

    Ky qytet-ilir – antik është quajtur pa dyshim “BESIANA” ashtu si Besa e shqiptarisë, por jo vetëm kaq, jo rastesisht Viciana e sotme, në lindje kufizohet me simotrën e saj “Besiana” në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perendim me Skenderaj. E në latinisht sigurisht që  ky vendbanim do quhej; “Beciana = Viciana”, “Vicianum” sepse gërma; “B” – lexohet; “V” ashtu si edhe nga sllavët, grekët e të tjerë, e kuptohet diçka llogjike kjo, thjeshtë, përshtatshmëri në gjuhën e tyre, jo shtrëmbërim.

    'Besa' jonë është e konfirmuar dhe e njohur ndërkombe tashmë, si një veti, virtyt dhe një fjalë tejet e pastër shqiptare, ashtu si dhe prapashtesat e njohura iliro-shqiptare 'Ana, ona' përmendur këto edhe nga studiues e albanologë të huaj ashtu si dhe nga vet gjuhëtari Eqerem Çabej.

    E keqja qëndron tek ne që duam të ngremë apo ringremë ndërtesat tona pa larguar më parë nga rrënojat, “gurët pa adresë” lënë të huajtë mbi themelet e vjetra, antike të kristalta shqiptare!


Aleksander Hasanas
(Mili Butka)




No comments:

Post a Comment