Saturday, February 2, 2019

Oh popull faqezi që Zot as dreq nuk njeh ...





Dikush me pyeti: ku jane studentet?
- Oh mik iu gjegja,
iken ato dite te bekueme,
plot afsh,
shprese dhe ngallnjim.

Oh I shtrejti mik
iken ato dite te bardha,
kur ne denonconim, pedagog sharlatane,
politikante hajdute dhe kriminele.

Oh I mjeri mik u shterren ditet,
kur ne kelthitnim ne piskama per rrezim sistemi.
Ato dite donim ti hidhnim ne ferre keta mjeranet satanist.

Medet mik Medet na iken nga duert ato dite
kur me mishe e shpirte
donim te shembnim skllavnine shekullore.

Oh kuku
si i lame te na iknin nga duart
ditet kur donim te ndalonim elitat djallezore,
qe te mos shkaterronin,
hanin, vidhnin e porllosnin,
madje si pa te keq,
fynin, injoronin dhe perllosnin popullin e mjere.

Ne donim ti ndalnim satanistet
qe vajzat e njoma ne semafor na hodhen pameshire,
ne donim ti burgosnim keta
dhe ata qe djemt ne dete na i mbyten.

Eh Medet na iken ditet
kur donim te shembnim nji sistem kriminel,
antinjerezore dhe satanik,
sepse populli heshti,
çuditerisht pranoj qe te rrinte ende ne skllaveni.

Oh çme pane syte e mjere,
populli heshti,
e shiti te ardhmen e femijeve
dhe brezave qe vijne!!

Oh I mjeri une I mjeri
rand ka me na gjykue historia
dhe brezat qe vijne
qe se shembem me çdo cmim
mund a gjak te keqen,
qe nje komb ka kaplue prej shekujsh.

Oh popull faqezi qe Zot as dreq nuk njeh,
pash at Perendi
pse nuk I mbeshete,
pse nuk u shkove mbrapa bijve te tu ma te mire,
qe guxuen, u cjerren neper sheshe
qe ta bajne nji here e mire te zezen Shqipni.
Mallkimin pac o popull pa seder 




-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-x-

1 comment: