Showing posts with label KOMUNIZMI. Show all posts
Showing posts with label KOMUNIZMI. Show all posts

Friday, April 17, 2020

Viktor Emanuelit të -III- i dorëzohet 'Kurora e Skenderbeut'



Si sot, më 16 prill 1939, (vetëm katër ditë pas pushtimit fashist të Shqipërisë), sipas një plani të përgatitur që më parë, më nge e në fshehtësi, nga përfaqësuesë të Italisë fashiste dhe bashkpunëtorëve të saj në Shqipëri, iu dorëzua, në Romë, me ceremoni pompoze, Viktor Emanuelit të III-të, perandorit-mbret të Italisë, Kurora e Skënderbeut, - dmth e simbolit të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit Kombëtar të shqiptarëve !

(Sipas disa bashkëkohësve, madje ishte planifikuar edhe nxjerrja nga Kasaforta e Thesarit të Shtetit të Bankës Kombëtare edhe i dokumentit themelor të Historisë së Kombit, dmth Aktit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, (dorëzuar në Thesarin e Shtetit me komision e procesverbal të posaçëm, nga atdhetari i shquar, - Lef Nosi). Por dalja e sekretit çoi në përgatitjen dhe shpërndarjen rrufe nga disa ptriotë, të një fletvolanti, ku kërrcënohej me vdekje, kushdo që do të nxirrte nga Shqipëria dokumentin e Pavarësisë Kombëtare.

Fletvolanti, sipas dy dëshmitarëve pamorë, u mblodh me shpejtësi olimpike nga fashistët dhe agjentët tyre vendas, por duket të ketë diskurajuar planin e fashistëve italianë dhe bashkpunëtorëve të tyre ''shqiptarë'', për marrjen e Precesverbalit origjinal të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Vlorë!

Këtë akt tradhëtie të lartë kombëtare e kryesonin Shefqet Vërlaci, Xhaferr Ypi dhe Ernest Koliqi. (Refuzuan të ishin pjesëtarë të këtij akti të turpshëm Mit'hat Frashëri dhe përfaqësuesë të famijeve të shquara Butka etj).

Mirëpo, si për ironi të fatit, vetëm pas 6 viteve më vonë, në muajtë e parë të vitit 1946, këtë herë në fshehtësi e konspiracion të plotë , ky dokument i shenjtë i historisë sonë kombëtare, nxirret nga Thesari i Shtetit dhe dorëzohet në Beograd, nga klika arriviste dhe antikombëtare hoxhiste, si mirënjohje për promuovimin e saj në krye të vendit, si dhe si garanci besnikërie ndaj planit të fshehtë serbo-jugosllavo-sovjetik të:

A. Shpartallimit të Shqipërisë Etnike nga PKSH dhe forcat e saj të armatosura;
B. Rikthimit të Kosovë nën Serbi, gjithëpo me vetë bajonetat e PKSH;

C. Përfshirjen e Shqipërisë londineze në Jugosllavi, si Republikë e shtatë (e vetmja pikë që nuk u relizua dot, thjesht për shkak të plasjes së konfliktit të ashpër Stalin -Tito, në gjirin e Internacionales së Tretë Komuniste (Interkom), ndarje së tyre dhe përzgjedhjes nga PKSH të hedhjes në prehërin e Stalinit, dmth të Bashkimit Sovjetik. Por ndërsa Kurora e Skënderbeut u rikthye, mjerisht Akti i origjinal i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare jo..!

Ai vazhdon të mbetet atje, ku u dorëzua fshehurazi ! Madje e papërmendur fare nga historiografia jonë e kohës së diktaturës komuniste dhe asaj postkomuniste dhe qeveritë përkatëse..!

Përfundimisht, bashkpunëtorët e të huajve (me fjalë joshqipe, - kolaboracionistë), në dëm të interesave kombëtare, në luftë a në paqe, komunistë ose jo, kanë në fakt vetëm një ngjyrë damkuese: atë të antiatdhetarëve e tradhëtarëve me xhufkë e të neveritshëm, pavarësisht nga pozat dhe marifetet e tyre të shpifura, djallëzore e kameleonike..!


Betrit Belliu, historian. 16 Prill 2020.

`````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````



Thursday, December 20, 2018

Komeditë e një kohë të vjetër, por Zoti na dëgjoi



Nga Shefqet Dobra

Kur shkova në Spaçin e Mirditës, në ferrin e të gjallëve, aty gjeta Kristo Lolen. Këtë njeri e kisha njohur vetëm si njeri të hipur në kalë në kohën kur ne punëtorët e bujqësisë pastronim rrodhet e deleve para se të qetheshin. Ishte një punë shumë e vështirë, na bëheshin duart gjak prej rrodheve. Kristoja ishte Rumun. Përgjithësisht rumunët apo çobejtë, si i quanim, më së shumti merreshin me blegtori. Këta ishin popull shëtitës, fati i tyre qe që mbetën në Shqipëri se u mbyllën kufijtë pas fitores së komunizmit, përndryshe, kushedi nga do të kishin shkuar.

Kristoja ishte përgjegjës i blegtorisë së imët për gjithë ndërmarrjen “29 Nëntori” të Lushnjës. Veçse me kalë mund t’i ndiqte kopetë kudo që të ishin. Si çobanët apo vllehët që kishin mbetur këtu, gjithashtu edhe Kosovarët e dashuruar pas propagandës që  i bënte radioja e gazetat lumturisë që gëzonte e përjetonte populli në Shqipëri, “fërrt” ua bënte mendja, dhe vrap vinin te ne të gëzonin “parajsën” e lumturisë socialiste. Në fillim gënjeshtra të merr mendjen me bukurinë e jashtme, pastaj të merr frymën.

Kurse shqiptarët rrezikonin jetën për t’u arratisur që të shpëtonin nga lumturia mjerane që u kishte dhuruar fati. Eh, si është kjo jetë: nënën e braktisnin fëmijët e vet, dhe e lakmonin ata që e kishin njerkë. Fillimisht, kosovarët, sapo hynin këndej kufirit i nënshtroheshin një hetuesie të rreptë se mos kishin ardhur për agjenturë, pastaj i binin nëpër kampet e internimit të shijonin lumturinë e ëndërruar. Këta e pësonin si ai që tregojnë: “O babë, zura një hajdut!”-  i tha djali. “Bjere këtu qenin e birin e qenit!”- i tha baba. “Po ky nuk më lëshon, o bab!”- i tha djali.
“Po pse nuk thua, të ka zënë ai ty e jo ti atë!”- i tha baba.

Tani, këta nuk mund të iknin ashtu si iknin nga Kosova në Zvicër e ku të donin, këtu kushdo që futej e mbanin me zor të shijonte atë që lakmuan aq shumë. Për t’u kthyer nuk i linin më, por kishin dy rrugë: o të bëheshin spiunë për ne e për njëri-tjetrin, o të dënoheshin ashtu si dënoheshin shqiptarët që donin të arratiseshin. Shqiptarët iknin nga halli, këta e kërkuan si breshka te nallbani. Të gjithë në burg ose kampe internimi me ne ishin.

Kristua, në Spac, ishte përgjegjës i zonë së tretë. Kuadër ishte përsëri, por jo me tufë bagëtish, por me tufë njerëzish, bashkë me ta i rrethuar me tela e me policë që nuk e lëshonin kërrbaçin nga dora. Mua më caktuan në zonën e dytë, ishte më e vështira, kishte pirit që ishte shumë i rëndë, temperatura brenda në galeri shkonte deri në 35- 40, gradë, uji ishte me acid, atë do pinim; të gjitha të këqijat i kishte kjo zonë-( galeri).

Por, akoma më e keqja ishte se të qëllonte të ishe në grup me shokë që nuk punonin dhe, o duhet të bëje punën e shokëve, o të pranoje ndëshkimin që ishte... Ata që e kanë provuar e dinë. Për të shpëtuar nga ky hall i madh, mendova: “Veçse Kristoja, tjetër njeri nuk mund të më ndihmojë”,-  mendova, edhe pse nuk kisha fol kurrë me të. Megjithatë, një mbrëmje iu drejtova si lushnjari-lushnjarit. Në fakt as ai dhe as unë nuk ishim lushnjarë, por në Lushnjë, kishim banuar.

I fola dhe i thashë:
-         Meqë edhe kryetari i Zyrës Teknike është çoban, a më ndihmon....
-         Pasi ia sqarova arsyen,  më tha:
-         Ku do të shkosh?
-         Në grupin e Muharrem Xhydollarit, bëhemi një grup që nuk na shkon kot puna dhe, meqë
unë njoh të afërmit e tij, jam më i sigurt për… I kupton vet ti!
Megjithëse për fjalën e fundit u pendova, nuk e dija ç’njeri ishte dhe... Aty  askujt nuk mund t’i besoje.
-         Pa merak më tha.

Disa më thanë se duhet t’i premtoja diçka, por unë nuk e bëra sepse po të ishte i ndershëm do ofendohej, po të ishte rezil do e kërkonte vetë shpërblimin. Por muajin tjetër emri im ishte në grupin që kërkova. U thashë shokëve:
-         Unë nuk e kam njohur më parë, veçse e kam parë të hipur në kalë, thoshin se ishte
përgjegjës blegtorie, por ka njerëz që bëhen të vlefshëm kur përballen me vështirësi.

Një ditë të diele që e bëmë pushim, rastisi të takohemi se turnet na bënin, që nëse nuk i bënim të dielat pushim, një muaj nuk takoheshim, dhe unë e falënderova Kriston:
-         S’ka pse të më falenderosh, - më tha, - nuk qe ndojnë gjë e madhe, punëtor je dhe atje,
nuk është se kushedi ça fitove.
-         Se ne nuk kishim ndonjë njohje më parë, veçse si lushnjarë, - i thashë.
-         Thua ti, - më tha, po mos të njihja mirë, nuk do e bëja kurrë! Po edhe si Lushnjar, kaq
gjë, pse mos ta bëja.
-         Për mua është nder i madh, - i thashë.

Pasi biseduam ca e pyeta:
-         Ti kishe një vend pune të mirë, përse të dënuan?
-         Më ke njohur ti në atë kohë? - më tha.
-         Të kam parë kur vije me kalë në Tërbuf, kur ne u pastronim rrodhet deleve.
-          Qeshi.
-         Më dënuan për agjenturë, - më tha.
-         Me atë grup ishe edhe ti? - i thashë. Ça nuk flitej për ju! Thoshin kanë kapur një grup
çobanësh shumë të rrezikshëm; si thoshte njëri, nuk thoshte tjetri; secili shtonte diçka. Në çdo mbledhje kur flitej për armiq ose diskreditonin ndonjë, grupin tuaj e merrnin si shembull.

-         Më akuzuan për agjenturë. Ata thoshin se kisha qenë agjent vërtetë, por koha kur më
Akuzonin, unë kisha qenë ushtar, dhe mendova se do ta fitoja pafajësinë, se kisha fakte për ta rrëzuar akuzën. Vendosa ta pranoja hetuesinë, trajtimin mizor që më bënë, sepse po të mbrohesha me gabimin që kishin bëra ata, hetuesia do bënte ndryshime te Gjykata; kisha besim, por kisha gabuar. Drejtësia nuk kishte drejtësi.

Kur unë i pyeta kur dhe ku mblidheshim, ata thanë pikërisht atë që doja unë. Atëherë unë iu drejtova trupit gjykues:
Zoti gjykatës, si mund të merresha me agjenturë e të takohesha edhe me këta që më keni bërë grup, edhe me grekë a çfarëdo të jenë kur unë isha ushtar?
Si!- tha gjykatësi.
-         Po zoti gjykatës, kam qenë ushtar, mund të interesoheni te reparti ku kam kryer
shërbimin. Ndaj i lutem Trupit Gjykues t’më japë pafajsinë sipas ligjit. Kurse këta, me të cilët më keni bërë grup, ca nuk i njoh fare! Besoj se po t’i pyetni këtu, do ta pranojnë.

Pa e prishur terezinë gjykatësi tha:
-         Mund të jetë bërë ndonjë gabim kur kanë shkruar, njerëzit bëjnë dhe gabime.
-         Nëse njerëzit bëjnë gabime pse duhet të dënohem unë?!
-         Se me agjenturë jeni marrë. Është gabuar viti, nuk ka shumë rëndësi kjo, - më  tha.
-         Ka shumë rëndësi, - i thashë,  sepse, nëse me dokumente vërtetohet që kam qenë ushtar,
akuza është e rremë nga njerëz të rremë! - i thashë.
-         Mirë, pezullojmë gjyqin, - tha gjykatësi, - merreni e çojeni atje! Kur t’i rregullojnë këto
Lajthitje ma bini këtu përsëri!

Ne vend të merrja pafajsinë që ishte plotësisht e justifikuar për mua, filloi përsëri hetuesia dhe më e vështirë; ndërruan vitin dhe datat. Më dënuan 25-vjet. Kjo ishte drejtësia jonë. Këta ishin gjyqtarët dhe hetuesit tanë, - më tha.
-         Ne akuzohemi si “armiq” pa bërë armiqësi, por nuk kuptoj përse u duhen këto gjëra?
-         Ky qe fati i jonë!- tha, mos u qeshtë buza, u lëngoftë shpirti ashtu si na lëngon ne
dhe familjeve tona, -  shtoi Kristoja.
-          Zoti e dëgjoftë këtë që thua ti!- i thashë.

==============================================================


Sunday, December 16, 2018

Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia



Ndalohet në Kakavijë Panajot Barka, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia
Mbrëmjen e djeshme në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, duke ardhur nga Greqia është ndaluar nga shërbimet e doganës dhe policisë Panajot Barka, 
Shef i departamentit të gjuhes greke në Universitetin e Gjirokastrës, shkruan Faxweb.al.
Ndalimi i tij është bërë pasi Barka mbante me vete rreth 100 libra nga të cilat rreth 20 prej tyre ishin me përmbajtje historike për “vorio epirin”, ndërsa librat do të futeshin në Universitetin e Gjirokastrës.
Burimet bëjnë me dije se librat u sekuestruan dhe materialet në ngarkim të Barkës do i kalojnë prokurorisë. Ndërkohë që policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, duke mos e raportuar as ndalimin e përkohshëm të Barkës dhe as sekuestrimin e librave.
Barka është përfaqësues i minoritetit grek në Shqipëri, dhe shpeshherë është akuzuar si antishqiptar.
Së fundi ai ishte pjesë dhe e zhvillimeve në Bularat, ku u shpreh se koret e nacionalistëve grekë në funeralin e Katsifas nuk kishin asgjë antishqiptare, dhe pse aty u hodhën thirrje si: Vritini qentë!

(E.K/FAXWEB.AL)
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Friday, December 14, 2018

Dhori Kule hyn në librin e “skuth – Gines”


Shumë të rinj që mbarojnë arsimin e lartë enden të papunë ndërsa mamuthi bën 11 punë përnjëherë. Doktoresha e Shkencave Monika Kryemadhi e nisi karrierën akademike duke trafikuar kokainë me karrocën e fëmijëve në aeroporte
Vjedhja e doktoraturës nga Monika Kryemadhi mund të konsiderohet si mëkati më i lehtë i kryetares së çetës më të madhe dhe të organizuar të korrupsionit në Shqipëri. Monika ka vetëm një rival për korrupsion në Evropë, bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Për Monikën ka një dosje në duart e shërbimeve të huaja, për trafikimi të drogërave të forta, përmes aeroporteve, me karrocën e fëmijëve, gjatë kohës kur Ilir Meta ishte kryeministër. Me ngritjen e SPAK-ut, Monika pritet të jetë një ndër politikanet e para që do të bie në pranga për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie, deklarim të rremë etj. Ajo ka disa muaj që kërcënon dhe josh Ata Markun. Por fundi i saj nuk do të vijë nga Arta Marku, por nga SPAK-u.
Monika e ka mbrojtur doktoraturën e vjedhur nën kujdesin e mamuthit Dhori Kule. Ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me universitetin, por vetëm me paranë dhe ngjitjen pas partive. Dhori Kule mund të jetë zyrtari i vetëm në Ballkan që bën 11 punë shteti njëherësh dhe merr 11 rroga njëkohësisht. Duke bërë 11 detyra shtetërore njëherësh, ka mbikëqyrur edhe doktoraturën e mamit të korrupsionit, Monika Kryemadhi. Gjatë kohës kur ishte rektor i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka deklaruar të ardhura edhe nga 10 punë të tjera shtetërore. Teksa shumë të rinj që mbarojnë arsimin e lartë enden të papunë, mamuthi bën 11 punë përnjëherë.
11 detyrat e  kriminelt: Dhori Kule 
  1. Rektor i Universitetit të Tiranës
  2. Pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë
  3. Nënkryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës
  4. Kryetar i Këshillit të Statistikave
  5. Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë
  6. Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KRRT Qarkut Tiranë.
  7. Këshilltar i Dhomës së Tregtisë
  8. Anëtar i Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë
  9. Anëtar i Bordit në Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit,
  10. Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
  11. Anëtar i Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Vlorës

Tuesday, December 11, 2018

URAT E VEPRIMIT NË MES MËRGATËS E ATDHEUT

Brahim AVDYLI:

(Vështrim i përgjithshëm gjatë promovimit të veprës së Ismet Krasniqit,
 „URAT E KOMUNIKIMIT KULTUROR/Kontaktet me diasporën shqiptare të Zvicrës-reportazhe, kronika, recensione“, Shtëpia Botuese ROZAFA, Prishtinë 2018)

Në një çast të shkurtër të ditëve të ngjeshura me të gjitha gjërat momentale të relacionit kombëtar e ndërkombëtar, me të cilat jam i ballafaquar, miku im i veçantë, prej atdheut tim shpirtëror, Ismet Krasniqi-Lala, jo vetëm se më ftoi në mesin tuaj në këtë promovim të veprës së tij:
“Urat e komunikimit kulturor/ Kontaktet me diasporën shqiptare të Zvicrës-reportazhe, kronika, recensione”
Botuar nga SHB “ROZAFA”, Prishtinë 2018; jo vetëm se isha përherë mik i veçantë i familjes së gjërë, në Kosovë e këtu (në Zvicër); jo vetëm se jam mik i kulturës së madhe, të shprehur kurdoherë, në të gjitha spektrat e të gjithanshmes së tij: qoftë si dijetar; si artist; si organizator dhe bashkorganizator; si autor e bashkautor; si aktor i teatrit e shfaqjeve teatralei skenave të humorit e i humoreskave mjaft të matura; apo si njohës i thellë i ekspozitave të Idriz Berishës dhe Arsim Berishës, në Klinë e në Zvicër; autorit më të madh Klinas, Prend Ndue Buzhalës, i cili, në të shumtën e veprave të tij ka qenë veçmas si Redaktor Letrar e Gjuhësor, sikurse në veprën time “Arena e dhembjeve”, etj.; por më dha si detyrë që të shkruaj një vështrim të përgjithshëm, edhe pse jam i prezentuar në këtë vepër. Mu desh edhe njëherë që t`a shikoj në tërësi...

Duke i pasur parasyve disa vepra të Ismet Krasniqit- Lalës, edhe pse vetë kam qenë në “Ditet e Plisit”, qoftë me referat shkencor, qoftë me punime ndër libra e fotografi; veprën e recensioneve të tij letrare e teatrore, “Në hapësirat e artit”, dhe veçanërisht veprën madhore me fotografitë kolor, me bashkautorin e kësaj vepre, Idriz Berishën, “Artit të daltuar”, për gjurmët e artit e jetën e veçantë të mikut tim, Arsim Berishës, me të cilin kemi qenë bashkarisht në promovim e kësaj vepre, etj. u ndala pak në “Urat e komunikimit kulturor...” në mes Zvicrës e të Atdheut, me mendime të ndryshme: çka e ka shtyrë autorin t`a krijojë këtë vepër dhe çka ka dashur ai t`u thotë gjeneratave të reja. Kjo ishte një pyetje tepër e veçantë; një pyetje tepër e madhe e me vend.
Edhe si gazetar e kam bërë një intervistë të rrallë; të gjatë; të veçantë, e cila në këtë vepër ka vend, por ajo është e posaçme me Ismet Krasniqin-Lalën, duke mos i harruar këngëtarët e dalluar të familjes, duetin Salih e Feriz Krasniqi, të cilët mi mbushin syt me lot sa herë e kujtoj fëmijërinë dhe djalërinë time të atdheut. Kësaj pyetje të pashkruar dhe të lënë si peng deri në fund të kësaj vepre nuk mundem lehtë t`i përgjigjem. Cilat janë këto ura të komunikimit në mes të Zvicrës e të Atdheut shpirtëror? Kur them “atdheut shpirtëror” i kam parasysh të gjitha tokat e plisit të bardhë, e cila nënkupton të gjitha trojet tona shqiptare, si p.sh të Republikës së Shqipërisë, të Republikës ende të panjohur të Çamërisë, të Republikës sot të Maqedonisë, të Republikës së Kosovës, Kosovën Lindore nën Serbi, Sanxhakun e Serbisë, Sanxhakun e Malit të Zi dhe tokat tona nën Malin e Zi, paralelisht me tokat e tjera, prej Turqisë e deri në Amerikë. Dhe, kur mendoj për urat e komunikimit, këto janë troje të origjinës shqiptaretë cilat i lidhin pashkëputur këto visenë një komunikim të përhershëm, por duke e marrë fillimisht Kosovën, Klinën e Zvicrën, pra Dukagjinin e Zvicrën.

Kultura, arti, krijuesit (letrar, dramatik e të filmit), gazetarit e piktorit, etj. janë profile të veçanta, të cilët te çdo popull janë të lindur prej Krijuesit të botës së gjallë në globin tokësor, pra nga Hyjniu, Zoti i Madh, por të gjithë nuk e dinë këtë gjë. Autori i librave të veçanta shkruan në princip të krijuesit të vet. Ashtu edhe Ismet Krasniqi-LalaKrijuesit vrapojnë përpara epokave dhe i ndjejnë epokat që do të vijnë. Ata shkruajnë për të kaluarën, në rastin tonë të kësaj vepre për të kaluarën e afërt, të djeshmen, se si ka qenë ajo në pikat e saja kryesore, dhe për të sotmen, se si është. Kur nuk e thotë këtë gjë, na e lë të nënkuptohet. Duke e njohur të djeshmen njeriu e paramendon se si është e sotmja dhe si do të jetë e nesërmja. Logjikisht, do ta marrin me mend si mund të jetë e ardhshmja. Pra, porosia është te brezat e ardhshëm. Nuk ka libër që shkruhet pa porosi.

Ne e kemi të qartë se janë krijues, artistë, punëtor të artit të shtatë, letrar për të rinj e të vegjël, sikurse për të mëdhenjtë. Kur e themi se janë të artit të shtatë, janë aktor, humoristik, pa thekse të ulta. Në pikat më relevante, mendohen për të ardhmen. Urat tona të komunikimit kulturor mbeten një çështje e hapur deri në fund të fletës së mbramë, të mbushura me shkrim, fotografi kolor e dokumente të rralla. Duhet të shfletojmë librin disa herë, me fotot tona prej kopertinës e deri në fund, dhe të gjithë e kuptojme se jemi këtu, madje në këtë sallë, prej Arsim Berishës e deri te i ndjeri Agron Bajrami; prej Xhafer Shatrit e deri te Ibish Neziri; prej Gani Bytyqit e deri te Rexhep Rifati; prej Bardhec Berishës e deri te Petrit Bytyqi; prej Revistës BESA e deri te Muharrem Blakaj; prej intervistës sime e autorit të veprës Ismet Krasniqit; prej Gjon Gjergjaj e deri te Zeqë Gashi; prej Sami Sherifit e deri te Shefqet Dibrani; prej Prend Ndue Buzhalës e deri te Blerim Shabani; prej Idriz Berishës e deri te Saime Isufi.
Fati i madh i shkrimit nga Zvicra, Hasan Hasanramaj na e fillon specifikën e ideatorit të veprës në fjalë, kur thotë: “Fati i kombit është edhe fati i artit, që kultivohen si urë komunikimi” dhe vepra e dytë e cila u promovua në Kosovë, në Kishën e Shën Abrahamit“Çelna udhë”, poezi nga ata që i kanë kushtuar vargje Shën Teresës-Nëna Terezës, të cilën na e shtron përballë Prend Ndue Buzhala“Të folurit poetik me dashuri”; pastaj vepra e tretë, drama në 8 pamje, “Lindja e Luftëtarit”, i cili e shtron këtë çështje në të tri aktet e pashprehura. Shkrimi tjetër i Hasanramajt“Vdekja dhe Lindja-mesazh i pavdekësisë”, janë akti i tretë dhe këto akte kulminante na dalin nga fati i kombit dhe fati i artitShën Tereza, e cila është ngritur në ikonë shpirtërore e të gjithë shqiptarëve, i përcjellë të gjitha krajatat e jetës dhe të artit, dhe vdekja e lindja e luftëtarit vjen për të vetmen ditë të bardhë të lirisë sonë. Kështu autori e rrumbullakos idenë e pashpehur të kësaj vepre, të mbushur plot me fotografi.
Ku shfletojmë edhe njëherë fletët me intervistën time me Lalën, recensionit të Prend Ndue Buzhalës mbi romanin e përkthyer të Bardhec Berishës të autorit zvicran Beat Portmann“ETJE”, na shtohen meditimet shumëpalëshe në sfidat tona prej ditës së parë e deri sot, pra siç do të shprehet Prend Ndue Buzhala “Baladën nga Kosova” prej vitit 1981 e deri në vitin 2018, jo siç shkruan ai për takimin e poetëve në Luzern, por për krijuesit e mërgatës shqiptare të Zvicrës në raport me intencat tona kombëtare e kulturore, deri në gëzimin apo zhgënjimin e sotëm, që vie nga Europa, kryesisht nga Franca e Rusia. Ne mes të kësaj lufte të pa shpallur, por të litarit të terhjekur zvarrë e fort, si gjithnjë, në mes të Lindjes e Perëndimit, e cila është në të vërtetë romansa për Kosovën, që vjenë me këtë rast komunikimi ynë kulturor në mes të mërgatës shqiptare, Zvicrës e Atdheut; këngës e valles sonë; shqiponjës dykrerëshe; krijimit të plotë, artit e pikturës. Në radhë të parë vinë shoqatat kulturore dhe festivalet, p.sh. në qendër të Klinës, Festivali “I këndojmë lirisë”për nderë të UÇK-së, heroit të kombit, Mujë Krasniqi; ansambleve të Zvicrës, si psh. Ansamblit të valleve “VATRA” apo të Ansamblit të valleve “SHOTA”, etj. Nuk do mend të ipen të gjitha detajet në këtë vepër e as të gjithë personat e caktuar. Ndonjë njeri do ta ndijë veten keq se pse ai nuk është këtu. Por, në këtë vepër hyjnë vetën ato çaste që i duhen idesë. Ato janë të zgjedhura për urat e komunikimit, jo për emrat.
Pa dyshim vjen biseda e njeriut i cili “ra nga qielli e shpëtoi”Gjokë Musë Gjokamik i yni i paharruar nga St. Gallen-i, i lindur në fashatin DugojevëKomuna e Klinës, i cili di të rinqethë secilin njeri që fluturon me aeroplanin Zürich-Shkup, pas ndodhjes së fatkeqësisë. Misioni i artistit dhe autorit Ismet Krasniqi-Lala vie kështu deri te fundi.
Unë i kujtoj edhe njëherë lutjet në internet, se askujt nuk i bëjmë padrejtësi; nuk e përgojojmë askend; nuk e lëndojmë askend; askujt dhe asnjëherë nuk u tregohemi superior, e gjithë kohën kemi qenë, apo jemi edhe sot, siç do të jemi gjithmonë, derisa të vdesim nga kjo botë, “Pranvera e viteve 1981”, krijues të vërtetë e të denjë, në shenjë të Hyjniut të Madh.
Pasi e shikojmë pjesën e fundit “Homazh për artistin Agron Bajrami”, në të cilat Rexhep Rifati e Ibish Neziri sikur e vajtojnë të ndjerin Agron Bajrami, pas ndarjes së tij nga jeta, vimë në përfundim të idesë së madhe të kësaj vepre: urat e përbashkëta në mes të Zvicrës e Atdheut tonë janë të ndërtuara që më heret, madje janë të pandara. Ato janë simbolikisht lidhje të brigjeve.
Kur e themi se “kjo urë ka qenë që përpara e ndërtuar”, nuk e di se kujt nuk i pëlqejnë. Njëri prej tyre jam edhe unë. E kam njohur rastësisht “Zeqën”, alias Kadri Zekën, gjatë vitit 1980. Atëherë e kisha garancionin e parë. Analogjikisht e kishim filluar një klub shqiptar, “Shote Galica”, në Bylë të Zvicrës, me dajën tim Salih Ahmeti, së bashku me mikun tonë Mehmet Balajn, i cili sot ndodhet në Gjermani, por e njoha veçanërisht Hasan Kadrinë, si nga Salih Ahmeti, po- ashtu nga Kadri Zeka, sepse ishte në OMLK-në e Kadri Zekës.
Ishin edhe të tjerë. Më së shumti më quanin me emra të krijuar si pseudonime. Isha gjysmë ilegal. Kisha kaluar për këto raste në emigracion. Shokët e mi ishin si unë, në ndjekje të UDB-së. Pashaporta më dilte nga vazhdimi me 16 korrik të vitit 1981. Mendoja që t`a vazhdoj përmes Ambasadës së Jugosllavisë, në Bern, por ajo mu muar në ambasadë dhe u munduan gjithsesi të më bllokojnë. Policia Zvicërane më zuri pas disa ditësh. Më dha afat disa ditësh që t`a marr përsëri pasaportën time, sepse kisha vizë pune deri më 30 nëntor 1981. Pas një kohe, më nxorri nga puna pronari i restorantit. Qëndrimi im ilegal në Zvicër më zgjati deri në mars të vitit 1982, kur më zuri Policia Zvicërane, në Sursse të Luzenit dhe më përzuni nga Zvicra me vendim federativ, deri 1.4.1983. Klubi i dytë Shqiptar në Zvicër “Shote Galica” u krijua pak më vonë në Byl të Friburgut se sa Klubi Shqiptar “Igballe Prishtina”, e Gjenevës, në të cilën u zgjodh Ejup Ahmeti, si Kryetar. Shumë më vonë do të krijojmë me te edhe UNIKOMB-in...
Mos të harrojmë se Byli (Bülle) i Friburgit nuk është largë prej Gjenevës, ku e kemi mbajtur demostratën e 30 maj të vitit 1981. Aty është Qendra Botërore e OKB-së, e dyta pas Qendrës Kryesore të SHBA-ve. SHBA-të na ndihmuan, na kanë në dorë, sikur pardje, dje e sot, dhe kudoherë. Nuk po flas më tepër, sepse jam i gjallë, marr frymë dhe jetoj, madje jam prej Gjakovës, në të cilën ka jetuar figura më e madhe e atdhetarit tonë, Musa Shehzade (1870-1945), i cili ishte bashknënshkrues i Memorandumit të Junikut, prej të cilës nuk jam aq largë. Baba Musa Shehzade (Musa Efendi Shehu) ka qenë edhe në çlirimin e Shkupit, me 1912, së bashku me luftërarët e tjerë, me stërgjyshin tim dhe dy djemtë...
Dr. Kristë Maloku (1900-1972), i lindur në Prizren, i cili 25 vitet e para të jetës së tij në Atdhe, e pastaj në Zvicër, ka pasur mundësi që t`a njohë baba Musa Shehzaden, sepse Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike i kishte dy teqe paralele: Teqen e Madhe në Gjakovë dhe Teqen më të madhe të Marashit-Hisar, në Prizren. Ai ishte bashkëpunëtor i “Enciklopedisë së Gruas në Zvicër”, në të cilën e ka shtjelluar problemin e gruas shqiptareFan Stilian Noli, poligloti i njohur, ka qenë orator i Shqipërisë në OKB të Zvicrës. Sikur i madhi Fan Noli nga Amerika, i cili i ka dërguar Shqipërisë busullën në këngë për kryengritje të madhe se “i ka djemtë në Amerikë”, edhe ne po i themi botës se djemtë e saj janë nxjerrur prej dhunës shoviniste serbo-sllave nëpër mërgatë, por nga kjo mund të shkojnë qindra e mija herë nëpër viset e saj, sa herë që t`a kërkojë jeta, nëpër një urë të komunikimit”. Armiqtë më të tmerrshëm rreth e përqark Atdheut mund t`i minojnë qindra herë këto ura, por bijtë e saj tashmë e kanë marrë veten e tyre dhe nuk bien për dhé. Edhe po të bien nga qielli sikur Gjokë Gjokanuk ipen kurrë! Do t`i rindërtojnë përherë urat e komunikimit me atdheun. Këto ura janë prore të pavdekshme. Mund të jenë ura kulturore dhe do të qëndrojnë përsëri. Ne, po ua lëjmë bijve tanë të shkruara dhe të paharruara. Modelet janë këtu. Le të mendohen sinqerisht njerëzit tanë për këtë punë.
Urat e komunikimit të mërgatës e atdheut do të jenë gjithmonë, sepse krijuesit do të lindin përsëri nga Hyjniu, te secili popull, edhe te populli shqiptar. Mërgata e Zvicrës ka luajtur rol të madh në rizgjimin e Kosovës, pas pranverës `81Universiteti më i madh i jetës ka ndodhur edhe me kulturë dhe do të ndodhë përgjithnjëKjo është pyetja e pashkruar në këtë vepër e cila do përgjigje. Bashkëpunimi i pashkëputur i mërgatës së Zvicrrës me kulturën edhe të shkruar, qoftë me atdheun shpirtëror të shqiptarëve, qoftë me kulturën zvicërrane, si p.sh. me “ETJEN” e madhe të shkrimtarit Beat Portmann, është krijuar ura e madhe e komunikimit. Komuna e Klinës dhe Klubi Letrar “Vorea Ujko”, në Klinë; Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, në Gjakovë; apo në Deçan, Pejë, Istog e deri në Prizren, apo gjetiu, vie në shprehje të “Flakës së Janarit”, pas rënies së të madhit Jusuf GërvallaKadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, poashtu të Rexhep Malës e Nuhi Berishës. Ajo vie pikërisht edhe me pikturat e Idriz dhe Arsim Berishës; me shkrimet e shkrimtarit Prend Ndue Buzhalës; të Gjon Gjergjajt; të Ismet Krasniqit; të Xhafer Shatrit, të Ibish NeziritBuljes; bashkëshortes së heroit Agim Bajrami; të Bardhec Berishes; të Gani Bytyqit, të Muharrem Blakajt, e deri te Sami Sherifit, mua, e të tjerë...

Faleminderit i themi autorit Ismet Kraniqit për këtë vepër, i cili na bashkoi përsëri në Winterthur, sikurse më parë në Bülach, në Luzern, në Zürich, në Bern, në Solothurn e të televionin “Syri Blu”, në Friburg, e deri në Gjenevë. Ky është vërtetë arti i daltuar apo arti pa kufiAi është artist i fjalës dhe i pendës!...
“Çdo rrugë fillon me hapin e parë”- na thotë një fjalë e urtë kineze, në kopertinën e mbramë të librit “Leksikoni i Autorëve Shqiptarë në Zvicër/Autorë dhe vepra/Artistë dhe grupe”, të botuar nga Faik Konica, Prishtinë 2016, nga Besnik Camaj dhe Shefqet Dibrani.
Hapi i parë fillon me Anton Zako Çajupinme 1887, në Zvicër, kur ai filloi studimet e larta të drejtësisë dhe doktoroi.


Ne po e plotësojmë këtë mendim: çdo rrugë e re fillon me artin e madh. Artistët e mëdhenj janë të bashkuar pa kufinj, edhe nëse kanë specifika të veçanta. Kështu, urat e bashkëpunimit të Zvicrës dhe të shqiptarisë do të jenë përgjithmonë! I faleminderohem Ismet Krasniqit!...

Friday, November 30, 2018

Vendimi i Gjykatës: Varje me litar për qenin që hëngri bukën e punëtorëve! Nga Shefqet Dobra





Besoj se atyre të moshës time nga Rrapeza u kujtohet kjo histori që sa ishte për të qeshur, ishte dhe tragjike. Ndodhi ndërmjet viteve: 1962-1965. Në Rrapez ishte një qen endacak që për të jetuar vidhte, por çfarë vidhte ai, do thoni ju? Jo, nuk ishte tahmaqar, as për të vënë kapital. Ishte hajdut esnaf:  vidhte vetëm sa për të mbajtur shpirtin. Hante bukën e drekës të punëtorëve, por ishe qen me mend; dinte të ruhej. Qeni ruante punëtorët, kur, duke prashitur arrinin në fundin e parcelës; atëherë rrëmbente bukën, herë në trastën e njërit, herë në trastën e tjetrit.

Të dielave, ngaqë punëtorët nuk merrnin bukë me vete, sepse punoninë deri në drekë, qeni hante vezët e pulave nëpër kotecë, po kur ai hante vezët të dieave, punëtorëve u mbetej buka thatë të hënave, sepse e vetmja pasuri që kishin familjarët në atë kohë ishin dy a tre pula fushe. Edhe këto, shpesh herë i urdhëronin t’i hiqnin, por ata përsëri vinin.

Por, sado i zgjuar të ishte qeni, u diktua. E rrahën disa herë, e rrahën, por halli… halli detyron njerëzit e jo më një qen pa zot, që nuk ka kush ta ushqejë. Njëri prej punëtorëve, tha:
-         Epo, edhe durimi e mëshira ka një fund. Ne punojmë gjithë ditën, por të mbetemi
gjithnjë pa drekë, sepse na dhimbset një qen rrugaç, nuk mundemi. Duhet të bëjmë një gjë!

E pleqëruan dhe bënë planin. Për disa dit e afruan duke i dhenë diçka të hante; e bënë mik dhe kështu e kapën. Me ta kapur, deshën ta vrasin, por, njëri prej tyre, Hasani, nuk ishte dakord:
-         Jemi vend demokratik, ku ka rregulla e ligje…
E shikoi qenin që e kishin lidhur te një zhugë buzë kanalit dhe tha:
-         Nnuk do të kryejmë as një veprim të gabuar. Me që e arrestuam do t’i bëjmë gjyqin, ta
dënojmë sipas ligjeve që kemi, për përvetësim të pronës private.
Kështu vendosën. Ndërsa ata diskutonin, qeni rrinte në bisht, shikonte herë njërin herë tjetri, kur ata bisedonin, duke luajtur bishtin e duke mbajtur llapën varur poshtë.

E shikoni, si rri? - tha Hasani, - as i bëhet vonë fare. Unë mendoj të krijojmë trupin gjykues!
Kështu bënë.
Hekurani, meqë ishte tip i vrejtur e bënë prokuror, kurse Andren, gjykatës. Hasanin meqenëse deshi drejtësi, e bënë avokat të mbronte të pandehurin.

I lexuan akuzën që kishin përgatitur, duke i numëruar trastat e bukës që kishte shqyer, vezët që kishte ngrënë në kotecët e pulave, vërejtjet që i kishin bërë dhe sa herë e kishin rrahur, Pastaj pyetën të arrestuarin:
-         Je dakord me akuzat?
Përgjigjen për qenin e dha avokati, Hasani:
-         Shoku. gjykatës, Andrea, jam dakord me ju, por e kam bërë nga halli se shoqëria më braktisi, nuk kisha të haja…
-         Ndërhyrja e gjykatësit ishte e menjëhershme:
-         Sepse, nuk e ke merituar të jesh pjesë e shoqëris së shëndoshë qenërore
-         Shoku  Andrea, shokë të trupit gjykues, - nisi fjalën avokati, në emër të ligjit, që më jep të
drejtën e mbrojtjes të të pandehurit, shokut Laro, (kështu e emërtuan qenin), me të cilin unë kam punuar gjatë kohës së izolimit, kam nxjerr si konkluzion se shoku Laro, nuk është hajdut ordiner, ka vjedhur, se i ka munguar kujdestaria, uria e ka detyruar,  por… sa për të ngrënë, ka vjedhur. Nga kontrolli që iu bë të pandehurit, nuk iu gjet asnjë vezë apo copë buke reserve. Këtë duhet ta vlerësojë Gjykata. Ndaj unë kërkoj mëshirë për klientin tim.

-         Mirë sh. Avokat, - i tha gjykatësi, Andrea, - ku e kishte shtëpinë i pandehuri?
-         Si i vetëm që ishte, nuk kishte shtëpi, flinte në mezhdë të kanalit në verë, dhe te kavaletat
e kashtës në dimër.
Pas debatit midis të dëmtuarve që kishin mbetur pa bukë në drekë dhe avokatit, e mori fjalën prokuror Hekri:
Unë, pasi dëgjova dy palët: të dëmtuarit, d.m.th dhe dëmtuesin Laro, d.m.th, bëra dhe llogarinë e dëmit ekonomik që ka shkaktuar i pandehuri Laro; dëmi është i madh, por, sikur të ishte vetëm dëmi ekonomik do t’ia kursenim jetën, por i pandehuri Laro, mbi të gjitha, ka prishur moralin e lartë të qenërisë tonë dhe, kur bëhet fjalë për prishjen e moralit të shoqërisë qendrore, për këtë, nuk ka tolerim. Unë propozoj, dënimin me vdekje!

Më pas, e mori fjalën gjykatës Andrea. Bëri rezymenë e veprimtarisë së gjatë kriminale, duke ia numëruar një më një dëmet dhe vërejtjet që i kishin bërë Laros, por, meqenëse Laro nuk ndryshoi, me këtë tregoi që është i pandreqshëm. Prandaj, -tha gjykatësi Andrea,- kërkoj, dënimin maksimal që i dha prokurori, por me varje në litar.
-         Protestoj! – tha avokati,- ne duhet të marrim parasysh kushtet e të pandehurit, është edhe
Shoqëria ajo që nuk i dha dorën, kërkoj zbutje të dënimi.
-         Të pandehurit ia kemi dhënë dorën disa here, por ai nuk bëri kthesë, se është i
pandreqshëm.

Përfundimisht i mbeti dënimi me varje. E morën qenin për litari, qeni ecte duke luajtur bishtin. Prokurori iu drejtua avokat Hasanit:
-         E shikon, more avokat, si sillet i pandehuri? Nuk tregohet hiç i penduar…
-         Sepse unë e kam përgatitur, sido që t’i ndodhë, mos e ulë kokën para një gjykate
të padrejtë.
Para se ta varnin, i thanë Laros:
-         Ke gjë për të thëne i pandehur Laro?
Laro vetëm lëpiu buzët me gjuhën e tij.
Dakord! - tha gjykatësi.
E varën fajtorin Laro.
-         Kështu, - tha prokurori, do ta pësojnë të gjithë ata që nuk i binden drejtësisë tonë.
-          
Por, kjo shaka që bënë ata, me të cilën shkriheshin së qeshuri, u mor vesh shpejt andej nga paria dhe një ditë, të gjithë këta, u panë me duar të lidhura. Bënë dy muaj hetuesi, më në fund u gjykuan. 

Prokurori kishte thënë:
-         Këta armiq meritojnë dënimin që i kanë dhënë qenit sepse janë tallur me Drejtësinë Popullore, por ne nuk jemi aq të pashpirt sa këta. Unë mendoj të dënohen si armiq, me nenin e agjitacionit e propagandës, me nga dhjet vjet heqje lirie dhe, pesë vjet pas lirimit, humbjen e të drejta civile.

Edhe gjykatësi dha të njëjtin dënim. Hasani dhe Hekri e vuajtën në Ballsh, Andrea, në Zejmen. “Prokuror” Hekri, mori dhe një dënim të dytë.




Shefqet Dodra

=================================================================================