Nga Shefqet Dobra
Kur shkova në Spaçin e Mirditës, në ferrin e të gjallëve,
aty gjeta Kristo Lolen. Këtë njeri e kisha njohur vetëm si njeri të hipur në kalë
në kohën kur ne punëtorët e bujqësisë pastronim rrodhet e deleve para se të
qetheshin. Ishte një punë shumë e vështirë, na bëheshin duart gjak prej
rrodheve. Kristoja ishte Rumun. Përgjithësisht rumunët apo çobejtë, si i quanim,
më së shumti merreshin me blegtori. Këta ishin popull shëtitës, fati i tyre qe
që mbetën në Shqipëri se u mbyllën kufijtë pas fitores së komunizmit,
përndryshe, kushedi nga do të kishin shkuar.
Kristoja ishte përgjegjës i blegtorisë së imët për gjithë
ndërmarrjen “29 Nëntori” të Lushnjës. Veçse me kalë mund t’i ndiqte kopetë kudo
që të ishin. Si çobanët apo vllehët që kishin mbetur këtu, gjithashtu edhe
Kosovarët e dashuruar pas propagandës që i bënte radioja e gazetat lumturisë që gëzonte
e përjetonte populli në Shqipëri, “fërrt” ua bënte mendja, dhe vrap vinin te ne
të gëzonin “parajsën” e lumturisë socialiste. Në fillim gënjeshtra të merr
mendjen me bukurinë e jashtme, pastaj të merr frymën.
Kurse shqiptarët rrezikonin jetën për t’u arratisur që të
shpëtonin nga lumturia mjerane që u kishte dhuruar fati. Eh, si është kjo jetë:
nënën e braktisnin fëmijët e vet, dhe e lakmonin ata që e kishin njerkë. Fillimisht,
kosovarët, sapo hynin këndej kufirit i nënshtroheshin një hetuesie të rreptë se
mos kishin ardhur për agjenturë, pastaj i binin nëpër kampet e internimit të
shijonin lumturinë e ëndërruar. Këta e pësonin si ai që tregojnë: “O babë, zura
një hajdut!”- i tha djali. “Bjere këtu
qenin e birin e qenit!”- i tha baba. “Po ky nuk më lëshon, o bab!”- i tha
djali.
“Po pse nuk thua, të
ka zënë ai ty e jo ti atë!”- i tha baba.
Tani, këta nuk mund të iknin ashtu si iknin nga Kosova në
Zvicër e ku të donin, këtu kushdo që futej e mbanin me zor të shijonte atë që
lakmuan aq shumë. Për t’u kthyer nuk i linin më, por kishin dy rrugë: o të bëheshin
spiunë për ne e për njëri-tjetrin, o të dënoheshin ashtu si dënoheshin shqiptarët
që donin të arratiseshin. Shqiptarët iknin nga halli, këta e kërkuan si breshka
te nallbani. Të gjithë në burg ose kampe internimi me ne ishin.
Kristua, në Spac, ishte përgjegjës i zonë së tretë. Kuadër
ishte përsëri, por jo me tufë bagëtish, por me tufë njerëzish, bashkë me ta i
rrethuar me tela e me policë që nuk e lëshonin kërrbaçin nga dora. Mua më
caktuan në zonën e dytë, ishte më e vështira, kishte pirit që ishte shumë i
rëndë, temperatura brenda në galeri shkonte deri në 35- 40, gradë, uji ishte me
acid, atë do pinim; të gjitha të këqijat i kishte kjo zonë-( galeri).
Por, akoma më e keqja ishte se të qëllonte të ishe në grup
me shokë që nuk punonin dhe, o duhet të bëje punën e shokëve, o të pranoje
ndëshkimin që ishte... Ata që e kanë provuar e dinë. Për të shpëtuar nga ky
hall i madh, mendova: “Veçse Kristoja, tjetër njeri nuk mund të më ndihmojë”,- mendova, edhe pse nuk kisha fol kurrë me të.
Megjithatë, një mbrëmje iu drejtova si lushnjari-lushnjarit. Në fakt as ai dhe
as unë nuk ishim lushnjarë, por në Lushnjë, kishim banuar.
I fola dhe i thashë:
-
Meqë edhe kryetari i
Zyrës Teknike është çoban, a më ndihmon....
-
Pasi ia sqarova
arsyen, më tha:
-
Ku do të shkosh?
-
Në grupin e Muharrem
Xhydollarit, bëhemi një grup që nuk na shkon kot puna dhe, meqë
unë njoh të afërmit
e tij, jam më i sigurt për… I kupton vet ti!
Megjithëse për fjalën e fundit u pendova, nuk e dija
ç’njeri ishte dhe... Aty askujt nuk mund
t’i besoje.
-
Pa merak më tha.
Disa më thanë se duhet t’i premtoja diçka, por unë nuk e
bëra sepse po të ishte i ndershëm do ofendohej, po të ishte rezil do e kërkonte
vetë shpërblimin. Por muajin tjetër emri im ishte në grupin që kërkova. U thashë
shokëve:
-
Unë nuk e kam njohur
më parë, veçse e kam parë të hipur në kalë, thoshin se ishte
përgjegjës
blegtorie, por ka njerëz që bëhen të vlefshëm kur përballen me vështirësi.
Një ditë të diele që e bëmë pushim, rastisi të takohemi se
turnet na bënin, që nëse nuk i bënim të dielat pushim, një muaj nuk takoheshim,
dhe unë e falënderova Kriston:
-
S’ka pse të më falenderosh,
- më tha, - nuk qe ndojnë gjë e madhe, punëtor je dhe atje,
nuk është se kushedi
ça fitove.
-
Se ne nuk kishim
ndonjë njohje më parë, veçse si lushnjarë, - i thashë.
-
Thua ti, - më tha, po
mos të njihja mirë, nuk do e bëja kurrë! Po edhe si Lushnjar, kaq
gjë, pse mos ta
bëja.
-
Për mua është nder i
madh, - i thashë.
Pasi biseduam ca e pyeta:
-
Ti kishe një vend
pune të mirë, përse të dënuan?
-
Më ke njohur ti në
atë kohë? - më tha.
-
Të kam parë kur vije
me kalë në Tërbuf, kur ne u pastronim rrodhet deleve.
-
Qeshi.
-
Më dënuan për
agjenturë, - më tha.
-
Me atë grup ishe
edhe ti? - i thashë. Ça nuk flitej për ju! Thoshin kanë kapur një grup
çobanësh shumë të
rrezikshëm; si thoshte njëri, nuk thoshte tjetri; secili shtonte diçka. Në çdo
mbledhje kur flitej për armiq ose diskreditonin ndonjë, grupin tuaj e merrnin
si shembull.
-
Më akuzuan për
agjenturë. Ata thoshin se kisha qenë agjent vërtetë, por koha kur më
Akuzonin, unë kisha
qenë ushtar, dhe mendova se do ta fitoja pafajësinë, se kisha fakte për ta
rrëzuar akuzën. Vendosa ta pranoja hetuesinë, trajtimin mizor që më bënë, sepse
po të mbrohesha me gabimin që kishin bëra ata, hetuesia do bënte ndryshime te
Gjykata; kisha besim, por kisha gabuar. Drejtësia nuk kishte drejtësi.
Kur unë i pyeta kur dhe ku mblidheshim, ata thanë pikërisht
atë që doja unë. Atëherë unë iu drejtova trupit gjykues:
Zoti gjykatës, si mund të merresha me agjenturë e të
takohesha edhe me këta që më keni bërë grup, edhe me grekë a çfarëdo të jenë
kur unë isha ushtar?
Si!- tha gjykatësi.
-
Po zoti gjykatës,
kam qenë ushtar, mund të interesoheni te reparti ku kam kryer
shërbimin. Ndaj i
lutem Trupit Gjykues t’më japë pafajsinë sipas ligjit. Kurse këta, me të cilët
më keni bërë grup, ca nuk i njoh fare! Besoj se po t’i pyetni këtu, do ta
pranojnë.
Pa e prishur terezinë gjykatësi tha:
-
Mund të jetë bërë
ndonjë gabim kur kanë shkruar, njerëzit bëjnë dhe gabime.
-
Nëse njerëzit bëjnë
gabime pse duhet të dënohem unë?!
-
Se me agjenturë jeni
marrë. Është gabuar viti, nuk ka shumë rëndësi kjo, - më tha.
-
Ka shumë rëndësi, - i
thashë, sepse, nëse me dokumente vërtetohet
që kam qenë ushtar,
akuza është e rremë
nga njerëz të rremë! - i thashë.
-
Mirë, pezullojmë
gjyqin, - tha gjykatësi, - merreni e çojeni atje! Kur t’i rregullojnë këto
Lajthitje ma bini
këtu përsëri!
Ne vend të merrja pafajsinë që ishte plotësisht e
justifikuar për mua, filloi përsëri hetuesia dhe më e vështirë; ndërruan vitin
dhe datat. Më dënuan 25-vjet. Kjo ishte drejtësia jonë. Këta ishin gjyqtarët
dhe hetuesit tanë, - më tha.
-
Ne akuzohemi si
“armiq” pa bërë armiqësi, por nuk kuptoj përse u duhen këto gjëra?
-
Ky qe fati i jonë!-
tha, mos u qeshtë buza, u lëngoftë shpirti ashtu si na lëngon ne
dhe familjeve tona, -
shtoi Kristoja.
-
Zoti e dëgjoftë këtë që thua ti!- i thashë.
==============================================================
No comments:
Post a Comment