Thursday, December 27, 2018

Janari dhe muajt e tjerë të vitit - Etimologji


Kalendari që ne përdorim sot është ai i quajtur Gregorian ose kalendari i ri, i cili në Europë u vendos në vitin 1582. Në vitin 46 para Krishtit, pasi Jul Çezari pushtoi Egjiptin, u njoh me kalendarin egjiptian i cili kishte 365 ditë dhe ishte mjaft mirë i sinkronizuar me vitin diellor.
Kalendari origjinal romak kishte dhjetë muaj, vetëm në vitin 700 pes, mbreti i dytë i Romës Numa Pompilius shtoi janarin dhe shkurtin deri në fund të kalendarit, në mënyrë që të përputhej me atë se sa kohë i duhet Tokës për të përshkuar rreth Diellit.
Muaji mars ishte muaji i parë i vitit, kjo vihet re edhe nga emërtimet e katër muajve të fundit, pra muaji “Mars” duke patur parasysh emërtimin e perëndisë së vjetër egjiptiane; Ra<>Ar, si perëndi e “Parë” simboli i Diellit dhe rezeve të tij “AR” të arta, *m'ar -s' do të thotë: “I parë” = Diell, “beAR” fiks ashtu si dita e parë e javës në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera kryesisht latine kjo ditë i përket po të njëjtës perëndi, Diellit-Zeus – E Diel.
Pra më 21 mars nis edhe kalendari astrologjik me shenjën e parë zodiakale i cili simbolizon fillimin dhe nisjen e diçkaje të Re ringjalljen e jetës-gjallesës mbi Dhe, ashtu si ende “Dita e Verës” që festohet tek ne kryesisht me 14 mars me kalendarin e vjetër, që në fakt me kalendarin e ri i bie me 21 mars, e cila simbolizon për iliro – pellazgët e lashtë dhe jo vetëm, ardhjen e Vitit të Ri – rinis gjithçka nga e para një faqe e re.
Jo rastësisht dhe pa kuptim Viti i Ri asirian, quhej; “Rish Niss anu”
Në kohën e themelimit të Romës, (753 pr. K.) viti numëronte vetëm dhjetë (10) muaj të cilët emërtoheshim pikërisht në bazë të numrave reshtor; I pari,  i dyti, i treti i katërti dhe me rradhe deri tek muaji i dhjet-Dhjetor
  1. Martius  _______I
  2. Aprilis ________II
  3. Maius ________III
  4.  Junius _______IV
  5. Quintilis ______ V
  6. Sextilis _______VI
  7. Septembris___ VII
  8. Octobris _____VIII
  9. Novembris ____IX
  10. Decemberis __ X
Në kalendarin e ri viti u caktua me 12 muaj duke shtuar kështu muajin Janar i cili thuhet se i përkushtohet perëndisë Romake “Janus” perëndi kjo; “E dyerve dhe udhëkalimeve të reja” i quajtur ndryshe tek shqiptarët kallnor ose kallnduer, ku në gjuhën shqipe ka kuptimin e muajt të ndrimit te viteve–kallnor, kalimit nga një vit (An’) në anën-vitin tjetër të Ri–I An i Ri= Yanari, Janari.
Janari në mitologji paraqitet si hyjni me dy fytyra, nga dy “Anë” simbol ky i ndrimeve të vitit. E jo rastësisht në gjuhën latine viti quhet “A’NI” pra kemi një Vit të Ri, nga e para, nga Nisi (Njishi), një A/ni të re të Ri = I A’ni Ri.
E ndërsa muaji “Shkurt” përshtatur kaq përsosmërisht si muaji më i shkurtër-Shkurt, i cili i dedikohet njëkohësisht personave të larguar – të shkuar, nga kjo jetë “Fevgates” në greqisht, Fruer ose Fror nga gjuha latine, zakonisht në këtë periudhë kohore, bëheshin flijime, kurbanë, hyjnive, për shlyerjen e mëkatëve etj.
Muajt e vitit në gjuhën shqipe, ruajnë të njëjtin kuptim dhe janë emërtuar ashtu sipas vendit përcaktuar nga i pari-Marsi, deri tek i dhjeti-Dhjetori
Në llogjikën e gjuhës shqipe ato renditen si më poshtë;
Mars … ׀ = 1 …. i Pari (Pars) i parth-Ar i bardhë, m'ar; Mars.
Prill …. ׀׀ = 2 … i Dyti , A'bri, për bri, afër-Apr/il, (Afërdita) – aprior.
Maj …..3 = Π … i Treti, Maja, maia në maj, mbi maj, ashtu si dhe “maja–buke” sjell në “Jetë” brumin, apo Maia, hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre.
Terasun – (▩) = 4 i Katërti i tëri-zan ashtu si katrori i zënë i mbyllur nga të tëra anët (■) i terët ashtu si Dielli-San (Sun), Terasun = Qershor.
Një katror (❏në fakt përfaqëson një “AT; ET” e tëra-(tok’) nga ku kemi edhe fjalët “Set” (komplet) një “sy” “syret” apo Et-etrit, At–krye, (kreit), e njohur kjo  në hershmëri (OX) Oc; ok -k'ok’ dhe  këtu qartësojmë se; Dy Et = TET (❏❏) 8 ndërkohë; Dy-Ok = Okto, (□□)8. 
Korrik ….. ❏I = 5 … i Pesti, muaji i pestë-Quintilis ashtu si në latinisht, ky muaj emërtohet kështu sepse është muaji i parë i s/etit të dytë, pra kemi nje farë ndarje, shikoni figurën (❏I) aty krijohet një hapësirë e ngushtë “koridor” midis katrorit të parë dhe vizës (I) së parë të setit të dytë në vijim (❏❏). (në gjuhën ar’měne; 5 = Cinxë, ndërsa në greq, (5) pende–pendë, (një pendë qe) ngjitur njeri pas tjetrit dyshe lerojnë tokën)
Në gjuhën e lashtë shqipe kemi fjalët; “korr” që do të thotë ndaj bimën nga toka e korr atë. “Korrit” quhet një dru trung i trashë i ngrënë në formë “U/je” (), ulluku e cila shërben për të ushqyer bagëtinë me tagji (elb, misër, grurë, etj.) Ashtu si edhe; “korit = të pret në Besë”

  1. Por në shqip kemi dhe fjalën “Hor” që do të thotë i pa bindur “kokë” më vete nga ku kemi fjalët, *Horja = më vete, apo “Horio = vend”,  pjesë e kufizuar, (arë buke) në të folmen e vjetër shqipe, arbëreshe kemi: “Horio = fshat” emërtim ky i cili gjendet i huazuar prej shqipes edhe në gjuhën greke prej të cilës kuptojmë vend banime “të ndara” jo në bashkësi, horia, *horio = katund, fshat.

Në salla të mëdha mbledhjesh apo kinema, pjesë të vogla të ndara më vete quhen; Holl, holle. (hore, apo horidore; koridore).
Gusht …. ❏Γ  = 6 … i gjashti, apgisht-Abgust ashtu siç hap gishtin e dorës tjetër për të numëruar numrin Gjashtë (ccas’t, arm.) (Sextilis, latin.) dhe në shqipen e vjetër kemi; jast = gjashtë, (muaji i nxehtë) ashtu si në grek, ex’ = gjashtë (exo = Jashtë) muaj në të cilin lindi perandori romak dhe ju vu emri “August”
Janë të njohura në disa raste vendosja e emrave tek njerzit që lindin në muaj apo ditë të ndryshme, dhe u vendoset emri përkatës ashtu si “Qirjakot” të cilët lindin ditën e Diel “Kiriaki” në greqisht apo “ Saba-Sava” ata që lindin ditën e shtunë “Sabato” etj.
Tashmë kemi mbritur tek muajt e tjerë të cilët nuk kanë nevojë për shumë shpjegime, ato flasin vet qartë dhe jo vetëm në gjuhën shqipe.
7- Shtator (❏Π) i Shtati,  i cili korespodon edhe me planetin “Saturn” si perëndi e të mbjellave të lashta e vjeljeve të tyre.
8 — Tetor — (❏❏) – i Teti ———- Oktovrio.  _(VIII)  ∞   Octo/bris  
9 — Nëntor -(⊟❏)– i Nënti ——-  Noember.  _(IX)…I⊠ 
10- Dhjetor -(⊟⊟)– i Dhjeti ——- December. _(X) ….⊠

Aleksander Hasanas
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment