Thursday, December 20, 2018

"Thessali"- emërtimi i saj – Etimologji



Toka, një emër krejt i veçantë i gjuhës shqipe, sigurisht i lashtë sa vetë mosha e saj,  si një; pështjellim, grumbullim,  lidhje materjesh dhe inerte te ndryshme mbi një pike; x’ në erë në terr, mbështjellë; tok =Tok.
Pikërisht kjo është e veçanta e gjuhës shqipe, prej fjalës “tokë” rrjedhin dhe gjejmë sinonime të shumta,  mbi të njëjtën fjalë “TOK” gjë e cila në këtë rast nuk ndodh tek gjuhët e tjera IE.
Në fjalorin e artë të gjuhës shqipe me fjalën tok midis shumë shembujsh gjejmë:

TOK ndajf.
1.     Bashkë, grumbull a grup, të gjithë së bashku, të gjithë në një vend. Ecnin (rrinin) tok. U bënë tok. U mblodhën tok. 
6. Bashkoj, përziej, bëj tok. Tok miellin me vezë.
  • Toka e madhe (e vogël). Toka sermi. Mbërtheu (zbërtheu) tokanë.
Në eng. Earth = Tokë
both together = të dy tok
together with wheat = tok me grurë

Pra dallohet qartë fjala shqipe “tok” tek fjala angleze; together = së bashku t'tër; (tok ether)
E njëjta ndodh edhe tek gjuha latine, tek ajo greke dhe gjithë gjuhët e tjera qujtur IE,  ku fjala “tokë” për gjithë secilën nga këto gjuhë nuk ka kuptimin e Tokës = tok.
Tek gjuha jonë, “Toka” ka kuptimin e  asaj që kemi poshtë, nën të – nd’ nt’ këmbëve tona Dheut dhe ne jemi mbi të saj vazhdimisht,  në takim – a'tak më të,  ndaj dhe në gjuhën greke fjala; “kato = poshtë” ka kuptimin “Tokë” sikundër fjala pellazge; “τοκει = lindje, krijim i ri = Tokë” 

Folja e hershme tipike krejt e veçantë, pohuese pa asnjë përjashtim e gjuhës shqipe; A = ashtë, oshtë, është = Jam,  kjo folje me vlera perlë e cila duhet studiuar më vete, vini re duke i shtuar pikërisht këtë folje këtë shkronjë “A” para simbolit të Tokës = : T (Åkemi At, Et  por dhe S’et.
Pra i njohur tashmë shkencërisht, gjendur i gdhendur në shumë mbishkrime të lashta, është pikërisht ky simbol në formën e një drejtkëndëshi; () = 'Tokë –Tok = një grupim i kryer, i përfunduar në përsosmëri, i zënë nga të gjitha anët pra një pështjellim; ð – δε = dhe, Dhe ‘@’-Et, një lindje e re, krijim i ri, brënda së tërës ashtu si gjithë planetet e tjerë në hapësirë, në gjithësi një (object) një; A'T, Et më v’etenjë Set në seri.

I hedhim një vështrim letrave shkencore mbi etimologjinë e fjalës,“Set”:

(N.1) - Etimologjia – Set.
Nga setten Middle English, nga settan Old English, nga Proto-gjermanike *satjaną, nga *sodéyeti Proto-Indo-Europiane,  prej nga; *sed- ("për t'u ulur, vendosur"), nga Tullë Middle English, nga Old English ġesett, të kaluarën pjesore e settan.
(N. 2) Aktin e vendosjes - grumbullim; gjendja; duke u ngritur "(nga një trup qiellor), mes-14c, nga; vendosur (v.)  ose pjesoren e saj identike; kaluar – (mbi të)

Bukur, qartë shpjeguar, ajo del gati e njëjtë në krejt gjuhët e vjetra; settan, setjan nga *sodyeti, PIE  nga *sed me kuptimin; për tu ulur, për tu vendosur, kjo është toka e jonë; sodyeti  zoti i jetës, Toka; At, Et dhe sigurisht amtare –pjellore; Atdhe = Zodyeti. (z/s)
Në gjuhën mesjetare angleze fjala; “setten” ka kuptimin; “tull” (?) sepse ajo tregon lidhje, Dhe një “Et” prodhim, (product)  një copë (copy) kopjo më vete në; set - sër - seri. (por edhe;  siç themi, e lëshoi cop “tullë” fjalën pa u menduar)
Ndërsa gjuha greke  për fjalën “s’et” në këtë rast nuk përmendet fare.

Toka quhet tokë dhe  sinonimet e saj janë të shumta, ajo ka kuptimin edhe si; e errët, e terët, e thatë; “Terra”, tok-trok, etj,  tingulli i thatë ashtu si “tiktongu” i një kambane buron aty.

Fjalori i gjuhës shjqipe na ofron:

TOKË II f.
Pllakë e metaltë, së cilës i bien për të dhënë një shenjë; tingëllima e saj; çangë.  Toka e punës (e pushimit). Toka e drekës. Ra toka. Fillojnë punën me tokë.
Fjala; “Et” (tokë –planet më vete) sjell në fjalorin e gjuhës shqipe dhe në shumë gjuhë të tjera sinonime dhe zhvillime të reja, pothuajse pa e humbur kuptimin e saj më të parë dhe kemi; etapë, etem; etje kam etje ashtu si toka eter e thatë, (At) etër, etër dhe bij, dhe ndalemi pak tek fjalët; Etikë dhe Etiketë, ç’kuptojmë prej tyre, Etikë, etika?

Thuhet se fjala “etikë” buron nga shprehja greke; "ethos", "ethikos"  por që nënkupton; “moralin”.  Ajo ka domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive.
Ndërkohë unë mendoj se nga ana gjuhësore, etika dhe morali janë dy koncepte të ngjashme por jo të njëjtë, me fjalën “etikë” sigurisht që kuptojmë sjelljen e kulturuar, brenda normave dhe rregullave të krijuara, evoluar e grumbulluar; “tok – doke” (ligje të pashkruara dhe të shkruara kultivim) të një lartësie, kulm tradicionalisht vlere më të lartë, pra “etika” tregon kompletim, përsosmëri, përkryerje – gr. olokrio – i/e tërë, i gjithi.

Etika është një; “kod<> doke - grumbulluar, ligj - dokument” i sjelljes së njeriut, grupeve shoqërore, civile apo fetare i cili dallon të mirën nga e keqja dhe zgjedhjen e individit për të bërë atë që është e mirë.
Pra, thënë shkurt: “Etika” është “Vlerë”, vlerësim, etiketim, dallim sasior, aritjesh – morale – në rrugë e sipër. [(or = rrugë, m’or- al)].

Dhe jo ashtu pa kuptim dhe pa lidhje, “etiketa” copa e letrës vendosur çmimi – vlera sipër saj për artikuj të ndryshëm quhet: Etiketë.

ETIKETË I f.
1.     Copë e vogël zakonisht prej letre a kartoni, që i ngjitet një malli a diçka tjetër për të treguar se cila fabrikë a sipërmarrje bujqësore e ka prodhuar, përmbajtjen, çmimin, vendin ku dërgohet a ndonjë të dhënë tjetër për të.

Pra “vendi” ku vendosim shprehje, rregulla të gatshme, stative - etiketa, parime, vlera të përfituara nga përvoja, vetëdija, kujtesa etike në kuadër - kuadrat të jetës morale krijur si përvojë nga gjithë secili prej nesh quhet… bag/ash – çantë – et – es – thes = vend/ruajtjeje – ‹‹Thesar›› – Pasuri.

Thessali – një vend ky i një rajoni të lashtë gjeografik maqedonas dhe një rajon  administrativ i Greqisë së sotme moderne - Θεσσαλία (Πετθαλία – Petthalíaky vend i njohur në Odisea e Homerit  me emrin; Aeolia; Αἰολία u bë pjesë e Greqisë moderne në vitin 1881 pas kapitullimit të perandorise turke. 
Ç’do të thotë thesali? 
E para, vume re se Homeri e quan këtë rajon me emrin; Αἰολία Aeolia, për të cilën mendoj se do të thotë; “vend i ulët – ultësirë”, e ulta -Αἰολία. Sepse ky rajon i tillë është, i rrethuar përreth nga malet e larta si Olimpi apo vargmali i Pindit, etj në mes tyre lugina dhe ultësira  e madhe e Trikallas dhe e Larisës formojnë një fushë të rrethuar si një unazë, kjo fushë është shumë pjellore dhe për këtë arsye “Thesalia” është i njohur si "hambar i Greqisë." Ky rajon ende sot, ka prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Ky është “Thessar; Thesalia” – pasuri tokësore = vend; Tok –ara – tokë buke,  TOCvend (Dhe; gr. These, θέσι ) i mbushur krejt ara toka të ulta “sheshe pjellore të begata.

Vini re diçka të hollësishme:
  • Greq ………….. Shqip ……………..Ang.
  • Θέσε …<>…….. Set …………..….. Set
  • Θέση ………….Vend…………….....Seat
  • Θέσει ….........vë -vend/os………..... Put
  • Σετ ………..… vendos ……………..Set
Thessalia ky emërtim në gjuhën greke etimologjia e saj e pasigurt, ajo gjendet në shumë harta e shënuar: “Thettalia” …  kujtoj këtu se “settan” nga proto indoeuropiane *sodéyeti  nga *sod, do të thotë: ulet, ulët, vë vendos, (Tok).

Në gjuhën shqipe nga fjala shesh, sheshe (sese) kuptojmë një vend truall “et – es” të rrafshët; shesh, të sheshta, të ulta të drejta,
Vini re gjthashtu tek gjuha shqipe; drasa e sheshte prej druri ku grijmë mishin quhet “ese” ose Tok e rrafshët ashtu si ishte menduar herët në lashtësi nga i pari njeri:

TOK kal.
      1.     Grij mishin me satër mbi një dërrasë ese e rrah mbi të derisa të bëhet i përshtatshëm për qofte. Tok mishin. 

Aleksandër Hasanas @ Gjuha Shqipe


============================================================

No comments:

Post a Comment