Thuhet se origjina e fjalës
'amphora' vjen nga latinishtja, dhe nga fjala greke *αμφι (amfi) që do të thotë
"nga të dy anët" dhe φορέας (foreas)
që do të thotë bartës, transportues. Amforat quheshin vazot, kavanozat qeramike
prodhime të lashta etruske, romake dhe (greke quajtur) zakonisht me një ose dy
doreza, me qafë e grykë të ngushtë të cilat përdoreshin për të mbajtur e
trasportuar Vaj verë, e ndoshta material
të tjera të lëngshme.
Por *amphora quheshin edhe ‘anijet
transportuese mallrash’ të ndryshme, këtu fillon edhe manipulimi i gjithë
studiuesve europiane dhe më tej, sepse nuk kemi të bëjmë me fjalën greke *αμφι
(amfi) baraz nga “dy anët” - por me një fjalë të pastër shqipe.
Dihet botërisht se amforat ishin
nga më të ndryshmet krejt edhe pa doreza, ashtu si edhe me një ose dy doreza, e
ndërkohë kemi edhe amphora me një dorezë në mes të saj në krye dhe dy gryka
anash saj, vetiu lind pyetja ç’lidhje ka fjala greke *αμφι (amfi) me fjalën e
pastër shqipe “Anije” e cila ka kuptimin e saj parësor si një mjet i harkuar ‘anie’,
me bark, barkosur nga të dy *anët = anije. Ashtu si *aniet e një kollone trupi
drusor, Dërrasë me njërën faqe gjysmë të rrumbullakët,
që del nga sharrimi për së gjati i anëve
të trungut të prerë të një druri. Anie pishe (bredhi, plepi) etj.
Gjuha shqipe si përherë e
injoruar qëllimisht, prej shumicës së studiuesve progrek e promanipulimeve
shekullore në shumë drejtime mbi këtë bootë njerzore, ofron fjalën e saj të përbërë
prej dialektit të saj Geg fjalën formuar prej dy simboleve ‘A+B’ ku; A = Ashtë
dhe B = Bi; m’bi; sipër por edhe Bi = Dy e më shumë, pra kemi fjalën e njohur
të lashtë shqipe nga PAlb A’mbi, prej të cilës rrjedh buron fjala e njohur
tashmë si greke *αμφι = rreth/mbi, të.
Shkencërisht kemi të njohur prej
gjithë studimeve dhe studiuesve në fjalë, kalim (derivatin) e shkronjës: β= ν/ϝ/φ, pra: *âmbi = ἀμφι
Veçmas kësaj në gjuhën shqipe
kemi ende sot fjalën e hershme ‘bartës’ dhe saktësisht ajo vjen prej fjalës po
shqipe “a’mban” ku, n=r dhe kemi: “amban = ambar” Hambar, pajisje kjo
zakonisht prej druri e cila shërben për të mbajtur mallra të ndryshme ashtu si pjesa e
anijes nën kuvertë, ku vihen mallrat. Hambari i mallrave. hambarët e anijeve transportuese të cilat mbartnin me
vete.
Eshtë fjala shqipe “a’mban, a’mbar-t
= bartës; mbartës = Ambora; amphora”, por jo vetëm kaq, duke ju referruar sërish
dialektit Geg kemi: “A’mba = asht’ mbajtës”, (mbajtëse) prej nga ku kemi ende në
përdorim fjalët: a’mba, st’amba, shtamba enë prej balte e cila përdoret për (me
mba), mbajtur lëngje të ndryshme ujë, vaj, verë, etj. Një enë kjo e gjerë në
mes, me grykë të ngushtë dhe me një a dy veshë. (doreza) kjo është *shtamba;
Amba, që ‘mban’ e mbart (vaj, verë) AMBORA = AMFORA (β = ϝ/ φ)
Mjeshtri që punon këto enë prej
balte, quhet shtambar, por edhe poçar, vegshar, vorbar.
Materiali trupi 'Ba' prej balte formon kështu mbajtsen, formën 'stampën', 'ambore', njëjte si ende sot materia që mbështjell dhe mban lëndë të ndryshme brenda saj quhet po kështu "amba-llash"
Ndërkohë vlen të theksojmë këtu
se edhe fjala ‘Stoma-h’ e njohur si greke, është një fjalë e pastër shqipe e
cila tregon paisjenashtu në formë ‘ambore’ ajo që mban, mbart dhe ‘tret/ha’
ushqimin. (amba; omba, st/oma-h)
I madhi studiues Kostandin
Kristoforidhi sjell një shembull të qartë mbi fjalën e lashtë shqipe *bart,
fjalë kjo e gjendur edhe tek Frigjët *me beret = Më biret’, më viret, më bihet, e mbart me vete, pra
kemi të bëjmë me fjalën letrare të sotme: Bjere, e pruri e sjell e mbart me
vete, kjo fjale gjendet edhe tek fjalori i Kristoforidhit madje shkruar me
shkronjat tona më të para ato (pellazgo-fenikase)
Në këte foto shkrim tek rreshti i
parë numur (3)- thuhet:
E dhëntë do t’i Birre (do ti vinte) mbanë të tij të
djathtë, e dhitë, m’anë të mëngjërë.
Së fundi mbajtësi,
(amban) ai që mban mallra më kuriz quhet pikerisht Hamall rrjedhe kjo fjale
prej shqipes amban, ambar, amall, kemi parsysh ketu tek dialekti geg shkronja ‘b’ bije nuk shqiptohet ashtu si tek
fjala ‘mbaj = maj’, amaj; ’amall.
A mbi të tera, studiuesi hollandez R. Beeks sjell në mënyrën me korekte prej studimeve të tij mbi fjalët paragreke të cilat i shënon me pikëpyetje (?) ai ofron në këtë rast për studimin ton fjalën e lashtë ἅμβιξ -ϊκος = lundër -im, anije (spouted vessel), fjalë kjo e cila flet vetëm shqip ἅμβιξ; ámbix = â'mbi ikës, ambi ujë lundron.
Aleksander Hasanas
(Mili Butka
No comments:
Post a Comment