Foto: Perikli @ Elida Jorgoni
Nga: Agim Bajrami
Si sot, gjashte vjet me pare, ne vendin e quajtur Ura e Fllakes, ne autostraden Tirane
Durres, humbi jeten ne menyre aksidentale, nje nga personalitetet e letersise
sone kombetare, perkthyesi, studiuesi, poeti dhe redaktori i njohur i poezise
ne shtepine botuese Naim Frasheri, Perikli Jorgoni.
Me vret ende veshet vibrimi
i ziles se celularit, ate mbremje, kur nje mik nga Tirana me pyeste me gjysme
zeri se: A e ke pare lajmin ne “tv Nevs”-24 , per vdekjen e Perikliut U hutova
dhe u drodha njeheresh. Ndeza tv dhe e verifikova menjehere. Ishte e vertete,
megjithese nuk me behej ta pranoja. Nese per syte e shikuesve injorante, ai
mund te ishte nje lajm i thjeshte, nga kronika e vdekjeve te zakonshme dhe te
shumta ne kete vend, ne rastin e tij ishte krejt ndryshe.
Kishte ikur
tragjikisht nga kjo jete, nje emer i madh, shume i madh dhe me peshe te rende
ne letrat tona Perikli Jorgani. Kontributi i tij eshte i lidhur ngushte sa me
redaktimin dhe promovimin me sukses te shume emrave te njohur, qe i kane dhene
tempin poezise sone neper dekada, po aq edhe me sjelljen ne shqip me shume
kulture, dhe origjinalitet, te disa prej emrave te njohur te letersise boterore, si Dan Brawn me "Kodi i Da Vincit" , R Rilke , "Kavafis" poezi, Hajne, Gete
etj.
Si poet ai e evidentoi talentin e tij kryesisht ne gjinine e poemes mjafton
te kujtojme ketu "Balada" e rrembave te gjakut , Poeme per "Bajram Currin', Lasgush Poradecin “Prokop Sorren” etj I dashuruar me vargun ai leviz
rregullisht sa ne mes poezise, aq dhe perkthimit, duke u munduar te ruaje
ekuilibrat e duhur mes tyre Perikli Jorgoni ishte nje krijese e mirefillte
letrare ne cdo qelize Si i tille portreti i tij mund te kuptohet me mire vetem
ne trajten e nje libri ne shfletim
Skrupuloz ne detyre dhe i drejtperdrejte ne marredheniet e tij me koleget, ai
do te mbahet gjate mend edhe per studimet dhe kritikat e shumta letrare, per
personalitetet e letrave tona, por edhe me te rinjte Postdiktatura i dha me
shume liri dhe energji krijimtarise se tij, te kesaj periudhe jane nje sere poezish
me problematika nga bashkekohesia dhe te pershkuara nga nje fryme e ndjere
lirike.
Perikliu ishte nje njeri pa moshe zgjohej mengjeseve te veres dhe zhytej ne det, ikte sa me larg bregut, per te folur sa me gjate me valet dhe vetveten. Vitet e fundit Perikliu u trasferua ne plazhin e Durresit, ose me sakte perballe kalit te Trojes, aty afer detit mund te them se per nje kohe te gjate kafeneja ku rrinte Perikliu, u be si nje vend pelegrinazhi per shume krijues nga gjithe vendi, vinin aty, te degjonin ate dhe te merrnin ndonje keshille, apo sugjerim per krijimtarine e tyre Perikli Jorgoni aq sa dukej i thjeshte dhe bohem ne pamje, aq dhe ishte i rrepte ne gjykim.

Personalisht
une nuk kam guxuar disa vjet, ta prezantoja veten si shkrues poezije perballe
tij, Sepse Perikli Jorgoni ishte nje magazine dijesh dhe kulture Ai kurre nuk
fliste me leter perpara neper promovime Ç’i duhej letra Petikliut ?
Levizjet e tij te shpeshta neper
vendet e shenjuara historike Negovan, Diber e madhe, Kosove etj. ,, evidentimi dhe
mbrojtja qe ai ju bente heronjve te harruar te Shqiperise etnike se bashku me
Liden, e kishin bere ate, here pas here edhe objekt te sulmeve nga qarqe te
caktuar antishqiptare Jo me kot qeveria greke e kishte shpallur person non grata ata bashke me nje gazetar te njohur atdhetar te Tv Top Chanel.
Por ai s’donte
t’ia dinte per ta, duke qene biri i doktor Jorgonit mjek human dhe me nje nga
bibliotekat me te medha personale, dhe nipi i atdhetarit te shquar Hil Mosi,
atdheu dhe letersia ishin fete e tij me te medha, para te cilave ai perulej
shpesh me kenaqesi.
Lida bashkeshortja e tij, e perkushtuar, ende vazhdon te jetoje me impresionet dhe imazhet e kujtimit te tij, edhe sot, u be ajo shkak per te na mbledhur ne, nje grup miqsh te tij nga klubi i shkrimtareve durrsake, me nga nje gote vere perpara dhe me vargjet e tij poetike te paharrueshem ne buze.

Duke lexuar poezite e tij mua mu duk sinqerisht se e kisha perballe
perseri Perikliun, njesoj si atehere:
Te gjalle, te buzeqeshur dhe mjeshter te fjales se bukur poetike. I perjetshem kujtimi i tij ...!
Te gjalle, te buzeqeshur dhe mjeshter te fjales se bukur poetike. I perjetshem kujtimi i tij ...!
=========================================================================================================
No comments:
Post a Comment