Brahim
AVDYLI:
Pjesa
IV
Kështu,
nuk mund të dihet mirë e vërteta. Me gënjeshtra e me tradhëti ka filluar jeta
prej Odiseut. Shkatërrohet e vjetra e zëvendësohet padiktueshëm me të renë.
Valë pas vale shkojnë njëra pas tjetrës, duke i mbuluar gjurmët e vërteta. Ndërrojnë
qëllimisht emrat e etnive, grupeve, ndërrojnë gjuhët, etj. por, nuk ndërrohet origjina
e kombeve. Çdo gjë shkon artificialisht, “kjo ka qenë, jo kjo nuk ka qenë...” etj.,
të pa shkëputura, sepse gjurmohet jashtë fushave të shkencës, pa prova të
mirëfillta të studimeve...
Të
mos e harrojmë se të gjithë popujt e Evropës e kanë origjinën e tyre prej Polifemit,
të martuar me Galatenë.
Ai i ka lënë tre djemtë e tij: Ilirin, Galin e Keltin,
prej të cilëve janë themeluesit e kontinentit.
Gjeneratën e Polifemit e kanë
quajtur mbinjerëz, hyjni, me trup shumë më të lartë se sa njeriu i ynë, ndërsa
gjeneratat tjera i kanë quajtur gjysmë-hyjni. Në atë kohë njeriu ka qenë shumë
më i besueshëm në të panjohurën, në formën e besimit, dhe nuk ka qenë aspak
materialist. Bota ka qenë e ndarë në Lindje e Perëndim dhe jo sa duhet “e
njohur”. Qytetërimi njerëzor ka filluar prej Ciklopit lab (nga Labëria,
Shqipëri), me emrin Polifem dhe janë prirur prej Yjeve. Nuk kanë pasur tjetër
njohuri. Ata janë quajtur Yllirët/Hyllirët.
Popullatat
në zhvillim e sipër janë të titulluara me emrin “pellazgo-illire”. Në të
folurën e përditshme e kanë përdorur shqipen. Shqipja, shqiponja janë më të
shenjtat. Se si jetonin në tokë e përcjellnin shqiponjat te Hyjniu. Të gjithë
provoheshin me gjëra të jetës e konsideroheshin se janë “të ardhur prej Yjeve”.
Për t`a shpjeguar më bindshëm origjinën e tyre, janë mitologjitë. Prejardhja e
tyre ishte “hyjnore”. Pra, lidheshin me Zotat.
“I
verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”[1]-
thotë Dhimitri Pilika. Të parët tanë, që jetonin atëherë në trojet e quajtura si
sot. p.sh.: “Tuqi”, “Bullgari”, “Rumani”, “Serbi”, “Bosnje e Herzegovinë”, “Mal
të Zi”, “Kosovë”, “Shqipëri”, “Greqi”, “Maqedoni”, e më gjërë, në të tërë
Evropën, ju besonin të gjitha shenjave të natyrës dhe i faleshin trupave të
qiellit, diellit, hënës, yjeve, reve, erës, detit, e të tjera.
Të
parët tanë i kishin të shejtërura në shpirt të pastërt të gjitha çka kishin të
bëjnë me qiellin, si p.sh. vetëtima, rrufeja, uturima, apo të gjitha shenjat e
natyrës. Kjo ishte besa e të parëve tanë[2],
jo e të tri fiseve të ardhura si pushtues, shumë më vonë në parahistori, bashkë
më bijtë e mërguave tanë, të shkuara deri atje. Prej tri fiseve, të cilat kanë
ardhur si pushtues, merren së pari dorët, assirianët dhe fenikasit, të cilët
përpiqeshin të përvetësonin gjuhën e të gjitha çka grumbulloheshin nëpër
mitologjitë tona.
Sipas
Dymonit, të cituar nga Sulejman Mato, shkruan: “Në Evropë nuk ka racë më të
vjetër se shqiptarët”.[3]
Të gjithë shkencëtarët në të gjithë botën, e më së pari të ashtuquajturit armiq
më të rrezikshëm rreth e më rreth këtij kombi, po spekulojnë me shkencë të
shpikin një “paraardhës” të tyre, më mirë se të pranojnë shqiptarët, si
paraardhës të tyre, por harrojnë se kombi shqiptar është më i vjetri në Evropë
dhe gjuha e vetme që është mëmë e të gjitha gjuhëve, është gjuha shqipe. Harrojnë
po ashtu që “paraardhësit” e botës së gjërë janë gjyshërit tanë, jo të atyre që
dëshirojnë të thirren mbi ta. Edhe njëherë po e themi se “pellazgët” janë
gjyshërit tanë, e kjo është një thirrje hipotetike e atij kombi që mbanë mbi
kokë plisin e bardhë, si trashëgimtar të baballarëve hyjnorë, të cilët jetonin
më gjatë, dhe këtu nuk ka vend të thirren kombet e tjera si trashëgimtarë, të
cilët, kurrë nuk e kanë mbajtur plisin e bardhë, e as të ashtuquajturit “grekë”
e “sllavë”.
Por,
po e shpjegojmë njëherë emrin e gjyshërve tanë “pellazgëve”. Ky emër, është vënë
si emër hipotetik. Nuk ka mundësi që të jetë “një komb tjetër”.
“Shqiptarët
janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë,
ilirë, arbër, alban, shqiptarë janë pesë emra të ndryshëm, por e bartin të
njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pa-ndërprerë...”-
thotë Dhimitri Pilika.[4]
Sigurisht se ka edhe emra të fiseve, të cilët ndonjëherë përpiqen t`i ngritin më
lart, në vend të origjinës.
Emri
pellazg është një emër që mbështetet në një hipotezë e hipoteza nuk është teori
e mirëfilltë shkencore. Padyshim se përsëritet mija herë nga ata që janë
shqiptarë, por edhe të kombeve të tjera. Ai është pikë së pari një emër tepër i
pasigurtë, që është i dhënë për shqiptarët (hyllirët/yllirët). Shqiptarët janë
besimtarë, janë të prirur që të besojnë, dhe të gjithë të tjerët i kanë
shfrytëzuar këtë dobësi të tyre. Ata ishin përherë besimtarë; besonin në fatin
e tyre, në hyjnitë dhe hyjnizimet e njeriut.
Të
përdorim një shpjegim të Sulejman Matos, i cili bazohet në një të dhënë të
historianeve të vjetër, se faltorja e Dodonës ishte një tempull kulture dhe
ishte pronë e fisit kaon të thesprotisë. Ajo ishte e origjinës ilire dhe tempulli
që ushtronte magji, frikë e rrespekt. Aty shpjegoheshin të gjitha enigmat
jetësore. Fiset që ktheheshin aty, p.sh. të huajtë, të ashtuquajturit “grekë”, ndër
të parët dorët, e morën njohurinë dhe kulturën apo traditën vendase.[5]
“Pellazgët kanë qenë fetarë dhe të prirur të besonin”- thotë Su-lejman Mato. “Syri”
i Dodonës është “sy” hipotetik i pellazgëve hyjnorë dhe mund të ketë lidhje me
dhuntinë e për shpjegimin e enigmave. Në lashtësi këta njerëz të veçantë që
kishin dhunti të veçantë për deshifrimin e enigmave i quanin “hyjnor” apo
quheshin “pellazgë”; e dinin të shpjegonin këto cilësi, e fatthënat e tempujve të
tyre. Perënditë e përzien gjakun me vdekatarët.[6]
Gjuha
shqipe ka qenë e shpërpjestuar. Secila gjuhë tjetër, në kohën kur ka lindur, i
ka rrënjë prej gjuhës shqipe dhe nuk “e mbajnë në mendje” apo bëshin sikur “nuk
e dinë” se prej cilës gjuhë e kanë ato fillimin. Sikur nuk u intereson atyre se
cili është “ajo” që i ka “pjellur” ato gjuhë...
Shqiptarët,
ilirët, yllirët apo hyllirijanët kanë qenë të besuar te krijuesi i madh i kësaj
bote; ka pritur prej tij se do të thuhet e vërteta, apo do lëjë zëvendësit e
vet në çdo anë, e nuk e ka menduar se do të lë kaq shumë gënjeshtarë, që thonë “diçka”,
por vrapojnë në mosdije nga mosdijet e tjera paraprake. Të themi shkurt, prej Odiseut
ka rrjedhur gënjeshtra. Gabimi i parë i njeriut është gënjeshtra. Kush gënjen
nuk e thotë të vërtetën. Kush gënjen, nuk është “hyjnor”. Ai vret edhe pa faj e
me tradhëti. Prej gënjeshtës e deri në vrasje pabesisht, as pa e merituar këtë
vrasje, si Polifemi, që ishte me të vërtetë hyjnor, lidhen pabesitë palë pas
pale. E keqja shtresohet prej këtu, e edhe në gjuhë. Çdo gjë fillon me gjuhën
që e kanë folur hyjnitë dhe ajo shtresohet e përpjesëtohet deri në fund, për
mos e njohur askush se cila është origjina e vërtetë e tyre. Dalin
artificialisht alfabete të tjera, shkrime të ndryshme, fjalë të përpunuara,
deri në të ashtuqajturat “gjuhë artificiale”.
Ne
po bëjmë prova që ta gjejmë të vërtetën, sepse është mundësia e jonë. E vërteta
nuk do lake, do fakte dhe artefakte. Po i mbledhim, nga të gjitha.
Këtu
është pikëpyetja e madhe e njeriut, d.m.th. “pikëpyetja më e madhe”- siç
shprehet Kastriot Melyshi, në fillim të veprës së tij, nga ky ngërç, në të
cilën kanë mbetur të ngërthyera provat dhe çdo lider i shkencës:
“Rruga
e nisur është ajo e duhura dhe vërtetë evolutive, siç na pëlqen ta quajmë, apo
pa e ditur se ç`bëjnë, të mbetur në vend, po shkojnë drejtë një evolucioni
raskapitës dhe vetasgjësues?!”[7]
Problemi
më i madh i joni, i cili shtohet si problem më emergjent, është të shpjegojmë
se përse gjuha e jonë, gjuha shqipe, është “mëma gjuhë”, prej të cilës kanë
dalur të gjitha gjuhët e tjera. Praprakisht duhet të tregojmë se kjo gjuhë
është e lindur prej Zotit, por ai “e fshehu të vërtetën”.[8]
Me
fjalë të tjera, është një “nyje” e pazgjithshme në jetë e nëpër histori, në
shkenca e nëpër dije, nga dija më madhe e njeriut, dhe janë të ngërthyera edhe
sot e kësaj dite. Unifikimi i Trinisë së Shenjtë, të nxerra nga Bibla, ku çdo
gjë shpjegohet se “është vepër e Zotit”, është shpikur nga njeriu.
Duhet
të theksojmë me këtë rast se nga gërmimet arkeologjike të deri të sotme,
vendbanimi i një bashkësie fisnore, që i përkiste 10`000-7000 viteve p.e.s.
(para Krishtit), është zbuluar në këto gërmime arkeologjike, të kryera në
Sovjan, afër Korçës, i cili kosiderohet si një nga më të vjetrat vendbanime të zbuluara
në tërë Evropën. Në mbështetje të shkrimit nëpër Evropë, e këtu siç thotë M.
Gimbutas, ka krijuar shkrimin simbolik, afërsisht në vitet 5300-5200 p.e.s.,
d.m.th. rreth 200 vjetë më përpara të shkrimit sumer.[9]
Si
thuhet zakonisht, njeriu farkëtar ishte dardano-ilir dhe dëshmonte lidhjen me
Zotin, të cilët, si sot, e mbanin Plisin e Badhë apo Qeleshen (Qylafin) dhe ishte
“njeriu i ditur i të diturve”, besimtarë apo adhurues i Zotit, Krijuesit të
kësaj bote. Kjo gjë e forcon bindjen tonë, të mbështetur në shkrimet shkencore,
se të gjitha lëvizjet e popullatave nuk kanë ardhur nga Lindja në Evropë, por
nga Evropa në Lindje dhe nga Dardania, nëpërmes të Kaonisë (Epirit), territori i
dytë që e kanë mbajtur gjallë Shqipërinë.[10]
Një
ndër qendrat më të lashta të Dardanisë dhe qendra e vetme minerale në Evropë,
ka qenë miniera Damasti (jo Demasti!), në Daradinë e lashtë.[11]
Kjo
gjë është keqinterpretuar nga shkencëtarët e pseudoshkencëtarët e botës e të
shqiptarëve, ose nga ata që nuk e dinin rolin e Dardanisë ilire, ku dard+an
është bashkim i këtyre dy pjesëve të këtij emri të besimit tonë e të historisë,
në të cilën “an” (anë) do të thoshte anën në të cilën banojnë dhe veprojnë ata
(pra, shpjegon anën, si p.sh. shkodran, lezhian, etj.), dhe gjuha e parë e
Evropës kanë qenë gjuha simbolike. Janë të gabuara konsideratat e shkencëtarëve
të ndryshëm të botës e shqiptarë që e lidhin me dardhat, dhe me Dardaninë e
Frigjisë, te Troja, e jo të shjegojnë se prej Dardanisë sonë janë nisur
udhëtimet apo ekspeditat drejt Lindjes e deri në Indi, duke e shfrytëzuar
territorin e sotëm të Greqisë.
Damasti
ka qenë në Kosovën e sotme, në rrezë të Bjeshkës së Sharrit, jo në territorin e
Greqisë, dhe ka mbetur deri më sot e pazbuluar. Vetë Apolloni ishte hiperboreanë
dhe vinte nga trevat e Sharrit, nga Dellosi i Boreasit, rrethi i Prizrenit, e
jo nga ishulli i Dellosit, pjesë e ishujve kiklade. [12]
Meqë
Mbretëria e Dardanisë nuk na e ka lënë dhe as ne nuk e njohim deri më sot
ndonjë kult të “dardhës”, ne besojmë se shigjeta ishte dard dhe ishte një simbolikë
e Zotit, krijuesit, personifikim i orakullit, prej të cilit rrjedhë Dardania,
nga dard-shigjeta.[13]
Dardania, që ishte një superfuqi metalugjike dhe përfshinte një bashkësi të
tërë fisesh, të cilat e mbanin tërë Gadishullin Ilirik, e edhe Dakinë, të
gjallë, prej filimit e deri më sot.
Për
të ilustruar këtë fuqi të mistershme e të vjetër të Dardanisë, e cila na
shprehet “pa libra”, vetëm me simbole, të cilat mund të njihnin këtë gjuhë speciale
vetëm përmes besimit dhe intuicionit, bashkë me ketë edhe të gjuhës sonë arbërore,
po e sjellim një fakt thelbësor se romakët, përtej detit Adriatik, pra në
Gadishullin Ilirik, për të pushtuar edhe botën, duhet të kalonin krahun lindor
të Adriatikut, për të marrë ato minerale që kishte nevojë për derdhjen e armëve
të saj pushtuese.
Romakët
flasin për “Metalla Ulpiana” e “Metalla Dardanica”, etj. të cilat i shpjegojnë
këto të dhëna.[14]
Romakët nuk kanë ditër të flasin shqip, nuk do mend, por të mbajmë në mendje se
ajo i ka kënduar Epirit, jo “greqisë”, edhe kur e ka njohur mbretin e Epririt, Pirro
Burri, atëherë, kur e ka themeluar “Magma Graecia”, në Gadishullin Italik.
Gjuha e ashtuquajtur “greke” është themeluar shumë vonë dhe pas revidimit të
tretë nga gjuha paraprake, në vitin 1000 të e.s. e cila e përdorte alfabetin
fenikas mbi gjuhën shqipe, pra me kaligrafinë fenikase të Kadmit.
Ndër
të parat po e themi se popullate etruske (toske) e territorit italian është shkatërruar
e asimiluar në shekullin e IV p.e.s. dhe Magma Graecia është themeluar në shekullin
e III p.e.s, prandaj të tjerët që janë latinë nuk e kanë kuptuar gjuhën shqipe
të Pirros e as të Aleksadrit, sepse ata kanë foluar shqip, por nuk është
shkruar kjo gjuhë, d.m.th. nuk kemi ende “të gjetur” se si është shkruar, vetëm
simbolikisht. Një letër është e gjetur dhe e përkthyer nga shkencëtarja
italiane Lucia Nadin prej Aleksandrit të Madh, drejtuar Shkodrës, qytetit
kryesor tregëtar të Evropës së vjetër dhe e kam botuar në artikujt e mi për
Maqedoninë.[15]
nga alfabeti fenikas. Zakonisht gënjëjnë veten shkencëtarët e Evropës dhe të botës së gjërë, të cilët thonë sikur ky “është alfabeti grek”, por nuk është fare “grek”. Nuk kanë ekzistuar atëherë ky lloj i çuditshëm i specieve me emrin artificial “grek”.
“Alfabeti i vjetër i Evropës” është alfabet artificial me vet gjuhën shqipe, i përdorur nga fenikasi Kadmi, që ka bërë prova për të dhënë këtë gjuhë me një alfabet tjetër. Ata që nuk e njohin këtë gjuhë dhe nuk janë studius të historisë së vjetër e antike, i thonë “gjuhë greke”, por kjo është vetëm gjuha shqipe.[16]
Nëse duan, le të shikojnë pak edhe polemikën time me ish-Kryeministrin apo ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Theodor Pangallos, rreth gjuhës së tij “arvanitika”, që është i rrejshëm, sepse është dialekt i gjuhes shqipe. Arvanitët është fjalë greke për Arbërit. Babai i tij i ka shkruar Mbretit Zogu letra shqipe të shkruara me shkonja të alfabetit fenikas të Kadmit.[17] Mund të them se ai është një alfabet për të shkatërruar gjuhën shqipe, sikurse gjuha latine, një gjuhë e dytë artificiale.
“Shqipja,
-na thotë Ernest Lev, nga vepra e Sulejman Matos,-me tiparet e saja
tipologjike, është gjuha vendimtare e arealit ballkanik (Gadishullit Ilirik,
B.A.), domethënë e përfaqëson më qartë se gjuhët fqinjë <<tipin ballkanik>>
(tipin e Gadishullit Ilirik, B.A.). [18]
Së
dyti, po e marrim një konkludim shkencor të filozofit gjerman, me famë
botërore, Gottfried Wilhelm Leibnitz, albanologut të mirëfilltë, i cili thotë:
“Doni
të dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni atë nga elementet e huaja, studiojeni
mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë, dallojeni mirë elementin e shqipes;
pra, me një fjalë, zbulojeni vetë skeletin e gjuhës shqipe dhe do të dalë qartë
origjinaliteti i saj”. [19]
Kjo ka qenë gjuha e parë europiane, të cilën edhe sot e kësaj dite përpiqen ta
zhdukin nga lista e saj të ashtuquajturit “shkencëtarë” europianë, politikanë e
udhëheqës të botës.
Me
të gjitha disa tejkalime të studimeve të deritashme qytetërimi trojan-dardan na
është më i studiuari nga antikiteti dhe quhet qytetërimi i parë
evropiano-perëndimor. Qytetërimi “grek” dhe romak nuk janë më shumë se disa
derivate të këtij qyterëtimi. Nga disa shkencëtarë të vjetër dhe të rinj,
populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur “populli i parë” që ka
banuar në atë vend, që nga përmbytja e madhe. Dardanët e Trojës ishin në
Kryeqendrën më të pasur nga dardanët e kësaj kohe të antikitetit, e cila i
përfshinte të iliro-dardanët që nga Azia e Vogël, në Gadishullin Ilirik e deri
në Evropën Perëndimore. Popullsia Trojane ka qenë dardano-albane. Faktet që
tregojnë këtë punë nga gjurmimet arkeologjike e deri në të dhënat e historisë
dhe e historianëve antikë, popullsia e Azisë së Vogël është direkt i fisit ilir,
të mbiquajtur dardano-albane.[20]
Konsiderohet
se alfabetin e parë (jo ai i Thotit!) e kemi prej Yjeve, dhe ai alfabet na
quhet alfabeti diellor. Prova të tilla ka pak të lëna në rrjetin e internetit,
por njëra është prova e parë e këtij alfabeti, Besir Bajrami[21],
edhe pse ai e ka të vështirë një punë kaq të madhe.
Pra,
Besir Bajrami e meriton provën e parë të këtij alfabeti. E kam thënë disa herë
në shkrimet e mija se Alfabeti i Manastirit (1909) shënon rastin e tretë (3) të
shkrimit të gjuhës shqipe, ndërsa prova e dytë (2) e shkrimit të kësaj gjuhe,
është alfabeti etrusk (toskë), në të cilin jeni në studimin e këtij shkrimi
(B.A.) Shikoni faqet e mia e do të keni sadopak njohuri.[22]
Alfabeti
diellor i zë vitet e para, prej 25`000 e deri në vitin 1707 p.e.s., kur ka
ndodhur përmbytja e fundit e madhe[23], por po të
logaritet shkrimi simbolik i ilirëve të Gadishullit Ilirik, i cili është
dokumentuar në mes të viteve 5300-5200 p.e.s. atëherë shkrimi diellor është
edhe shkrimi simbolik, të cilët janë hiq më pak se 200 vite përpara shkrimit
sumerik. Shkrimi sumerik është një shkrim iliro-pellazg i Lindjes.
Edhe
njëherë vëtetohet se Gadishulli Ilirik është qendra e lëvizjeve të këtij kombi
në drejtimet Lindje e Perëndim dhe na vërteton edhe të dhënat prore të historianit
Aref Mathieu (Arif Matit), për qendren e këtij qytetërimi.[24]
Besir
Bajrami e ka bërë proven e parë të alfabetit të njerëzimit, ashtu siç prireshim
të rinjët të drejtonin sytë ka qielli, sepse prej andej kishin ardhur.
Meqë
sytë i drejtonin tërë njerëzit nga Yjet e Dielli,[25] pra, prireshin nga
Yjet e veten e quanin Yllir/Ilir/Hyllir, të cilët pseudoshkenca dhe shkenca e
verbuar nuk i njeh, respektivisht mirëfilli nuk i ka studiuar si të tillë.
Më
tutje, do të flasim në shkrimet e tjera...
[1] Dhimitri Pilika,
„Pellazgët, origjina jonë e mohuar“,
Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
[2] Sami Farshëri, „Shqipëria ç`ka
qenë, ç`është e ç`do të bëhet“, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë
1980, faqe 30-31.
[3] Sulejman Mato, “Vëzhgime mbi lashtësinë e gjuhës shqipe”, Pa shtëpi botuese, Tiranë, 2015, faqe 42.
[4] Dimitri Pilika, "Pellazgët, origjina jonë e
mohuar", Botimet
Enciklopedike", Tiranë 2005, faqe
430.
[5] Sulejman Mato, „Në kërkim të
rrënjëve“, të cituar, faqe 74.
[6] Po aty, faqet 82-83.
[7] Kastriot Melyshi, „Shqipja dhe e
vërteta biblike“, GEER, Tiranë 2014, faqe 7.
[8] Po aty, faqe 8.
[9] Shikoni shkrimin e vënë në „Kosovas
Arkeologie“, të datës 12 dhetor 2018, „Misteret
e Dardanisë antike <<Dardania e pazbuluar>>, historia antike
shqiptare“, në http://www.facebook.com/Kosovas
Arkeologie.
[10] Shikoni po aty, në mbështetje të këtij mendimi.
[11] Shikoni në veprën historike të Prof. Dr. Eqrem M. Zemelaj, „Pelazgët, ilirët, shqiptarët/Historiografia
e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro selenë-Burime arkivore të
vendeve të huaja“, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 339-340.
[12] Po aty, faqe 334.
[13] Shikoni në „Kosovas Arkeologie“,
më tutje.
[14] Po aty, më tutje.
[15] Shikoni po qese dëshironi shkrimin tim „Maqedonia në vorbullën e armiqve antishqiptarë, Pjesa e I“, te http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-1
, ku shihet për testamentin e lënë nga Aleksandri i Madh, i cili është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia
Nadin, në librin e saj, Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI
con le addizioni fino al 1469”, Giogno 2002, Romë.
[16] Shikoni për këte gjë të gjitha studimet e kësaj kohe, në faqen time
provizore http://www.brahimavdyli.ch.
[17] Intervistë me Theodor Pangallos-in, e dhënë në http://www.brahimavdyli.ch/polemikë-me-pangallosin.
[19] Po aty, faqet 129-130.
[20] Shikoni shkrimin e datës 22 korrik 2017, „Trojanët ishin iliro-dardan“, në Gazeta Info Press, në http://www.gazetainfopress.com/historia_arkeologji/trojanet-ishin-iliro-dardan
.
[21] Shikoni në
rrjetin elektronik të Besir Bajramit apo të Amy Beuty, sepse e ka hedhë edhe
tek ajo, që quhet Alfabeti Diellor,
pra shkoni te http://www.facebook.com/Besir
Bajrami…
[22] Shikoni faqet e mia provizore, http://www.brahimavdyli.ch
dhe sidomos këto dy vepra: Niko Stylos, “Etruskishte-Toskerishte”, West Print, Prishtinë 2010
dhe Nermin Vlora Falaski, "Pellazgët,
ilirët, etrusket, shqiptarët",
Faik Konica, Prishtinë 2004.
[23] Shikoni librin historik të Prof. Dr. Eqrem M. Zenelaj, „Pellazget-ilirët-shqiptarët…“, faqe 31.
[24] Shikoni ilustrimin e Arif Matit në artikullin: http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-8-1/
.
No comments:
Post a Comment