Monday, December 10, 2018

Respekt prindëror për njeriun e mirë, Helmut Plewka - Unë bija jote Kosovare!


KUR KE ZEMËR TË MIRË, BEKIMIN E PRINDËRVE 
RESPEKTIN DHE MENDIMIN POZITIV PËR NJERZIT QË I TAKON
GJITHMON ME VETE DO TË KESH EDHE BEKIMIN E ZOTIT 
DASHURINË DHE RESPEKTIN E NJERZVE QË I KE PRAN..! 

Herr: Helmut Plewka! Në 1 vjetorin e vdekjes tënde, Unë dhe familja ime të përkujtojmë me shumë nder e respekt Prindorë, për kujdesin tënd, për këshillat dhe mësimet që na dhe, e të gjitha që i bëre për lumturinë tonë..! 


Në shënjë respekti prindëror për njeriun e mirë, njeriun e veçantë e të jashtzakonshëm, intelektualin e lartë, plakun e urtë e të mençur Gjerman zotëri: Helmut Plewka i cili la gjurmë të përjetshme në shpirtin, zemrën dhe kujtimet e mia dhe të familjës time, por edhe gjurmë respekti e humanizmi në Dubovë të Madhe e Pejë - vendlindjen tonë të dashur. 

Ishte ditë e premte dhjetori i vitit 2011, dita e bardhë dhe e shënjtë kur të takova për herë të parë. Kjo ditë e bekuar Dhjetori begatoj jetën tënde herr Helmut Plewka, dhe ndryshoj e begatoj edhe jetën time dhe të familjes time njëkohësisht. Edhe pse ditë dimri, kjo ditë i ngjante një dite të bukur pranverore me shumë diell e dritë këtu në Düsseldorf të Gjermanisë..! 

Derisa po punoja punën time të zakonshme në shtëpinë për përkujdesjen e pleqve dhe të moshuarve, nga kolgët e punës kuptova se qënka një plak në gjëndje të vështirë emocionale, që kishte nevojë për ndihë dhe mbikqyerje sociale. Kështu që një ditë kur kisha përfunduar punët e zakonshme të shtëpisë dhe obligimet e tjera familjare, vendosa të bëj një vizitë, për të ndihmuar njerzit e tjerë në nevojë, pikërisht vensdosa ta vizitoj plakun e pa njohur, të lodhur e të vetmuar, që kishte nevojë për ndihmë dhe përkujdesje. 

Në derën tënde qëndronte i shkruar emri herr: Helmut Plewka, dhe unë ngadalë trokita në derën tënde për të afruar ndihmën time dhe mbikqyrjen për ty..! Na duhej punë shtesë, ngase nevojat për para ishin të shumta, përveq familjës, bashkëshortit tim Edmondit, dhe fëmijëve tonë Ferdinandit e Leonit, që kisha me vete këtu në Düsseldorf të Gjermanisë..! 
Në Dubovë - Kosovë kisha lënë babin Zeqirin bashkë me nënën time Hatmonen dhe familajrët të tjerë (vëllezrit e motrat) që ishin të varur nga ndihma dhe solidariteti ynë…! 

Posa hape derën dhe me lejove të futëm brenda në shtëpin tënde, në sytë e tu vrejta ftohësin e jetës së vetmuar dhe vrimën e zezë të depresionit psiqik në të cilën rrezikoheshe të futej thellë e më thell..! Me kujtohët mirë kur me pyete shkurt se a dija të hekurosë dhe të qepë pulla..? Ehhhh e kush nuk din të qepë e të harrnoj (mendova me vehte) nga ne shumica e vajzave dhe grave shqiptare, ngase kushtet e vështira të jetës dhe nevoja për ti ndihmuar prindërit e familjen na kishin rritur para kohe. Unë pa u hamendur u pergjigja me PO të sigurt, dhe sikur fitova sigurin tënde për tu bër antarë i ri i familjës tënde të humbur që nuk e kishe më..! 


Me pyete se nga vij..? Dhe me buzqeshje tu përgjegja, jam Shqiptare, vij nga Kosova, ahaaaa vini nga vendi i njerzve që e njohin gjakmarrjen me the...! Po tu përgjegja duke qeshur … kështu ishte dikur KANUNI… por tani jemi më ndryshe, nëse nuk na lëndojnë jemi shumë të mirë, kemi Besë dhe respekt të veqantë për miqët..! Dhe sikur buza të shkoj në të qeshur pas shumë muajsh…! 

Më vonë me tregove se ishe i vetmuar, nuk kishe as vajzë e as djalë. Kur të vizitova për her të parë, kuptova se gruaja juaj e dashur me të cilën kishe jetuar gati 60 vite, të kishte vdekur një muaj më parë. Nga zemërimi, mërzija dhe nga vetmija rrezikoheshe të futeshe në vrimën e zezë, në depresion të thellë psiqik, ngase vullneti dhe shpresat për jetë të kishin humbur tërsisht..! Vertetë ishe shumë i lënduar në shpirtë dhe skajshmërisht i vetmuar, pasi që gruaja jote kishte ndrruar jetë, dhe nuk kishe fëmijë e as familjar të tjerë që të pakten do ta hapnin derën ndonjëher..! 

Gjatë kohës që punoja dhe përkujdesësha për ty në shtëpinë tënde, ishe kurreshtarë dhe me pyesje për gjithçka, për familjen time këtu (bashkshortin tim Edmondin dhe fëmijët Ferdinandin e Leonin), për kushtet e jetesës dhe integrimin në shoqërinë gjermane, por edhe për jetën në Kosovë, për luftën dhe pasluftën, për historinë dhe fatin e popullit tim për natyrën e bukur të Dubovës, për jetën dhe familjarët tonë atje. 

Sjellja, respekti dhe sinqeriteti e përkujdesi im ndaj teje, sikur të ishe prind dhe familjar i yni, ndikoj që dashuria dhe vullneti për jetën të kthehet serish në sytë dhe zemren tënde. Për mua SANIJEN dhe bashkshortin tim Edmondin u bëre si baba i dytë, për fëmijët tonë Ferdinandin e Leonin u bëre gjysh i mirë, dhe jeta filloj të ndryshoj duke u pasuruar edhe më me shumë harmoni e respekt të ndersjellë…! Na the gjithmonë se ne ishim shpresa e jote për jetë, dhe ashtu u bë..! 
Të pranuam si prindin tonë, dhe u munduam të kujdesemi ndaj teje me shumë respekt dhe dashamirësi, dhe nuk gabuam, ngase edhe Zoti i do e i shpërblen të mirët e të sinqertët. Bashkë me neve dhe fëmijët tanë ndave gëzimet familajre, festat e ditlindjeve tona i festuam bashkë duke fikur qirinjët mbi tortë Urimet e ditlindjeve i kënduar edhe në shqip por edhe në gjermnisht..! 


Të jesh i huaj dhe larg atdheut tënd është shumë e veshtirë na thoje çdoherë..! Me ty bashkë mësuam shumë për gjuhën, edukatën dhe kulturën gjermane, ngase ishe intelektual i kalibrit të lartë: Docent në Universitet këtu në Düsseldorf dhe në Berlin, por edhe financier i zgjuar e me kulturë të gjër. Për kohën që u bërë antarë i familjës tonë dhe ndamë bashkë kafshatën e bukës, shijove aromën e Bukës se gatuar shqiptare dhe përjetove mikpritjen e vertëtë shqiptare, se bashku me ngrohtësin e Humanizmit tonë të trashëguar nga Nënë Tereza! 

Këtë ngrohtësi njerzore - familjare dhe respektin që e patëm për ty na e shpërbleve me mirësit më të mira të mundshme, që vetëm zoti dhe Ti munde ta bësh. Me parat e tua të fituara me dije e punë të ndershme profesionale, na e bleve shtëpinë këtu në Neuss, ku bashkë me neve banove 1 vit të tërë..! Dubovën tonë të bukur e pasurove dhe e zbukurove edhe me një shtëpi moderne të bukur e cila e hijeshoj edhe më shumë fshatin tonë të bukur buzë Drinit të Bardhë. Na ndihmove të blejmë edhe banesën në Pejë..! Doje që respektin dhe ngrotësin familjare që ta afruam Unë dhe Edmondi dhe fëmijët tone Ferdinandi e Leoni, ty herr: Helmut Plewka, të na e ktheje me Lumturi dhe dashuri prindore, duke na i plotsuar ëndrrat tona të jetës, për qka ne të jemi mirnjohës deri në frymën e fundit të jetës tonë..! 

Një ditë para se të ikje nga kjo botë, pate deshirë që Edmondi të ju shkurtoj flokët e thinjura, të ju pastroj dhe të ju rruaj fryrën tuaj të zbehët, dhe ai këtë e bëri me shumë respekt e dashamirësi..! Dita e 24 Janarit 2016, kur ti engjëlli ynë, herr Helmut Plewka përjetsisht mbylle sytë dhe ike nga kjo botë, do të jetë ditë e zezë njësoj si dita e dhimbjes kur unë humba babain tim biologjik Zeqirin…! 

Unë dhe familja jemi të lumtur që patëm fatin dhe mundësin të ju njohim, të ju kthejmë shpresat e jetës, të jetojmë bashkë me ndjenjat tuaja për 5 vite të tëra dhe jemi me shumë fat ngase gjithë jetën do të jetojmë me emrin tënd dhe hijen e bëmirësisë dhe humanitetit tënd njerëzor. Ju shpirtmiri herr Helmut, keni lënë gjurmët tuaja të thella emocionale dhe material edhe në shpirtin tonë si njerëz, që na pranove si të ishim fëmijët tuaj, e që edhe ne të pranuam si babain tonë, por keni lënë gjurmët e emrit dhe të humanizmit tuaj edhe në Dubovë e Pejë, në rrethojën e shtëpisë dhe në gurët e oborrit tonë, në murët dhe oxhakun e shtëpisë, në derën e hyrjes ku presim e përcjellim familjarët e miqët ton të dashur. 

Në drunjët dhe pemët që kemi mbjellur në oborrin e shtëpisë që ju na i ndërtuat, gjithmonë do të na shoqëroj hija e respektit dhe humanizmi yt i pavdekshëm..! 



PREHU I QETË NË PARAJSËN E BOTËS SË AMSHUESHME herr Helmut Plewka; ATY KU PREHET EDHE SHPIRTI I BABAIT TIM BIOLOGJIK ZEQIRIT ADEMIT. GJITHMONË DO TË PËRKUJTOJMË ME RESPEKT TË VEÇANTË, NJËSOJ SIKURSE PRINDËRIT TANË..!


S A N I J A & Edmondi, Ferdinandi dhe Leoni.

-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=-=

No comments:

Post a Comment