Saturday, December 8, 2018

Yll – il – ilir Dallëndyshet e para - “Qelidhona” – Etimologji.


Çel dhe Qell, Qiell, (por dhe Acel – Akil – Qiellor – Aquila-Shqiponjë).
Çel dhe Çelës. (Hapës)
Çel dhe Çelje, çeli lulja.
Çel dhe i Çiltër.
Çel dhe Çil, i çiltër Çilimi, kalama.
Çel dhe i çelur i kaltër.

Gjuha shqipe si asnjë gjuhë tjetër, ka aftësinë të krijojë qindra mijra fjalë të reja mbi të sajat fjalë-rrënjë njerrokshe ose jo, pa ju ndryshuar kuptimin e tyre më të parë, kjo veti nuk ndodh shpesh tek gjuhët e tjera të huaja, shihni shembullin më poshtë vijon;
Në gjuhën angleze kemi: “Blossom = Çeli” ndërsa; “Çeli derën = opened the door” e ndërkohë; “Çelës = Key” pra pavarsisht se fjalët kanë të njëjtin kuptim, duke ditur se ato janë dhe sinonime të njëra-tjetrës ashtu si tek gjuhë shqipe, në anglisht vumë re se fjalët ndryshojnë, pra nuk burojnë nga e njëjta fjalë – rrënjë.

Origjina e fjalës “Çel” vend burimi i saj në gjuhën shqipe është fjala e pastër shqipe; “Yll” ose “Il” në dialektin e jugut, e për këtë arsye
emri; “Yllir” na shfaqet edhe “Ilir” iliria ashtu siç ndodh me “Yllin e zjartë” trupin qiellor më të madhin Diell, që në greqishten e sotme del nga; Yll = IL, Ilio = Diell, e njëjtë kjo dhe me emrin e
“Ullirit” e cila buron, madje është e njëjta fjalë; “Ylli = Ulli” (Eliá në greqisht) (Ullini-ulliri, ashtu si; ilin-ilir)
Në dialektin Geg fjala “Çel” shkruhet dhe shqiptohet “Çil” por edhe Çel – Qel, Qil, Çil, prej nga ku kemi edhe emrin e bukur “Çiljeta” apo më të bukurën dhe kuptimplotë fjalën “Çilimi” e cila në gjuhën standarte shqipe do të thotë; “fëmi i vogël = çilimi” prej nga ku kemi edhe tjetrën fjalë shqipe “kalama” (c = k) “cilimi = kalama”
Vërejme se rrënja e këtyre emërtimeve është fjala njërokshe, përemri pronor: “Mi”, i imi, e imja, të mijat, “ti/mi”, pra e qartë prezantimi i të pjellit, i pasardhësit tonë ka sjellë emërtimin e kësaj fjale: “Timi = Fimi” që në këtë rast ka kuptimin; “i vogli – IM” “timi” “fimi” “fimia im”

Për këtë kemi dhe një artifakt me vlerë të madhe për gjuhën shqipe i cili na vjen në ndihmë, pikërisht vari i një fëmije, gjetur në qytetin ilir Apolloni dhe zhdukur nga arkeologët tanë, aty shkruhet pastër shqip: “FIMIA XIYNEPON XAIPE” = “Fëmija Hyjnëron Hajër”
Meritën e madhe të zbërthimit të këtij mbishkrimi e ka znj. Nermin Vlora Falaski.
Në fjalorin e gjuhës shqipe gjejmë:
MIC m.
1. krahin. përk. Fëmijë i vogël. Mici i babit!
Pra kemi bashkimin e dy fjalëve shqipe; Çel, Çil + mi = Çilimi, kuptohet fjala; “Çel’ ka kuptimin e nje çelje të re e një lindje-jete të re.
Një shprehje popullore shqiptare thotë: “ I çiltër si çilimi”
Kjo fjalë sigurisht që ka të njëjtin burim ashtu si fjala “Çel” i çelur, i hapur si drita e Yllit apo si ngjyra e Qiellit, i çelët – i kaltër, në gjuhën angleze kemi; “Çildren, children = fëmijë”.
Fëmijët në fakt janë vërtet “engjej, anxel – qiellor”, bëlbëzimet e para tingujt e tyre përngjajnë ashtu fiks si të dallëndysheve të para, ardhur në pranverë dhe jo çuditërisht në gjuhën greke të sotme e gjejmë këtë fjalë shqipe në mesin e fjalorit të saj, ashtu si shumë fjalë të tjera pa mbarim; “Qelidhonia = Dallëndyshe” (chelidónia) e njëjtë edhe me fjalën tjetër po e ashtuquajtur greke: “ειλικρινής, Ilikrinis = i Çiltër” pra duket qartë se edhe kjo fjalë buron ashtu natyrshëm llogjike, prej fjalës shqipe: “Yll” Ylliri, Iliri, Ilio, Ilion, Troja Ilire.

Aleksander Hasanas
=========================================================================
.

No comments:

Post a Comment