Dihet e njihet prej nesh se shkronja “A” si shkronjë e parë e alfabetit të çfardo gjuhe qoftë ajo, është njëkohësisht edhe shkronjë-simbol i të parit dhe të vetmit “At”, i të parit dhe të vetmit “Zot”. Në gjuhën e lashtë egjyptiane, shkronja “A” lexohet “As = Një, njëshi, i pari” E ndërkohë në gjuhën tonë shqipe për të treguar dikë që ndodhet larg shumë lart, në referencë me “Yjet” e konkretisht me Yllin e vetëm më të madh të zjarrtë qendra e sistemit të vet; “☉” diellor, pikërisht “Ylli-Diell” kemi ndoshta shprehjen më të bukur, e tepër domethense duke u shprehur për të; “A’Y” e që do të thotë: A’Y = Ashtë: Y -la, “e La“- (Y) lart, larg, “A’Y = A’I = Zot”
Provoni të thoni me veten tuaj vetëm dy herë shkronjën “I” (i) dhe njëkohësisht jeni duke shprehur e keni thënë numrin; NI, NJI, (1) por edhe parafjalën; N’I (tek ai, ose në “I” Ϫ iks objekt) etj. (Kemi parasysh mungesen e shkronjes 'J' pra: A' ni = a nji, njê
Kjo fjalë e gjuhës shqipe “Nis” në gjuhën greke gjendet baraz; Myó (μυώ), e ndërsa në anglisht ajo përshtatet me foljen; “initiate = filloj”, nëse kërkojmë fjalën greke “Lëv/is” do shohim përsëri se kjo fjalë ka për rrënjë fjalën shqipe “Nis” në greqisht “ki/nís” (κινήσ/εις)
Një fjalë tepër të përhapur dhe të përdorur gjerësisht në gjuhën shqipe kemi fjalën “Fisnik”
Çfarë nënkuptojmë prej kësaj fjale, duke vërejtur se kjo fjalë përbëhet prej dy fjalëve të pastërta shqipe; Fis + Nik = Fis/nik.
Në gegërisht kemi; Nic, nik = i vogël, kjo plotësisht e justifikuar, pasi aty shohim fjalën shqipe; I, Nji, “Ic”, Mic = i vogël, pra kemi të bëjmë me numrin; “ni – 1) nji, (nic-nis) jo më kot në gjuhën greke; “is(h)ylli”–Ishull = Nisi (νησί), pra një tokë e vogël –Yll. (Ang. Ait ose island).
“Fisnik” pra ka kuptimin e një fisi të Ri, i sapo filluar, i sapo ndarë nga fisi i tij i mëparshm, një familje e re një fis i ri në toka e në troje të reja, zakonisht kjo gjendet e shprehur nëpërmjet edhe emrave të fshatrave të reja krijuar nga këto levizje e “nisje nga "njishi" nga e para” në Shqipëri kemi emra fshatrash e vendbanime si; Nisi, Nikolicë, Nikollarë, etj, si dhe pa diskutim pranë tyre kemi emertime të vendeve të shenjta me të njëjtin emërtim “Shen Nikolla” jo pa arsye kjo por qëllimisht për ti thurur lavde e duke ju falur Atij, të kishin një nisje sa më të mbarë e plot begati.
Shën Nikolla njihet si i tillë “Bujar e Fisnik” në ditën e tij më 6 dhjetor, zakonisht falen pako e dhurata, në ndihmë të të vobektve e familjeve të reja që kanë nevojë sigurisht në fillesen e tyre familjare e fisnike.
Në wikipedia thuhet se; “Nic” Nikolla, Nikolas, apo Nickolas dhe Nichola, një emër mashkullor ky, i cili rrjedh prej greqishtes emër i përbërë ku; “Niki = Fitore” dhe “
Versioni i zakonshëm në anglisht i drejtshkrimit “Nikolla”, duke përdorur një “h”, për herë të parë hyri në përdorim në shekullin e 12 vendosur nga reformimi i gjuhës angleze por ende sot e gjejmë të përdoret “Nicolas” dhe jo “Nicholas”“Nici” sigurisht që do të thotë edhe fitore “Vici” [v = n] (Viktore), por ajo buron prej fjalës shqipe Nji (1) me kuptimin e një fillimi të Ri të një dalje e të një NISJE të re, nistore nga pika; I (i) ashtu si përfitorja e një fidani të ri.Në gjuhën shqipe fare lirshëm mundemi të shprehemi:“Nikolla
(Provoheni në gjithë gjuhët që ju njihni)
Shqip Ang. grek
Njish ………… one ………………….ássos
Nis …………… Start ………………. archí
Fis …………… Tribe ………………. fylí
Fisnik……….. knightly ………. gennaió/doros = Bujar
Sipas librit The Catholic Encyclopedia (Enciclopedia Katolike) nuk ka dëshmi historike rreth Shën Nikollës, përveç që ishte Peshkop në Mira, sot quhet Demre, në Azi të Vogël, ku sot është Turqia. Ka ndrrue jetë me 6 Dhjetor 345 ose 352...
Ndaj në gjuhën shqipe shpesh here Sh. Nikolla njihet edhe si baba/Dimri
Aleksander Hasanas (Mili Butka)
Korçë me 11-5-2016
x
No comments:
Post a Comment