Saturday, December 15, 2018

Edi Rama: Rektorë tash e tutje jam protestues i juaji ...

Ai paralajmëroi të gjithë krerët e universiteteve që edhe pas përfundimit të protestës dhe kur studentët të rikthehen në auditore, ai do të jetë një nga “protestuesit” për universitetin për sa kohë që do të ushtrojë detyrën si kryeministër.
“Për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënia e një libri që është shumë i ngatërruar por që patjetër duhet kaluar I gjithi dhe duhet korrigjuar i gjithi.
Nuk diskutohet që gjithçka dhe gjithkush që nga ana e qeverisë ka pasur lidhje me arsimin e lartë ka përgjegjësi. Ky është gjykimi im. Nuk jam unë që t’ju them juve se sa përgjegjësi keni.
Jeni ju që duhet të nxirrni përgjegjësinë tuaj. Por unë di t’ju them kaq që unë nuk jam më ai që isha para kësaj historie në raport me universitetin.
Protesta do mbarojë një ditë, studentët do të kthehen prap në mësim, kurse mua sa të më keni kryeministër do  më  keni protestuesin për çështjen e universitetit, këtë di tju them, sepse nëse mundësitë janë të kufizuara të gjithë kuptojnë, por nëse brenda mundësive të kufizuara ti loz me tjetrin, askush s’të kupton. Pra nëse ti ke 5 lek të gjithë kuptojnë që me ato 5 lek nuk bëhen dot punë për 500 lek, por nëse atë 5 lek 4 lek ti I çon për lum, askush s’të merr vesh.
Kjo është historia e universitetit. Jam marrë me universitetin vetëm kur kam parë katër dekanë, të shqetësuar të alarmuar. Pse? Për mosmarrëveshje me Rektoratin. Kemi takur rektorët, kemi takuar dekanët, jam përpjekur të ndihmoj dhe kam kuptuar se kjo nuk vjen nga ligji, por vjen nga mungesa e mbase e dëshirës , mbase kapacitetit, mbase të dyja bashkë për t’iu nënshtruar ligjit.
Dhe jam përgjegjës sepse nuk kam mundur, si ta çoj diçka që është në zonën e autonomisë universitare. Kjo s’do të vazhdojë më kështu.
Midis të qenit i tërhequr përballë mureve të larta të universitetit në emër të autonomisë universitare dhe rrezikut për të qenë bashkëfajtor për çfarë ndodh brenda mureve, unë do zgjedh gjithmonë që të luftoj me rrezikun.
Çfarë ju kërkoj juve është që mos u fshiheni më ”, tha Rama.

No comments:

Post a Comment