Saturday, December 8, 2018

Etimologji çdo të thotë: "Fe"?



Kroi është më i pastër atje ku buron, atje ku fill ban “Za”, aty ku bën “Zë” atje
ku fillon gjallëron e gur-gur; gurgullon jeta e tij!

Pra çfarë është “Feja” dhe Zoti sigurisht…
Zoti mendoj se ështe diçka hyjnore e pa diskutim, por Feja  është veç njerëzore 
– ideologji - hipnozë – kolektive, një sistem besimi i cili bashkon një grumbull 
zakonisht vegjëlie apo një masë e veçantë praktikuesish të cilët 
i bashkon një; tok<>kod pikëpamjesh “shpirtërore”,,, të bazuara ku?

"Besimi" është dhe duhet të jetë tërësisht privat, e ndërkohë “feja” është publike, 
një e keqe e madhe kjo, përse duhet që një grup shoqëror të praktikojë besimin 
në një vend publik së bashku?
Tek e fundit kush është qëllimi i Fesë, përse na shërbejnë ato, pa harruar 
se ndërkohë godasin kambanat dhe altoparlanteve të fuqishme, për ironi jo 
në gjuhën përkatëse, shqipe në këtë rast – deklarojnë: Zoti është Një!

Kur zoti është: Një dhe vetëm Një, pse “FE” kemi kaq shumë 
(ndoshta s’jam i saktë) por nga më të njohurat ato janë plot njëmbëdhjetë?
















Për pellazgun në periudhën e vet të lashtë besimi tek perënditë dhe tek Zoti 
nuk ishte shkaku i frikës dhe habisë para dukurive natyrore, rrufeve, tërmeteve, 
ndërrimit të ditës dhe natës, lindjes së Diellit perëndimit të tij, lindjes dhe 
vdekjes trupore – normale – njerzore etj si këto. Ata i njihnin mirë këto 
procese të jetës ata ishin praktikë e të fuqishëm për t’i shpjeguar këto dukuri, 
por gjithësesi besonin tek fuqia mbi natyrore aty ku mendja njerzore është 
e paaftë që të përkufizojë të quajturin “Zot”- por vetëm kaq!
Feja është institucioni më i padobishëm ndër popuj, përçarës, feta -feta i 
pamoralshëm në emër të moralit – negativ.












E pranuar dhe e kuptueshme fjala “Fe” i përket gjuhës shqipe sinonimi 
i saj shkencor fjala “religjion” - kjo është gjuha shqipe e cila nga shumë “Fe” 
të huaja për mentalitetin natyror praktik shqiptar, kjo gjuhë hyjnore, është 
quajtur gjuhë e mallkuar gjuhë e satanait, e djallit, e ferit, e plot epitete 
të tjera - Nuk më thoni në cilin libër – fetar janë shkruar këto rreshta mbi 
gjuhën shqipe – a nuk është ky një mashtrim, a nuk është kjo një përçarje 
– sundim, a nuk është kjo një imoralitet ushtruar direkt nga klerikë, 
Fe përkatësisht të ndryshme.

Feja nuk është  rruga që ne duhet të zgjedhim për t'u afruar me Zotin 
Perëndinë jo e jo, sepse “Fe” janë shumë kaq shumë e Zoti është vetëm Një!

Kujtoj për studjuesit e mirfilltë Zoti në gjuhën e lashtë Egjiptiane quhej 
edhe ‘BACHI” me kuptimin në shqip; Ba = trupi dhe Ka = shpirti 
– kjo një shëmbëlltyrë e gjallë, iluzion i “Diellit-Zeus” ashtu emërtuar kaq 
bukur në gjuhën shqipe i njëjti proçes, rezultat i këtij vizioni, edhe 
produkti kryesor i ushqimit njerëzor “BUKA” një e tërë e pa ndarë në 
“Fe/ta” ashtu si  njëmijë fetë e ndryshme ndër popuj të ndara; feta-feta, 
riska-riska, (Reckë) copë-copë.












Pra fjala “FE” ka kuptimin e ndarjes  në “feta” të së tërës të së vetmes, 
në fjalorin e gjuhës shqipe sinonim të fjalës; “Fet” kemi fjalën letrare shqipe 
“Risk” ndërsa në gjuhën popullore e gjejmë këtë fjalë edhe: Vrisk, vriskull Fetë, 
kjo sigurisht tregon ndarje në pjesë të holla; brisk – vrisk/ulla

Në gjuhën greke kemi gjithashtu: Fe = t'risk-ía – pra tema/rrënjë e kësaj fjale greke 
qëndron sërish fjala shqipe: Risk = Fetë, por jo vetëm kjo, duket qartë edhe në 
gjuhën angleze apo ndërnacionale të themi tashmë “Religjion” baraz kjo me 
fjalën shqipe “Relikë”

FETË f. Copë buke, djathi etj. e prerë hollërriskë. Fetë buke. Fetë djathi 
(sallame). Një fetë me gjalpë. * E bëj fetë (feta) 


Aleksander Hasanas

Wednesday, November 23, 2016


===================================

No comments:

Post a Comment