Mali
i Tomorrit bën pjesë në Parkun Kombëtar me të njëjtin emër.
Për
vitin 2017, në këtë park janë futur rreth 160 mijë turistë vendas e të huaj të
cilët kanë vizituar edhe qytetin e Beratit.
Ky
është një numër i konsiderueshëm për një Park Natyrorë që kërkon aftësi fizike
të veçantë për ta eksploruar për shkak të terrenit të tij malor dhe të vështirë
në rrugë kalime.
Mali
i Tomorrit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit
të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.
Edhe
këtë fillimvit,nuk kanë munguar ngjitjet sportive në shpatet me borë apo
aventurier të rafftingut në kanionet e Osumit.
Ecjet
në këmbë dhe me motorra në shtigjet e hapura posaçërisht për vizitorët turistik
vendas e të huaj, e kanë bërë më të lehtë orientimin dhe ngjitjen në lartësitë
e vështira të këtij mali mitik shkruan ‘ata’.
Parku
Kombëtar i Tomorrit ka qenë tepër i vizitueshëm këtë vit.
Nga Administra e këtij parku raportohet se numri i vizitorëve në 2017 ka qenë rreth 170 mijë vizitorë dhe nga këta rreth 20 mijë kanë qenë turistë të huaj, kryesisht nga vendet nordike.
Nën
këmbët e Tomorrit rrjedh Lumi Osum që duke zbritur në terrene tepër malore ka
krijuar kanionet e famshëm të tijë tepër të vizituar sidomos në stinën e verës.
Por,
jo vetëm kanionet, në këtë intenerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve
kristiane e bektashiane. Gjenden Monumente të Natyrës dhe të Kulturës.
Berati,
qytet i mbrojtur nga UNESCO, ka një sërë objektesh kulturore për tu vizituar.
Është kalaja, themelet e së cilës prekin lashtësinë me 2400 vitet e saj, kishat bizantine, muzetë e shumtë që nga Onufri deri te ai i etnografisë, xhamitë karakteristike si ajo e “ Beqarve”, xhamia “ Plumb” etj.
Drejtori
i AdZM-së Berat Fatos Nako thotë se turizmi i bardhë i këtij dimri do të na
gjejë me një strukturë të re rrugore (shtigje turistike) drejt lartësive të pa
shkelura më parë.
Ai
tha se rangersat dhe specialistët e guidave po përgatiten për këtë sezon.
Turizmi
i bardhë ka nisur, po kështu kanë nisur dhe përgatitjet për ta shfrytëzuar atë.
Tomorri
është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i
perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.
Aty
mbretëronte sipas mitologjisë Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka
zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të
çuditshëm si ai i kuçedrës.
Gojëdhëna
thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo.
Dhe
vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje.
Mund
të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si
një fenomen gjeologjik që ndodh në shtresat tektonike të nëntomorrit, por ka
dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij
fshihet diçka.
Në
stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë.
Turisti
duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e
rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e
teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.
Në
fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier e borës të ngjitjeve malore si
dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet me ski.
Nga
agjencitë turistike të Beratit por dhe nga Tirana, kanë bërë pronotime për të
kaluar festat e fund vitit ne qytetin e Beratit dhe në zonat me borë të
Tomorrit.
No comments:
Post a Comment