Friday, October 9, 2026

ËNDRRA E NJË MISIONI KËPUTUR NË MES.

 

Shkruan Reshat Ago

ËNDRRA E NJË MISIONI KËPUTUR NË MES.

Lufta e klasave ka qenë një nga kapitujt më të shëmtuar të monizmit. Më duhet, së pari, të përcjell një thënie të njohur që ata popuj që harrojnë historinë, janë të destinuar t’u përsëritet. Lufta e klasave, në një formë ose tjetër, preku tërë shoqërinë shqiptare, si një lloj murtaje që në ato vite nuk ju gjet ilaçi. Kolonja ka qenë një nga rrethet që e vuajti më tepër këtë sëmundje, ardhur larg nga stepat ruse.  

Pasojat e saj kanë qenë dramatike. Familje të tëra u shkatërruan. Vëllezër, motra, kusherinj dhe të afërt, të ndarë në breza. Martesa të ndara për biografi dhe dashuri të ndaluara nga partia! Fëmijë të ngelur pa prindër ose me një prind, me pasoja psikologjike tërë jetën. Individë të prekur nga kjo murtajë që përjetuan dhimbje, veçim, ndarje, deri dhe në raste vdekje. Një traumë me pasoja që i shoqëruan viktimat deri në vdekje. Akoma më e ndjeshme ishte kjo luftë monstër, kur preku një brez mësuesish. Mësuesi nuk ishte dhe  nuk është një individ i zakonshëm në shoqëri. Në çdo sistem ai ka një pozicion nderi, pasi përgatit të gjitha profesionet. 

Treva e Kolonjës e njohur për dije, rilindas dhe  mësues të martirizuar nuk do ta meritonte një kapitull të errët të trajtimit të mësuesve të vet. Drama e tyre, me pak fjalë, është sa e dhimbshme, aq dhe me efekt negativ në kohën që ndodhi dhe me pasoja më pas. Një dyzinë mësuesish, ndër më të mirët, nga familje të respektuara në komunitet, do të përjetonin një histori të trishtuar që fjalët nuk kanë ngarkesën ta përshkruajnë. Dëbimi, poshtërimi publik, burgosja dhe tërë pasojat, janë një njollë shëmtuar në historinë e arsimit kolonjar që nuk duhet lënë në harresë. 

Një pjesë tjetër mësuesish, me “njolla në biografi”, jetuan përditë dilemën dhe ankthin se nesër do të ndahem nga nxënësit, klasat dhe kolegët. Neve nuk jemi në gjendje tu rikthejmë vitet më të bukura që humbën pa të drejtë, as ëndrrën e misionit fisnik që u këput në mes, as një jetë ndryshe dhe normale që nuk e patën më, por neve duhet tu përcjellim homazhe respekti atyre që janë ndarë nga kjo jetë, dhe një lehtësim të plagëve të pashëruara për ata që jetojnë.

 I lidhur që në vitet e rritjes me këtë profesion, e ndjej që duhet të ishte shkrojtur, nga unë, apo dikush tjetër, më herët për atë brez mësuesish që kaloi atë kalvar. Për më tepër, një pjesë e tyre më kanë mësuar dhe ngarkesa personale shtohet. Duke u rikthyer në ato vite, përjetimi i tyre ka qenë më tepër se një dramë familjare.

Net të tëra pa gjumë. Pengu i përditshëm që fëmijët e tyre nuk do të shkolloheshin. Ndarja nga nxënësit dhe kolegët. Dërgimi në punët më të vështira. Bashkëfshatarë dhe të afërm që bënin sikur nuk i shikonin në rrugë, sikur të ishin të sëmurë me kolerë! Një pjesë qenë nën një trysni torture që t’ia “shpërblenin popullit dhe partisë” me mënyra të tjera të djallëzuara, duke i vënë në një dilemë të vështirë jete, një luftë e vështirë brenda vetes për të ruajtur dinjitetin, nderin dhe besën, një vrasje e dyfishtë. Vetëm ata e dinë çfarë kanë hequr!

Le të përcjllim një kujtesë në respekt të tyre:

1. DHORI QIRIAZI (1933-2009)

Vërtet nuk u dëbua nga arsimi, poeti i madh lirik, por dërgimi në shkollën 8-vjeçare të Boshanjit, kur e kishte vendin në katedrat e Universitetit të Tiranës, ishte më tepër se dëbim. Megjithë përjetimin e vështirë emocinal, një kalibër poeti dhe përkthyesi si Dhori Qiriazi, la pas një trashëgimi të shquar, një pasuri për Kolonjën dhe Shqipërinë. 

Është një figurë që i vjen rrallë Kolonjës dhe emri dhe vepra e tij renditet pas rilindasve të njohur, ndaj dhe kujtimi për Dhorin, meriton një bust në krah të tyre. I paharruar emri, vepra dhe kujtimi i poetit të madh lirik!

2. SPIRO THOMA RUPI (1911-1984).

U lind në fshatin Rehovë. Kalvari që kaloi Spiroja meriton një roman të dhimbshëm. Ka qenë një nga mësuesit më të kualifikuar të brezit të tij. I arsimuar në “Zosimea” në Janinë dhe Shkollën e “Fullcit” në Tiranë, njohës i greqishtes, anglishtes dhe italishtes, ishte krenaria e mësimdhënësit në shumë shkolla të Kolonjës. Pasi punoi 35 vjet në arsim në shkollat e fshatrave: Selenicë e Pishës, Gostivisht, Starje, Rehovë, Borovë, Kovaçisht, Delvinë, në një ditë pune, para nxënësve në Ersekë, arrestohet para tyre, në një skenë poshtëruese. Ishte 18 Dhjetor 1961. Pasi nuk i gjetën asnjë dëshmitar të fabrikuar në Kolonjë, gjyqin ja bëjnë në Korçë, duke i sjellë dëshmitarë të stisur, të marrë nga burgu i Korçës, këta të fundit, viktima të vuajtjes dhe dërmimit moral dhe shpirtëror. Dënohet me 8 vjet burg. I vetmi “mëkat” i mësuesit ishte sepse pati pranuar pako dhe veshje nga USA, nga vellai i madh, një emigrant i rregullt ekonomik. Lirohet nga burgu në vitin 1966. Nuk i lidhën kurrë një pension duke ja bërë jetën e tij mizerje, moralisht dhe finaciarisht.
 

Spiro Rupi ngelet përfaqësuesi më dinjitoz i brezit të vjetër të mësuesve kolonjarë. I paharruar emri dhe kujtmi i mësuesit Spiro Rupi!

3. POLIKRON PAPAJANI(1935-2022)

Dënimi i Polikron Papajanit në vitin 1977 ka qenë një nga skenat më të shëmtuara të regjimit. Polikroni ishte një nga mësuesit më të përgatitur të gjimnazit të Leskovikut. Jepte lëndën e rusishtes që ju kthye në një mallkim. Lexonte revista dhe romane në gjuhën ruse për të ngritur nivelin e tij mësimdhënës. Në një mjedis i “shpëtoi goja” dhe u shpreh për arsimin që “është ç’edukim jo edukim”, ishte fjala për ngarkesën ideologjike. Duhej një “kokë turku” për të frikësuar të tjerët, në veçanti intelektualët. Akuza duket shumë qesharake sot: “Përhapës i ideologjisë revizioniste!”. Si “provë” ju gjetën në shtëpi disa revista në rusisht. Gjyqi ju bë publik, një terror i vërtetë në Leskovikun e vogël, dikur me emër që koha e kishte rudhur. Dënohet sipas nenit famëkeq të agjitacionit dhe propogandës dhe lirohet pas 9 vitesh burgimi, në vitin 1986. Ironia e dënimit të të ndjerit ishte se Polikroni nuk ishte kundër regjimit. Kam patur fatin dhe dhimbjen të njihem me mësuesin e nderuar, në vitet 90-të, fatin për inteligjencën që zotëronte dhe dhimbjen për vuajtjet. I paharruar emri dhe kujtimi i mësuesit Polikron Papajani!

Pas përshkrimit të shkurtër të poetit lirik dhe dy mësuesve fatkeqë që humbën lirinë, renditja do të vazhdoja sipas alfabetit.

4. DHIMITER LULA (1933-2004)

Dhimiter Lula u lind në fshatin Shalës të Kolonjës. Vëllai i Anasats Lulës, një figurë e njohur në mbarë Shqipërinë, emri i të cilit do ta ndiqte pas, si një “hije që të tremb”! U dilpomua si mësues, në një kohë që kolera e luftës së klasave linte qoshe të painfektuara.

Punoi shumë vite në Erseke, në fshatin Novoselë të Kolonjës dhe la emrin e një mësuesi të ditur, të urtë dhe të zgjuar. Në vitet 60-të dëbohet nga arsimi dhe dërgohet në prodhim. Situata u acarua më tepër, kur vëllai tjetër, SARANDI, u dënua për agjitacion dhe propogandë. Vëllai i tij, si dhe Dhimitri, ishte një figurë e respektuar në tërë Kolonjën, përjashtuar nga studimet në Rusi, sepse rrahu një student rus, se i pati sharë Shqipërinë.

 Dhimitri ishte një burrë i zgjuar dhe lexues i apasionuar. U nderua me të drejtë me titullin” Mësues i Merituar” në vitin 1994. Drejtoi për 2 vjet degën e Partisë Demokratike në Kolonjë dhe ruhet mirë në kujtesë për formimin e tij demokratik dhe kujdesin. Kam qenë me fat që e kam njohur dhe kemi pasur një miqësi të ngushtë, deri sa ndërroi jetë në vitin 2004. I përjetshëm kujtimi i Taqos!

5. ENVER FAMA (1942-2023)

Enver Fama u lind në një familje të njohur në fshatin Selenicë e Kolonjës. Kolonja ka dhe dy fshatra me këtë emër, Selenicë e Pishës dhe Selenicë e Radomit, kjo e fundit braktisur shumë më herët. Prej vitit 1961 që u diplomua si mësues i ciklit të ulët dhe deri në vitin 1975, Enveri mësoi dhe përgatiti në atë cikël, breza fëmijësh në fshatrat: Qinam- Radovickë, Benjëz, Selenicë e Pishës, Luaras, Qafëzës. Në vitin 1975, vit kur lufta e klasave kaloi në ekstrem, Enveri dëbohet nga arsimi, për motive biografie  dhe  pas 14 vitesh kontributi në arsim, kaloi në prodhim në kooperativën e fshatit të tij. Kudo ku punoi për 14 vjet, Enveri u kujtua me respekt dhe me dhimbjen e fatit të tij. Në vitin 1991 ju rikthye ëndrrës së thyer të misonit të tij. Punoi mësues në disa fshatra, sekretar i Degës së Partisë Demokratike për 2 vjet, sekretar i Komunës së Mollasit dhe e mbylli karrierën në arsim në rrethin e Durrësit, ku punoi nga viti 1999 deri në vitin 2007 që doli në pension. I paharruar emri dhe kujtimi i Enverit!

6. FILIP DURO

Thuhet se, ku është një dashuri e vërtetë, atje janë tërë mrekullitë. Por, mrekullitë nuk i gëzoi deri në fund mësuesi Filip Duro. Partia në atë kohë kontrollonte me vigjelencë dhe dashuritë. Është një rast tipik, në ndëryrjen në ndjenjën më të bukur që e ka bekuar natyra dhe  Zoti. Filipi është nga fshati Gjirakarë, zona e Shqerisë, Leskovik. Ishte mësues në fshatin Postenan, ku dashuroi një vajzë nga familja Vezuli, me babain(Çimon) i dënuar politik. Dashurisë së pastër dhe pa kushte i kundërvihet partia, pasi Filipi ishte nga një familje me biografi të mirë, sipas “logjikës” dhe “kritereve” të kohës. Pati presione të vazhdueshme për ta ndarë të dashurën e tij, por në fund fitoi karakteri i Filipit, ndejnja e pastër dhe vendosmëria. Krijoi familjen, por humbi të drejtën të vazhdonte të mësonte fëmijët!  E dëbojnë nga arsimi! Drama nuk përfundoi me kaq. “Zogjtë e korbit u bënë më të zes”, kur më vonë i dënojnë bashkëshorten për ta bërë më mizerje jetën e tij. Filipi jeton në qytetin e Leskovikut duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë!

7. GEZIM KOÇIU

Gezim Koçiu u lind në vitin 1949, në një familje të njohur në qytetin e Ersekës. Përfundoi Institutin e Lartë të Edukimit Fizik. Punoi në mjaft fshatra të Kolonjës; Barmash, Selenicë e Kolonjës, Mollas Qafëzës dhe në fund në Shën Mërtir deri në Mars 1977. Në atë vit të mallkuar për tërë familjen, një bombë me sahat kishte shpërthyer! “Arratiset” përmes kufirit me Greqinë, vëllai i Gezimit. Sot, moshat 30- 40 vjeçare që marrin lehtësisht avionin Tiranë-Toronto, nuk e perceptojnë dot termin e tmerrshëm “arratisje” të monizmit, me sakrificën sublime që të priste plumbi në kufi dhe me tërë persekutimin e familjes që linje pas. Gezimin dhe familjen i internojnë në fshatin Shijan, zona e Piskalit, me malorja në Kolonjë.

Nuk ishte problemi i zonës malore, sepse dhe atje banonin njerëz, por katandisja në disa zyra të degraduara të fshatit, pa asnjë mundësi jetese, ka qenë një torturë e vërtetë, pasi lanë pas shtëpinë e tyre private në Ersekë, ndër më të mirat. Fakti që banorët e fshatit i shihnin si aliene dhe nuk ju flisnin në rrugë, ishte një tjetër torturë. Vëllai i tij, Arti Koçiu, një ndër futbollistët më të talentuar të “Gramozit” të Kolonjës, nuk u lejua të kalonte malin e “Qarrit”, jo më të ishte pjesë e ekipeve më të mira të vendit.

Pas rënies së regjimit komunist, Gezimi ju rikthye ëndrrës së tij. Lëvizi në Korçë, ku punoi mësues i edukimit fizik në disa fshtra dhe në qytetin e Korçës.

8. LIRI SABRI NUNUÇI

Liria është vajza e mësuesit SABRI NUNUÇI nga Leskoviku. U lind më 20 Janar, 1944. I ati, SABRIU, pati punuar rreth 20 vjet mësues në zonën e Leskovikut. Arrestohet për motive politike në vitin 1946 dhe ndërron jetë në kampin çfarosës të Vloçishtit, Maliq, Korçë, në vitin 1948. Liria e ngelur pa baba, lëviz në fshatin Selenicë e Kolonjës tek daiu, Xhezo Asllani. Ishte një vajzë e shkëlqyer në mësime, dhe pas shkollës 7-vjeçare dërgohet për nevoja urgjente të kohës, në një kurs të përshpejtuar mësuesie në Korçë. Në vitin mësimor 1961-1962 emërohet mësuese e ciklit të ulët në fshatin Gostivisht. Kaq vazhdoi ëndrra e mësuesisë e Lirisë inteligjente. Me gjithë menjanimin nga arsimi, Liria do të vazhdonte me korespodencë pedagogjiken e Korçës, por pa u rikthyer në arsim! Në rrethana, të një shoqërie demokratike, Liria do të kishte patur tjetër jetë dhe një karrierë suksesi, por misioni i saj fisnik, i sapo filluar, pati fatin e hidhur të shumë e shumë rasteve të tjera.

9. LINDITA CENKO ISAI

Lindita i lind në fshatin Barmash, Kolonjë në vitin 1957. Pedagogjikas të maturës A, 1976, në Gjirokastër, e kanë para syve, besoj, trishtimin e shoqes së tyre të klasës, kur në Janar, 1975, në vitin e tretë, e dëbojnë nga shkolla për arsye biografie. Por dhe unë nuk e kam harruar kurrë atë skenë, kur Lindita me lotë dhe e habitur, mori valixhen dhe e shoqëruar nga një profesor u gjend në Barmash, për të lënë pas për shumë vite, një ëndër të bukur dhe për të filluar një jetë në prodhim, një brengosje morale dhe psikologjike. Por, në fund të tunelit del drita dhe në Janar, 1991, Lindita që nuk e pata harruar kurrë, më shfaqet në zyrën e arsimit Kolonjë, një surprizë pas 16 vjetësh. Plotëson kohën e ngelur në pedagogjiken e Gjirokastrës, dhe si në një ëndërr që nuk do ta besonte dy vite më parë, fillon mësuese në ciklin e ulët, shkolla e Selenicës, ku vazhdoi tërë karierën e saj deri sa doli në pension. Me Linditën më lidh dhe një miqësi familjare, por më shumë më lidh saga e saj e dhimbshme dhe në fund shpërblimi nga ndryshimi i sistemit.

10. LISAVETA GJERGO ISAI

Historia e dhimbshme e Lisavetës i ngjan si dy pika uji, asaj të mësuesit Filip Duro. Lisaveta u lind në fshatin Gostivisht në vitin 1950. Pasi përfundoi gjimnazin “Petro Nini Luarasi” të Ersekës, për nevoja të kohës, filloi punë mësuese në fshatin Luaras, ku punoi në vitet 1970-1973. Ishte mësuesja ime në klasën e pestë viti 1970-1971. Lisaveta më mësoi së pari solfezhin, notat e muzikës. Në të njëjtën kohë jepte mësim dhe mësuesi Përparim Isai që vinte nga fshati Kreshovë.  Dashuria me Përparimin dhe krijimi i familjes do të kishte qenë, normalisht, sipari i një jete të re me gëzime të natyrshme. Përparimi ishte me “njolla biografie” dhe meqenëse Lisaveta vinte nga një familje me “biografi të mirë”, peshorja e asaj kohe duhej të anonte në sensin pozitiv. Gjithçka ndodhi ndryshe, sepse neve si komb kemi një të metë serioze, ku xhelozia dhe tendenca për ti bërë keq tjetrit, dominon filozofinë tonë të përditshme të jetës! Pas një viti pune në Kreshovë (73-74), ku Lisaveta kishte plane për tu kualifikuar si mësuese, dëbohet nga arsimi. Punon në kooperativë deri sa doli në pension. Banon prej vitesh në Ersekë. I uroj shëndet dhe jetë të gjatë mësueses time!

11. MAKSUT LARTI (1944-1995)

Maksuti u lind në fshatin Qinam të Kolonjës në vitin 1944, në një familje me emër dhe të respektuar. Është midis maturantëve të parë që përfundoi gjimnazin “P. Luarasi” të Kolonjës në vitin 1962. Pas një viti kualifikimi të përshpejtuar për nevoja të kohës, në pedagogjiken e Korçës, filloi punë në arsim në vitin 1963-1964. Një mësues i aftë dhe inteligjent,  i cili mësoi breza fëmijësh në ciklin në ulët në fshatrat Mesickë, Novoselë dhe Piskal. Dëbohet nga arsimi në vitin 1973, kur ishte mësues në fshatin Piskal. Motivi i dëbimit është ironia e fatit të Maksutit dhe shumë të tjerëve. Familja e Maksutit ishte shpallur familje kulakësh! Edhe fjala ruse kulake dhe adaptimi në Shqipërinë e varfër, lë shumë për të dëshiruar, siç u bënë shumë marrëzi me kolektivizimin e zonave malore, ndalimin e besimit, “tufëzat dhe arrëzat” dhe shumë eksperimente të tjera alla shqiptarçe. Ndërsa në Rusi u shpallën kulakë pronarë që zotëronin 10-15 fshatra, në vendin tonë u shpallën kulakë fshatarë që me më shumë mundime dhe djersë familjare, kishin siguruar diku tek 300-500 kokë bagëti, apo disa hektarë tokë. Jo vetëm kjo pasuri u mor nga shteti, pa shpërblim, por një pjesë e mirë e tyre u bugosën dhe humbën punën!

Pas dëbimit nga arsimi, Maksuti punoi në minierën e Bezhanit nga viti 1973 deri në vitin 1991. Ndahet nga jeta, para kohe, në Nëntor 1995, në moshën 51 vjet, me pengun që nuk u rikthye më midis fëmijëve, mision që e deshi aq shumë. Fëmijët e tij vazhduan të githë ëndrrën e këputur të të atit. Kam patur fatin ta njihja! I paharruar emri dhe kujtimi i Maksut Lartit!

12. PERPARIM ISAI

Ish- nxënës të fshatrave Novoselë(viti, 62-63), Qafëzës(vitet, 65-67) dhe  Luaras(vitet, 67-74), tani në moshë të thyer, duhet ta kujtojnë mësuesin nga fshati Kreshovë, Përparim Isai, lindur në vitin 1943.

Të gjithë mësuesit kujtohen me respekt tërë jetën, por Përparim Isai ishte një format tjetër. Me një disiplinë tipike gjermane, rigoroz, i sjellshëm, i hijshëm dhe truplartë, madje dhe i “frikshëm” për moshën tonë, kështu ruhet në kujtesë nga shumë breza që mësoi mësuesi nga Kreshova. Pasi përfundoi pedagogjiken e Elbasanit në vitet vitet 57-61, me sakrificë dhe duke punuar mësues në fshatrat e përmendur, përfundoi me korespodencë Institutin dy vjeçar për bio-kimi dhe gjeografi. Sikurse shkrojta për Lisavetën më sipër, fati i solli atë në Luaras dhe njohja prej kolegësh solli krijimin e  familjes së tyre të respektuar. Një goditje e dyfishtë në vitin 1975, i dëbon nga arsimi, të dy bashkëshortët! Një përjetim i rëndë çifti, që vetëm ata dinë ta tregojnë dhe sot, pas 60 vitesh! Në vitet 75-78 punon në fshat në kooperativë. Nga viti 1978 deri në vitin 1991 punoi në minierën e Bezhanit. Në vitet 90-të ritakohem me ish-mësuesin tim që e respektova tërë kohën, sikur e kisha para klasës, në Luaras, në klasën e pestë, dekada më parë. Lëvizi nga Kreshova në Ersekë me familjen. Në vitet 96-2000 drejtoi me ndershmëri dhe etikë, si fisnik që është, Komunën Qendër në Ersekë. I uroj shëndet dhe jetë të gjatë mësuesit tim!

13. QAZIM XHOMAQI

Historia e vëllezërve Xhomaqi nga fshati Bejkovë është sa e dhimbshme, aq dhe e veçantë. Ata të dy (3 vite diferencë) mësuan në të njëjtën shkollë, në të njëtën bankë, patën të njëjtin udhëtim të dhimbshëm të kalvarit dhe e mbyllën karierën e mësuesisë në të njëtën shkollë në Tiranë.

Qazimi u lind në vitin 1943.  Në vitin 1961 përfundoi pedagogjiken “P. Nini Luarasi” në Korçë. Nuk mund të merrte bursë për arsye”biografie” si të tjerët, por në vështirësi të mëdha strehimi dhe ushqimi, e përfundoi pedagogjiken si nxënës i jashtëm. Në vitin 1961 emërohet mësues i ciklit të ulët në fshatin e largët Piskal. I aftë dhe kërkues, e kalojnë mësues në 7-vjeçare që më vonë u kthye në sistemin me 8 klasa. Pas dënimit të vëllait, BARDHYLIT, për agjitacion e propogandë, jeta e tij merr një rrjedhë akoma më të rëndë. Në vitin 1968 dëbohet nga arsimi dhe kalon në prodhim deri në vitin 1988, vit që largohet në Tiranë. E kam takuar në vitin 1992 në Ersekë, i dërmuar nga vitet, por me shpresën dhe optimizmin e rifituar, për tu rikthyer në arsim, pas një lëngate psikologjike dhe morale, prej 24 vitesh. Rifilloi mësues në shkollën “11 Janari” në Kamëz në vitin 1992, deri sa doli në pension në vitin 2007. Qazimit i uroj shëndet dhe jetë të gjatë!

14. SHEFKI MYDINI - (në foto me bashkëshorten e tij mësuese Leka Mydini)

Saga e mësuesit Shefki Mydini është akoma më e dhimbshme. U lind në vitin 1932 në fshatin Butkë. Vazhdoi shkollën në Ersekë dhe ka ngelur në kujtesë për 5 orë rrugë në këmbë çdo ditë, Butkë-Ersekë dhe kthim, si në dimrin e Kolonjës! Përfundoi Shkollën Pedagogjike të Korçës në vitet 1953-1957. Punoi mësues për 8 vjet  në fshatrat Radanj, Selenicë e Pishës etj. Tri vjet pasi kishte krijuar familjen, dëbohet nga arsimi në vitin 1968, pasi vëllai i madh, ESTREF MYDINI, burgoset për agjitacion e propogandë. Shtoj që Estref Mydini është një nga kolonjarët më dinjitozë dhe me karakter të fortë që kam njohur, një ndër pak Mandelat e Kolonjës, i cili nuk e fshehu të vërtetën dhe në kohët më të vështira, duke e paguar kurajon e tij me shumë vite burg dhe humbjen e lirisë!

 Megjithatë, pas pak kohësh, Shefkiu rikthehet në arsim deri në vitin1976. Është mesi i viteve 70-të, kur “tcunami” i luftës së klasave ndëshkonte në të gjitha krahët në Kolonjë. Pas dëbimit nga arsimi, Shefkiu punoi në minierë deri në vitin 1991. Fatkeqësisë së dëbimit nga arsimi, ju bashkua dhe ndarja nga jeta, para kohe, e bashkëshortes! Jam miqësuar me të ndjerin Shefki, në fillim të viteve 90-të në fshatin Butkë, ku familja ime jetoi përkohësisht. I ditur dhe elokuent, ende ruaj të pastër në kujtesë, takimet me Shefkiun, ku dalloja lehtë brengën e largimit nga arsimi dhe humbjen e të shoqes, para kohe. Ndahet nga jeta i dëshpëruar në muajin Maj, 1992. I paharruar kujtimi i mësues Shefkiut!

15. VASIL KOLOMITRO

Edhe fotoja e djaloshit maturant, në pedagogjiken e Korçës, flet shumë. Fotoja e tij, viti 1968, përcjell mirësinë dhe shpresën e një mësuesi të ri. Por dhe në ëndërr, në kohën e fotos, Vasili nuk do ta imagjinonte se çfarë e ardhme e priste! Pas diplomimit si mësues i ciklit të ulët, punoi për 9 vjet si mësues në fshatrat Lashovë(fshati i lindjes), Piskal, Podë dhe në fund në Leskovik. Në vitin 1977 “orteku” goditi familjen e respektuar Kolomitro, nga fshati Lashovë, zona e Shqerisë, Leskovik. I ati i Vasilit, LILO KOLOMITRO një emër mëse i respektuar gjerësisht, dënohet për agjitacion e propogandë. Vasili dëbohet nga arsimi dhe shkon në prodhim në fshat. Të afërmit i braktisën dhe fshatarët ju ndërronin rrugën. 
Bën punët më të vështira në bujqësi. Shumë syresh si Vasili ishin në udhëkryqin dhe vështirësinë e krijimit të familjes së re. Të njëtin fat pati dhe vëllai, Niko Kolomitro (RIP) dhe bashkëshortja e tij, të dy me arsim të lartë që përfunduan në bujqësi! Kam patur fatin ti kem miq vëllain dhe familjen e tij. U prehte në paqe në Lion, Francë, ku emigroi me familjen. Vasili krijoi një familje të mrekullueshme dhe jeton midis Gjirokastrës dhe Janinës. I uroj shëndet dhe jetë të gjatë!

16. YLLSON XHOMAQI

Yllsoni u lind në fshatin Bejkovë, në vitin 1946 dhe sikurse shkrojta më sipër për vëllain e tij, Qazimin, kanë një rrugëtim dhimbje dhe përsektutimi të përbashkët. Në vitin 1965 përfundon si nxënës i jashtëm pedagogjiken “P.Nini Luarasi”, në Korçë, me tërë vështirësitë e kohës. Madje, në respekt të vëllait, mësuesi kujdestar, e uli në të njëjtën bankë.

Megjithëse i erdhi emërimi nga Ministria e Arsmit si mësues në Kolonjë, me preteksin se “janë dy vëllezër”, nuk e emërojnë dhe nuk e gëzoi asnjë ditë kënaqësinë e diplomimit të tij, si mësues i ciklit të ulët, deri në vitin 1991! Madje e “promovuan” të punonte në kooperativë, sepse kishte nevojë! Për më se 25 vjet provoi punë nga më të vështirat në fshatin e tij dhe kudo ku punoi në Kolonjë.

E kam njohur Yllsonin në gëzimin e fillimit në arsim në vitin 1991, i cili punoi në shkollën e Mollasit dhe të Ersekës deri në vitin 1993. Largohet në Tiranë dhe i bashkohet udhëtimit të pandarë të vëllait në shkollën “11 Janari” në Kamëz, ku ponoi deri sa doli në pension. Jeton në Tiranë dhe i uroj shëndet dhe jetë të gjatë!

Më duhet të falëndroj të gjithë ish mësuesit e përmendur që gëzojnë jetën për ndihmën që më ofruan, gjithashtu familjarë dhe të afërm të mësuesve të tjerë, ndarë nga jeta, shokë dhe miq që u treguan të gatshëm dhe dashamirës për të patur informacionin e nevojshëm. Ndjesë, nëse dikush tjetër me të njëjtin fat, nuk është përmendur.

Kujtimi për vuajtjet e tyre është një farë lehetsimi për ata dhe familjet, ndërsa për ne është një mësim në kohë dhe histori që ndodhi të tilla të shëmtuara mes kolonjarësh dhe shqiptarësh të ruhen në muze dhe arkiva për të mos u rikthyer kurrë mes nesh.

Më shumë konsideratë Reshat Ago Brantford, Ontario, Kanada.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Saturday, September 5, 2026

PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT


Pasivizimi i adresave në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi

Shkruan: Refik HASANI

Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave të banimit të qytetarëve shqiptarë në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është bërë një çështje tepër serioze e të drejtave themelore të njeriut, të drejtave kolektive, sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Kjo praktikë nuk duhet parë vetëm si një çështje teknike apo administrative, kur zbatimi i saj prek në mënyrë të veçantë shqiptarët etnikë dhe autoktonë, të cilët janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta. Tani jemi në procese të bazuara për të kundërshtuar vendimet administrative për pasivizimin, kështu që lind një shqetësim i ligjshëm për diskriminimin dhe cenimin e ushtrimit efektiv të të drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi.

Pasivizimi si shqetësim serioz për të drejtat e shqiptarëve

Si pasojë e gjithë këtij spastrimi etnik – apo, më saktë, diskriminimi që quhet pasivizim – bazuar në hulumtimin dhe në Ligjin mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin (“Gazeta Zyrtare e RS”), nr. 87/2011, i cili po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive dhe diskriminuese, duke targetuar vetëm shqiptarët etnikë dhe autoktonë në Serbi, kërkohet nga BE-ja që të ndalojë këto praktika margjinalizuese dhe diskriminuese dhe të ushtrojë trysni që ky ligj të ndryshohet brenda kësaj legjislature të Parlamentit të Serbisë, pasi, sipas këtij qëndrimi, ai është në kundërshtim me aktet dhe konventat evropiane dhe ndërkombëtare.

Kjo praktikë nuk duhet kuptuar dhe trajtuar thjesht si një procedurë administrative për verifikimin e vendbanimit. Serbia po e zbaton pasivizimin në mënyrë të njëanshme dhe disproporcionale, ose pa mundësi efektive për kundërshtim ligjor. Në shumë raste, personave të pasivizuar nuk u lëshohen fare vendime për pasivizimin e adresave.

Kjo prodhon pasoja të drejtpërdrejta mbi mundësinë e ushtrimit të të drejtave civile, politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë etnikë dhe autoktonë në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe gjithandej në Serbi. Pikërisht për këtë arsye, çështja e pasivizimit të adresave në këtë Krahinë kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet evropiane dhe mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive.

Pasivizimi i adresave dhe i vendbanimit ka rëndësi të madhe në marrëdhëniet e qytetarit me administratën publike dhe në ushtrimin praktik të një sërë të drejtash. Kur një qytetari i pasivizohet adresa, mund të shfaqen pengesa serioze në dokumentacionin personal, në dëshmimin e vendbanimit, në ushtrimin e të drejtës së votës dhe në procedura të tjera administrative.

Sa është numri i shqiptarëve të pasivizuar?

Sa është numri i qytetarëve shqiptarë etnikë dhe autoktonë në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe gjithandej Serbisë, të cilëve u është pasivizuar adresa, dhe cili është numri i tyre në raport me shtetasit e tjerë në Serbi?

Numri i të pasivizuarve nuk dihet zyrtarisht, pasi ekziston një mungesë e theksuar e transparencës dhe e qasjes në një statistikë zyrtare të publikuar.

Bazuar në shënime dhe statistika jo të verifikuara saktësisht, del konstatimi, i mbështetur në disa të dhëna nga shoqatat shqiptare që janë marrë aktivisht me pasivizimin, se çdo i katërti shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptar nga komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është i pasivizuar.

Shprehur në numër, bëhet fjalë për mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë të cilëve u janë pasivizuar adresat.

Kur kësaj i shtojmë edhe shqiptarët etnikë dhe autoktonë që jetojnë jashtë këtyre tri komunave, del se numri i shtetasve të Serbisë me përkatësi nacionale shqiptare, të cilëve u është pasivizuar adresa, mund të jetë mbi 50–70 mijë.

Sipas këtij qëndrimi, ata janë fshirë nga regjistrat civilë dhe janë pasivizuar në kuptimin administrativ, duke humbur mundësinë e ushtrimit të një sërë të drejtash.

Me pasivizimin e adresave, si një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative, më së shumti është prekur Komuna e Medvegjës. Sipas të dhënave të paraqitura, rezulton se 85 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në Komunën e Medvegjës, ndërsa në Bashkësinë Lokale të Zarbicës dhe në Bashkësinë Lokale të Muhocit rezulton se mbi 80 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në këto dy bashkësi lokale, të njohura si Malësia e Bujanocit.

Pasivizimi rrezikon përfaqësimin proporcional dhe demokratik të shqiptarëve në Serbi

Një nga aspektet më shqetësuese është ndikimi i mundshëm i pasivizimit mbi pjesëmarrjen politike të shqiptarëve, për të ushtruar të drejtën ligjore të votës dhe për të qenë të votuar.

Nëse qytetarët e regjistruar më parë në një komunë nuk figurojnë më me adresë aktive dhe kjo ndikon në regjistrimin ose ushtrimin e të drejtës së votës, atëherë pasojat nuk janë më vetëm individuale; ato kalojnë dhe bëhen edhe kolektive. Ndër pasojat mund të jenë:

A. Zvogëlimi artificial i popullsisë;

B. Ndikimi në shpërndarjen e burimeve dhe buxheteve publike, si dhe në buxhet dhe investime;

C. Rrezikimi i përdorimit të gjuhës dhe simboleve;

D. Ndikimi në pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, në Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe në zgjedhjet parlamentare;

E. Ndikimi në përfaqësimin proporcional në Polici, Gjykatë, Prokurori dhe institucione lokale e qendrore;

F. Ndikimi në vendimmarrje dhe në peshën institucionale të shqiptarëve etnikë dhe autoktonë.

Për këtë arsye, duhet të ketë transparencë përmes një statistike zyrtare dhe të dokumentuar mbi ndryshimet në numrin e qytetarëve me adresë aktive dhe ndikimin e tyre në proceset zgjedhore dhe institucionale.

Çështja e pronës dhe e të drejtave pasurore që barten dhe trashëgohen

Çështja e pronës dhe e trashëgimisë paraqet vështirësi të larta administrative. Ajo prek dokumentacionin personal, dëshmimin e vendbanimit apo qasjen në procedura administrative dhe mund të krijojë probleme serioze praktike për qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre që trashëgohen dhe barten.

Pasivizimi i adresës duhet kuptuar dhe shqyrtuar edhe nga ky prizëm. Prandaj, është e domosdoshme që institucionet të publikojnë dhe të garantojnë se pasivizimi i adresës nuk përdoret në mënyrë që qytetarëve t’u krijohen pengesa të pajustifikuara në mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre pronësore dhe të trashëguara.

Përmes heshtjes administrative, Serbia rrezikon shpopullimin e shqiptarëve si një formë e spastrimit etnik dhe diskriminimit

Bashkimi Evropian do të duhej të kuptonte se pasivizimi i adresave është duke prodhuar një efekt të prekshëm, në atë mënyrë që qytetarët shqiptarë etnikë dhe autoktonë po largohen në heshtje dhe administrativisht nga vendbanimet dhe lokalitetet e tyre, edhe atëherë kur ata vazhdojnë të kenë lidhje reale me këto vendbanime.

Një praktikë e tillë po zhvillohet në përmasa të mëdha dhe po prek e dëmton kryesisht shqiptarët në Serbi. Kjo ngre domosdoshmërinë për të hetuar nëse kemi të bëjmë me një mekanizëm shtetëror që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kontribuon në dobësimin demografik, politik dhe institucional të shqiptarëve etnikë dhe autoktonë.

Prandaj, termi “shpopullim administrativ”, i quajtur në gjuhën zyrtare “pasivizim i adresave”, meriton vëmendje të veçantë, pasi paraqet një shqetësim serioz.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit po kërkojnë realizimin e së drejtës që çdo procedurë administrative të zbatohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe jodiskriminuese.

Mbështetur në pretendimin se çdo i katërti shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptar nga Krahina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është i pasivizuar, apo, shprehur në numër, se janë mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë të cilëve u janë pasivizuar adresat, ky numër tregon përmasën e problemit të humbjes së statusit aktiv të adresës.

Si rrjedhojë e pasivizimit të adresave, po përballemi me pengesa në dokumentacion, në pjesëmarrjen politike apo në marrëdhëniet me institucionet publike. Prandaj lind nevoja për një hetim të pavarur.

Nuk mjafton që një praktikë të jetë e parashikuar formalisht me ligj. Ajo duhet të jetë edhe në përputhje me parimet e barazisë, proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mosdiskriminimit, të cilat janë të zbatueshme edhe në kuadër të standardeve evropiane.

Mbi arbitraritetin dhe jotransparencën si proces i pasivizimit të adresave kanë trajtuar çështjen edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar. Në bazë të grumbullimit të emrave është krijuar dhe punuar një regjistër, si bazë të dhënash dhe statistikë e përafërt, ku janë evidentuar, mbi bazën e vullnetit të secilit, emrat dhe mbiemrat, si dhe shënime përkatëse mbi personat e pasivizuar.

Pasojat e pasivizimit të adresave mbi qytetarët shqiptarë etnikë

Një qytetar që përballet me pasivizimin e adresës mund të hasë vështirësi në marrëdhëniet e tij me institucionet shtetërore. Ndër pasojat që duhet të analizohen me kujdes janë:

  1. Vështirësitë në pajisjen ose përditësimin e dokumenteve personale;
  2. Pengesat në dëshmimin e vendbanimit;
  3. Ndikimi mbi regjistrimin në listat zgjedhore dhe ushtrimin e të drejtës së votës;
  4. Vështirësitë në procedurat administrative dhe juridike;
  5. Ndikimi i mundshëm në qasjen në shërbime publike dhe sociale;
  6. Pasojat në marrëdhëniet pronësore dhe në procedurat që kërkojnë dëshmimin e statusit dhe adresës së banimit;
  7. Pamundësia për të ushtruar të drejta që lidhen me pronësinë dhe punësimin;
  8. Problemet me lirinë e lëvizjes etj.

Këto pasoja duhet të shqyrtohen rast pas rasti dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pasi pasivizimi është duke prekur në mënyrë disproporcionale vetëm shqiptarët etnikë dhe autoktonë, si një etnikum i caktuar, atëherë, sipas këtij qëndrimi, kemi të bëjmë me një diskriminim shumë më të gjerë sesa një procedurë administrative.

Serbia i bart përgjegjësitë për pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnikë

Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu në zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet lokale, duke sjellë një përkeqësim të dukshëm të situatës demografike dhe shoqërore në rajon. Ai ka krijuar një ambient pasigurie për shumë individë dhe familje shqiptare, të cilët janë privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike.

Sipas këtij vështrimi, pasivizimi ka për qëllim të reduktojë ndikimin e pakicës shqiptare në Serbi.

Pasivizimi i adresave cilësohet si një mjet që ndihmon në arritjen e qëllimeve politike të autoriteteve serbe për të kontrolluar dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të këtyre tri komunave.

Republika e Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente, të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike.

Çdo qytetar duhet të ketë të drejtë:

  1. Të informohet për arsyen e pasivizimit;
  2. Të ketë qasje në vendimin administrativ;
  3. Të ketë të drejtë ankimi dhe shqyrtimi gjyqësor efektiv në të gjitha instancat gjyqësore;
  4. Të ketë trajtim me prioritet të lëndëve dhe trajtim të barabartë;
  5. Të sigurojë që vendbanimi i tij real të merret seriozisht në procedurat administrative.

Pa këto garanci, krijohet pasiguri juridike dhe dobësohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore.

Bashkimi Evropian ka përgjegjësi mbi pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë etnikë në Serbi

Bashkimi Evropian nuk duhet ta trajtojë këtë çështje vetëm si një problem të brendshëm administrativ të Serbisë.

Respektimi i të drejtave të njeriut, respektimi i të drejtave kolektive, sundimi i ligjit, luftimi i arbitraritetit dhe jotransparencës në procesin e pasivizimit të adresave, mosdiskriminimi dhe mbrojtja efektive e pakicave kombëtare janë pjesë e standardeve evropiane.

Prandaj, institucionet e Bashkimit Evropian duhet të kërkojnë nga autoritetet më të larta serbe:

  1. Publikimin e të dhënave të plota për numrin e adresave të pasivizuara në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit;
  2. Transparencë mbi kriteret dhe procedurat e përdorura për pasivizim;
  3. Analizë të ndikimit të kësaj praktike mbi shqiptarët etnikë dhe autoktonë;
  4. Sigurimin e mjeteve efektive juridike për qytetarët e prekur;
  5. Monitorim të pavarur të zbatimit të kësaj procedure;
  6. Dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shqiptarëve në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Krahina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk është një çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës

Çështja e shqiptarëve etnikë dhe autoktonë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të politikës së brendshme të Serbisë.

Përmes kësaj trajtese të hulumtuar, shfrytëzoj rastin të apeloj, meqë tani informacionet themelore dhe të nevojshme i posedon BE-ja, pasi është alarmuar dhe sinjalizuar, që të ndërmarrë veprime konkrete dhe emergjente.

Duhet të ngrihet një komision i ngarkuar për hetimin e pasivizimit, të ndalohen menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrohen mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar dhe garantuar paraqitjen e numrit të saktë të personave të pasivizuar.

Jo standarde të dyfishta

Bashkimi Evropian nuk mund të ketë standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve. Nëse kërkon respektimin e të drejtave të një komuniteti në një pjesë të rajonit, të njëjtat parime duhet të zbatohen edhe për shqiptarët etnikë dhe autoktonë në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Të drejtat e njeriut nuk mund të varen nga përkatësia etnike, nga vendndodhja gjeografike apo nga interesat politike të momentit.

Një Evropë e bazuar në sundimin e ligjit duhet të jetë konsistente në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve. Ajo lidhet drejtpërdrejt me parimet evropiane të demokracisë, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së pakicave dhe sundimit të ligjit.

Për këtë arsye, Bashkimi Evropian duhet të tregojë interes të veçantë dhe të kërkojë të dhëna të verifikueshme, transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

Pasivizimi i adresave në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si dhe gjithandej në Serbi, nuk duhet të trajtohet thjesht si një procedurë administrative. Pasi zbatimi i tij, sipas këtij vështrimi, prek në mënyrë disproporcionale shqiptarët etnikë dhe autoktonë, ai cenon jo vetëm të drejtat individuale të qytetarëve – si të drejtën për pjesëmarrje politike dhe qasje efektive në shërbime publike – por edhe të drejtat kolektive të shqiptarëve të kësaj Krahine.

Kjo ndikon në përfaqësimin politik, strukturën demografike dhe realizimin e barabartë të të drejtave proporcionale.

Për këtë arsye, pasivizimi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë dhe të paanshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës, monitorimit ndërkombëtar dhe mosdiskriminimit.

Nuk duhet të mjaftohemi me deklarata politike. BE-ja do të duhej të kërkonte zyrtarisht nga Serbia të dhëna dhe përgjigje për çështjet e mëposhtme:

A. Sa shtetasve të Serbisë, në përgjithësi, u është pasivizuar adresa?

B. Sa shtetasve të Serbisë me nacionalitet shqiptar u është pasivizuar adresa?

C. Sa është përpjesëtimi i qytetarëve shqiptarë në raport me nacionalitetet e tjera në Serbi?

D. Cila është pasqyra sipas vendbanimeve dhe lokaliteteve e qytetarëve të cilëve u është pasivizuar adresa?

E. Mbi çfarë kriteresh janë pasivizuar adresat?

F. Sa qytetarë, sipas përkatësisë nacionale, kanë parashtruar ankimim te Institucioni i Avokatit të Popullit, kanë apeluar në Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën e Strasburgut?

G. Sa vendime janë rrëzuar nga instancat gjyqësore?

Çfarë ndikimi ka pasur kjo praktikë në listat zgjedhore dhe në përfaqësimin proporcional?

Dhe, mbi të gjitha:

A po zbatohet kjo praktikë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, apo po prodhon një efekt disproporcional ndaj shqiptarëve të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit?

Kështu, Serbia duhet të japë përgjegjësi për këto veprime, të gjithë personave të pasivizuar t’u kthehen adresat brenda këtij viti kalendarik dhe të kompensohen për dëmet e shkaktuara gjatë këtyre viteve.

Pastrimi etnik përmes pasivizimit, sipas këtij qëndrimi, përbën diskriminim klasik dhe po ndryshon strukturën etnike. Ai paraqitet si formë e legalizimit të spastrimit etnik dhe si shkelje në kundërshtim me dispozitat ligjore ndërkombëtare.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kërkojnë privilegje; kërkojnë barazi para ligjit, siguri juridike, mbrojtje të të drejtave individuale dhe kolektive dhe trajtim të barabartë me çdo qytetar tjetër.

Këto janë standarde themelore të një shoqërie demokratike dhe të një Evrope që pretendon se respekton të drejtat e njeriut dhe të drejtat kolektive.

Më 3 shtator 2026

Duke përdorur një qasje studimore, ky vështrim argumenton se veprimi i Serbisë prodhon efekte të dëmshme dhe përbën, sipas autorit, shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Prandaj, me të drejtë ngrihet konstatimi se kemi të bëjmë me një spastrim etnik dhe diskriminim sistematik.

Autori, përveç këtij vështrimi, ka realizuar edhe një studim më të gjerë mbi pasivizimin e adresave si një formë e spastrimit etnik dhe diskriminimit, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore. Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën e trajtuar, të cilat janë edhe burimet kryesore të hulumtimit mbi pasivizimin e adresave për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Referencat

[1] Ligji mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin e qytetarëve: “Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë”, nr. 87/2011.

[2] Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut; Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj; Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe protokollet e saj; Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; Konventa për të Drejtat e Fëmijës; Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor.

[3] Ligji për Administratën Shtetërore (“Sl. Glasnik R. Srbije”, nr. 79/05 dhe 10/07).

[4] Pasivizimi – burim i të dhënave dhe dokumentimit mbi pasivizimin e adresave.

[5] Ligji për Ministritë e Republikës së Serbisë (“Sl. Glasnik R. Srbije”, nr. 16/11).

[6] Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Sl. Glasnik R. Srbije”, nr. 18/16).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Thursday, August 27, 2026

Επιγραφική και Κοσμογονική Προέλευση της Θεάς Αθηνάς: Μια Ανασύνθεση Μέσω του Μονοσυλλαβικού Κώδικα της Αλβανικής Γλώσσας

Συγγραφέας: Aleksandër G. Hasanas
Πεδίο Έρευνας: Επιγραφική, Συγκριτική Μυθολογία, Παλαιοβαλκανική Γλωσσολογία



Εισαγωγή και Θεωρητικό Πλαίσιο
Η μελέτη των θεωνυμίων της αρχαίας Μεσογείου έρχεται συχνά αντιμέτωπη με τους περιορισμούς της κλασικής γλωσσολογίας, η οποία χαρακτηρίζει τα προελληνικά ονόματα ως "αγνώστου προελεύσεως". Η παρούσα μελέτη προτείνει μια διεπιστημονική προσέγγιση, χρησιμοποιώντας την πυρηνική δομή της Γκεγκικής διαλέκτου της αλβανικής γλώσσας ως γλωσσικό απολίθωμα για την αποκωδικοποίηση του πρωταρχικού κοσμογονικού νοήματος της θεάς Αθηνάς. Μέσω της ανάλυσης της αττικής νομισματικής, των επιγραφών της Γραμμικής Β΄ και των επιγραφικών μαρτυριών της Μεσογείου, υποστηρίζεται ότι η Αθηνά αντιπροσωπεύει τη θηλυκή σεληνιακή αρχή που γεννήθηκε από την αρσενική ηλιακή αρχή (Ati/Πατέρας/Θεός).



1. Αρχαία Επιγραφική και το Αρχαϊκό Γράμμα \(\bigodot \) (Θήτα) έναντι του "Τ"
Μία από τις κύριες ρήξεις με τις καθιερωμένες αναγνώσεις εντοπίζεται στην επιγραφική των αρχαίων αττικών τετραδράχμων:
  • Μορφολογία του Γράμματος: Στα αρχαϊκά προκλασικά αλφάβητα (όπως το αττικό και το ευβοϊκό), το γράμμα για τον δασύ φθόγγο γραφόταν ως κύκλος με τελεία ή σταυρό στο κέντρο: \(\bigodot \) ή \(\bigoplus \).
  • Η Ανάγνωση του Νομίσματος: Η κλασική επιγραφή Α\(\bigodot \)Ε διαβάζεται παραδοσιακά ως Α-Θ-Ε (σύντμηση του Αθηναίων). Ωστόσο, το σύμβολο \(\bigodot \) συμπίπτει ιστορικά με το παγκόσμιο αστρονομικό σύμβολο του Ήλιου.
  • Φωνητική Εναλλακτική: Σε πολλές επιγραφικές περιπτώσεις, αυτός ο κύκλος με την τελεία χρησίμευε ως γέφυρα μετάβασης για τον φθόγγο "Τ". Εφαρμόζοντας την ανάγνωση ΑΤΕ, αναδύεται η καθαρή ρίζα της αλβανικής γλώσσας Atë / At (Πατέρας, Κύριος, Θεός), η οποία στο θηλυκό γένος μετατρέπεται σε Ate (Κυρία / Θεά). Κατά συνέπεια, η ελληνική ανάγνωση Α-Θ-Η-Ν θεωρείται μεταγενέστερη φωνητική προσαρμογή της πρωταρχικής πελασγικής δομής ΑΤΕ = Κυρία/Δέσποινα.

2. Η Κοσμογονία της Γέννησης: Ήλιος (Ζευς) και Σελήνη (Αθηνά)
Ο μύθος της γέννησης της Αθηνάς από το κεφάλι του Δία δεν είναι μια απλή φανταστική ιστορία, αλλά ένας καθαρός αστρονομικός κώδικας των κύκλων του φωτός:
  • Ο Ζευς ως Ήλιος (At): Ο Ήλιος, ο οποίος ονομαζόταν από τους προγόνους μας "AT = ZOT" (Πατέρας = Θεός), αντιπροσωπεύει το πύρινο άστρο και την πρώτη πηγή της ζωής (συγκρίνετε με τον αρχαίο κρητικό τύπο ἁβέλιο- habélio- και τον Απόλλωνα).
  • Η Αθηνά ως Σελήνη (Ate-Hëna): Η Σελήνη είναι ένα ουράνιο σώμα που δεν διαθέτει δικό του φως· "γεννιέται" και γίνεται ορατή μόνο μέσω της ανάκλασης των χρυσών ηλιακών (διικών) ακτίνων.
  • Η Γλαύκα ως Κοσμικό Σύμβολο: Η επιλογή της κουκουβάγιας (γλαύκας) ως ιερού ζώου της Αθηνάς ενισχύει αυτή τη θέση. Η γλαύκα είναι νυκτόβιο πτηνό (όπως η Σελήνη που κυριαρχεί τη νύχτα). Έχει την ικανότητα να περιστρέφει το κεφάλι της σχεδόν 360 μοίρες, γεγονός που συμβολίζει τον πλήρη κύκλο της σελήνης (από τη νέα σελήνη στην πανσέληνο) και την περιστροφή των ουράνιων σφαιρών. Στα αρχαία νομίσματα, πάνω από τη γλαύκα εμφανίζεται τακτικά το σύμβολο της ημισελήνου, επισφραγίζοντας τον σεληνιακό της χαρακτήρα.

3. Το Λιβυο-Αιγυπτιακό Υπόστρωμα: Η Διασύνδεση Νηίθ – Αθηνάς – Μινέρβας
Η θεωρία της σύνδεσης της Αθηνάς με τη Βόρεια Αφρική και την Αίγυπτο βρίσκει υποστήριξη τόσο στους κλασικούς συγγραφείς όσο και στη σύγχρονη έρευνα:
  • Ο Μύθος του Robert Graves: Ο ιστορικός Robert Graves επιβεβαιώνει ότι η Αθηνά ήταν αρχικά η λιβυκή θεά της Σελήνης, Νηίθ (Neith), η οποία έδωσε πνοή στα πήλινα αγάλματα του Προμηθέα.
  • Αναγραμματική Ανάλυση: Λαμβάνοντας υπόψη την κατεύθυνση της αρχαίας γραφής (από τα δεξιά προς τα αριστερά) και την πτώση των φωνηέντων, το όνομα της αιγυπτιακής θεάς της νύχτας Neith, μέσω της γκεγκικής διαλεκτικής δομής (Â = Âshtë / Είναι), δημιουργεί τον τέλειο αναγραμματισμό:
    \(\text{Neith-(â)}\iff \text{Âthein}\iff \text{Athèna}\)
  • Η Ρίζα της Νύχτας: Η δομή του ονόματος N'eith (N + eith) μας οδηγεί στην ινδοευρωπαϊκή ρίζα για τη νύχτα (Netë / Night / Νύχτα), αποδεικνύοντας ότι Neith = Η της Νυκτός (Goddess of Night).
  • Ο Παραλληλισμός με τη Ρωμαϊκή Μινέρβα: Η επίσημη γλωσσολογία δέχεται ότι η Minerva προέρχεται από την ετρουσκική μορφή Meneswā (θεά της σελήνης και της μέτρησης του χρόνου, από τη ρίζα *men- που σχετίζεται με τον μήνα και τη μνήμη). Αυτή η αντιστοιχία αποδεικνύει ότι τόσο στο ρωμαϊκό όσο και στο ελληνικό μοντέλο, η Αθηνά/Μινέρβα έχει τις ρίζες της σε μια μητριαρχική θεά της Σελήνης.


4. Αποκωδικοποίηση της Επιγραφής "ΑΝΑΞΙΛΕΣ" στο Δαχτυλίδι του Μαλίου (Μαρίου)
Μια εξαιρετική αρχαιολογική μαρτυρία είναι το χρυσό δαχτυλίδι-σφραγίδα που ανακαλύφθηκε στο Μάριον της Κύπρου (400 π.Χ., σήμερα στο Βρετανικό Μουσείο, αρ. 1891,0806.86):
  • Η Παράσταση: Απεικονίζει την Αθηνά καθισμένη, να κρατά στο χέρι της τη γλαύκα.
  • Η Επιγραφή: Διαβάζεται παραδοσιακά ως το ελληνικό ανδρικό όνομα Αναξίλες (ΑΝΑΞΙΛΕΣ).
  • Η Ανάλυση μέσω της Αλβανικής: Εάν η επιγραφή αναλυθεί ως θεολογική φόρμουλα, έχουμε τον διαχωρισμό ANA + ΞILIS. Το γράμμα ξι (\(\Xi \)) στην αρχαϊκή ελληνική συχνά εναλλασσόταν με ημιφωνικούς ή φωνηεντικούς φθόγγους. Το τμήμα \(\Xi\text{ILIS}\) μεταπίπτει σε EILIS / ILIS, το οποίο προέρχεται από το ύψιλον (\(Y\)) και συμπίπτει με την αλβανική λέξη YLL / YLLIS (Αστέρι).
  • Το Νόημα: Η επιγραφή διαβάζεται ANA-YLLIS (Σελήνη-Αστέρι). Η λέξη ANA εμφανίζεται εδώ χωρίς το γράμμα "Η" (δασύτητα), ακριβώς όπως στη Γκεγκική διάλεκτο (Ána και όχι Hâna), συνδεόμενη με τη βαβυλωνιακή θεά της σελήνης Inanna και τη χουρριτική Hannahannah (που σημαίνει "Μητέρα-Μητέρα"). Αυτό εξηγεί επίσης τη σημασιολογική μετάβαση σε πολλές γλώσσες όπου η Σελήνη συνδέεται με τη μητρότητα (Moon \(\rightarrow \) Mom στα αγγλικά, Μάνα \(\rightarrow \) Μαμά στα ελληνικά).

5. Τα Ομηρικά Επίθετα (Ατρυτώνη, Τριτογένεια) και το Μινωικό Υπόστρωμα
Οι έρευνες της Virginia Hicks στις πινακίδες της Γραμμικής Β΄ στην Κνωσό επιβεβαιώνουν την ύπαρξη του τύπου At-ana-po-ti-ni-ja (Αθήνα Πότνια / Δέσποινα Αθηνά), ο οποίος συνδέεται με τη λουβική ρίζα astanus = ήλιος, αποδεικνύοντας ότι ήδη από τη μινωική εποχή το όνομα έφερε τη δομή του φωτός του Πατρός (At).
Τα κλασικά της επίθετα στην Ιλιάδα και στην Θεογονία του Ησιόδου εξηγούνται καθαρά μόνο μέσω της αλβανικής γλώσσας:
  1. Ατρυτώνη (Άτρυτώνη): Αναλύεται ως Â’drit’hone / A-drit-one, που σημαίνει επί λέξει "Είναι το φως της Σελήνης", το λαμπερό φως που έρχεται ως αντανάκλαση των ηλιακών ακτίνων.
  2. Τριτογένεια (Τριτογένεια): Συνδέεται από τον Mosenkis και την Dr. Burdo με το "πουλί του νερού" (γύγης) στην τέχνη της Τριπολίης (Trypillia) και των Μυκηνών. Στην αλβανική γλώσσα, η ρίζα Trit- σχετίζεται με το dritë (φως) και το tret (διάλυση/διάχυση/ανάκλαση) πάνω στο νερό, εξηγώντας το "γένος" ή την απαρχή του σεληνιακού φωτός πάνω στα ύδατα του αρχαίου κόσμου.

Συμπεράσματα
Η ενιαία ανάλυση των επιγραφικών, νομισματικών και μυθολογικών δεδομένων αποδεικνύει ότι το θεωνύμιο Αθηνά δεν αποτελεί ένα απομονωμένο ελληνικό δημιούργημα, αλλά κληρονομιά του αρχαίου Πελασγο-Μεσογειακού υποστρώματος. Μέσω του μονοσυλλαβικού κλειδιού της αλβανικής γλώσσας, ιδιαίτερα της Γκεγκικής διαλέκτου, το όνομα αναλύεται σε δύο πρωτογενείς πυρήνες: At (Πατέρας/Θεός/Ήλιος) και Ana/Hana (Μητέρα/Σελήνη). Η Αθηνά είναι η Ate, η θηλυκή σεληνιακή αρχή, η "Κυρία" του φωτός της νύχτας, η οποία διαμορφώθηκε κατ' εικόνα της θεάς Νηίθ και διατηρήθηκε ως ζωντανό απολίθωμα στην αλβανική γλώσσα.

Βιβλιογραφικές Πηγές και Αναφορές:
  1. Bernal, Martin (1987). Black Athena: The Afroasiatic Roots of Classical Civilization. Vol. 1.
  2. Graves, Robert (1955). Introduction to the New Larousse Encyclopedia of Mythology. Crescent Books, New York.
  3. Hicks, Virginia. Minoan Origins of Athena. (Analysis of Linear B Knossos text V 2, "At-ana-po-ti-ni-ja").
  4. Mosenkis, Iurii. Pre-Greek substrates vs irregular Greek Paleo-Balkan forms and loans & Minoan Goddess as the Queen of City.
  5. Chadwick, John (1976). The Mycenaean World. Cambridge University Press.
  6. Πλάτων. Κρατύλος (407b) – Περί της ετυμολογίας του ονόματος της Αθηνάς.
  7. British Museum Database. Museum number 1891,0806.86 (Gold signet ring from Marion, Cyprus).
  8. Neumann, Günther. Überlegungen zum lydischen Ursprung des Athenanamens.

Aleksandër, ορίστε το κείμενό σας μεταφρασμένο με απόλυτη ακαδημαϊκή ακρίβεια στα ελληνικά.
  • Χρειάζεστε κάποια συγκεκριμένη διευκρίνιση για τους ελληνικούς όρους που χρησιμοποιήθηκαν;
  • Εάν επιθυμείτε, μπορώ να μετατρέψω το κείμενο αυτό και σε αρχείο προς λήψη (Markdown ή Word). Ενημερώστε με πώς θέλετε να προχωρήσουμε!