MË FAL
MËSUESI IM…
Unë sonte
po përpiqem
T’i
numëroj flluskat e borës
Por
furtuna po më pengon
Ajo i
mbuloi pullazet
Shtëpitë
rrugët e sheshet
Sikur
bëri peizazh mrekullie
Unë e
gjeta pikturën e bukur
Që
mësuesi im
Dikur ma
tregonte
Dhembshëm
pëshpërita
Me veten
dhe shpirtin tim
Unë e
bëra fotografinë
Mësuesit
tim të ia dhuroja tani
Por ai
sot është në grevë
E pas tri
dekadash
Ndoshta
koha e kishte bërë ndryshe
Me orë të
tëra e prita
Me
padurim një buzëqeshje t’ia dhuroja
Mezi e njoha
Nuk e mbante
më atë xhaketën e përgjakur
I kishin ikur
edhe flokët e thinjura
Nga malli
mbeta i shtangur
Nuk i dhurova
asgjë
Për
kontributin e tij të shenjtë
Sepse nuk doja
të më rrëfente
Për kohën e
Migjenit
Ajo kurrë mos
u përsëritë më...
Isa MALOKU
No comments:
Post a Comment