-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dikush me pyti
ku jeton ti o
i shtrjeti mik?
Une morraktaun
ju pergjigja -
une jetoje
neper galaksi
me flladin e
eres se l'muet
dhe frymen e
mpiksun nder buze.
Nder eshtna
mbaj kohen qe shtegtone
me mue tuj mi
shterr shtalbit e kocave,
andrrat e çueme
dam
dhe dejzit e
shpirtit,
qe andje kane
te prehen padurimthi
ne te tjera
galaksi
e nder engjuj
me krah e flatra te prarume
ne drite te
bradhe,
verbuese per
sy vdekataresh
nepr parajsta
Hyjnore
t'pnjoftuna
ende nga soji i pshtire i qenies njerezore.
------------------------------------------------------------------------------
Jeta
Jeta asht’ nji
shkarravinë e hedhun mbi një letër kuturu,
dhe e flakun
tutje si mos ma keq,
përhumbëtazi
përtej në humnerën e kohës,
që vret e pret
shpirtna njerëzish të gjorë,
me shpatën e
saj t'pashpirt
e plot ogjele
që kullon pikla gjaku,
qysh prej
kulmit të galakësive
deri në
humnerat e ferrit
t'përjetsueme
në flak e terr.
Gusht, 2018
---------------------------------------------------
Bota
Nata hesht në
sytë e botës së marr,
botës s’çmendun,
e jeta zvarget
në duert e gjora të të mjerit njeri,
që gabueshëm e
n'përhumbje
shtegtoj
kuturu
në rrugën e
përmundimt të jetës,
pa ditë e pa
mendue mirë,
as fillin e as
fundin e lumit
të pashpirtë
të jetës që buron nga asgjaja
e përfundon në
hi të tretun ndër dhena
të terratun
plot heshtje
dhe lagshtin
t'pashoqe.
Dt. 1.11.2018.
16 Nov 2018
---------------------------------------------------------------------------------
E imja je
Ftyra e jote
prej engjulli
struket ndër
kujtimet e mia
e bashkë me
andrrat fle në prazmin tem.
Rrekem t'i
struk mbresat e buzqeshjes tande në shpirtin tem
të bam
kruspull
nga rrebeshet
e moteve të shkume dam.
Imazhin e syve
të tu që shëndrsin me ngulmë
e gjejë ndër
rrezet e para të diellit
në agim
që si shigjeta
spartanesh mi vërbojnë sytë
ende pa e
shijue qenien tande.
mesnate, ora
1:48 28
Qershor në
12:50 PD. 16 Nov 2018
------------------------------------------------------------------------------
Pashallarët
Pashallareve
te pergjakun deri ne fyte
Jo pak here me
kane neperkemb
me kane
shtypur
si nji leck,
me kane
quajtur te marr e idjot
pershkak se
skam dite,
ma sakt skam
dashte
te shtirem
te bahem
hipokrit e dredhak,
te lmohem e te
rreshqas si gjarpni nder dyert e gjimnazit
a
universitetit a nanpunesve shtetenor,
si nji servil
qaraman qe ja del te bahet zotni,
te marr detyra
e poste.
Profesor me
grada shkencore me kane keshilluar te bahem pragmatik,
pra finok e
hipokrit,
jane orvatur
te me mbrujne pak dredhi
te dobishme
per shoqnin tone
dhe jeten ne
pergjithesi.
Mirepo,
une prap se
prap kam mbetun gure
I palatuem,
s'kam pranue
as te shtirem e as te servilosem,
pra te
pershatetm me hipokritet dhe servilet,
si pasoj me
kane sulmuar
me te gjitha
armet qe mbart ne duer nji shoqni e korruptume
theth nder
eshtna,
me kane lane
plage e gjurme ne shteg te ballit,
megjithate une
ja kam dal,
nuk jam
rrezue,
kam marr kryqin
mbi shpine dhe mbi golgot kam dal faqebardh.
Prandaj o
shqiptar i mjere qe moral as Zot nuk njeh,
merre dhe ti
kyqin mbi shpine,
rrezoju e prap
qoju ma i fort se dje,
pahumb vlerat
e qenies njerezore.
Cdo dite kane
me te thane shtiru,
por ti mos u
shtir,
te thone banu
hipokrit e hajdut,
por ti mos u
bane,
le te thone
banu servil e dredhak
I pabes,
por ti mos u
ban asesi,
sepse nji dite
mbi golgote
I rrahun
dhunshem, I leckosun e pa buk ne bark,
I gozhduem dhe
I pergjakun,
I shporuem me
ferra mbi krye dhe heshta ne zemer
ke me dal
triumfues
mbi te keqen
qe mbjell nji shoqni djallzore.
16 Nov 2018
--------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------
Koha …
Shpeshehere
koha humbet kuptimin e saj
kur si shkamb
ngultazi rri
ne nji shej
vendi pa leviz,
pa marr mundimin
te hedh nji hap,
pa lan nji
gjurme te vyeshme diku ne hapsine.
Minutat, oret,
stinet dhe vitet e humbin kuptimin
kur asgj nuk
levize ne nderkohen e galaksis,
qe te
mbeshtjell e bashk me veten ti shterr
nder eshtna
motet e shkume dam si mos ma keq.
Koha e pabes
si mordja ti merr castet,
minutat stinet
dhe vitet,
tadhet e luen
dhelpnisht me to,
madje si nji
kulsheder
ti perpin
motet e te flak diku ne qoshe te vatres
me rrudha ne
fetyre dhe shpinen e krrusun
qe s'ka takat
te drejtohet ma si dikur.
Ajo te rremben
dhe te flak
pakuptue arsyen e vertet te ekzistences tande,
madje pakuptu
as psen e te kenunit ne nji bote
qe shpeshhere
ste perket e as s'te g'zon'
me qenien e
saj,
po aq te
pakuptueshme
dhe absurde sa
vete ekzistenca jote.
Dt. 25. O6.
2018.
-----------------------------------------------------------------------------------------
Mbram te mori
gjumi nder krahe
per me te cue
neper andrra te ambela,
qe shihen nen
kupen e qiellit
ne netet e
vona
kur andrrat
flejne ne gjoksin e femnave
e shperthejne
si lulet ne pranvere
mbi senduket e
koheve
qe gjakuen ne
parzmin e tyne.
Dt. 9.06.2018
---------------------------------------------------------------------------
Me mungon
Me mungon
Sonte ne mesin
e nates me shi
nuk gjendet
askund nji dore njerezore
qe te ma
perkedhel lehtesisht
kryet
e te mi lnurin
amel
andrrat e
vdekuna ne prazmin tem
qe presin
ngutshem me u zgjue
ne sosjen e
nates
bashke me
rrezet e para te diellit
qe bien mbi
shtatin e tokes
ne taguem.
Andrrat flejne
mekshem
ne mue tuj
prit me u zgjue
s'bashku me
gjithesine
te cilat nata
i fsheh nga syte grabitecar
qe jopakhere
orvaten ti vrasin
ende pa u thur
nder shtalbij te shpirtit.
Dt.
09.06.2018, 16 Nov 2018
-----------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------
Qetesia e
nates hesht
e horizontet
zhduken ne largesi,
drita dikun
gumezhin nder gjokset e femnave plot afsh,
qe ftoje
mashkujte
te pushojne
mbi gjoksin dhe trupnat e tyne,
te zhytun ne
epsh e pasion te lloj-llojte.
4 Nën ·
Milosao Cama
Dt.
09.06.2018. 16 Nov 2018
-----------------------------------------------------------------
Shpresa
Shestojme
ethshem nder mendime
te soj sojta
kohen e mbetun pezull,
mes kryqit dhe
golgotes,
mes qenies dhe
t'pafeve,
mes njeriut
dhe Zotit,
mes fillimi
dhe fundit te premtuem mbi kryq
nga mbreti me
kunor ferrash.
Medet
ç`shgenjim i madh
koha ende s'u
permbush
qe premtimi te
zbresin nga rete e thinjura nga motet,
qe aq shume
priten,
e kohes se
demonve t'i japin fund.
Mos vall fundi
s'asht gja tjeter
per pos nji
mit i lasht,
qe rrejti kah
mot shpresen e qenieve per shpetim?!
Mos vall fundi
ishte nji gojdhan pathemel?!
Mos vall fundi
s'ka fund as limit?!
Mos vall
vdekja asht fundi dhe fillim I ri?!
Mos vall
vdekja asht sosja e perjetshme?!
Mbase ne
jetojme ne iluzionin e ngritun nga mendjet tona te gjora,
per te gjetun
diku ne eter pagez drite ngallnjimi!
I rand do te
ishte deshtimi e zhgenjimi
I qenies se
mjere,
qe ecen neper
golgote me kryqin mbi shpine
dhe kunoren e
ferrave mbi krye deri ne pafundesi,
nese fundi nuk
do t'kishte cak
castin e
premtum nder mundime t'pashoqe.
Dt.
24.05.2018. 16 Nov 2018
Milosao Cama
----------------------------------------------------------------------------------------------------
Lozonjares
Kur koha vdes
ne detin e syve te tu,
ti hesht
nder lajka
sorkalleje
qe syt svarr
mi terheqin
mbi trupin
tand te kolme
dhe plot
epshndjelles.
Mbi qenein
tande plot afsh syte me ngrihen
pa pas shtigje
shpetimi.
Pasioni mi
vret mendimet
e une shkrihem
ne shikimin tand,
lajkatar
t'pashoq,
I cili me fton
te eksploroj
cmendurisht
qenien tande
mbi shtretrit e qiellit.
dt. 21. 04.
2018
-------------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------------------------------------------------------
Natyra
Dikur doja të
isha gjeth peme
e këptun nga
furtuna dhe murlani
nga ndoj degë
në vjesht,
dhe të endesha
nëpër galaksi
nga njani skaj
në tjetrin,
nan ritmin e
melodive hyjnore,
në ato çaste
të atyne fishkëllimave
të orkestrume
nga gishtat
dhe duert e natyres.
dt. 24. 03.
2018 16 Nov 2018 Milosao Cama
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Eja sonte ne krahet e mi
Eja të
vallzojmë nëpër eter me frymën e qiellit
dhe tingujt e
erës,
eja sonte ndër
krahët e mi
të vallëzojmë
nëpër eter me flladin e qiellit
që gjoksin dhe
fytyren ma lnurë,
përkdhel,
eja sonte të
arratismi nëpër eter
nën tingujt e
erës dhe ritmin e natyrës,
që fishkëllen,
andshëm ndër vesht e mij,
eja sonte me
frymën/furinë e ajrit
që boten
rrëmben,
tuj e hedh nga
nji skaj i botes në tjetrin,
dhe prehu mu
në gjoksin tem
si nji gjethe
peme e ardhun nga kushedi se ku
me frymen e
erës se furishme.
dt. 24. 03.
2018 16 Nov 2018 Milosao Cama
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Tingujt e jetes
Zhyt në
melodinë këndellëse
që krijon
murlani dhe furtuna,
në simfoninë
operistike të natyres,
që dirigjohet
nga pemët dhe çatitë lartoshe.
Nën ritmin e
muzikës planetare,
që s’ka shoqe
për mbi dhe trupi,
mendja dhe
shpirti tretet në tingujt e natyrës e bahet nji,
duke u
shpërnda në veshët e galaksisë.
Me ritmin dhe
vallet e pemëve,
të cilat
vallëzojnë si në një opera klasike
mbushem shend
e verë,
madje në
frymën e ajrit të furishëm
kërcej e
vallëzoj lazdrueshëm nëpër eter,
derisa
dirigjentit i shterren tingujt
e amël nëpër
gishta.
Dt. 24. 02.
2018. 4 Nën · Milosao Cama
----------------------------------------------------------------------------------------------
----------------------------------------------------------------------------------------------
Ti e meriton
Fjalt e tua
që derdhin si nji fllad pranveror
jehona të
ëmbla tingujsh
sot, mbas
shumë kohësh
shpirti u preh
në të tamblat
lëndina të dashnis,
ti e meriton
se në syt e qeshur
që shkëndija
drite përçonin
në mue ditën ma
dhurove plot gaz,
leht më bane
të prehëm
si pa e kuptu
në limanin e syve të tu,
ti e meriton
të të mbaj në krahët e mi
e nëpër eter
të vallëzoj
me aromen
tande që engjëjt i ngazëllen,
ti e meriton
se buza jote
nxjerr fjal të ëmbla
si një nimf e dalun
se di nga cili det parajsor
për të më
këndell e paqtue
rrebeshet e
mija
që v’lojnë nga
thellësia e qenies teme si një vullkan
që me dhjet’ra
qyetet shuen,
e Zot e dreq,
i frikson aty
në fronet e tyne,
ti e meriton
të jesh në mue e unë të jem në ty,
ta ndjej,
të ngihem me
ajrin e fymës tande
deri në sosje
të përjetshme,
ti e meriton
të jesh ndër
krahët e mi
si nan e
dashtun e fëmijëve tanë.
Dt. 19.
03.2018
--------------------------------------------------------------------------------------
--------------------------------------------------------------------------------------
Vetem nje mundesi
Unë s’di,
por ky vend me
duket sikur po jetoj ne ferr,
mi ka shterr
shtalbijt e shpirtit
e tmishit me
hipokrizia,
me ligesin,
me ndytesine e
tij dhe te botes shqiptare,
ky vend i
gjorë
i cili është
për t'u vajtue me kuje të madhe
dhe gjamatar
te zgjedhun
nga fise te sojme
me ka lodhun
shtalbijt e shpirtit,
mi ka sos
andrrat nder sy me paftyësin e tij,
me urrejtjen,
me smiren,
korrupsinin, burokracinë,
pandershmenin
dhe pabesine.
Ah vendi im i
mjerë
që Vret bijt e
t’u ma t'mirë tash sa mot,
si shtrig e
gërbullun në xhind i përpin,
i ban fli për
djallin.
Shpirti më
thot t’i them atij që kët vend sundon me pa të drejt
jepja nji
shanse atij që dorën mban të shtrime
drejt teje si
nji lypc i gjorë
vetëm për nji
mundësi.
Dt. 19.
03.2018. 16 Nov 2018 Milosao Cama
------------------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------------------
Babëzi …
Rënkojnë e
ofshjanë
piklat e shiut
kur bien
butësisht mbi ndytësinë e botës,
kjajnë e
qirren paprajshëm
prej zorit të
shpirtit
kur përkdhelin
e pasrtojnë nga mëkati
duer
kriminelësh
gjinjë e
vagina prostitutash
dhe femrash të
përdala,
mendje dhe
duar hajdutësh,
vajtojnë si
xhamtarë
kur bien mbi
gjakun e t’pafajshmëve
e ngijnë
bulshit e tokës.
Sytë e qillit
plasën ndër lot
nga makuteria
e pashoqe
që panë mbi
dhe për lek,
për zotrime pronash e femnash lavire,
që djallin
shti e kanë përthell qenies njerëzore
taman si Eva
lavire,
ë n'shtrat me
t'pafeun
u padhue
randshëm
për të
shëndrrue parajsën në ferr.
Dt.
18.03.2018, 16 Nov 2018
Milosao Cama
--------------------------------------------------------------------------------
Koha e lavireve
dhe koha e djallit
kambkryq jane ule para botes se mjer
shoshojne shikojne unshem si çakaj
qe don me shky
ne qindra grima pren e vet t'pfat.
dt. 18.03.208
16 Nov 2018 Milosao Cama
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dy sy të
ngulun në errsinë
mbi dy pishtar
që shëndrijnë
në mes të territ
më ftojnë të
arratisem
në një ishull
të vetmuem
që të rropatem
në kërkim të vetvetes.
Aty më thonë
të prehem qetësisht
mbi flladin e
detit
që me dallgët
e tij prej anijesh me vela të bardhë
të më mbroj
nga vetja dhe të tjerët.
Dt.
18.03.2018.
----------------------------------------------------------------------------------------
Sa fort me mundon
----------------------------------------------------------------------------------------
Sa fort me mundon
Në detin e
syve të tu të kaltër
dhe të kripur
e në shkëlqimin e tyne
të qeshur dua
të udhëtoj
si një marinar
me anijen e
tij me vela
që humb e ka
drejtimin me qindra ditë,
me dhjetra
milje në terr dhe në dritë
në ditë me shi
dhe furtunë,
gjegjësisht
deri në agimin e ditës së sosur,
që më shpie
ambëlsisht
në të tjera
galaksi
dhe etere për
me u pre në amshim.
Dt.
27.02.2018, 16 Nov 2018 Milosao Cama
-----------------------------------------------------------------------------------
Ja vlen
Zhgarravisim
mundimshëm ndër dyert e qiellit
e te dheut
fatin tonë shpeshherë tragjikomik.
Me thojt e
duarve qenia e mjerë njerëzore
rreket
të ndërtojë
gjoja të ardhmen e vet,
jo pak herë të
mundimshme e të trishtë,
që në fund të
shtegtimit të tij disi mizor
të shoh me
sytë e vet,
jo pa pendim,
lëkundje e
tragjikë shkatërrimin
dhe kotësinë e
andrrave që pat thurë
e ndërtue
kotazi.
Kësisoj në
çastet e mbrame njeriu i gjorë
e kuptoj
se mëkot pat
jetue
me andrra dhe
plane të mëdha,
që shemben pa
prit pa kujtue.
Mirëpo fjala e
fundit që belbëzoj
ndër buzë
njeriu i moçëm
tek shestonte
shtegtimi e tij mbi dhe,
ishte:
unë dhe kjo
botë jena asgja,
me gjasë
jetojmë
në andërr të
rrejshme .
Dt.
24.02.2018, 16 Nov 2018 Milosao Cama
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sonte Zoti asht tërbue
Edhe Zoti
sonte asht tërbue,
era, murlani
fshikëllen
përzie me shi
të furishëm
nga të katër
anët.
Pemët,
Shtëpitë e krejt gjithësinë
i ka rrëmbye
furia lazdruese
për me i
pluskue,
si një anije
të mbytun mu
në humnerat e ferrit
t’pa skaj e
t’pafund.
Eh!
Edhe Zoti
sonte asht tërbue.
Dt. 03.02.2018,
----------------------------------------------------------------------------------------------
Toka rënkon
Rënkojnë buzët
e tokës nga shiu
që bjen
rrëmisht
dhe nga acari
që ngri ja ka poret e gjora të ftyrës
deri ndër
shtalbi të shpirtit.
E gjora kërkon
pak mëshirë
nga kambët e
randa
që më kot
shkasin mbi të,
tuj ja trand
qetësinë e këndellun të shpirtit.
Rënkon e mjera
pa prajt
për kambët e
ushtrive farosëse
që mbi të
randshëm përllosen zot e dreq,
tuj ja ngi
gërmazin e tuj ja ndal frymën
nga shkulmat e
gjakut që mbi ta rrodhën si lumej furtunash.
Rënkon
idhnisht për diktatorët
dhe njerëzit
djallëzor
që më kot mbi
të i barti, e padrejtësisht i lejoj
të shtypnin të
drejtët dhe popujt e mjerë,
të cilët ranë
pre e mëtimeve shtazarake
të demonve që
mjerisht flisnin si ato.
Mirëpo nji
ditë ajo u tërbue,
gjoksin e vet
e shkyu,
ftyrën e
çjerri si xhamtar e flaku tej,
tuj i përpi me
bulshi të hapun si kulshedër
zotat edhe
dreqënit,
shkulma zjarmi
përvëluese
nxori nga
gjiri i saj e qiell e dhe i gllabëroj
prej
ligshtimit të shpirtit,
i cili
ligësinë dhe mënerin ma nuk ja kapërdinte.
Vetëvrasëse u
ba ndër shekuj
dha qenien e
saj vetëm e vetëm me zhbi djallin
që hidhte
valle lazdrueshëm
mbi ftyrën e
saj të ngrat.
dt. 21.02.
2018, 16 Nov 2018 Milosao Cama
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mekatet
Mekatet
Shterret dita
nan currilat e shiut
që bien pa pra
mbi dhe, e mbi degët e pemëve
dhe trupnat e
njerëzve,
që ngjajn me
kufoma te braktisuna nga shpirti.
Shiu bjen prej
ftyres se qiellës
tuj dasht me
la mëkatet e botës,
që nesër ftyra
e eterit të shëndris
nën rrezet e
amla të diellit
ma pastër se
dje.
dt.
20.02.2018, 16 Nov 2018
Milosao Cama
----------------------------------------------------------------------------------
Eh!
Vdekja ne sytë
e t’u u preh
e si nji
kërcimtare lozonjare
mbi gjoksin
tand lodroj,
tinëzisht në
krahët e saj të hodhi
e ti në gjoks
të saj u këndelle,
në terrin e
natës së zezë u përshëndoshe me të,
e aty, mu ne
gjoksin tand
çapojt e saj i
nguli dredharakja,
që mëshirë nuk
pat as se si në ty.
Ti ike bashke
me flladin e agimit
në eteret e
nalta që sosje nuk kanë.
Eh!
Drita e zbehtë
e nadjes t’u shkimb ndër sy,
ajo për
s’fundit herë ti përkëdheli duert e tua
te ngrata si
shenjë lamtumire.
Mortet e randa
t’u faniten nder sy,
e heshtja e
amshueshme në gjoksin tand dha shpirt.
Dt.
12.11.2015, 16 Nov 2018 Milosao Cama
-----------------------------------------------------------------------------------------
-----------------------------------------------------------------------------------------
Job i moçëm shëndërrruar në mëditës,
në skllav ditën me mundim
pres të shuhet e agimin ngutazi e kërkoj,
mbytur në strofullën teme të harrume,
mjerisht edhe nga Zotat e padrejtë,
të cilët,
jo pa çudi na dënuan me vuajtje
të përjetshme.
Dt.
04.02.2018, 4 Nën · Milosao Cama
---------------------------------------------------------------------------------------------------
Kambkryq
djalli u ul
Nder trojet e
ashpra shqiptare
Qe nder shekuj
kene mbrujtun
Me djallezi e
tradhti tpashoqe.
Thone dikur
diku nder shqiptar
Djalli zbriti
nga ferri
E per te
kremtu mire se ardhjen
Bani fesa te
mdha plot hare dionizjake
Coje ftesa
kudo neper fiset e shqiptarve
Qe te grishen
ne festen e tij
I madhe e i
vogel nga te kater anet
E ketij vedi
te lasht
U turren pa
mbajt frymen mire
Ne gostin e
tpafeut,
Per me
perfitue dicka nga prika e tij e madhe.
Mirepo,
shqiptart e lasht
i dhurune Toka
saraje femna lavire e mjaft salltanete tjera,
Jo pa
servilizem e dredhi.
Shqiptart e
ngazllyem nga premtimet e mdha te djallit
u rrejten me
kot
Per shkak se
rruges vran kush e kush shoshojne
Ne nxitimin e
pa degjuem mbi dhe
Per me shkue
ne takim te djallin
Gjoja me
perfitue dhuratat e premtimet e tij.
Ndodhi hataja
i pafeu mbeti qyq e vetem
Kurrkush si
shkoj ne gosti
Se i madh e i
vogel
Burra e femna
vrane shoshojne ne pusi.
Aq gjak u
derdh sa edhe vet djalli
Nga merzia se
mbet vetem
E te ftuemt si
erdhen ne festen e tij te madhe
U turbue aq
keq sa vendosi ta shuej
Si komb.
Sigurisht nga
frika se pinjollat e ktij fisi te lasht
Munde te ja
kalojne
Madje mund ti
zane fronin e tij.
Dt. 23. 01.
2018, 4 Nën · Milosao Cama
------------------------------------------------------------------------------------------------------
Koha hesht ne syte e tu te brishte
Ajo shterret
ne vapen e zhegut te ashper
Pa pas shtigje
per fluturim eternal
Tradhtarja e
kah motshme
Shperhapet ne
ajer
e ne frymen
tande te perhumbun ne gjithesi.
Koha hesht e
birret mu ne gjoksin tand
E zgjimi nga
pergjumja e gjat,
Gati
shekullore mbetet i trisht
E mjaft
tragjikomik.
Koha hesht e
birret
Por ti nuk
duhet kurrsesi
As te heshtesh
as te birresh.
Dt.7.01.2018,
4 Nën · Milosao Cama
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Më bân tê ndjehem Zot
Më bân tê ndjehem Zot
Fytyra jote
flen si nji piktur (e mocme)
e une medet
mjaftohem,
madje dhunohem
padrejtesisht nga natyra,
qe nuk me
lejon me kodet e saj morale,
(packa se
paradoksale):
ta prek, ta
puth, ta perqafoj,
ta ledhatoj
pafund fytyren e saj
qe me paqton
shtalbijt e shpirtit.
Ah sa e
padrejt (dhe dhunuese)
asht drejtesia
qe s'me lejon
ta baj temen,
mu ne kete
çast ta hedh nder krahet e mi,
ne dehje te
ashpra pasionesh seksuale.
Mbi trupin e
saj te qendroj paprajshem
derisa epshi
dhe pasioni i çmendur
te mos njohe
kufinje as limite.
Fytyra jote e
myst me sy prej deti te kristalte
dhe me mollza
te nxjerruna e me nje hund te prarume
me andje
kushedi nga cili Zot me ban te digjem
ngadale ne
mish e ne shpirt
pa pas te
drejt te bzaj.
Ftyra jote qe
ende ruen trajta fminore
me shpie ne
dyert e pragjet e qiellit
(te kristalt),
madje me ban
te ndjehem Zot
i mbrujtun me
dashni t'pafund.
Ah medet
ç'padrejtesi (fshikulluese)
qe dot s'te
hedh ne shtartin tem
te ndezun plot
epsh e pasion.
E di kto
vargje kurr sdo ti lexosh
madje as nuk
do ta dish
se nji djal qe
te pa pergjat nji udhtmi,
madje s'guxoj
as te te fliste
te gdhendi
bukurin tande
ne vargje
te mbrujtuna
me trishtim te lehte.
Dt. 23. 12.
2017.
-------------------------------------------------------------------------------------------
-------------------------------------------------------------------------------------------
Ledhatim
Flladi i eres
i hap kraht
Me perqafon
mirakandshem
E me duert e
zgjatuna kah une
Me fton te
endem neper galaksi
Mu ne gjoksin
e yjeve lazdrues
Te prehem
butesisht,
Por une nuk
shperhapem ne ajer
e ne frymen e
gjithesise me te.
Ndoshta kam
frik te largohem
Nga strofulla
jeme
Taman si nji
kafsh e gjore.
Dt.
05.01.2018, 4 Nën · Milosao Cama
------------------------------------------------------------------------------------
Nji pik shiu renkoj idhnisht
tek binte rremisht nga syt e qiellit
e kur medysh
u nda mbi faqet e dheut.
Dt. 02.01.
2018, 4 Nën · Milosao Cama
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Dreqit të kuq
Zhgenjim tru
thame Zhgenjim,
zhgenjim
thrret shpirtit
nder eshta
E Zot e dreq
pesh u cuen,
Si me dasht me
shemb Piramidat kuq e blu
Te vendueme
tash do mot
Prej dreqit me
shtatqind pale brina,
Nise nga
stepat e akullta
Per me pushue
ne flladin e detit.
Zhgenjim,
zhgenjim
thrret zemra
Kur merr me
dal prej pamundesise
Qe nji grusht
te fort bash ne prazem me ja dhane
Dreqit te kuq,
qe shemb per dhe
Si mos ma keq
e ka nji komb
Qe Zot as dreq
ma nuk njeh
Perpos egos se
tij me dal triumfues
Ne golgoten e
tij te rrejshme.
14 Janar 2019.
=======================================
======================================================
-----------------------------
======================================================
-----------------------------
No comments:
Post a Comment