Shqiptarët
në Maqedoni po diskriminohen qëllimisht nga të gjitha forcat, fatkeqësisht edhe
nga vetë partitë politike shqiptare atje.
Pra,
është e domosdoshme, rilindja e një lëvizje kombëtare në Maqedoni, që t’i
shpëtojë shqiptarët nga djajtë antishqiptarë, dhe që kanë krijuar rrjet
merimange shtetërore, institucionale, jashtë institucionale, fetare etj.
Më
në fund shpaloset e vërteta e madhe, shqiptarët në Maqedoni jo që nuk janë
numri dy i popullsisë, por janë numri një, 47 % e popullatës janë shqiptarë,
gati shumicë absolute!
Që
këtej e tutje, të gjithë duhet të thonë se shqiptarët janë populli shumicë në
Maqedoni, pasi sipas të dhënave të reja rezulton se ata që e konsiderojnë veten
sllav maqedon, nuk janë as 40 %.
Megjithëse
të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta, ato janë më pak se 15 % e
popullsisë së përgjithshme. Informacioni i rëndësisë së veçantë vjen nga
publicisti dhe intelektuali nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi, i cili këtë të
dhënë e ka bërë publike në një medium televiziv duke iu referuar burimeve të
institucioneve ndërkombëtare.
“Sipas
një informacioni të marrë javet e fundit nga një institucion ndërkombëtar,
shqiptarët në Maqedoni janë 47 % nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë…”,
thotë Nijazi Muhamedi. Por, ai apo edhe burimi i informacionit nuk ka sqaruar
nëse jashtë kësaj shifre janë lënë edhe rreth apo më shumë se 100 mijë
shqiptarë ortodoks.
Pra,
jemi më shumë se një milion shqiptarë këtu, kjo tashmë është e qartë.
Gazeta SHQIPTARI:
E ribotojmë sërish këtë informacion për të treguar, se
shqiptarët në Maqedoni po diskriminohen qëllimisht nga të gjitha forcat,
fatkeqësisht edhe nga vetë partitë politike shqiptare atje.
Pra,
është e domosdoshme, rilindja e një lëvizje kombëtare në Maqedoni, që t’i
shpëtojë shqiptarët nga djajtë antishqiptarë, në që kanë krijuar rrjet
merimange shtetërore, institucionale, jashtë institucionale, fetare etj. /
/Gazeta
SHQIPTARI/
No comments:
Post a Comment