Monday, January 7, 2019

Gjuha shqipe - mitologji skandinave - Etimologji.


Etimologji

Sa shumë rastësi të gjuhës shqipe???
"E vërteta do të na çlirojë” dhe “e vërteta është konkrete" Hegel.



Përpara se të përqëndrohemi në foto – figurë nga mitologjia skandinave, si fillim sjellim një tabelë krahasuese të fjalës shqipe “i/e embël” e krahasuar ajo me gjuhët; angleze, latine dhe greke. Pikërsisht sepse në figurën që shohim gjendet e shkruar kjo fjalë dhe deklarohet problematike e panjohur nga studimet dhe autori përkatës.Siç do e shihni më poshtë studiuesit janë përpjekur ta afrojnë këtë fjalë me të sotmen fjalë greeke; ámpelos = hardhi – piergull, por qëndron e papranuar e dyshimtë.

Për këtë qëllim po iu ofrojmë gjuhën shqipe, që ndoshta ashtu "padashur" ju ka shpëtuar ta krahasojnë me të, me gjuhën më të parë folur e krijuar direkt nga rrënjët e pemës gjenealogjike ashtuquajtur, gjuhë indo-europiane lindur në Mes/dhe. Më duhet tu kujtoj se në të vjetrën gjuhë shqipe ashtu si ende në dialektin geg, “të ëmblit” i thonë; "t'aml" ashtu fiks po edhe qumshtit = t'am'l (t’ambel) si edhe fjalën standarte shqipe; mjel, mil, mile, milte bagëtinë, etj.

  •   Shqip ……. Shqip ……..   Ang. …….    Greek …….           Latine 
  • e embël … t'ambèl ……   sweet ……    glykós …….           dulce 
  • qumësht … klumesht …    milk ……..     gala ……….            lac 
  • mjel …….. mil, mile ….    milk ……  gala,αρμέγω..               lac
  •  mjalt …….mel ……….    Honey ……     méli ……….           mel 
  • pjergull … (Pielgul) …..   pergola …..   klimatariá …           pergola

Eshtë pikërisht fjala shqipe;  "t'aml" embrioni nga ku kemi fjalëformimet e mësipërme por jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhet e tjera europiane, si psh; fjala; “mel–mjaltë” e njëjtë edhe fjala greke “Ambel = hardhi.
Nënvizoj, tek fjala; e ëmbël, (t'ml) -tamel, tambël, gjenden edhe fjlalët; "Mel – Mjaltë", "Mjel – klumstin -qumshtin" etj. Ashtu siç vutë re edhe në tabelë kjo ndodh edhe me gjuhët, në anglisht, latinisht, greqisht, e në shumë gjuhë të tjera.


skaba @ embla 
en.m.wikipedia.org/wiki/Ask_and_Embla. Në mitologjin skandinave, Ask dhe Embla (nga gjuha e vjetër skandinave, Askr os Embla) – mashkull dhe femër përkatësisht- ishin dy njerëzit e parë, të krijuar nga zotat. Dyshja janë vërtetuar në të dy Poemat Edda, hartuar në shekullin e 13 nga burime të hershme tradicionale, dhe Proza Edda, e shkruar në shekullin e 13 nga Snorri Sturluson. Në të dy burimet, tre perëndi, njëri prej të cilëve është Odin, gjeni Ask dhe Embla e cila u jep atyre dhurata të ndryshme trupore dhe shpirtërore.

Një numër i teorive janë propozuar për të shpjeguar dy figurat, dhe ka referenca të rastit të tyre në kulturën popullore.Ask/r në gjuhën e vjetër skandinave fjalë për fjalë do të thotë “pemën e hirit”, por etimologjia e emërtimit; “e embla” është e pasigurt, dhe dy mundësitë e kuptimit të“embla” janë propozuar përgjithësisht. Kuptimi i parë, “pemë elm”- është problematike dhe është arritur ndoshta rrjedh nga  *Elm-la* Almilōn dhe më pas për të ALMR (“elm”). [1] Sugjerimi i dytë është “hardhi”, e cila është arritur përmes *Ambilō, e cila mund të jetë e lidhur me ámpelos fjalë greke, që do të thotë “hardhi, Liana”. [1]

Këtu shohim edhe etimologjinë e pranuar të fjalës shqipe, i/e "ëmbël"



Te kjo figurë e cila siç e lexuam dhe më lartë i përket mitologjisë Skandinave, vini re në qendër të saj shkruhet pastër "Skaba" e që i përket pikërisht figurës "Zeus" i cili sigurisht ndodhet po në qendër në mes të dy hyjnive të tjerë, më të njëjtën paraqitje në të gjitha shfaqjet e tij, i madh, i fortë, me mjekër e shumë flokë, njëri prej “perëndive” është “Odini”, në këmbët e “Zeusit” ndodhen dy perëndesha-hyjni: “Haner” dhe tjetra, "Gek os Embla"

Pra ati ynë “Zeus” edhe këtë herë paraqitet me emrin e simbolit të tij, zogut Besnik quajtur: “Skaba” (shkaba), por jo vetëm kaq, dy hyjneshat apo perëndi ndodhur aty pranë “hamshorit” Zeus quhen; “Haner = Hëna” dhe tjetra akoma dhe më shqip “Geg ose Embla” = Kek ose Embla – e ëmbla, të cilën nuk mundemi ta përcaktojmë dot, cilës perëndeshë i përket, ndoshta perëndeshës Afërditë, si perëndesha e Bukurisë e sigurisht në gjuhën shqipe sinonim më të bukur nuk mund ti gjesh e “Embla- Afërditë” ashtu si dhe një nga yjet, trup qiellor nga më të bukurit e shndritshme-shumëngjyrëshe dhe më"pranë Diellit =Afërditë".


Vini re me kujdes, në figurë ndodhen pesë persona e ndërkohë emra të shënuar aty ndodhen gjashtë, sepse: "Gek os – Embla" është i njëjti emër që do të thotë: Kek = e ëmbla, si "keku" "i ambël", ashtu si edhe “karamelet = keke”, etj.
Pra, në figurën e mësipërme kemi; Odin, Lisdur, Haner, SKABA-Zeus, dhe Gek os Embla -Afërditë perëndeshë e bukurisë, e ëmbla, hyjnesha e dashurisë.

Shënim jashtë tekstit-studimor: Fjala e pastër shqipe; “e Embël”, shkruar ashtu pastër gramatikisht, me kuptim të qartë e të njëjtë; “e ëmbël = e ëmbël” nuk merret parasysh jo e jo, në figurën e mësipërme, por dhe as përmendet ekzistenca e saj në fjalorin e gjuhës shqipe, e akoma më intriguese për fjalën-shkruar në qëndër të figurës “SKABA”, nuk jepet asnjë shpjegim?“SKABA” zogu hyjnor = Shkaba-simbol i “Atit -Zeus” perëndia më e lashtë, ndër pellazgë e iliro-shqiptare.

No comments:

Post a Comment