EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT (Pjesa V)
Brahim AVDYLI:
Xhemajl Gashi përpiqet të
shpjegojë alfabetin simbolik të të
gjithë yllirëve, edhe pse disa të tjerë e quajnë “alfabeti kozmik”, të
cilin ne do ta shohim më vonë. Në trekëndëshin Nish-Sofje-Shkup konsiderohet se është krijuar për herë të parë gjuha e vërtetë shqipe. Ky trekëndësh është
më i vogël se sa Gadishulli
Yllirik/Illyrik, territorit bazë. Për gjërësinë tij ndahen në një areal të gjërë të mospërputhjesh shkencëtarët
e botës dhe shqiptarët.
Në qoftë se e marrim parasysh një thënie të autorëve të
vjetër, në truallin e vjetër të ilirëve, ka pasur edhe aso fise, të cilët janë quajtur “fise thrake” dhe që nuk duket se ata
kanë të drejtë. Daorsët në Bosnje i njohin më pak; kaonët janë ilirë në Epir dhe dardanët
midis tyre janë poashtu ilirë.
Ka shumë autorë që thonë se tribalët
(shqip: prej triballëve) dhe peonët
nëpër Makedoni janë fis iliro-thrak,
sepse thrakët e kishin një shtet tjetër, por jo “kombin” tjetër. Ndarjet shtetërore nuk janë ndarje të kombeve, por
ndarje admistrative, sepse një komb
i cili e përdorë të njëjtën gjuhë me ndryshime të dialekteve, edhe pse jeton
nëpër territore të ndryshme të disa shteteve, është i njëjti komb, me një gjuhë simbolike e të shumtën të
pashkruar ilire, të cilët ua lënin nga brezi në brez gjuhën e tyre me
gojë. Disa alfabete të shkruara, njëri ndër to alfabeti fenikas, janë futur me imponim.
Nuk do mend shumë të dihet se si janë shtresuar klasat në
shoqëri. Klasa e parë sunduese është krijuar klasa skllavo-pronare. Zbulimet e tanishme po e dërgojnë më përpara për rindryshim jo vetëm
historinë kombëtare, por edhe ate botërore, prej 35`000 viteve e deri në
10`000 vite p.e.s. Dihet se njeriu është ushqyer nga lisi i qarrit me lénat e amidonit,
në paleolitikun e hershëm. Prandaj,
këtë lis e kanë quajtur që atëherë “lis
të shenjtë”.
Zbulimi i Piramidave të Bosnjës na e dokumenton se kombi ilir
ka qenë ndër të parët që ka jetuar në tërë Gadishulin
Yllirik (Ilirik) dhe ky zbulim na e dërgon tërë historinë të rishkuhet 20`000 vite më parë p.e.s.[1]
Yllirët, të cilët e kanë
vlerësuar atëherë vendin e tyre të
prejardhjes prej qiellit në tokë; dhe diellin,
që e kishin si gjënë më të shenjtë nga yjet, pra ylli më vogël e pranë tokës,
që nxenë, ngrohë, rritë e djegë gjithçka mbi dhé; dhe shqiptarët e sotëm, bij të
yllirëve/ilirëve, nga Gadishulli
Yllirik: me Dakinë e Rumanisë; me Bullgarinë dhe ish-Trakinë e vjetër ilire;
Maqedoninë e sotme dhe ish-Macedonia iliro-thrake, në të ashtuquajturën “Greqi”; Thesalisë, nga trevat e “Greqisë” së sotme, e cila rrjedhë prej
emrit “thesarë”, pra arë toke ; vend pune; thes ari me arë;
tokë që prodhon shumë nga të mirat e
botës [2];
Pellagoninë; Epirin; Shqipërinë e sotme; Dardaninë e vjetër, Serbinë e sotme,
deri mbi Danub dhe Bosnje, merret si
pjesë të këtij gadishulli.
Ky gadishull, që është quajtur “MAIA”, pra vend me maja
dhe i lartë; është quajtur YLL-YLLIRI,
simbol i Diellit. Prej kësaj e lidhim edhe SHQIPEN, prej emrit SHQIPONJË; prej YLLIT më të zjarrtë-DIELLIN; dhe
në këto baza e kemi YLLIR-ILIR, IPHEST-STIPHE-SHQIPE, IPE-SHQ/IPE, gjuhën mëmë të Evropës e të
tërë botës, pra gjuhën shqipe.[3]
Kështu, kjo është qendra
e jonë e vërtetë, prej së cilës jemi shpërdarë në tërë botën, deri në
Babiloni, por nuk e kemi origjinën prej Babilonisë, as prej Azisë së Vogël, ku kemi
jetuar ne. Ata ishin Yllirët dhe jemi quajtur
albanë. Yllirët dardanë kanë qenë paraardhësit dardanëve të Trojës, në
Dardanele, dhe jo anasjelltas. Pas
luftës së njohur të Trojës janë ndalur përsëri në Dardanë. Emrat i kanë
trashëguar prej dardanëve të parë...
“Karakteristikë e këtyre fisive në lashtësi ishin lëvizjet e tyre të
vazhdu-eshme, drejt burimeve, kullotave, ndaj edhe banesat e tyre, në shumë
raste ishin të tipit të një popullsie me banim të përkohshëm”- thotë Sulejman
Mato, në veprën e tij, “Në kërkim të
rrënjëve”.[4]
Ata nuk kanë mundur të krijojnë një bashkësi homogjene, por kanë qenë në zemër të Gadishullit Yllirik.
Yllirët apo Ilirët janë vazhdimësi e vërtetë e
këtyre fiseve, veçanërisht tëdardanëve, qoftë të atyre më të vjetër apo më të
hershëm, qoftë edhe të Azisë së Vogël, për çka na thonë studimet tona,
veçanërisht studimet e legjendave, të cilat tregojnë se dardanët e ilirët i kanë
stërgjyshërit e vet mbi Maqedoni, në trojet e tyre të Shqipërisë, Kosovës, e
pjesërisht të Serbisë, deri në Nish.
Studiusja maqedonase Fanula
Papasoglu, thotë sipas veprës së Sulejman
Matos,[5] “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”,
se “dardania paraqitet si një nga rajonet
ballkanike më pa të romanizuara”, ndërsa gjuhëtari i njohur i
albanologjisë, Prof. Dr. Eqrem Çabej,
dardaninë e ka quajtur si “pjesë e trevës gjuhësore dhe më të kryehershme
të shqipes”. [6]
Por më një domethënie të veçantë në këtë vepër, shumë prej ilirëve janë hedhë në trojet e
veta italike, prej Gjenovës, Venedikut, Romës, e deri në Siqeli.
Aty ka pasur dhe se kanë ardhur të tjerë, dy pjesët e kombit, toskët dhe gegët, deri në Hallstatt dhe gjetiu, nëpër Europë.
“Nëntë të rinj dhe po aq virgjëresha, të ardhura nga Iliria, linden 12
popuj”, thotë Plini, në vëllimin III të veprës së
tij, e nuk thuhet emri i veprës, por faqe 21, të cituar prej Sulejman Matos. Plini thot “12 popuj”, e nuk
e thotë “fise”. Autori e lidhë
gabimisht me 13 fise të Eprit dhe kështu përpiqet që “ta kuptojë”. Të 12 popujt
janë popujt e rëndësishëm për tërë Evropën.
Jokli arrinë në
përfundimin e vet se djepi i lashtë i
shqiptaro-ilirëve ka qenë Dardadia, në Gadishullin Ilirik (Hemi, Maia,
Ballkani), ndërsa dijetari francez E.
Pitar, piketon dy tiparet kryesore të iliro-shqiptarëve, flokët dhe irisin e syrit, të cilat
mbizotërojnë te të dy gjinitë (mashkullore e femërore), ngjyra kafe e irisit, që është mbi 70 për qind të rasteve të
studiuara, dhe ngjyra blu e syve,
e cila është nga pak e hapur.[7]
“Trashëgimet linguistike që vijnë nga gjuhët e lashta ballkanike (Gadishulli Ilirik, B.A.), si ajo e ilirëve dhe e trakasve, janë të lidhura
ngushtësisht me shqipen”- thotë tekstualisht albanologu Nokli.[8] Këto
na japin trekëndeshin e tri qendrave të para: Nish-Sofje-Shkup.
Do të pohojmë sikur Sulejman
Mato në veprën e përmendur, se gjuha
është një organizëm i gjallë e lëvizës,[9] por e konsiderojmë të pazgjidhur mirë “këmbimet” me gjuhë të tjera, shumë
të mëvonshme dhe kryesisht gjuhë artificiale, si “greqishtja e vjetër”, sepse nuk mund të quhet kështu, pasi nuk
kishte fare “grekë” andej-këndej e para vitit 1000 të e.s., por gjuhë
shqipe të shkruar me një alfabet tjetër të Kadmit fenikas; gjuhës
latine, e cila është krijuar e prej gjuhës së vjetër pellazgo-iliro-shqipe; rumune; kelte, gjermaniko-angleze; turke dhe
gjuhëve sllave; pas shekullit XVI të e.s. ruse; dhe pas gjysmës së shekullit të
XVIII të e.s. gjuhës “serbe”. Ato kanë marrë prej neve, e ne nuk kemi
marrë prej tyre. Janë të verbër
këta albanologë që e konsederojnë se “ne
jemi marrës” e nuk e njohin aspak albanologjinë; që dalin “me shkrime” të tilla, sikur duan
shkatërruesit të kombit iliro-pellazgë.
Po citojmë: “Ilirët
i ngjajnë rrjedhës së Danubit... të përzier me keltë, me galë (të cilët
janë vëllezër të Ilirit, B.A.!), me gotë
(që janë një fis i mëvonshën thrakaso-ilir, të cilët luajtën rol të veçantë me “jermanët” iliro-makedonian në
artikullimin e gjermanëve, B.A.!), dhe me
sllavët e jugut (d.m.th. se janë themeluar shumë më vonë nëpër histori, por
çekët janë themluar më parë B.A.!)”,[10] e nuk
jemi dakord fare me “fiset parailire”,
por Yllirët, sepse yllirët apo ilirët kanë ekzistuar që më parë, prej djemve të Polifemit, në
parahistori. Nuk jemi dakort as me “gjuhët
indo-evropiane”, apo “indo-gjermane”,
sepse është gjuha bazë, gjuha mëmë, gjuha
shqipe. Ky kostrukt është një konstrukt artificial, e jo
linguistik. Ne po pajtohemi se “gjuha
shqipe ka një vend të merituar”, por nuk pajtohemi me pseudofaktin se kjo
gjuhë qenka “rezultante e kësaj
përzierjeje gjatë kohëve”, duke “pas qenë”
“një përzierje dialektesh, huazime,
deformime, sinonime, deformime e zëvendësime nocionesh, të cilat kanë marrë dhe
i kanë dhënë njëra-tjetrës në çdo kohë, dhe sot e kësaj dite”.[11]
Kur Sulejmon Mato
bazohet kryesisht në konkludimin e albanologut të devotshëm, Çlirim Xhungës, nga i cili e merr një “ide të guximshme”, i cili thotë kësisoji,
se “si greqishtja e vjetër ashtu dhe
latinishtja nuk janë gjë tjetër veçse vazhdime të deformuara të shqipes, në dy alfabete
të ndryshme”,[12] nuk
do mend të theksohet se leksiku i
shqipes është shumë më i vjetër.
Çlirim Xhunga u bën një
studim të thuktë leksikut të gjuhës shqipe. Në këto studime i verteton se dy
gjuhët e tjera, të theksuara në kokludimet e tij, nuk kanë potencial e
thelbësor. Ai ua bën një studim të
thuktë rrënjëve të gjuhës shqipe. Me këto rrënjë e shpjegon se “shqipja ia kalon greqishtes se vjetër në të
gjitha drejtimet, si për nga pastërtia e rrënjës, pastërtia morfolo-gjike dhe
sintaksa e qartë”. [13] Në
fund të tyre, e thotë qartë se “greqishtja
dhe latinishtja vijnë nga shqipja”.[14]
Në fund, po e themi se krijimi i shënimeve për librin e Sulejmon Matos “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”; dhe pasurimi i këtyre
faqeve me thënie të shkencëtarëve të ndryshëm e herë herë edhe kontradiktor, ka
qenë për autorin “një obligim qytetar”,
siç e thotë ai, i cili, në përfundim e nxjerrë edhe konstatimin e vetëm se fiset ilire kanë qenë popullsia e madhe dhe
më e hapur në Europë. Vlenë të përmendet kjo thënie e Kreçmerit:
“Një pjesë e ilirëve doli nëpër Helespond (Dardanele) dhe Propontis në
Azinë e Vogël, (se)pse Dardanët e trojës të cilët përmenden prej Homerit bashkë
me trojanët, janë si duket një pjesë e
fisit ilir të dardanëve”.[15]
Pastaj, prej dardaneleve të Turqisë, pas luftës së Trojës
dhe shkatërrimit të saj definitivisht nga dredhia e Odiseut, nga e cila mbetet kurdoherë nëpër histori “Kali
i Trojës”, që e rrënoi nga mbrenda kalanë e pasur të saj, kanë ardhur
në Gadishullin italik etruskët, që janë toskët, dhe aty kishin tjerë nga
iliria, ligurët, venetët, mesapët, japigët, panonëve, retët, keltët, etj. së
bashku me 10`000 nënshkrimet e tyre dhe librat e shkruara, por ato nuk dihet se
ku kanë mbetur apo ku janë “zhdukur”.
Alfabeti
etrusk (toskë) është forma e dytë e shkrimit të gjuhës shqipe. Do ta
cekin edhe njëherë në këtë pjesë.
Vlenë të theksojmë thënien e Sulejman Matos, se “problemet
e lashtësisë së gjuhës shqipe janë të pakta (të panjohura dhe të
pastudiura, B.A.!) dhe janë të ngritura
mbi dëshmi dhe hipoteza. Askush (nuk) e
mbronë dot tezën se gjuha shqipe është gjuhë foshnjore e njerëzimit (në
vend se të thuhet gjuha e parë, apo gjuha mëmë), ashtu si, askush nuk ka të drejtë ta zbeh këtë tezë pa argumente
shkencore”. [16]
Kjo është thënia përfundimtare e këtij libri.
Vërtetë gjuha shqipe ka mbijetuar dhe u ka rezistuar
kulturave të lashta, perandorive e fqinjëve tanë, armiqve më të rrezikshëm deri
në kohën tonë.
Nuk do mend të theksojmë edhe njëherë se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë semitike,
por ka qenë gjuhë japetike. Që në fillim duhet të cekim fjalët kolosale të Spiro Kondës, se gjuha shqipe bënë
pjesë në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike dhe populli që e përdorë këtë
gjuhë nuk ka qenë një popull semitik,
por popull jo semitik. [17] Ai
është populli paragrek dhe më i vjetri në tërë Gadishullin Yllirik, e rrjedhën
e Danubit, deri në Hallstatt.
Disa gazeta elektronike deri te Qendra e Studimeve
Albanologjike/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, i mbushin me shkrime të
tilla e libra, ndër të tjera i nxjerr edhe dy vepra të “mëdha” nga Kolec Topalli.[18] Ai e
hedh gjuhën shqipe “kalkë” të gjuhëve
greke, turke, latine dhe sllave, të cilat janë krijuar prej shqipes, si të
porositura prej armiqve më të mëdhenj të kombit shqiptar, dhe për t`ia zënë
frymën kështu këtij kombi, të cilët sa luftëra i udhëheqin prej forcës së
djallit, për shkatërrim të çështjes shqiptare.
Po e marrim me këtë rast një video dokumentare,[19]
të realizuar nga ana e Kol Markut, një studiues i vërtetë historik
dhe i gjuhës shqipes, e cila është një intervistë me studiuesin Fredi Balaj, të titulluar "Thesare Gjuhësore", pikërisht autorin e veprës "Gjuha
që bota flet dhe simbolika e germave", e hedh poshtë me prova
shkencore të ashtuquajturën "Fjalorin
Etimologjik të Gjuhës Shqipe" të të ndjerit Kolec Topalli, botim i Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë, me metodat e imponuara e të verbëta të
studimit, i cili, nuk e njeh parahistorinë
e gjuhës shqipe. Kolec Topalli e nxjerr
gjuhën shqipe si "kopje" të
gjuhëve më të vona. Kjo nuk është e vërtetë!...
Në të vërtetë, Aleksander
Hasanas (Mili Butka) latinishten e nxjerrë me fakte si “nëngjuhë të gjuhës shqipe”, duke e njohur mirë etimologjinë e
fjalëve të “gjuhës mëmë”, të shqipes. Gjuha e parë e njerëzimit është gjuhë me rrënjën X (iks), gjuhë e parë e Yllit më Madh, është
gjuhë e tij hyjnore. [20]
As gjuhët e tjera nuk i kanë dhënë gjuhës shqipe, por ato
kanë marrë tekstualisht prej saj. Kolec Topalli,
si dhe të tjerë, që nuk i njohin aspak ligjet etimologjike të gjuhës shqipe, nga
lashtësia, shkruajnë kështu. Në vend se të pranojnë siç ka qenë gjuha
shqipe me rolin e saj të pazëvendësueshem për gjuhët e kulturën e lashtë të
njerëzimit, mundohen të "justifikojnë"
në njëfarë forme hipotezat e veta, me gjëra të pavërteta, sikur “shkencore”.
Se gjuha shqipe është baza e gjuhëve indo-europiane apo
indo-gjemane na dokumeton me të gjitha mundësitë e tija studiusi dhe
oponionisti shqiptar, Fredi Balaj,
në të dy vazhdimet e gjëra në rrjetin elektronik, Pjesa e parë dhe Pjesa e
dytë,[21] në demantim
të veprave si këto, të cilat i vumë në spikamë...
Kështu shkruajnë edhe të tjerë, me gabime të mëdha e mjaft
trashanike, si tradhëtari Mustafa Nano,
i cili nuk ka turp të thotë se “shqiptarët
nuk janë pasardhës të ilirëve”, [22] por
ne po e marrim një thënie nga artikulli i Brilant
Gashit, të thënë prej Nikolla Jorgës,
i cili pohon se “populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetër në Europë”,
pa marrë parasysh gabimin e rastësishëm të gazetës “ilirida-online” apo të ndonjë tjetri, e cila na pohon se “alfabeti i Kadmit” është “me origjinë pellazge”, edhe pse
botërisht dihet se i quanin pellazgët dhe iliro-shqiptarët, që nuk e mësonin
shkrimin fenikas, si “barbarë”. Dihet
se alfabeti fenikas ishte semito-egjyptian.
Tërë gjuha shqipe
me të cilën e kanë folur Yllirët, Illyrët dhe shqiptarët përpara tyre, ka
qenë jo semitike. Alfabeti i Kadmit
e ka zëvendësuar me dhunë e gënjeshtra alfabetin e pare diellor, siç e quan Xhemajl Gashi, apo alfabetin simbolik, siç e quajnë të
tjerët dijetar, prej Linearit A e B
e deri sa kur të pranohet botërisht, se alfabeti
i Kadmit ka hy me qëllim që të largojë mendjen njerëzore nga origjina e vërtetë
e gjuhës shqipe.
Albanë janë quajtur për
shqiptarët dhe prej vëllaut të tretë të Ilirit, Keltit, ata që e krijuan alfabetin e parë simbolik, al-fa-be-tin e parë, AL-B(e)-ANË, ana nga e cila janë krijuar
shkronjat e para, ALB, prandaj quhet sot e kësaj dite “Schwäbische
ALB”, në Hallstatt, dhe ALBA-LONGA
në Romë, të cilët i ka krijuar populli i vjetër Yllir, e askush tjetër,
pra shqipfolësit, prej SHQIPES, e jo tjetër! Albanët e vjetër kanë qenë edhe
albanët e Trojës.
Alfabeti etrusk (toskë) dallon diametrikalisht nga shkrimi “grek”,
sepse ai fillon nga ana e djathë dhe e mbaron rrjeshtin në anën e majtë.
Prej shkrimit etrusk (toskë) ka lindur edhe shkrimi i vjeter arab, të cilit do t`i kthehemi, në shkrimin
vijues.
Po e them se Diellin
e kishim simbol të veçantë (shikoni po deshët edhe Piramidën e Diellit, në Bosnjë, 20`000. vjet p.e.s.!) dhe fjalën
e parë; atij i jemi falur të gjithë Ylliret/Ilirët; e nderonim si ZOT, sepse ai ishte Yll që jepte JETË,
por edhe DIGJTE-kur bënte vapë; ishte
Ylli më i vogël pranë tokës, në
qendër të sistemit diellor, pra galatikës
sonë. E nderonim Yllin dhe na
quanin YLLOR, jo illyrian, por yllirijan! Këte, e kemi mjaft të
qartë...
“Etruskët janë njohur me emrin Tiranë ose Tyrhenian, pas emrit të udhë-heqësit
etrusk, Tyrsenus”- thotë Aleksander Hasanas,[23] të
cilët quheshin se janë banorë të hershëm të Tiranës së vjetër, e cila ende nuk
është gjetur.
Në këtë diskutim ndërlidhen disa mendimtarë, pro e kontra. Po e marrim në këtë rast Nezir Shalën, në të cilën thuhet se TIRAS ishte djali i shtatë i Jafetit (Japhetit, e Japheti ishte djali i parë i
Noas, i Nuhës/Nuhit. Këta emra janë emra tradicional të shqiptarëve, pra mos e
harroni këtë emër, në të tri format: Noa, Nuhi dhe Nuha!). Japfeti, thuhet
në sqarim se e kishte në ponësi Europën.[24] Kjo
thënie na e hedh syrin nëpër tërë kontinentin. Ai e lidhë në versionin anglisht
me Japheth`s-International Standard
Version.
Dhe, kur ta shikojmë të tëren, duke mos e harruar thënien lapidare
të Spiro Kondës, të cilën e kemi shkruar,
gjuha shqipe bënë pjesë në bashkëfisërinë
japetike, pra të Japfetit. Ne, e
kemi në studim pjesën e dytë, libri i dhjetë, kapituli i parë, i dytë dhe i
tretë, për etruskët (toskët).[25] Atëherë
e mbyllim diskutimin me thënien e Ciceronit
(Mark Tulit) për historinë, e cila “është dëshmitari i epokave”, “është
pisha e së vërtetës”, “është lajmëtari i lashtësisë”.[26]
E vërteta është një, ndërsa e pavëteta është e pakufishme. Kur ndeshet ajo me të vërtetën, bie e plandosur, bie
për dhé, dhe nuk ndëgjohet tjetër...
[1] Shikoni edhe
njëherë faqen tonë, dhe artikullin „Paleolitiku
i parë dhe evoluimi i njeriut të parë nëpër Evropë-III/Nga mediat elektonike
dhe veprat“, i boturar nëpër gazeta elektronike, si psh. në http://maqedoniashqiptare.com/2017/09/paleolitiku-i-pare-dhe-evoluimi-i-njeriut-neper-evrope-iii/
.
[2] Shiko veprës e
Mili Butkës (Aleksander Hasanas), „Kodi i
gjuhës shqipe/Etimologji“, Magus, Tiranë 2017, në faqet 204-205.
[3] Shikoni po aty, e njejta faqe, 205.
[5] Te Sulejman
Mato mund të bëhët një sugjerim, se asnjë nga veprat që ka nxjerrë citate nuk
është sqaruar me fusnota se cilat janë këto vepra, prej cilës faqe janë nxjerrë
këto thënie, prej cilës shtëpi botuese, në cilin vit e në cilin vend janë
botuar ato. Këtë vërejtje mund ta bartë mbi vete Sulejman Mato, por edhe
botuesit e dy veprave të tij. Ne po e themi më tutje faqet e librit të Sulejmon
Matos, prej të cilit janë nxjerrë këto thënie…
[6] Sulejman Mato,
“Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës shqipe”, pa shtëpi botuese, Tiranë 2015, faqe 75.
[16] Me këtë thënie mbyllet vepra, faqe
196.
[17] Shikoni edhe njëherë Spiro Konda, në
veprën e tij, “Shqiptarët dhe problemi
pellazgjik”, Shtëpia Botuese EUGEN, Tiranë 2011, faqe 485-486.
[18] Mos i pafshi ju si ne këto vepra antishqiptare, me tituj të mëdhenj, “Sistemi foljor i gjuhës shqipe” dhe “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”, të
të ndjerit Kolec Topalli.
[19] Shikoni videon dokumentrare të Kol Markut me Fredi Balajn, një inxhinier,
një studius i gjuhës shqipe dhe oponionist “Thesare
gjuhësore”, të dhënë me një komentim edhe në profilin tim, https://www.youtube.com/watch?v=TDYsmDYg_3E&fbclid=IwAR3BU_8CvZ-w8Waq5dPlo5Y6rixh8rI6qRGFbSfuXQ5SCC9mTE4qYnAaPk8.
[20] Shikoni Mili Butka (Aleksander Hasanas), “Kodi i Gjuhës Shqipe/Etimologji”, vepra e cituar, faqet 218 e 227.
[21] Intervistat e dhëna në rrjetin elektronik të Fredi
Balajt, „Gjuha Shqipe është baza e gjuhëve indoeuropiane”,
Pjesa e Parë dhe Pjesa e Dytë, Mars 2018, në https://www.youtube.com/watch?v=KSAzfMt4XGY
, https://www.youtube.com/watch?v=u8kldqwP8wo&t=21s&fbclid=IwAR2yliNpdaTBSvhoZq2gF-8JL8v1aZi99HXp1IlgWkmDZB3l1reSp8wH_fA.
[22] Shikoni shkrimin e Brilant Gashit, p.sh.
në gazetën elektronike „Një komb”, “Mjaft më me shpifje. Ilirët janë të parët tanë”, në http://www.njekomb.com/?p=23009,
[23] Shikoni profilin personal të FB të
Aleksader Hasanas, të datës 13.01.2019, në http://www.facebook.com/Aleksander
Hasanas, mbi Etruskët.
[24] Shikoni po aty, te Aleksander Hasanas,
për Nezir Shalën.
[25] Shikoni Pjesën e dytë, kapitujt I, II,
III, të verpës së Spiro Kondës, prej faqes 295 e deri në faqen 366.
[26] Në fund të veprës së Spiro Kondës, faqe
500.
No comments:
Post a Comment