Gjuha
shqipe, etimologji mbi fjalën “Bukë”
Gjuha e mbarë njerzimit, sigurisht që ka një fillesë, ka një origjinë, një bërthamë,
nga ku dolën “Bëlbëzimet” e para, tingujt njerzor, gërmat-simbol, elementë të
së tërës-shëmbëlltyra, krijuar natyrshëm, pavetdije, thjeshtë në mes luftës për
egzistencë, buroi kjo gjuhë mbi të vetmin dhe nga e vetmja “Dritë” ekzistente
në universin tonë, buroi kjo gjuhë si ujët e kulluar të “kroit” dhe ashtu duke
u rrukullisur në rrugë e sipër në udhën e “stisur” u gjend e bërë për të mos
humbur kurrë!
Gjuha
është hyjnore, ajo është magjike dhe më shumë se aq, gjuha është diellore, një
e vetme dhe ende qëndron e tillë, ajo “endet – thuret” mbi të njëjtën
bazë, mbi të njëjtin gur themeli.
“Shqipja-zog-simbol
i të madhit Zeus” dhe në gjuhën e po kësaj shqipe,
Bukës i thonë
“BUKE”
Eshtë
kjo fjalë nga më të hershmet, gjendur, shkruar e dokumentuar, “BEC(H)” frigase
“Bek” përmendur edhe nga Herodoti në anektodën e tij me faraonin Psammetich mbi
fjalën, Bukë”. Ky
emërtim i hershëm “BEK = BUK” gjendet pronë e fjalorit të gjuhës së lashtë –
shqipe.
Buka
mer formë e quhet “bukë” kur miell i zënë “BRUM”, masë e “qullët” -bullamaçi,
vendoset në forma rrethore ose kubike dhe piqet në furrë apo në mjete të
tjera pjekse. Në gjuhën shqipe kemi shumë fjalë të cilat tregojnë një send, apo
diçka tjetër materie të fortë, fituar nën proçesin e “pjekjes” ashtu si; Hekur,
Piekur, Thekur, Djegur, etj.
Vërejmë
se kemi një rrënjë bazë të pandryshueshme tek fjalët e sipërpërmendura dhe
pikërisht rrënja “EK” (Ech) ashtu si tek emërtimi i lashtë i fjalës Bukë = Bek
(Bæch)Dimë se rrënja e të parës shqipe “Ok” do të thotë; “Kokë, (krye), kock,
kosk, koce, okër, kokër, kodër etj.
Pra
fjala bukë ka kuptimin “e brumit-qull të pjekur”.
Zhuzepe
Krispi, na ofron fjalën “kodër” për fjalën “bukë” por kjo në fakt ka të bëjë më
tepër me formën e saj, pavarsisht se kjo fjalë ka për rrënjë fjalën “Ok<>Ko”
(Och, ox) Ndërsa studiuesi
Gustav Mayer, sjell shembuj pa mbarim dhe rrënjë të vjetra IE duke e krahasuar
fjalën shqipe “Bukë” me shume gjuhë të ndryshme me qëllimin e vetëm për ta
rëzuar si fjalë të gjuhës shqipe, por nuk mundet, e si përfundim e pranon si
fjalë të lashtë “(Buc)-Bus” të afërt me latinishten; “Bucca = Gojë”
me K-qiellzore …. (f.96-97)
Pra
sipas të “famshmit” Gustav ne shqiptaret i themi Bukës–Gojë???
Thamë
më sipër; Brum – i qullët + Pjek = Bukë.
Në
gjuhën hyjnore shqipe, të keqmësuar tashmë na thuhet se ka shume fjalë të ashtuquajtura “turke” më se normale edhe kemi, por jo aq shumë sa ka turqishtja fjalë të shqipes në fjalorin e saj, – kjo një tjetër temë.
Po
përmendim dy fjalë tashmë të tilla “Çyrek ose çurek” por edhe “byrek, burek”
Fjalë
të përbëra edhe këto të cilat kanë në përbërjën e tyre fjalët" Qull + Ek =
Qullek – Qurek – Çurek, e njëjtë edhe me fjalën tjetër “Burek”, por
në këtë rast kemi të bëjmë me një nga sinonimet e fjalës shqipe, “Qull” e
pikërisht me fjalën “Bull, (bullamaç), Bull, Bur, (pure)” pra kemi; Bur – Ek =
Burek.
E
njëjta gjë ndodh edhe me fjalën shqipe; “Kulaç” Aty kemi fjalët; Qull, Kull +
Ek = Kulaq, Kulaç. [(Këtu kemi të bëjmë edhe me formën *kul, (kulpër)kular, përkul <>lak, lakuar formës së kulaçit)]
Fjalët
e gjuhës shqipe si në asnjë gjuhë tjetër, ruajnë apo sjellin të njëjtin kuptim
apo sinonime të fjalës më të parë edhe duke i lexuar në anagramë.
Psh;
fjala: “Qull<=>lluq = Lluc = llaq, llaç dhe tek fjala: “Bull” bullamaç
kemi: BULL<=>LLUB, (Llum’) Llap-Llapavec, por edhe “Baltë”
Ndërkohë
duke ditur barzvlerën e gërmës Ll = R, ose Rr, kjo ndodh në të gjitha
rastet kur masat e qullta tjetërsohen pra kur ato n/gurtësohen, thahen në
Diell, piqen në fura etj. Shkronja “L” zakonisht kalon në “R”
Vini
re me kujdes krahasimet e mëposhtme në disa gjuhë të huaja
Shqip
…………………... Angl ……………….. turke …………….. greke …………..
Buke
…………………… Bread……………….. ekmek ………….... psomi ………….
Buke
e pjekur ………. Baked Bread ……. pişmiş ekmek ….psiméno psomí
Duket
qartë se fjala “bukë” e shqipes në gjuhën angleze turke por edhe në atë
greke ka kuptimin “Bukë = Pjek, pjekës-buke, pra Fjala Bukë dhe Pek > “Pjek” janë e
njëjta fjalë:
- Shqip: … Bukë = Bukë, Buka.
- Angl: ….. Bukë = Bakery – Pjek, pjekse.
- Turke: ….Bukë = Firn, pjek, pjekur, pjekse.
- Greek: … Bukë = Artopoieío, pjekese, furrë
Pra: Qulli – brumi i miellit i Pjekur = Bukë.
Në
gjuhen e re greke kemi bashkimin e dy fjalëve, të saj përkatësisht: Ps + om’ =
Psomi, ku; (ψ)-Ps = Pjek dhe Om = Brumë (omogjene) mjell *bër(um)ë; brumë i Zënë = Zumi.
(ζύμη).
Kjo
është gjuha e “Zogut – Shqipe” dhe fjala e saj e lashtë gjendur edhe tek fisi i
Brigjeve – Frigjease; BEEK = PEEK (PIEK) BEK = BUKË.
Qoftë
e “Bekuar Buka” e jonë, ushqimi ynë kryesor dhe i përditshëm, dhuratë
e Zotit, i cili e pagëzoi atë me emrin e Vet … BeG.
Aleksander Hasanas
Korçë
No comments:
Post a Comment