Showing posts with label Deshifrim. Show all posts
Showing posts with label Deshifrim. Show all posts

Monday, May 6, 2019

Stele of Lemnos enigma of the Albanian language – Decoding. (Stele e Lemnos enigmë e gjuhës shqipe – Deshifrim)

STELA E LEMNOS

In 1886, two members of the french archeological school of Athens found an inscription over the stone of a tomb in the village of Kaminas of the island Lemnos. The inscription belonged to the seventh century (VII) B.c .
The two members of the archeological school published this finding in the schools newsletter (G. Cousin and F.Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions.Bull.d.corr. Hellen.1886, 1)
Through the albanian language, the scholars Zaharia Majan, Robert d’Angely, Nermin Vlora Falaschi as well as other foreign and native researchers noticed that there was written in albanian but they couldn’t completely decipher it.
But what was actually written there?

Look at my decryption in the table and in the following text.


Over the tombs tile, 2700 years ago were written these words:
HOΓΑIEΣ NA_ΦΟʘ  ΖIAΖI MAΡAΖ MAF
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ*
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ SE ΡON AI
MOΡIN AIΓ
AΧEΡ TAFAΡΣIΟ
ZI F’AI

The word “ΦOʘ” is read “thotë” in albanian  means “to say, says ”
the word “MAF” is read “math”→ madh, in albanian – means “big”
They are read like this because the letter “F” has a double phonetic meaning; it is articulated not only as but also as Th.
The word “AIʘ* is read “Ata“-it means “they”, (the personal pronoun “ai”  means “he” turns into plural into “ait” which means “ata ” – they.)

From this row of words, it is understood that the worrior is in war,somewhere away from his family and tribe and he is worried how are the people of his tribe and birthplace doing ,because he and his friends continue to be alive.
ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ  ΑΝ  SE  ΡON AI MOΡIN AIΓ
FAMAJA SI ANE, SE RON AI, MORIN AIG
Ofcourse, Hogies (through the messanger) would specially ask also about his family. And when it comes to family, he says it in singular, therefore the question is given in this form:

FAMAJA SI ANE; SE RON AI, MORIN AIG.

Which means: How is the family, because he is alive, they revenge.
The word “FAMAJA” is read “familja”  family (until before a century, in all the albanian newspapers of the year 1900 and later, we find the words “familja”  family written in the form “femia”)

The word “AIΓ“, is read “hak”  means revenge, (the form of the word “AIG” is found even today in the word “Shpag”, kërkojnë shpagim, marrin hak – to revenge, to acquire vengeance)
AΧEΡ TAFAΡΣI Ο  ZI F’AI
AHER TAFARSI O SI F’AI

HOGIES. His people there in his birthplace should not lose their hopes, that’s why they must celebrate, and be happy.
And this is the reason why on this big poem, the word “Happiness” is mentioned twice.
We find it firstly in this line: ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ  and secondly, we find the word celebration again, AHER “TAFARSI” O SI F’AI; which means, “atëhere gëzoi thërisni, ashtu siç tha ai”- then celebrate, cheer, just like he said.
The word “AxER” is read “atehere“- it means “then” /”so”

The word “TAFARSI“, is read “të thërrasi“- it means to cheer (“t’thërresë”, fisi, familja), (brohorasë)-to cheer, the tribe the family through shouting.)
Endly we are recalling once more the marvelous poem in albanian:
HOΓΑIEΣ NA_ΦΟʘ ΖIAΖI MAΡAΖ MAF
HOGIES NA FOT SI AI MARAS MAF
(Hogies na thotë se është në maraz të madh) Hogies tells us that he is in a great/big worry )
ΣI AN YFΕIΣ AFIΣ EFIΣʘO SE ΡON AIʘ
SI ANE YFIS FIS EFISTO SE RON AIT

(Si jane fisi dhe jo fisi, e festo se rrojnë ata ) – How is the tribe and the non tribe (the other people), and celebration/celebrate because they live/ are alive.

ΦΑΜΑΥΑ ΣΙ ΑΝ  SE  ΡON AI MOΡIN AIΓ
FAMAJA  SI ANE SE RON AI MORIN AIG
(Familja si janë, se rron ai, marrin hak) – How is the family, because he lives, they revenge.
AΧEΡ TAFAΡΣIΟ  ZI F’AI
AHER TAFARSI O SI F’AI

(Atëhere të thërrisni (gëzoi) ashtu sic na thotë ai) – So / Then shout/ cheer /cherish just like he says.

— Note: Hogies* means Leader (hogies = hodies)



Aleksander Hasanas
Korce – Albania.




~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~


Monday, February 18, 2019

Lineri B – shkrimet mikeniane dhe gjuha shqipe



Linear B është një sistem i të shkruarit “rrokjezor” përdorur në Mikenë, shkrime këto nga më të vjetrat, rrjedhe e shkrimeve gjetur në Kretë, linearit A midis shekujve te 17 – 15 pes. {3700 vjeçare].
Sot po sjellim disa fjalë prej këtyre shkrimeve, ku duket qartë se ato flasin Shqip, shihni shembujt më poshtë:
           The Linear B word e-ka-ma-te
Word
e-ka-ma-te
Transliteration
ekamate
Meaning
with support

The Linear B word: “e-ka-ma-te” lexohet “e’kamate” dhe i jepet kuptimi në
eng. “ekamate = with support” që në shqip do të thotë  “mbështetse,  me mbështetje” Kemi të bëjmë pikërisht me fjalën e lashtë  “Kam’ kambë” fjalë kjo e cila ende në dialektin geg përdoret po kështu “Kâm = kâmbë” 

Pra: “e Kamate” do të thotë e mbeshtetur, “e kamtë”, kambëz; këmbëz.

Ja dhe disa shembuj të tjerë, fjalë të cilat nuk kanë nevojë për shumë komente, ato i përkasin gjuhës së lashtë shqipe ashtu si ende sot.

·        e-ne-ka   because of, due toe në ka; e në se ka (në qofte se)
·        e-qe-qi   null = e që heqi, i hequr,  i pafuqi.
·        e-ra       goddess name (h)era) perëndesha e Erës
·        e-ra-pe-ja  material taken from deer e rrop, e rrjep, (i mar lëkurën)
·        e-ke   - has  = Ka, fjalë njërokshe shqipe: E ke , e ka, e kam, etj.
·        e-ni-to-wo  quick, fast  =  ani /tani) – nisu ani. (shpejt) e ni/tash
·        e-pi-ki-to-ni-ja  mantlese mbi ki tania; mbi tan‘ trupin mbështjelle (Tallagan)
·        pa-ke-te-re  stake = Piketre, pikëtë (piketoj)
·        pa-pa-ro  barbarian, i vjetër i lashtë “Papa-ro” i bardh’ {barbar].     
·        pa-ra  preposition, before, beyondPara  (m’për/para) “Përtej”
·        pa-ra-jo  old = i vjetër, i lashtë, i moshuar, ish që më përpara, (gjysh)
·        pa-zo    sage (phasko) = Pa zë = i urtë
      
e-ka-ra

Skara, këtu mjafton të kujtojme fjalën shqipe:
– A ra = ashtë e rrallë, e C‘ara = skara (a rallë-k)
grill

Gjuha Shqipe Etimologji
Aleksander Hasanas

Thursday, February 7, 2019

Gjuha Shqipe, mbishkrimet Etruske i përkasin asaj - (Deshifrim)

Tekst nga Muzeu Metropolitan i Artit - Antikitetit.


Të dhënat zyrtare për këtë mbishkrim etrusk janë keto: 
"Këtu kemi një përshkrim të një skene popullore “në betejë” me pesë figura lidhur me punëtori Chiusine  (shih 96.9.223a, b dhe 96.18.163a, b). Në enë është shkruar: ARNTH: HELE: HERINIAL (Arnth Hele, biri i Herinia) Etrusk, 3-2 pes Aderimi # 57.11.10 "

Por në fakt aty vërehet lehtësisht që kemi të bëjmë me një lexim jo korekt, jo të saktë, duke ju referuar alfabetit të hershëm pellazg por edhe atij të njohur “Etrusk” kemi germat:
Θ=Th Dhe D=R.
Tek fjala e dytë e këtij mbishkrimi kemi një gërmë “D” e cila nga autori i këtij deshifrimi, lexohet “gabimisht” e ajo meret si “L” ashtu si dhe gërma e mirnjohur Θ po nga ky autor, kjo gërmë lexohet = H, krejt gabim ose ndoshta qëllimisht për ta përshtatur në gjuhen latine.

Fjala e dytë aty shkruar është; ΘEDE dhe jo; HELE.
Në alfabetin etrusk gërma; D=R, kjo e shfaqur në shumë shkrime e mbishkrime të tjera “etruske”, ashtu si edhe emri i Herkulit tek një pasqyrë-etruske, figuron duke pirë gji nga zanat e malit, si një domethënie e ringjalljes se tij, aty kemi të shkruar midis të tjerash edhe fjalën; HEDCLE = HERKULE.
Autori i këtij dëshifrimi manipulon, edhe me gërmën “P” duke na i ofruar si: P = R, e ndërkohë tek fjala; ΘEDINIAL, gërmën; “D” e lexon: D=R, në këtë rast e saktë, por e keqja qëndron sepse brenda një shkrimi kaq të shkurtër, nuk mund të kemi dy gërma të ndryshme si “P” dhe “D” të barazvleshme që të dyja këto shkronja më gërmën “R”.
Tek figura që po sjellim shohim gërmën “D” në fjalinë e dytë ku nuk duket dhe aq pastër ashtu edhe si edhe tek fjala e tretë.
Pra, në figurën e mëposhtme shkruhet; APNO: ΘEDE:ΘEDINI (AL)
Ndërkohë gërma; P = P dhe jo “R” si në shkrimet e tjera të alfabetit pellazg, apo të greqishtes së sotme.


Veç kësaj personat në gravure shfaqje e një beteje, janë duke “therur” me shpata kundërshtarët e vet, një pamje e qartë kjo, e cila na ndihmon në deshifrimin tonë
Sipas kësaj aty kemi; APNO: ΘEDE: ΘEDINI (AL) = APNO THERE THERINI AL përshtatur në shqipen e sotme afërsisht; APNO THERE, THERINI AL-(të gjithë).

Fjala: “APNO” mund të lexohet edhe “APUNI” Hapu,
HAPU THERE THERINI AL-{ të gjithë) [(të tan’ të tërë tani ANI)].
APNO: ΘEDE: ΘEDINI (ANI) ose (AL) pasi gërmat në fund të tekstit nuk duken qartë.

Aleksander Hasanas
M. Butka
Korçë me 9-2-2016.

===============================================================

Sunday, January 27, 2019

Gjuha e folur shqipe jo vetëm e lashtë – por edhe e shkruar – Deshifrim.

Albanian spoken language not only ancient - but also written - Deciphering.

Në këtë mozaik flitet për syrin e keq i *KEQI- shkruar kaq pastër shqip, “ΚΑΙCΥ = i KECI_ i KEQI” - bazuar kjo edhe duke ju rerferuar fjalës së lashtë shqipe “i/e keqe – kakë, kakja”. 

- Fjalë kjo e pranuar zyrtarisht në të gjitha studimet dhe nga të gjithë studiuesit, albanologë të huaj por edhe vendas, duke llogaritur gjithashtu se në shkrimet e hershme tek alfabetet me origjinë pellazge fenikase shkronjat (diftongu); “AI” lexohet ~'E'~ (KAI = QE/>Dhe) ndërkohë e njohur në gjuhën latine të shkruar, kemi bashtingëlloren “C = K” por kjo shkronjë duke u shoqëruar me një prej zanoreve pas saj lexohet: “Q” pra aty kemi të shkruar: 

ΚΑΙCΥ = KECY – i KEQI.

Ideatori i këtij mozaiku dhe shkruesi vet i kësaj mrekullie për gjuhën e lashtë shqipe, ka pikturuar Syrin në mozaik plus fjalën i KEQI, duke mos patur nevojën të shkruajë fjalën Sy; pra kemi: “Sy” (pikturuar) + fjalën i Keq”

Syri i keq në mozaik daton nga antikiteti klasik. Referuar nga Hesiod, Callimachus, Plato, Diodorus Siculus, Theokrit, Plutarku, Heliodorus, Plini Plaku dhe Aulus Gellius. Envy dhe grekët e Peter Walcot (1978) renditën më shumë se njëqind vepra nga këta dhe autorë të tjerë duke përmendur syrin e keq.

Dhe gjithë këta autorë klasikë të përmendur më sipër u përpoqën të ofronin shpjegime për syrin e keq. Shpjegimi shkencor i Plutarkut deklaroi se sytë ishin burimi kryesor, nëse jo i vetëm, i rrezeve vdekjeprurëse që duhej të lindnin si shigjetat e helmuara nga goditjet e brendshme të një personi që mbante syrin e keq.

Plutarku e trajtoi fenomenin e syrit të keq si diçka që duket e pashpjegueshme, që është një burim çudie dhe shkaku i mosbesimit. Besimi në syrin e keq gjatë antikitetit ndryshonte në rajone dhe periudha të ndryshme. Syri i keq nuk u njoh me intensitet të barabartë në çdo cep të Perandorisë Romake. 

Kishte vende ku njerëzit ndiheshin më të vetëdijshëm për rrezikun e syrit të keq. Në kohët romake, jo vetëm që individët konsideroheshin se kishin fuqinë e syrit të keq, por të gjithë fiset, veçanërisht ato të Pontit dhe Scythisë, besohej se ishin transmetues të syrit të keq. 

Bukuria fallike e quajtur 'fascinum' në latinisht, nga folja fascinare, “për të hedhur një magji” (origjinën e fjalës angleze “magjeps”), ishte përdorur kundër syrit të keq.

Në mozaikun e ndërtuar prej antikitetit vërehet qartë  aty kemi një "Cacodemon" i cili qëndron pranë simbolit të syrit të keq. Ai është përshkruar si një djalë me brirë me gjenitalitete të tepërta  që i zvarriten midis këmbëve të tij. 

Ndërkohë "Syri i keq", që simbolizon fatkeqësinë, është duke u shpuar dhe duke u goditur nga  një cfurg me tri biga,  prej shpatës së mprehtë, akrepit, gjarprit helmues, prej qenit, dyzetkëmbshit (centipede), prej panterës dhe korbit aty në krye. 

Pas kësaj si kemi lexuar edhe gjithë këta shkrimtarë më të lashtë të cilët nuk venë në dyshim se aty bëhet fjalë për “syrin e keq”, ska asnjë dyshim që aty shkruhet për të i KEQI, dhe kjo e shkruar në gjuhën e të parëve tanë në gjuhën shqipe – kjo është gjuha shqipe dhe lashtësia e saj.

Shini tabelën e mëposhtme, ku tregon fjalën e lashtë shqipe: Kaicë> kaiq i/e  = e keqe (kaqja) – gjendur edhe tek shkrimet  e pararendësve tanë Brygiane- phrygiane.

THE PHRYGIAN WORD ΚΑΚ-ON


Word

ΚΑΚ-on

Transliteration

kak-on

Meaning

bad, evil, harm

See also

Early Proto-Albanian: *kacia/kakja  ‘bad, evil
Armenian: qaq ‘excretion’
Proto-Indo-European: *kak(k) ehaye/o- ‘to defecate’
Proto-Indo-European: *kakka ‘excrement’

"Syri i keq nuk është thjeshtë bestyt (supersticioni). Përkundrazi, fenomenet e ndryshme vizuale mund të përshkruhen përtej një mendimi magjik si një teknikë kulturore dhe kështu vendosen në një diskurs racional.  

Si pikë referimi kemi se kjo dukuri, koncepti i shikimit të keq, është vërejtur prej lashtësisë ndër popuj, ashtu e gjendur në kontekstin dhe mentalitetin kulturor veçanërisht të banorëve, popullit jugor italian, e shprehur kjo në shkrime letrare në tekste të ndryshme në marrëdhënie që janë në funksion të dëshirës, pangopësisë, cmirës, zilisë, ziliqarit, babëzisë, etj.
Tanimë kuptohet  kjo dukuri ka ngelur si një histori kulture dhe teorie e syrit të keq apo lakmues duke filluar nga antikiteti grek dhe atij romak". 

(Botues: Kulturverlag Kadmos (15 Dhjetor 2015) 

Gjuha: gjermane ISBN 10: 3865992889 ISBN 13: 978-3865992888)  
Ps: Falenderoj perzëmërsisht dhe respektoj gjithë studiuesit e tjerë shqiptarë që me përpjekjet e tyre për këtë shkrim në këtë mozaik mendojnë se aty shkruan: “Ka nji sy” – por shoh se nuk është e vërtetë, nuk ka mundësi, vetëm për dy arsye: Kush është ky që ka një sy dhe atë 'Sy' që ka e ka të keq dhe kur gati të gjithë shkrimtarët më të lashtë kanë shkruar se ai është “syri i keq”.

Po ashtu tek ky mozaiku tjetër aty nuk kemi fare 'Sy'  por vetëm (kakodemonin - të keqin) dhe sërish aty shkruhet: 'KAICY' si mundemi të themi që aty shkruhet "ka një sy"?

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Aleksander Hasanas

(Mili Butka)

Material plotesues marë nga origjinali kopjoni linkun e mëposhtëm:
https://albania-ilire.blogspot.com/2019/01/shtepia-e-syrit-te-keq-ne-kryeqytetin-e_27.html

 


Ref:

1 -Palaeolexicon Phrygian dictionary

2 -Dictionary of the Proto-Indo-European Language

3 -English meaning: to defecate Alb. kaka “ordure”

4 -Deutsche Übersetzung: “cacüre”

Note: babble-word the Kindersprache Material: Arm. k”akor “crap, muck”, Gk. κακκάω cacō”, κάκκη Menschenkot”, Lat. cacō, -üre, References: WP. I 336. Page(s): 521

https://frosinone.italiani.it/il-malocchio-credenza-antichissima-che-sopravvive-nelle-campagne-ciociare/?fbclid=IwY2xjawFMwHVleHRuA2FlbQIxMAABHfLh6GESe6sbLdH8O9UCYNuovxScpL45QqzE5AQ02OLaQVUhbsvM5xbe-A_aem_xUtEZ4BZ7VpIFKLIvuKR9w#google_vignette

-------------------------------------------------------------------------------------------------