Tuesday, October 16, 2018

Kuptimi i fjalës Benefit - Etimologji


Benefit: E fund shekullit të 14-të, benefet, "vepra e mirë ose fisnike, veprime të dobishme ose miqësore", gjithashtu "një gjë e dobishme, #avantazh#fitim" nga bienfait anglo-francez ( bienfait vjetër francez), nga benefactum latine "vepër e mirë" bene facere, nga bene "mirë" (shih bene- ) + bëj "të bëjë" (nga rrënja PIE *dhe- "për të vendosur, vënë").
Menjëhërë ajo që te bije në sy ashiqare, është se tek kjo fjalë e njohur si latine me burim mbi rrënjën PIE *dhe, vihet re se kjo fjalë rrënjë mungon, nuk mer pjesë fare në ndërtimin e kësaj fjale, pra kemi: Ben+fit = Benefit; benefice, ku është rrënja *DHE, proto-indo-evropiane këtu?
Por edhe në rast se do e marim të mirëqënë se, fjala “Benefit” buron prej rrënjës PIE *dhe, normalisht lind pyetja, fjala/rrënjë *dhe, ç’kuptim ka? Kujt gjuhe i përket?
Eshtë vetëm gjuha e lashtë shqipe e cila mund ti përgjigjet dhe ta motivojë katërcipërisht këte fjalë/rrënje *Dhe e cila përdoret si lidhëze bashkërenditëse këpujore a shtuese, midis gjymtyrëve të një fjalie (unë #dheti), njëjtë siç ndodh edhe tek veprimet mbledhëse; shtuese matematikore, pra kemi 4 #dhe 4 baraz 8 (4+4 = 8) pra një veprim ky shtues, përfitim i një vlere mbi atë më të parën, kjo është rrënja PIE *dhe, me kuptimin e grumbullimit, shtesës, avancimit më lart, më shumë përfitim. (Madje tepër domethënse në këtë rast tek gjuha shqipe gjejmë: Dhe = Tokë, një pështjellim, grumbull, tok, bashkësi: Dhe+dhe = Tok].
Kjo paqartësi mbi kuptimin e rrënjës PIE *dhe, sigurisht që lihet qëllimisht, e ndërkohë studiuesit e kësaj fjale sugjerojnë se fjala “Benefit” burron prej bashkimit të dy fjaleve latine *Bene = mirë dhe *facere = bëj, pikërisht këtu kemi manipulimin, fjala Benefit, nuk ka kuptimin e saj parësor *bëj mirë (sevab) por Benefit = Bëj para, (shtoj) përfitoj, bëj fitim; përfitim; avantazh.
Pra është fjala shqipe *bëj, bën/fit-im = Benefit, fjalë kjo e cila vjen prej lashtësisë, me kuptimin shtoj, avancoj, bëj la e më la-rt, përparoj, e pikërisht me këtë kuptim kemi nga fjalori Micenian (3700 vjeçar) lineri B fjalën: *O-pe-ro = Përparësi, dobi, e njohur në këte rast nga studiuesi me famë botërore Arthur Evans, si studiues i kësaj gjuhë të lashtë ai përcjell e saqaron qartazi derivationin e shkronjes (r=l), një rregull i njohur ky në gjuhësi dhe ndër gjuhëtarë, kështu kemi fjalën e lashtë Miceniane: O-pe - ro = Opelo- opela; bën sipër la; lart (operon, përparon)
Në mbështetje të fjalës mikeniane “Opero” kemi një tjetër fjalë nga, Proto-indo-evropiane, #obʰelos = përfitim, avantazh, pra është e njëjta siç sqaruam edhe më lart, kemi të bëjmë me të njëjtin kuptim edhe nga: PIE obʰelos = bëj la, përfitoj, shtoj lartësoj, madje është kjo fjalë e lashtë prej se cilës përfitojmë edhe emërtimin: Obelis-k; (La/pi/da-r) (la mbi tê)
Tek gjuha shqipe siç kemi shpjeguar edhe më parë fjala And ka kuptimin: And; Vand, Vënd, prej nga ku kemi ndërnacionalen: Laand; l'and = tokë; Vend, ndaj po këtu gjejmë sinonimin e fjalës Benefit, ndryshe; Avand-azh; avant; avancim (t=s) bëj më tutje, A’vand; avancaoj.
Në Mbretërinë e Bashkuar, angleze çuditërisht fjala Benefit e përdorur për të papunët kjo fjalë është e njohur edhe nga termi zhargon 'dola' që prej Luftës së Parë Botërore. Kjo si rrjedh nga 'dalja jashtë', domethënë 'dhënien' e dhuratave bamirëse të ushqimit ose të parave. Kjo daton që të paktën në vitin 1919, regjistruar në The Daily Mail:
"You will not withdraw your work out of 29 this wëk."
Ky është kuptimi real i fjalës Benefit = Për/fit-im, rezultate ose efekte të mira ose të dobishme, që nxit mirëqenien: AVANTAZH
Vlen të theksojmë gjithashtu se fjala Fit (fitoj, fitore) është një fjalë e pastër shqipe, ajo vjen me kuptimin e daljes sipër, #bi, mbi, mbirje ashtu si fidanët, apo gjallesa njeri kemi: Bi, mbi, mbij, mbir, im bir, biri im etj., sinonime dhe zhvillime semantike në vijimësi. Pra vlera çfardo e fituar “mbi të” pikës fillesatre apo kuotës xero, trupit amë quhet: Fit, fitim, fitore, fidan, filis, fis, etj pa mbarim fjalësh të ndërtuara mbi rrënjen e lashtë PAlb. *a'm-bi.

Aleksander Hasanas
(Mili Butka)


No comments:

Post a Comment