Friday, October 5, 2018

Gjuha shqipe, etimologji mbi fjalën “Bukë”



Gjuha shqipe, etimologji mbi fjalën “Bukë”

Gjuha e mbarë njerzimit, sigurisht që ka një fillesë, ka një origjinë, një  bërthamë, nga ku dolën “Bëlbëzimet” e para, tingujt njerëzor, gërmat-simbol, elementë të së tërës-shëmbëlltyra, krijuar natyrshëm, pavetdije, thjeshtë në mes luftës për egzistencë, buroi kjo gjuhë mbi të vetmin dhe nga e vetmja “Dritë” ekzistente në universin tonë, buroi kjo gjuhë si ujët e kulluar të “kroit” dhe ashtu duke u rrukullisur në rrugë e sipër në udhën e “stisur” u gjend e bëre për të mos humbur kurrë!

Gjuha është hyjnore, ajo është magjike dhe më shumë se aq, gjuha është diellore, një e vetme dhe ende qëndron e tillë, ajo “endet – thuret”  mbi të njëjtën bazë, mbi të njëjtin gur themeli.
“Shqipja-zog-simbol i të madhit Zeus” dhe  në gjuhën e po  kësaj shqipe, Bukës i thonë “BUKE”

Eshtë kjo fjalë nga më të hershmet, gjendur, shkruar e dokumentuar, “BEC(H)” frigase “Bek” përmëndur edhe nga Herodoti në anektodën e tij me faraonin Psammetich mbi fjalën, Bukë”. Ky emërtim i hershëm “BEK = BUK” gjendet pronë e fjalorit të gjuhës së lashtë – shqipe

Buka mer formë e quhet “bukë” kur miell i zënë “BRUM”, masë e “qullët” -bullamaçi, vendoset në forma rrethore ose “kubike” dhe piqet në furrë apo në mjete të tjera pjekse. Në gjuhën shqipe kemi shumë fjalë të cilat tregojnë një send, apo diçka tjetë materie të fortë, fituar nën proçesin e “pjekjes” ashtu si; Hekur, Piekur, Thekur, Djegur, etj.

Vërejmë se kemi një rrënjë bazë të pandryshueshme tek fjalët e sipërpërmendura dhe pikërisht rrënja “EK” (Ech) ashtu si tek emërtimi i lashtë i fjalës Bukë = Bek (Bæch)
Dimë se rrënja e të parës shqipe “Ok” do të thotë; “Kokë, (krye), kock, kosk, koce, okër, kokër, kodër etj.
Pra fjala bukë ka kuptimin “e brumit-qull të pjekur”.
Zhuzepe Krispi, na ofron fjalën “kodër” për fjalën “bukë” por kjo në fakt ka të bëjë më tepër me formën e saj, pavarsisht se kjo fjalë ka për rrënjë fjalën “Ok<>Ko” (Och, ox)

Studjuesi Gustav Majer, sjell shembuj pa mbarim dhe rrënje të vjetra IE duke e krahasuar fjalën shqipe”Bukë” me shume gjuhë të ndryshme me qellimin e vetëm për ta rëzuar si fjalë të gjuhës shqipe, por nuk mundet, e si përfundim e pranon si fjalë të lashtë “(Buc)-Bus” të afërt me latinishten; “Bucca = Gojë” me K-qiellzore …. (f.96-97)
Pra sipas të “famshmit” Gustav ne shqiptaret i themi Bukës–Gojë???

Thamë më sipër; Brum – i qullët + Pjek = Bukë.

Në gjuhën hyjnore shqipe, të mësuar tashmë thuhet se ka shume fjalë ashtuquajtur “turke” më se normale edhe kemi por jo aq shume sa ka turqishtja fjalë te shqipes në fjalorin e saj, – kjo një tjetër temë.
Po përmënd dy fjalë tashme të tilla “Çyrek ose çurek” por edhe “byrek, burek”
Fjalë të përbëra edhe këto të cilat kanë në përbërjën e tyre fjalët Qull + Ek  = Qullek – Qurek – Çurek, e njëjtë edhe me  fjalën tjetër “Burek”,  por në këtë rast kemi të bëjmë me një nga sinonimet e fjalës shqipe, “Qull” e pikërisht me fjalën “Bull, (bullamaç), Bull, Bur, (pure)” pra kemi; Bur – Ek = Burek.
E njëjta ndodh edhe me fjalën shqipe; “Kulaç” Aty kemi fjalët; Qull, Kull + Ek = Kulaq, Kulaç.

Fjalët e gjuhës shqipe si në asnjë gjuhë tjetër, ruajnë apo sjellin të njëjtin kuptim apo sinonime të fjalës më të parë edhe duke i lexuar në anagramë.
Psh; fjala: “Qull<=>lluq = Lluc = llaq, llaç dhe tek fjala: “Bull” bullamaç kemi: BULL<=>LLUB, (Llum’) Llap-Llapavec, por edhe “Baltë”.

Ndërkohë duke ditur barzvlerën e gërmes Ll = R, ose Rr, kjo ndodh  në të gjitha rastet kur masat e qullta tjetërsohen pra kur ato n/gurtesohen, thahen në Diell, piqen në fura etj, gërma “L” zakonisht kalon në “R”

Vini re me kujdes krahasimet e mëposhtme në disa gjuhë të huaja
Shqip ………………….. Angl ……………….. turke …………….. greke …………..
Buke …………………… Bread………………..ekmek ………….psomi ………….
Buke e pjekur ………. Baked Bread ……. pişmiş ekmek ….psiméno psomí

Duket qartë  se fjala “bukë” e shqipes në gjuhën angleze turke por edhe në atë greke ka kuptimin “Bukë = Pjek, pjekës-buke, pra Fjala bukë dhe “Pjek janë e njëjta fjalë:
  • Shqip: … Bukë = Bukë, Buka.
  • Angl: ….. Bukë = Bakery – Pjek, pjekse.
  • Turke: ….Bukë = Firn, pjek, pjekur, pjekse.
  • Greek: … Bukë = Artopoieío, pjekese, furrë
Në gjuhen e re greke kemi bashkimin e dy fjalëve, të saj përkatësisht: Ps + om’ = Psomi, ku; (ψ)-Ps = Pjek dhe Om = Brumë (omogjene) mjell br(um)ë i Zënë = Zumi. (ζύμη)

Kjo është gjuha e “Zogut – Shqipe” dhe fjala e saj e lashtë gjendur edhe tek fisi i Brigjeve – Frigjease; BEEK = PEEK (PIEK) BEK = BUKË.

Qoftë e “Bekuar Buka” e jonë, ushqimi ynë kryesor dhe i përditshëm, dhuratë e Zotit i cili e pagëzoi atë me emrin e Vet …

Aleksander Hasanas (Mili)
Korçë me 19-4-2016


No comments:

Post a Comment