Rona është një fëmijë e lindur dhe e
rritur në Kanada. Ajo e kishte pyetur një ditë të atin se si
përkthehej “Scavenger Hunt” në gjuhën shqipe. Ai ishte menduar dhe ndjente
se sfida e Ronës ishte pjesë e asaj pune që ai bënte shpesh, ti kthente fjalorit
të gjuhës shqipe fjalët që ishin përdorur në anglisht e pse jo ti bënte ato
pjesë të fondit të shqipes. Ndodh që një pyetje fëmije të të gjunjëzojë duke
ngritur supet me një; -S’e di! Por Burim Bardhari nuk ishte dorëzuar.
Loja e njohur si ‘Gjuetia e rrëmuesit,’
e kishte nxitur atë të kërkonte ndihmë për fjalësajim siç e quan
aktin e përkthimit ai, fllimisht duke u nisur nga rrënja me ‘rrëmoj ’ por ku
çuditërisht fjala rrëmim nuk ndodhej fare në fjalorin e gjuhës së sotme
shqip-shqip. Fjalorët e gjuhës shqipe duket se e kanë të vështire për
shkak të ligjësisë gjuhësore, etimologjisë etj të zgjerojnë fondin e tyre
me fjalë të reja ndërkohë që barbarizmat dhe fjalët e huaja shartohen me aq
shpejtësi mjafton ti shtojmë bishtin ‘- izëm.’
Burim Bardhari i cili edhe emrin
e tij ia ka përshtatur ujrave të lumit nga vendi i tij i amës Tetova ku Vardari
sipas tij është Bardhar (ilirisht) uron dhe dëshiron që shqipja jonë e
stërlashtë të mbijetojë në këtë mijëvjeçar duke rishpikur recetën, e
përjetësisë po ashtu si besa e virtyteve tona.
E teksa po mundohej të gjejë fjalën e
duhur jo vetëm për Ronën por edhe për fjalorin e vjetëruar të shqipes e cila
duhet të evoluojë me ritmet e kohës ai shpalos edhe një merak brezash se si
gjuha mbijeton në kushtet e rrezikut të asimilimit. Shpërfillja
e mundësive të rimishërimit të disa fjalëve të vjetra ose dialektore
e ndërkohë ka një gatishmëri për huazim sepse kjo apo ajo fjale gjendet së paku
në fjalor të huaj është realitet kërcënues.
Kur mëson anglishten thuhet se njeriu
aq sa e njeh gjuhen amtare po aq mund ta njohë edhe gjuhen e huaj,
ndërkohë që kjo e vërtete është e dykahshme, thotë ai; sa e mëson gjuhen e
huaj barazisht mund të pasurohet edhe gjuha jote amtare.
E vërteta e këndshme se gjuha shqipe
qëndron në trungun e pemës se gjuhëve indo-evropiane dhe
kjo lashtësi jo rastësisht është reklama me e bukur që mund t’i behet
gjuhës shqipe mu përbri gjuhëve më të njohura në bote na shpie te fakti se
pse mjerisht gjuha shqipe nuk e gëzon të njëjtin luks të qenit brenda
kornizave të zhvillimit ekonomik, shkencor e teknologjik që të ushtronte
trysni mbi shpikjen e fjalëve të reja, shartimeve të natyrshme
përveç rasteve ku është e pamundshme të mos bëhen përkthime përtacore
vetëm të dallimi intelektual ose snob, si dikur latinishtja mbi anglishten.
Nga frymëzimi i lashtësisë ka shumë të
ngjarë se kjo gjuhe që lindi njëhere me siguri mund edhe të
rilindë, rifreskohet, sepse gjuha shqipe nuk është vetëm mjet bisedimi e
kuvendimi ose siç thuhet letrarisht gjuha e komunikimi, por është edhe
tapia jonë jo vetëm virtuale por edhe historike sepse është edhe mburoja
e shenjtë që na mbron nga shpronësimi. Pra nuk është ndonjë kompleks i
superioritetit por ka të beje me zgjim e zgjuarsi që të ruajmë të drejtën
legjitime të trashëgimit të pronave të të pareve.
Rrjedhimisht jo kot frankofonët e
Kebekut kanadez këmbëngulin që gjuha e tyre të ruhet me ligj sepse ata
janë trashëgimtaret dhe ligjërisht pronaret e provincës përkatëse.
Burim Bardhari mendon se çdo akt
leximi në gjuhë të huaj mund të nxisë guximin e tij të përkthimit të lire ose
“shpikjes ” siç e quan ai të disa fjalëve të reja që nuk janë të
egërta por u duhen kohe që të mishërohen me shqipërim në mënyrë që të stërvitet
veshi dhe gjuha.
Dhe ai liston disa të cilat po i
paraqes në mënyrë të kufizuar sepse shumë shpejt ato mund të jenë pjesë e një
fjalorthi më të ri të gjuhës shqipe .
Ja radhitja
e tij (lists) e fjalësajimeve të reja ose përkthimeve
·
checks
and balances – mbikqyrje e barazim
·
Sibling –
një fjalë që i mundon shumë fëmijët mërgimtar sepse nuk dine si ti
quajnë përmbledhtas vëllezërit dhe motrat
·
Sibling
-bashkëbijës
·
Sirena besoj
se mund të përkthehet natyrshëm si ujzana
·
Mutacion -tjetërsim,
·
Spacecraft
– Lundër Hapësinore.
·
Neutron
Star – Yll Neutronesh (i ndertuar nga neutronet)
·
Solar
Sail – Veladiellse, veli qe shtyhet nga fuqia e rrezatimit diellor?
·
Frekuence
– Dëndësishmeri
·
Vibration
– Dridhshmeri
·
Foton
– Dritonth
·
Tardigrade
– Gicthi kenetor
·
Bottleneck
– Gryke-ngushtim ose gryke-ngushtimthi
·
Ripple
effect – Efekt valëvites,
Shum shkrim interesant.
ReplyDelete