Varkëtarja dhe pulëbardhat.
O varkëtare e kohëve romantike,
pulëbardhë e tretë nënë qiellin gri,
Më thuaj të lutem për dashuirinë,
do çaje detet nji e nga nji?
Më thuaj të lutem o varkëtare,
a ke ti zemër në përjetësi?
Nëse ke zemër o varkëtare,
të lutem falja ti shpirtit tim.
Ka qenë një kohë e largët fare,
e mbushur plotë me tradhti,
Ku vajzat, djemtë gratë tradhtare,
bënin orgji vetëm orgji.
Dhe thanë atëherë u shthur dhe bota,
s’ka ligje, shtete dhe s’ka ushtri,
Dhe zjarret ranë dhe dogjën Trojën dhe Romën dogjën me hordhi.
Ku shkove ti moj varkëtare,
bota me ty bënte çudi.
Në bash, në kiç të dy pulëbardhat,
mes tyre ti si dielli ndri,
Ku je tani o varkëtare, po digjet malli si qiri.
Përse mendohesh varkëtare, në ëndrra sheh një djalë të ri,
Pikturë më je o varkëtare nën qiellin gri, mbi detin gri...
---------------------------------------------------------------------------------
Clirim Hoxha
---------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment