GJENERALI NË KURTHIN KUFITAR
(Tregim nga ngjarje e dokumentuar)
Gjeneral Telini nxori nga xhepi i xhaketës ushtarake një grusht monedha argjendi dhe i vërviti mbi turmën e fëmijëve kureshtar të grumbulluar rreth tij. Ata u turrën si pulat e uritura mbi kokrrat e misrit, duke shtyrë njeri - tjetrin me sharje fjalësh të rëndomta, kush të rrëmbente më shumë.
- Senjor, Ambrucio, më thoni në ç’gjuhë flasin?- pyeti sakaq gjeneral Telini përkthyesin e tij, një italian që zotëronte mirë tre gjuhë ballkanike.
-Flasin shqip, zoti gjeneral, - iu përgjigj përkthyesi.
-Okej, ky fshat këtu është tokë shqiptare, shënojeni në hartë!- urdhëroi sekretarin e tij, kapitenin Frenk de Limperani dhe ndihmësin major Bonacini, bashkë me tre komisionarët e tjerë.
-Jo, në asnjë mënyrë, - kërceu nënkoloneli grek, Boçaris, duke tundur përveç dorës edhe barkun voluminoz nga brofja përpjetë, - Ky është fshat grek prej shekujsh, ja, dëgjoni atje tej si brohorasin burrat e fshatit! “Zito Eladha!”...
-Atëherë, si është e mundur, bijtë e tyre ta flasin gjuhën e nënës në shqip?- iu kthye gjeneral Telini, duke nënqeshur me qesëndi.

Nënkoloneli Boçaris shfry u bulçitë me zemërim.
- Dëgjoni këtu gjeneral, Telini, ju jeni shumë i mençur dhe po aq trim, sa aty në Korçë, krejt i vetëm i flakët përjashta pesëdhjetë andartët grekë që u futën brenda ndërtesës ku punonte komisioni. Edhe këtu gjithashtu po i shpërfillni thirrjet e gjithë këtyre fshatarëve që brohorasin për Greqinë e lashtë... Por duhet të dini, se dinakëria jonë ka qenë e do të jetë gjithmonë, shumë herë më e fuqishme se trimëria juaj dhe e atyre shqiptarëve që po merrni në mbrojtje...
Gjenerali e kundroi nënkolonelin ma habi dhe njëherësh me përçmim, për presionin kërcënues të hapur.
- Ju, nënkolonel Boçaris, mund ëndërroni të bëni gjithçka, nga dinakëritë e njohura greke, qysh nga Kali i Trojës. Por unë ndodhem këtu i caktuar nga Lidhja e Kombeve, si kryetar i komisionit ndërkombëtar, të vendos drejtësi në kufijtë e Ballkanit. Jo të gatuaj lakra turli për të ngrënë ata që brohorasin të paguar për interesat tuaja nacionaliste.
Sakaq prefekti Follorinës, avokat Modhi, heshti i zënë ngusht, kurse majori shqiptar Bajram Fevziu dhe prefekti i Korçës Dhimitër Berati, luhatën kryet në shenjë miratimi duke, bërë shënimet përkatëse në hartat e pastra.

Të gjithë ata ushtarakë të lartë të komisionit, ngjanin si turmë liliputësh, përpara gjeneralit shtatlartë dhe burrë me autoritet superior, në veprimet e tij të drejta e të paanshme. Por dhe me pamjen e fytyrës, prej dyzetepesëvjeçari me mustaqe të shkurtra dhe me vetulla të trasha mbi sytë largpamës me vërtitje vrojtuese.
Pas përcaktimit të kufirit në territorin Peshkëpi dhe Radat, të Leskovikut, ku grekët rrëzuan njërën nga piramidat e sapongritura, komisioni vijoi në kodrat që zgjateshin nga Rrëza e Zezë deri në Libohovë. Dhe pas një muaji saktësimesh territoriale buzë kufirit lindor, automjetet e tyre dolën në Kakavi, ku ata ndjeheshin tepër të lodhur.
Dielli i gushtit kishte nxehur së tepërmi të gjithë tokën kufitare. Por në mbrëmje, pasi zbriti nga xhipi i tij, gjeneral Telini ndjeu se ishte më tepër i nxehur e i djersitur nga pengesat dhe sherrnajat pa fund të palës greke, sidomos të nënkolonelit Boçaris që kishte dalë në armiqësi të hapur.
- Senjor Gjeneral, ju sot jeni mjaft i rraskapitur dhe duhet patjetër të flini shpejt për t’u qetësuar! – e këshilloi mjeku i ekipit italian, major Kortini.
Gjenerali e kundroi një grimë ngultas pastaj i tha, duke miratuar me kokë:
-Po, senjor dottore, keni të drejtë, duhet të pushojmë, se nesër segmenti i territorit shqiptar të Çamërisë, ka për të na marrë shpirtin me pretendimet patologjike të grekut Boçaris, që nuk na la një ditë të punojmë të qetë.
Ata u drejtuan për t’u akomoduar në hotelin kryesor të Janinës, duke ngjitur shkallët krejt të hepuar nga lodhja.
Nënkoloneli Boçaris kishte nuhatur qysh herët se Gjenerali, me observime gjuhësore dhe me provat e gjithanshme që përdorte, do ta linte patjetër brenda kufirit shqiptar Çamërinë veriore, përpjetë rrjedhës së lumit Kalama, ku pothuajse të gjithë flisnin shqip qysh nga lashtësia. Ai lajmëroi urgjent qarqet qeveritare dhe krerët e Komitetit të “Vorio-Epirit”, të cilët gjatë gjithë natës u mblodhën në Janinë për të diskutuar situatën. Në debatet e ndezura, fanatikët gjaknxehtë, u ndalën te dilema, nëse duhej lënë të ikte Çamëria, që shtrihej deri te gjiri i Prevezës, apo shtetit shqiptar, t’i linin Korfuzin me ujdhesat jonike...
Afër mëngjesit nënkolonel Boçaris i ra tavolinën me një grusht tejet nervoz.
-As njëra, as tjetra, do ta zgjidh vetë, – u tha ai përfundimisht, i ngazëllyer nga ideja kriminale në trurin e tij.
Në mëngjesin e 27 gushtit u njoftua lëvizja e autokolonës së komisionit kufitar drejt Kakavisë, ku do të fillohej nga puna. Renditja e përcaktuar u pëlqye nga të gjithë. I pari do të ecte automjeti i përfaqësisë greke, i dyti “shevroleti” shqiptar dhe i treti “xhipi” i gjeneral Telinit, për ta pasur kësisoj udhëtimin të siguruar nga udhërrëfyesit e truallit ku kishin bujtur.

Pasi pinë dhe kafen e mëngjesit në hollin e hotelit luksoz, të çlodhur tashmë nga nata, ata u nisën të gjithë njëherësh drejt Kakavisë. Dukej sikur kilometrat përpiheshin shpejt nga rrotat e ftohura gjatë natës. Vetëm kur në afërsi të vendbanimit Delvinaq, automjeti i palës greke gjoja “u prish” dhe u ndal në cep të rrugës për të ndrequr defektin. Atëherë doli në krye të kolonës, grupi përfaqësisë shqiptare.
Majorit Bajram Fevziu i trokiti në mendje një fije dyshimi. Megjithatë, si njohës i asaj rruge, ai filloi ecjen vendosmërisht i ndjekur nga xhipi i gjeneral Telinit. Por, kur kishin mbetur edhe tetë kilometra për të arritur Kakavijë, pikërisht pasi “shevroleti” i shqiptarit Fevziu kaloi një kthesë të fortë shkëmbore, ndodhi e papritura. Nga një lartësi e madhe, “sharrtarët” grekë rrëzuan një kope trungjesh ahu, me të cilët bllokuan krejt xhadenë.
I pari doli për të hapur rrugën shoferi Farneti dhe përkthyesi Ambrucio. Por befas “sharrtarët” lëshuan nga lart një breshëri të tmerrshme zjarri, që i rrëzoi të dy përtokë pa frymë. Breshëria e zjarrit vazhdoi pa ndërprerje mbi kabinën metalike të xhipit, që filloi të bëhej shoshë nga plumbat dum-dum. Ende pa arritur të hidhte hapin e parë jashtë derës, u përmbys i vdekur major Bonacini dhe pas tij doktori Kortini.
-Ah, kurthi yt i poshtër, o i mallkuari Boçaris! – mërmëriti me vete Gjeneral Telini, duke dalë nga dera e prapme me revolverin e tij në dorë. Ai lëshoi një varg plumbash drejt vrasësve, në dukje sharrëtarë që kishin uniforma ushtarake pa kapele. Për pak sekonda breshëria nga lart u duk sikur heshti. Por pasi arma e tij e vetme, i volli të gjithë plumbat, ende pa shkuar pesëdhjetë metra më tej, u shtri pa frymë edhe vetë gjenerali trim Telini. Pastaj “sharrtarët” zbritën tinëz si hajdutë dhe shkrehën disa plumba të tjerë, për të prishur kokat e të vrarëve. Kur panë se viktimat nuk njiheshin më cilët ishin, ata u zhdukën në thellësi të pyllit.
Kishin kaluar pak minuta, derisa arriti në “Trojën e përgjakur” Agamemnoni dinak Boçaris, duke nënqeshur lehtas dhe duke pëshpëritur me vete: “Të thashë o gjenerali latin, dinakëria greke është shumë herë më e fuqishme se trimëria juaj dhe e këtyre qeleshebardhëve, që po kthehen tani mbrapsht të shohin gjëmën”

Tragjedia e paparë dhe e paimagjinuar, i bëri komisionarët shqiptarë të përkulin kryet me dhimbje mbi të vrarët e komisionit italian, dhe mbi gjeneralin martir, që humbi aty jetën për drejtësi. Major Fevziu, duke shtrënguar dhëmbët në heshtjen e vet mortore, kundroi për disa çaste grekun Boçaris që mundohej me lëvizje alarmuese të kota, për të mposhtur ngazëllimin që i hovte përbrenda dhe mendoi me trishtim, se kjo ishte edhe vetë gjëma e kufirit shqiptar, të përdhosur në shekuj nga fqinjët e pabesë.
Pas lajmërimeve të vonuara, për shkak të prishjes së linjave telefonike, alarmi i madh i kësaj tragjedie të llahtarshme ballkanike, arriti pasdite deri te kryeministri italian. Qeveria italiane, tepër e tronditur nga ky provokacion i rëndë, shpalli një ultimatum të rreptë prej shtatë pikash. Të zbuloheshin menjëherë fajtorët dhe të dënoheshin me vdekje. Përveç nderimeve shtetërore që duhet t’i bëheshin gjeneralit, Greqia ta paguante kokën e Enriko Telinit me një dëmshpërblim prej pesëdhjetë milionë franga ari.
Por çuditërisht, qeveria greke e bëri veshin krejt të shurdhër dhe heshti në mënyrë mospërfillëse, si në të gjitha rastet e incidenteve kufitare.

Atëherë, për të detyruar zbatimin e menjëhershëm të atij ultimatumi, në mëngjesin e po asaj dite, pas një bombardimi të furishëm nga ajri, një skuadrilje anijesh luftarake italiane, që patrullonte gjatë Kanalit të Otrontos, pushtoi menjëherë Korfuzin dhe ujdhesat përqark tij.
Vetëm këto veprime të rrepta luftarake, e shkundën nga vendi qeverinë tinëzare greke, e cila lëshoi deklaratën e turpshme: “Ajo egërsi e tmerrshme ndaj Telinit, pa dyshim, u takon shqiptarëve!”
Mirpo praktika e tyre tradicionale “hidh gurin e fshih dorën” nuk piu ujë në këtë rast të kobshëm. Sepse për të zbuluar fajtorët e vërtetë, Konferenca e Ambasadorëve, që u mblodh urgjentisht, dërgoi me aeroplan të posaçëm, një komision me në krye kolonelin japonez Shiboja.

Hetuesit ndërkombëtar arritën në vendngjarje, te kthesa e Zhepës ku ende dalloheshin njollat e gjakut të gjeneralit, duke pasur ndërmend të kryenin vrojtime të gjata e të hollësishme. Por kryehetuesi japonez Shiboja, pasi u mendua një grimë, vendosi të bëjë një provë të mençur. Ai nxori nga këllëfi revolverin e tij dhe shtiu tri herë në ajër. Befas dolën nga pylli ushtarët e njësisë greke të vendosur prej vitesh aty afër dhe rrethuan komisionin, duke mos pasur dijeni për ardhjen e tij.
- Stop! Hetimi mbaroi! – thirri japonezi i zgjuar, - vrasësit u zbuluan! Kur këto tri të shtëna të dobëta të revolverit, u dëgjuan prej tyre menjëherë, nuk është e mundur kurrsesi, gjithë ato breshëri pushkësh që vranë gjeneralin, të mos arrinin në veshët e gjithë këtyre ushtarëve kufitarë të instaluar këtu ndanë pyllit!...

Pas këtij veprimi dhe kontrollit të ushtarëve nga ana e asfalisë greke, prefekti i ri i Gjirokastrës Kolë Tromara që asistoi aty, zbuloi edhe provën tjetër, orën prej floriri të Gjeneral Telinit, të njohur nga të gjithë në dorën e njërit prej ushtarëve grekë.
Atëherë qeveria Greke pranoi plotësisht fajësinë e krimit dhe përmbushi detyrimet deri në një. Duke pushkatuar 24 ushtarët e paguar nga Komiteti i Vorioepirit, që u paraqitën pa kapele si sharrëtarë, për të vrarë komisionin kufitar italian. Kësisoj u mbulua me humus pylli edhe dinakërinë e të pabesit Boçaris.
Megjithatë, gjaku i gjeneralin legjendar Enriko Telini, skuqi vizimin e të gjithë gjatësisë së vijës së kuqe kufitare, të shtyrë padrejtësisht shumë thellë brenda tokës shqiptare, duke lënë Çamërinë të përgjakej nga dora e zervistëve grekë, me krimet dhe dëbimet njerëzore, që vijuan në vitet më pas.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
No comments:
Post a Comment